Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se pohimet e mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra, shfaqin mos repsekt të lartë para ndeshjes që zhvillohet të hënën mes Arsenalit dhe Manchester United.“Ai iu dha ca fjalë të mira për ta bërë ndeshjen më të nxehtë. Ne udhëhiqemi nga mënyra jonë e të luajturit futboll dhe jo nga deklaratat e lojtarëve të parëndësishëm.
“Personalisht, unë besoj se nëse je një lojtar i madh, duhet ta respektosh kundërshtarin dhe kjo është ajo që duam të bëjmë”, theksoi Wenger.
Legjenda gjermane Franz Beckenbauer më parë kishte bërë thirrje që Botërori i vitit 2022 në Katar të mbahet gjatë janarit, në mënyrë që të mbrohen lojtarët nga i nxehti veror, ndërsa këtë ide e përkrah edhe kreu i UEFA-s, Michel Platini.“Është e vërtetë se nëse flasim për Botërorin e Katarit në janar, atëherë do të ishte më lehtë se në qershor. Për këtë unë pajtohem, pse jo? Është e mundur”.
“Janë disa çështje të cilat duhet të adresohen. Sa kohë pushim do t’u japim lojtarëve pas Botërorit? Nëse Botërori luhet në janar, atëherë do të përfundojë në shkurt dhe kampionatet të vazhdojnë në mars? Ne do të bisedojmë më shumë për këtë në muajt dhe vitet në vazhdim”, u shpreh Platini.
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, është shprehur për takimin e tij më të fundit me Zinedine Zidanen në Milano.“Zidane e parkoi veturën e tij pranë times dhe unë e shfrytëzova rastin për t’i thënë disa gjëra të cilat mbetën mes nesh. Le të them se unë isha ai që foli më shumë dhe kur në fund ai ma zgjati dorën, unë e shtrëngova dhe nuk e lëshova derisa më shikoi në fytyrë”.
“Kjo është ajo që kërkova. Ishte mirë për mua, nuk e di se si është ndier ai”, tha Materazzi.
Marco Materazzi njihet për goditjen me kokë të pësuar nga Zidane në gjoks në finalen e Botërorit 2006, pas një konflikti verbal të ndodhur mes tyre në fushë.
Chelsea përsëri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit kryesor, Frank Lampard, kësaj radhe ndaj Tottenhamit.Lampard është jashtë fushave të lojës që prej më se tri muaj, për shkak të operimit në hernia dhe një dëmtimi në ije.
“Ai nuk është i gatshëm. Ai është jashtë sfidës. Unë mund ta them këtë me kënaqësi, pasi që ai stërviti. Nuk është ndeshje e lehtë ndaj Spursave”, theksoi Ancelotti.
Mesfushori gjerman i Real Madridit, Sami Khedira, është duke menduar që tani për El Classicon kthyes që zhvillohet në prill në Santiago Bernabeu.Ish-mesfushori i Stuttgartit sigurisht se nuk do ta harrojë kurrë poshtërimin që ia bëri Barcelona në Camp Nou pak javë më parë dhe tashmë është duke menduar për hakmarrjen ideale në prill.
“Ne të gjithë duam t’i revanshohemi Barcelonës për këtë disfatë. El Classico i ardhshëm do të zhvillohet në shtëpinë tonë dhe ne definitivisht duam të fitojmë, por tani për tani nuk është koha të mendojmë për këtë”, theksoi Khedira.
Rolandinho thotë se ai nuk ka nevojë për intervenimin e presidentit Silvio Berlusconi, nëse dëshiron të rikthehet në formacionin startues të Milanit.“Tregu i transferimeve? Njerëzit po flasin për këtë kohëve të fundit, por unë dua të qëndroj dhe të fitoj te Milani. Në fakt unë dua t’i ndihmoj Milanit të fitojë. Fakti që Milani po korr suksese më stimulon ta rigjej vendin ne formacion. Unë jam duke pritur që një kohë të gjatë për të fituar diçka këtu”.
“Berlusconi? Nuk do të shkoj për të kërkuar ndihmën e tij, është në dorën time të tregoj se mund të rikthehem duke qenë zgjedhja e parë. Më duhet ta ripushtoj këtë fanellë”, precizoi Ronaldinho.
Davide Santon ende nuk po arrin të kënaqet si lojtar i Interit, por agjenti i tij pos pakënaqësisë paralajmëroi qëndrimin e mbrojtësit italian.“Ndoshta ai është i pakënaqur me këtë situatë, sepse luan nëpër pozita të ndryshme, që do të thotë se nuk ka qartësi nga trajneri”.
“Por për momentin nuk ka transferim te ndonjë skuadër tjetër, pasi që Santon dëshiron të qëndrojë te Interi edhe pse Benitez nuk e shikon fare”, theksoi agjenti i Santon, Renzo Contratto.
Bayerni i Munichut, ka vendosur që ta ndjekë portierin e Schalkes, Manuel Neuer, si pasues i portierit Hans-Jorg Butt.Suddeutsche Zeitung shkruan se Bayerni ka vendosur që të bëjë ofertë për portierin fenomenal të Schalkes, ndërsa nëse ndodh transferimi i tij, largimin e tij tashmë e ka konfirmuar portieri rezervist bavarez Thomas Kraft.
Nëse Bayerni do ta transferojë apo jo portierin e Schalkes mbetet të shihet, pasi që Manchester United thuhet të jetë i interesuar në portierin numër një të kombëtares gjermane. Pos tjerash, Schalke i ka ofruar një kontratë të re njëvjeçare me pagë të dyfishuar.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pret që Patrice Evra, Rio Ferdinand dhe Paul Scholes të jenë të gatshëm për ndeshjen e të hënës ndaj Arsenalit.“Ne jemi të bindur se të gjithë do të jenë të gatshëm për të hënën mbrëma, mendoj se Ferdinand do të jetë në rregull”.
“Scholes filloi të stërvitet dje, që është lajm i mirë dhe shpresojmë se ai do të jetë i gatshëm për Arsenalin”, theksoi Ferguson.
Sipas agjentit të sulmuesit të Udineses, Alexis Sanches, klienti i tij do t’i përshtatej Ligës Premier dhe do të mund të kishte sukses si Cristiano Ronaldo.“Tani për momentin nuk kam ndonjë lajm të ri. Nuk mendoj se ai do të largohet nga Italia gjatë janarit, por ndoshta gjatë verës”.
“Po, Manchester United po e shikon atë dhe është e mundur që ai të transferohet në Old Trafford në të ardhmen. Ai është lojtar i ri që premton të ardhme. Sanchez ka aq shumë talent dhe nëse vazhdon kështu, ai mund të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos”, theksoi agjenti Fernando Felicevich.
Jose Mourinho mund të ketë fituar tri tituj me Interin sezonin e kaluar, ashtu si Del Bosque Kupën e Botës, por në fakt është përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ai që fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga revista që krijoi Topin e Artë, L’Equipe.“Jam shumë i lumtur që e fitoj këtë çmim. Unë e pranoj këtë çmim në emër të ekipit, ashtu si të stafit drejtues, lojtarëve dhe tifozëve. Është një shpërblim për gjithë ekipin”, theksoi Low.
Përzgjedhësi i Francës në hendboll, Claude Onesta u zgjodh i dyti, ndërsa podiumin e mbylli Jose Mourinho. Del Bosque është i gjashti në këtë listë, ndërsa i nënti u radhit Sir Alex Ferguson.
Gjyqtari i FIFA-s, Claus Bo Larsen e konsideron superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, si futbollistin më të keq që ka parë ndonjëherë në karrierën e tij si gjyqtar.Gjyqtari danez referon që prej më se 14 vitesh në garat më të mëdha të futbollit botëror dhe konsiderohet si një prej figurave më të respekutara në elitën e gjyqtarëve.
“Ai gjithnjë tenton të fitojë një goditje të lirë duke simuluar, sidomos në Bernabeu. Ne flasim para ndeshjeve se si ai mundet të rrëzohet aq shpejtë. Ne dimë si të mos mashtrohemi. Por, ne duhet të përgatitemi për këtë”.
“Cristiano Ronaldo është i pastër në fillim të çdo ndeshjeje, por kur ai qëndroi në tokë dhe dështoi të nxjerrë një goditje të lirë, atëherë ai do të buzëqeshte në mua duke e ditur se unë nuk kam rënë në grackën e tij teatrale”, tha Bo Laresn për Esktra Bladet.
Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka lëshuar një morri talljesh në drejtim të Arsenalit në prag të takimit derbi të së hënës që zhvillohet në Old Trafford.Evra thotë se ekipi i Arsene Wenger nuk ka shanse ta fitojë ligën këtë sezon dhe ka përmendur edhe pesë vitet e kaluara pa asnjë trofe për Topçinjtë.
“Për mua Arsenali është një qendër stërvitore e futbollit. E shikoni ndeshjen, kënaqeni, por a do të fitoni një titull më pas? Kjo është ajo që mbajnë mend njerëzit. Kanë kaluar pesë vite që kur ata kanë fituar dhe, për një klub të madh si Arsenali, kjo është një krizë”.
“Ne mund të humbasim kundër atyre më 13 dhjetor por, në fund të ditës, çfarë fitojnë ata? Asgjë. Nuk ka trofe, nuk ka asgjë. Rivali jonë kryesor është Chelsea. Ne jemi më shumë të shqetësuar për rezultatet e Chelseat se sa ata të Arsenalit, edhe pse e dimë se Arsenali është një ekip i madh që mund ta mposhtë Chelsean, neve, ose secilin”, ka thënë Evra për Canal+.
Bayern Munich është i gatshëm të lejojë largimin e mesfushorit holandez Mark van Bommel në afatin kalimtar të janarit.33-vjeçari holandez pritet të largohet nga Allianz Arena për një çmim të lirë me Manchester Cityn dhe Tottenhamin që raportohet se janë të interesuara për të, shkruan Mirror.
Për Van Bommel një transferim në kampionatin anglez do të ishte i mirëseardhur, derisa Bayern mendohet se kërkon rreth 4 milionë dollarë për finalistin e Kupës së Botës.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, shpreson që Dimitar Berbatov të heshtë Arsenalin në takimin e të hënës.Ferguson thotë se Barbatov dhe United dëshirojnë të vazhdojnë formën e tyre, pasi tashmë kanë siguruar kreun e grupit në Ligën e Kampionëve dhe shkatërruan Blackburnin në ndeshjen e fundit të kampionatit, dike e mposhtur me rezultat 7-1, pesë nga të cilët gola i shënoi pikërisht sulmuesi bullgar.
“E kemi kërkuar këtë lloj ritmi për disa javë. Dimitar Berbatov ka qenë në maje të formës dhe shpresoj se ai vërtet do të fitojë kundër atyre që dyshojnë dhe do të gjejë vetëbesimin tash për të vazhduar të shprehë veten aq bukur”, ka thënë Ferguson.
Lionel Messi ka ndarë kohë nga orari i tij i ngjeshur për të takuar fëmijë spanjoll të moshës shkollore dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.Sipas Marca, Messi, i cili ishte pjesë e kësaj ngjarje të organizuar nga UNICEF, ka lejuar nxënës të 11 shkollave të bëjnë pyetje dhe është përgjigjur në interesimet e fëmijëve.“Kam filluar të luaj futboll pasi më ka pëlqyer. Dhe tash e bëj atë jo vetëm sepse futbolli është profesioni im, por sepse kam një kënaqësi të madhe nga ky sport. Vazhdoj ta trajtoj këtë si një lojë”, ka thënë Messi.
Messi po ashtu ka shpjeguar se golat që shënon ai ia dedikon gjyshes së tij të ndjerë, e cila e kishte ndihmuar atë të bëhet futbollist.
Roberto Mancini iu ka bërë thirrje lojtarëve të tij të dëshmojnë se ata mund të fitojnë edhe pa kapitenin Carlos Tevez.Paraqitjet e argjentinasit kanë qenë vendimtare për fitoret e Cityt këtë sezon, pasi ai ka shënuar 10 gola dhe ka krijuar katër të tjerë në Ligën Premier. Por marrja e kartonëve të verdhë ka bërë që 26-vjeçari të jetë i suspenduar për udhëtimin te West Ham United, dhe trajneri italian dëshiron që të zgjedhurit e tij të fitojnë ndaj ekipit të fundit në tabelë edhe pa lojtarin lider.
“Mendoj se është koha që ne të përpiqemi të fitojmë pa Carlos. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por lojtarët të cilët do të luajnë do të bëjnë një lojë të mirë. Jam i sigurt për këtë”.
“Ne e dimë se duhet të shënojmë me lojtarë të tjerë. Ka mjaft kualitet me Mario Balotelli, Jo, dhe Adam Johnson. Nëse ne vazhdojmë të luajmë siç bëmë ndaj Boltonit dhe Stoke në pjesën e dytë, ne mund të fitojmë pa të”, ka thënë Mancini.
Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, duket se me siguri do të largohet nga Londra Veriore në janar.33-vjeçarit i është dhënë leje për t’u rikthyer në shtëpi në Spanjë, për t’u rikuperuar nga lëndimi. Por është e qartë se Almunia nuk ka të ardhme në Emirates Stadium dhe agjenti i tij Joseba Diaz ka filluar të pranojë oferta për klientin e tij.
Ekipi spanjoll Malaga dhe një klub nga Katari janë duke treguar interesim me Diaz që ka konfirmuar se Almunia dëshiron të rikthehet në vendin e tij.
“Ne ende nuk i kemi përfunduar negociatat, por është e qartë se Manuel dëshiron të rikthehet në Spanjë”, ka thënë Diaz.
Almunia do të lejohet të largohet nga Arsenali për një shumë rreth 1.5 milionë funtesh
Kapiteni i Chelseat, John Terry, iu ka thënë fansave të mos i fshijnë ata nga gara për titull, pasi ende janë të aftë të mposhtin ekipet lidere të tabelës.“Ne kaluam tre vite pa fituar Ligën Premier dhe ne e kthyem atë sezonin e kaluar. Festa pas saj, ndjenja e fitores dhe rikthimi i trofeut në duar tona, ishte i pabesueshëm. Ishte sikur e fituam për herë të parë. Lojtarët kanë kuptuar se nëse nuk fillojnë të fitojnë përsëri së shpejti, do t’ia japim atë Manchester United, të cilët nuk luajnë mirë, ose Arsenalit, që po ashtu nuk luajnë mirë”.
“Nuk mendoj se ndonjë ekip mund të thotë se nuk luajmë mirë. Gjëja e mirë është se ne nuk jemi si Liverpool. Ne nuk jemi jashtë gare. Ne ende jemi në garë me shumë shanse të mira dhe sigurisht e kemi aftësinë dhe lojtarët për të shkuar në vende si Tottenham ose Arsenal dhe për të nxjerrë fitore siç kemi bërë viteve të kaluara”, ka thënë Terry.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, thotë se ata janë duke diskutuar mundësinë e transferimit të anësorit të Aston Villas, Ashley Young, në prag të afatit kalimtar të janarit.Megjithatë, Hodgson thotë se ende nuk është zhvilluar asnjë bisedë formale në mes dy klubeve.
“Nuk mendoj se ka një menaxher në Ligën Premier, i cili nuk ka dhënë pëlqimin për Ashley Young në një ose moment tjetër. Por të japësh mendimin për lojtarët dhe të mendosh se ai është lojtar i mirë, dhe të nënshkruash me të janë dy gjëra të ndryshme”.
“Mund t’ju jap një listë të gjatë të lojtarëve që luajnë në Premier të cilët i admiroj dhe mendoj se janë shumë, shumë të mirë. Por unë kam frikë se nuk ka të vërtet në thashethemet nëse më pyesni nëse ka ndonjë bisedë në mes të Aston Villas dhe Liverpoolit”, ka thënë Hodgson.
Xavi beson se Wesley Sneijder është dashur të përfshihet në listën e ngushtë prej tre lojtarëve për çmimin FIFA Topi i Artë.Mesfushori i Barcelonës ka kritikuar vendimin për të lënë jashtë tre finalistëve yllin e Interit. Spanjolli po ashtu ka folur edhe për fitoren e fundit ndaj Real Madridit, dhe formës së tyre në Ligën e Kampionëve.
“Për mua, të mposhtim Real Madridin ka qenë në maje të listës, pasi ata janë një prej rivalëve më të mëdhenj. Ishte gjë fantastike, veçanërisht të shënoja. Dhe shumë njerëz nuk na përkrahin neve që t’ia dalim mirë edhe në ligë edhe në Ligën e Kampionëve. Ata nuk mund të presin ne t’i varim këpucët”.
“Sa i takon Sneijder, e di se në Itali ata janë të zemëruar pasi ai nuk është një prej finalistëve. Unë mund të pajtohem me ta. Holandezi ka pasur një vit fantastik”, ka thënë Xavi.
Ndeshjet e kampionatit italian do të zhvillohen gjatë këtij vikendit, pasi greva e lojtarëve është anuluar nga Asociacioni i Lojtarëve (AIC).Kishte dyshime nëse do të zhvillohen takimet e Serie A këtë vikend, por dje u bë zyrtare se Asociacioni i Lojtarëve është i kënaqur me negociatat rreth një marrëveshje kolektive dhe se ndeshjet do të luhen.
“AIC ka bërë një progres të mirë në negociatat për marrëveshjen kolektive me ndërhyrjen e Presidentit të FIGC, Giancarlo Abete. Pasi kemi kontaktuar me përfaqësuesit e ekipeve, ne konfirmojnë se aksionet e protestave janë anuluar, ashtu që lojtarët e Serie A do të dalin në fushë në javën e 16-të më 11 dhe 12 dhjetor”.
“AIC falënderon lojtarët, të cilët treguan unitet, përgjegjësi të lartë në mbrojtjen e dinjitetit të tyre profesional dhe të drejta fundamentale për të gjithë punëtorët”, thuhet në deklaratë.
Asi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se Los Blancos nuk janë të frikësuar nga asnjë klub në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.“Unë dua të përgëzoj bashkëlojtarët e mi. Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën si luajtëm ndaj Auxerre. Ne kërkuam fitoren për prestigj sepse ishim duke luajtur para tifozëve tanë”.
“Unë jam i bindur se ne do të jemi shumë konkurrues deri në fund. Ne jemi të përgatitur, në formë të mirë dhe të fokusuar në Ligën e Kampionëve. Ne e dimë se të gjithë kundërshtarët tanë janë të fortë, por të shohim çfarë po ndodh”, u shpreh CR7.
















