Barcelona dhe Lionel Messi si duket nuk e kanë ndërmend të ndalen me shkatërrimet, pasi që viktima e radhës ishte Real Sociedad, pranë shifrave 5-0.David Villa zhbllokoi rezultatin pas vetëm nëntë minutash lojë me asistimin e Pedros, ndërsa rezultatin pas gjysmë ore lojë (33’) e dyfishoi Andres Iniesta.
Në pjesën e dytë u fol vetëm për Lionel Messin (47’ dhe 87’), i cili i tregoi analistëve se duhet të llogarisin në të deri në fund, pasi që mund të shënojë edhe 100 gola, nuk i dihet…

Rezultatin prej 5-0 e formësoi Bojan Krkic në minutën e fundit.
Barcelona mbetet lidere me 40 pikë, dy më shumë se Real Madridi.
Juventusi ka shënuar fitore sensacionale në sekondat e fundit të takimit ndaj Lazios, takim ky që përfundoi me rezultat 2-1.Juventusi përjetoi start të ëndrrave në këtë takim. Një harkim në zonë të Alberto Aquilanit me përpikmëri e shfrytëzoi Giorgio Chiellini (2’), i cili saktë shënoi me kokë për 1-0.
Megjithatë, nuk vonoi përgjigja e Lazios, që me anë të Mauro Zarates (14’), barazoi rezultatin pas një tollovie në zonë.
Deri në fund Juventusi bëri përpjekje maksimale që t’i marrë të trija pikët, dhe këtë e bëri atëherë kur askush nuk e priti me anë të Milos Krasic (90+4), i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1. 
Pas javës së 16-të Juventusi ngjitet në pozitën e tretë me 30 pikë, po aq sa kanë Lazio në pozitën e dytë dhe Napoli në pozitën e katërt. Bianconerët kanë gjashtë pikë më pak se lideri Milan.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka sqaruar arsyet prapa dëshirës për t’u larguar nga klubi anglez.Tevez në komunikatë thotë se marrëdhëniet e tij me individë të caktuar në klub janë përkeqësuar dhe nuk ka gjasa që ato të rregullohen. Argjentinasi shtoi se ai nuk ka ndonjë problem me Roberto Mancinin.
“Mund të konfirmoj se kam dërguar kërkesë për t’u larguar nga klubi te kryetari i Manchester Cityt. Tani unë kam nevojë që të jem i qetë dhe të mendoj sepse ky është momen i rëndësishëm në karrierën time. Unë kam dashur të largohem gjatë verës, por jam bindur që të qëndroj. Fatkeqsisht, ndjenjat e mia nuk kanë ndryshuar”.
“Marrëdhëniet e mia me individë dhe zyrtarë të caktuar janë tejet të këqija dhe nuk mund të rregullohen. Nuk dua të përmend emra. Ata e dinë vet kush janë, sepse u kam thënë. Unë dua të sqaroj se nuk kam ndonjë problem personal me menaxherin Roberto Mancini”, shkroi Tevez.
Ai e përfundoi komunikatën duke e falënderuar pronarin e Manchester Cityt, Sheikh Mansour për përkrahjen dhe mirëkuptimin.
Fjalia e parë e Carlo Ancelottit me të hyrë në tunelin e White Hart Lane ishte sensacionale – menaxheri i Chelseat është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Manchester Unitedin të dielën e ardhshme.“Ne luajtëm mirë. Ne filluam mirë dhe kur ishim në disavantazh ne nuk e humbëm kontrollin. Ne vazhduam me kompozitet. Pjesa e dytë ishte shumë e fortë dhe ne luajtëm shumë mirë”.
“Ne merituam barazimin dhe poashtu mendoj se kemi merituar fitoren. Ne ishim shumë pranë fitores dhe tani do ta fitojmë ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Ancelotti.
Me një fitore prej 3-1 si mysafir i Zaragozas, Real Madridi ka marr kreun e La Ligas, së paku derisa të zhvillohet ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit.Madrilenët krijuan avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, duke diktuar ecurinë e mëtejshme të ndeshjes.
Mesut Ozil kaloi mysafirët në epërsi (15’), pas një asistimi të Marcelos, ndërsa Cristiano Ronaldo në mënyrë mjeshtërore nga gjuajtja e lirë dyfishoi rezultatin pa përfunduar gjysma e parë (44’).
Në fillim të pjesës së dytë (47’), Angel Di Maria shënoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e Mbretërve.
Golin e nderit për vendasit e realizoi Gabi Fernandez (54’) nga pika e njëmbëdhjetëmetërshit.
Pas kësaj fitoreje, Reali i prin Kampionatit spanjoll me 38 pikë, një më shumë se Barcelona që mban vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Darren Fletcher insiston se ai nuk është lojtar i pistë, pas kritikave të marra nga menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, vitin e kaluar.“Gjërat po thuhen në momentet më të nxehta dhe unë nuk dua të hyj në këtë mes. Nuk mendoj se jam lojtar i pistë, unë e di se nuk jam lojtar i pistë. Unë hyj nëpër duele për ta fituar topin dhe kështu mund të ndërhyni ashpër, por nuk është gjë e keqe kjo. Është pjesë e futbollit britanik”.
“Gjyqtarët këtu përdorin një ndjenjë të përbashkët, pasi që ata e dinë se zakonisht lojtarët tentojnë ta marrin topin dhe jo të lëndojnë lojtarët”, u shpreh Fletcher.
Guus Hiddink është në pritje të telefonatës urgjente nga Roman Abramovich në rast të shkarkimit të Carlo Ancelottit nga posti i menaxherit të Chelseat.Mail on Sunday shkruan se Hiddink mund të jetë në rrugë për në Stamford Bridge, për shkak të marrëdhënieve të mira që ka me miliarderin dhe pronarin e Chelseat, Roman Abramovich.
Hiddink aktualisht është përzgjedhës i Turqisë, por humbjet nga Gjermania dhe Azerbaixhani, e kanë acarruar Federatën Turke të Futbollit e cila mezi do të priste një largim të holandezit.
Guus Hiddink ishte menaxher i përkohshëm i Chelseat pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit në sezonin 2008/2009. Hiddink atëkohë për pak sa nuk arriti në finale të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në mënyrë kontroverse nga Barcelona.
Ish-sulmuesi anglez, Gary Lineker, mendon se Sir Alex Ferguson duhet të sëmuret për t’u pensionuar.“Nuk do të befasohesha po që se ata do të duhet ta nxjerrin nga Old Traffordi. Të bëhesh trajneri që ka menaxhuar më gjatë Manchester Unitedin duke zëvëndësuar Sir Matt Busbyn, është një arritje fantastike. Ndjej se ai do të vazhdojë edhe për një kohë kështu”.
“Unë e di se Sir Alex ishte në pankinën skoceze kur eprori i tij Jock Stein u desh të largohej nga impianti pas një sulmi në zemër. Por, në shumë mënyra nuk ka më mirë ku të shkojë, pasi që ai nuk po ndjen kurrfarë dhimbje”, u shpreh Lineker në kolumnën e tij të News of the World.
Spekulimet se disa lojtarë të Aston Villas janë të pakënaqur dhe kërkojnë largimin nga Villa Park mund të jenë të vërteta, pasi që mediumet britanike flasin për një interesim të Djajve të Kuq për Ashley Young.Sunday People shkruan se United do të tentojë që me një ofertë prej 20 milionë funtesh ta transferojë në Old Trafford mesfushorin e talentuar anglez, Ashley Young.
Young është duke u lidhur po ashtu me një kalim te Tottenhami, por United thuhet se është në pole-pozicion.
Në fund të sfidës Chelsea tentoi që të nxirrte pikët maksimale, por Didier Drogba nuk arriti ta realizonte penaltinë e akorduar në minutën e parë të lojës shtesë, të cilën me mjeshtri e ndali portieri Gomez.Kjo sfidë ishte një spektakël i vërtetë, pasi që gjatë gjithë kohës u zhvillua një lojë tejet e shpejtë me raste të shumta shënimi.
Tottenhami pati start më të mirë. Pas një pasimi të Assou-Ekkotos, në krah u hap Jermaine Defore që pas depërtimit në zonë lansoi një pasim për Roman Pavlyuchenkon, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte nga gjysmëdistanca në portën e Peter Cech (16’).

Chelsea në vazhdim e dominoi tërësisht takimin, si në posedim ashtu dhe nga ana e rasteve të treguara. Një degazhim fantastik të Peter Cech në dyluftim në ajër me Michael Dawson e fitoi Didier Drogba, i cili më pas me një goditje fenomenale arriti ta mposhtë portierin Heurlho Gomez (70’). Kjo goditje nuk ishte e pandalshme, por Gomez nuk ishte i vëmendshëm.
Deri në fund të sfidës Chelsea tentoi që të nxirrte pikët maksimale, por përkundër barazimit, Blutë mund të jenë të kënaqur me lojën e treguar në këtë takim.
Pas javës së 17-të në Ligën Premier, Chelesa gjendet në pozitën e katërt me 31 pikë, po aq sa ka edhe Manchester United në pozitën e tretë. Tottenham është në pozitën e pestë me 27 pikë.
Cesc Fabregas i ka dërguar Manchester Unitedit një sinjal të qartë në formën ideale si kapiten i ekipit, duke kërcënuar Djajtë e Kuq me disfatë në superderbin e të hënës që zhvillohet në Old Trafford.“Është ndeshje e madhe të hënën dhe ne mund të zmadhojmë epërsinë në krye me katër pikë. Ne definitivisht duam të fitojmë në Old Trafford. Kjo do të tregonte më mirë se çfarë synime kemi”, theksoi Fabregas.
Spanjolli shtoi se ai do të luajë në këtë ndeshje nëse do t’ia dalë, megjithëse sipas zërave ai do të startojë në këtë takim.
Pronarët e Manchester United, familja Glazer, pritet që ta shpërblejnë menaxherin Sir Alex Ferguson me një rritje të pagës prej 500 mijë funtesh kur ai edhe zyrtarisht të bëhet trajneri që ka qëndruar më gjatë te Manchester Unitedi.68 vjeçari do ta arrijë këtë të dielën e ardhshme në ndeshjen ndaj Chelseat në Stamford Bridge, vetëm gjashtë javë pasi kaloi edhe zyrtarisht 24 vite si trajner i Manchester United.
News of the World tani shkruan se pronarët amerikanë të Manchester United dëshirojnë t’ia rrisin pagën skocezit për 500 mijë funte. Aktualisht Fergie paguhet rreth 4 milionë funte për sezon.
Liverpooli ka bërë ofertë prej 15 milionë eurosh për asin e Ajaxit, Luis Suarez, por gjiganti holandez nuk dëshiron të dëgjojë shifra nën 25 milionë euro.Tuttomercatoweb pohon se skuadra angleze dëshiron që Torres ta ketë si dorë të djathtë Suarezin në Anfield dhe për këtë arsye priten tentime të The Reds për firmën e uruguaianit.
Ajaxi aktualisht nuk është në një pozitë ku do të refuzonte një ofertë të mirë, por do të bëjë rezistencë për një ofertë sa më të mirë.
Juventusi, Interi, Real Madridi dhe Tottenhami janë poashtu të interesuar për Luis Suarezin.
Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, u shpreh shumë i kënaqur me atë që bëri skuadra e tij në ndeshjen ndaj Bolognas në Stadio Dall’Ara.“Humbja nga Ajaxi na ka bërë mirë, ekipi reagoi menjëherë dhe ishte me rëndësi duke e ditur se kanë mbetur edhe dy ndeshje. Një e kemi fituar dhe e kemi edhe një ndaj Romës e cila do të jetë e vështirë”, theksoi Allegri.
Strategu Rossoner u shpreh i kënaqur me angazhimin e Andrea Pirlos si trikuartist, duke thënë se ai e bëri për mrekulli detyrën e tij.
Roma ka shënuar fitore minimale ndaj Barit, në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico në kuadër të javës së 16-të në Serie A.Juan e shënoi golin e vetëm në këtë takim nga afërsia, pas asistimit të kapitenit dhe ikonës Francesco Totti (30’). Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit dhe Roma e përmbylli këtë takim me fitore.
Me këtë fitore Roma e sheh veten në pozitën e gjashtë me 26 pikë, duke lënë prapa Interin. Roma është vetëm një pikë larg vendit të katërt dhe 10 pikë larg liderit Milan.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, beson se Manchester United nuk është kundërshtar aq i vështirë sa ka qenë në të kaluarën me Carlos Tevezin dhe Cristiano Ronaldon.“Për mua, Manchester United nuk është i njëjti ekip si më parë, me Cristiano Ronaldon dhe Carlos Tevez ishte më e frikshme të luash në Old Trafford”.
“Tani unë definitivisht mendoj se ata nuk janë ekipi i njëjtë si më parë, por ata janë ende ekip i mirë, ndërsa kur janë në epërsi 1-0 është e vështirë t’i mposhtësh. Do të shohim, ne jemi të bindur për një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, deklaroi Nasri.
Manchester United dhe Arsenal takohen të hënën me fillim nga ora 21:00, në superderbin e kësaj jave në Ligën Premier.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka riafirmuar shpresën e tij për transferimin e një sulmuesi të ri në Santiago Bernabeu.“Tranferimi i lojtarëve të rinj nuk është një gjë që më përket mua, por unë kam thënë në fillim të sezonit se do të jetë e vështirë vetëm me dy sulmues (Higuain dhe Benzema)”.
“Nëse do të më duhet ta kaloj pjesën tjetër të sezonit vetëm me Benzeman, atëherë do të jetë shumë më e vështirë. Por, kjo është një pyetje e cila duhet t’i adresohet drejtorit të klubit (Jorge Valdano)”, u shpreh Mou.
Shahisti nga Rahoveci, Murtez Hondozi, tashmë edhe zyrtarisht është mjeshtër i fides në shah, titull ky i arritur teksa është duke luajtur në Francë te klubi i shahut Bressan, njofton gazeta franceze Le Progres.Ky nuk është një prej sukseseve të para apo të ralla për 31 vjeçarin. Ai u shpall kampion i Kosovës në vitin 2002 dhe është fitues i pothuaje të gjitha turneve të shahut në lëvizje të shpejta. Mori pjesë në 2 kampionate europiane, ku arriti barazim me shahistin e njohur suedez Ulf Anderson. Murtez Hondozi është shahisti më i rejtinguar kosovar me elo 2353.
Murtez Hondozi filloi të luante shah nga mosha 6 vjeçare, ndërsa hapat e parë i mësoi nga babai i tij dhe u prefeksionua nga trajneri Sabahudin Kollari, i cili zhvilloi më tej talentin e jashtëzakonshëm të shahistit rahovecas, që tani mori titullin mejshtër fide.
Menaxheri nën presion i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se ai ka mjaft para për të shpenzuar gjatë janarit, nëse do të paraqitet nevoja për këtë.“Unë kam biseduar me Roman Abramovich pas ndeshjes ndaj Marseille dhe biseduam e çfarë mund të bëjmë në janar. Nëse duhet ta përforcojmë skuadrën në janar, atëherë do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”.
“Pronari është i gatshëm ta bëjë këtë. Por, tani nuk është koha të mendoj për këtë. Ne duhet të luajmë me këta lojtarë që i kemi ndaj Tottenhamit”, u shpreh ‘Carlito’.
Chelsea ndaj Tottenhamit do të përballet me mungesat e Frank Lampard, Alex, Yossi Benayoun dhe Jose Bosingwas, të gjithë këta të prekur nga lëndimet.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është fytyra më e fundit prominente që ka pranuar se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i planetit për momentin.“Unë jam i zhgënjyer që nuk jam ndër finalistët për Topin e Artë. Ata janë lojtarë të mëdhenj dhe me të drejtë, shpresoj se Messi do të më kuptojë, kam votuar për Xavin dhe Iniestan. Messi është më i miri në botë, por unë i preferova kolegët e mi nga kombëtarja”, theksoi Casillas.
Barcelona për momentin është lidere në Spanjë me dy ppikë më shumë se Real Madridi.
Shkëndija e Tetovës është liderja në Kampionatin maqedonas pas përfundimit të sezonit vjeshtor, duke lënë prapa rivalen lokale Renovën e Tetovës.Shkëndija me fitoren prej 1-0 ndaj Turnovos arriti që t’ia sigurojë vetes pole pozicionin për pushimet dimërore, pasi që me 35 pikë ka një pikë më shumë se përcjellësja në pozitën e dytë, Renova e Tetovës. Pas dy skuadrave lidere dhe te vetme shqiptare në Kampionatin maqedonas gjendet Rabotnicki me 32 pikë.
Shkëndija lirisht mund të konsiderohet befasia e këtij sezoni në Maqedoni, pasi që me t’u kthyer në elitën e futbollit maqedonas, arriti të mposhtë Renovën e Tetovës që drejtohet nga trajneri rahovecas Bylbyl Sokoli, për të siguruar lidershipin e tabelës dhe qetësinë dimërore.
Bologna ishte tejet kundërshtare e dobët për Milanin në ndeshjen e zhvilluar mesditën e të dielës, të cilën Rossonerët me lehtësi e fituan me rezultat 3-0.Bologna në asnjë moment nuk ishte kundërshtare e denjë për Rossonerët, të cilët bënë process të shurtër me nikoqirët.
Zlatan Ibrahimovic asistoi për mrekulli pas vetëm nëntë minutash lojë për Kevin Prince Boateng, i cili me lehtësi zhbllokoi rezultatin. Pikërisht Boateng ishte i përfshirë edhe në dyfishimin e epërsisë, kur i ndihmoi Robinhos të realizojë për 2-0 (35’).
Në pjesën e dytë Ibrahimovic formalizoi fitoren me golin për rezultatin përfundimtar për 3-0.
Milani do të mbetet lider edhe pas javës së 16-të në Serie A me gjashtë pikë më shumë se Lazio që duhet ta zhvillojë ndeshjen ndaj Juventusit sonte mbrëma.
Ashley Cole ka folur për rëndësinë e takimit ndaj Tottenhamit që zhvillohet pasditen e të dielës në White Hart Lane, duke thënë se ka ardhur koha që Blutë të fitojnë.Chelsea ka vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit dhe tashmë atë e presin tri përballjet inkandeshente, duke filluar nga Tottenhami.
“Është ende herët, por ky është moment vendimtar kuk duhet të marrim pikët. Ndryshimi është në dorën tonë dhe shpresoj se dhjetori do të jetë muaj i mirë. Ne duhet të rikthehemi në binarë dhe t’i fitojmë ndeshjet nëse duam ta fitojmë kampionatin”.
“Çdo sezon, secili ekip bie në formën e dobët, kjo ka ndodhur tani me ne, por duhet ta harrojmë këtë dhe të luajmë sa më mirë”, deklaroi Cole.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lëvduar paraqitjet e fundit të Real Sociedadit, në momentin kur është duke u përgatitur për vizitën e klubit bask në Camp Nou të dielën mbrëma.“Ata kanë qenë befasia e këtij viti dhe ne do të jemi të kujdesshëm ndaj tyre. Ne duhet të jemi të përgatitur pasi që në çdo moment mund të pësojmë”, u shpreh Guardiola.
Strategu katalanas poashtu foli edhe për marrëveshjen e re sponzorisuese me Fondacionin e Katarit, e cila shpreson se do ta zbusë gjendjen e vështirë financiare në të cilën gjendet klubi Blaugran.
Mesfushori jugkorean i Manchester United, Ji-Sung Park, beson se përgjegjësia e të qenurit lider i Ligës Premier do ta vë nën presion të madh kundërshtarin e të hënës, Arsenal, para superderbit anglez të kësaj fundjave.“Arsenali ka treguar se është ekip i mirë. Ata kanë shumë lojtarë të rinj, por ata kanë luajtur mirë këtë sezon dhe kanë më shumë përvojë se sezonin e kaluar. Megjithatë, ne kemi më shumë përvojë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në garën për titull”.
“Arsenali tani mund të luajë mirë, por në mars, kur presioni rritet pas çdo ndeshje, ata mund të arrijnë rezultate tjera”, precizoi Park.
Manchester City ka refuzuar kërkesën me shkrim të Carlos Tevez për t’u larguar, pasi që klubi anglez beson se mund ta bindë argjentinasin të qëndrojë.“Me zhgënjim konfirmojmë tifozët tanë se Carlos Tevez ka dërguar një kërkesë me shkrim për t’u transferuar. Klubi mund të konfirmojë poashtu se kjo kërkesë është refuzuar”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Manchester City.
Tevez nënshkroi kontratë pesëvjeçare në vitin 2009, ndërsa është shndërruar në figurën kryesore të Manchester Cityt sa qëndroi në qytetin e dytë më të madh anglez. Problemet me Roberto Mancinin thuhet se janë shkaqet e kësaj kërkese me shkrim të bërë nga Tevez
Barcelona e ka shndërruar veten në përfituesen më të madhe nga marrëveshjet sponsorizuese në fanela.Barcelona thuhet se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Fondacionin e Katarit, nga e cila Blaugranët do të përfitojnë hiç më pak se 140 milionë euro, marrëveshja më e madhe kjo në historinë e futbollit.
Fondacioni i Katarit është një shoqatë jo përfituese, pasi që si synim kryesor ka edukimin, ndërsa me problemet financiare të Barcelonës e cila ka 400 milionë euro borxh, ky fondacion do të ndajë hapësirën në fanellën Blaugrane me logon e Unicef.
United është në pozitën e dytë në listën e përfituesve më të medhenj nga sponsorët e fanelave me 19.5 milionë euro në vit. Djajtë pasohen nga Real Madridi me 19.3 milionë euro në vit nga Bwin, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Bayerni i sponsorizuar nga Deutsche Telekom me 18.4 milionë euro në vit.
Trajneri i Interit, Rafael Benitez, mendon se skuadra e tij nuk do të ketë problem për ta fituar Kupën e Botës për klube, ndërsa parashikon jetëgjatësi të punës së tij si trajner i Interit.“Ne jemi këtu për të fituar dhe do ishte mirë nëse do ta bënim këtë, për klubin dhe për veten tonë. Ne jemi të fokusuar që ta fitojmë këtë ndeshje dhe të bëjmë më të mirën, kështu duhet të punojmë me vëmendje. Unë punoj 12 deri në 14 orë çdo ditë për Interin dhe gjithmonë jam serioz”.
“Unë bisedova me presidentin. Jam i qetë pasi që ai kupton çdo gjë. Ai e di situatën në të cilën gjendemi dhe kjo mjafton për mua. Jam i bindur se ne mund të luajmë mirë, pasi që mund ta vëreni cilësinë. Trajnerët e rinj? Unë gjithmonë lexoj gazeta, por jam trajner i Interit. Dua ta fitoj Botërorin dhe më pas të qëndroj këtu një kohë të gjatë”, ka thënë Benitez.
Zëvëndës-menaxheri i Manchester Cityt, Brian Kidd, ka lëvduar Roberto Mancinin duke tërhequr paralele mes italianit dhe homologut të tij nga Old Trafford, Sir Alex Ferguson.Kidd ishte dora e djathtë e Ferguson për hiç më pak se shtatë vjet, kurse tani e bën punën e njëjtë për Mancinin, por te rivali i Djajve, Manchester City.
“Unë isha i privilegjuar që të punoja me Sir Alex Ferguson te Manchester United dhe e shoh po të njëjtin mentalitet edhe te Roberto Mancini. Ai është kërkues, ai nuk pranon të jetë i dyti, pasioni i tij, dëshira, e bëjnë të ndihet i lënduar pas gabimeve”.
“Ai ështhë menaxher fantastik, trajner fantastik, ai është fitues, nuk dyshoj për këtë dhe Manchester City është me fat që e ka në skuadër”, ka thënë Kidd.
Roy Hodgson ishte jashtëzakonisht i frustruar me disfatën e Liverpoolit prej 3-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e zhvilluar pasditen e të shtunës në St. James Park.“Unë jam tejet i zhgënjyer me paraqitjen në pjesën e dytë. Mendoj se dominuam pjesën e parë, pasi kemi pasur shumë topa në fushën e kundërshtarit dhe kur ata shënuan golin nga gjuajtja e lirë, ai ishte topi i parë që erdhi në fushën tonë”.
“Na janë shtruar shumë pyetje, por fakti që më brengos më shumë është se kur po luajmë futbollin më të mirë në fushë, atëherë dënohemi dhe pësojmë gola”, u shpreh Hodgson.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos do të jetë jashtë aksionit për tri javë, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë.Mbrojtësi e pësoi këtë dëmtim në stërvitje gjatë javës, ndërsa pasi iu nënshtrua testeve mjekësore, është konstatuar se ai do të mungojë së paku 20 ditë.
Mourinho nuk ka ftuar për ndeshjen ndaj Zaragozës, Sami Khediran dhe Gonzalo Higuain, të dy këta që po vuajnë nga forma e dobët fizike, me argjentinasin i cili dihet se ka problemin në shpinë.
Portierët: Casillas, Adam, Pacheco
Mbrojtësit: Arbeloa, Pepe, Albiol, Mateos, Carvalho, Garay, Marcelo,
Mesfushorët: Lass, Diarra, Barn, Xabi Alonso, Özil, Di María, Pedro León,
Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema.
Carlos Tevez ka shokuar Manchester Cityn pasi i ka kërkuar klubit nga Eastlands largimin.Sipas News of the World, sulmuesi argjentinas i ka shkruar klubit një letër zyrtare për t’u larguar, pak kohë pas fitores prej 3-1 ndaj West Hamit të shtunën.
Thuhet se përkundër imazhit të tij si lojtar kryesor te Manchester City, tensionet me menaxherin Roberto Mancini, e kanë detyruar supersulmuesin e Cityt të kërkojë largimin.Kjo kërkesë për largim ka alarmuar disa prej top klubeve evropiane duke përfshirë këtu Chelsean, Interin, Real Madridin dhe Barcelonën.
Michael Essien beson se Chelsea ka cilësinë e nevojshme për të mposhtur Tottenhamin në White Hart Lane.“Është gjithmonë e vështirë të fitosh në White Hart Lane. Por, ne kemi lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Ne vetëm duhet ta luajmë lojën tonë, të përqëndrohemi në futbollin tonë dhe të hyjmë në fushë me shpirt fitues. Plani i lojës është i thjeshtë, të dalim në fushë dhe t’i marrim tri pikët”.
“Ne fokusohemi në këtë takim, jo në tifozët. Ne e dimë se do të ketë këngë dhe britma, ndërsa është në dorën tonë që të përqëndrohemi, të luajmë futbollin tonë dhe të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Ne duhet ta kthejmë veten drejt fitoreve”, ka thënë Essien.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, mendon se ndeshja e të dielës mbrëma ndaj Lazios nuk do ta vendosë titullin në Serie A.“Nuk mendoj se ndeshja ndaj Lazios është vendimtare për sezonin. Do të jetë e rëndësishme në nivelin psikologjik, por kampionati vetëm sa ka filluar”, theksoi Del Neri.
Strategu juventin vijoi më tej duke ia tërhequr vërejtjen homologut të tij Edy Reja që të mos flasë shumë para takimit, pasi që tekniku i Lazios paralajmëroi disfatë për Bianconerët.
Mesfushori i Bayernit, Bastian Schweinsteiger ua ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve të tij dhe spekuluesve të së ardhmes së tij, pasi nënshkroi kontratë të re katërvjeçare me Bayernin e Munichut.Schweini e bëri rinovimin në mënyrë madhështore, pasi që me të bërë vërshëllimën e fundit gjyqtari i takimit të cilin Bayerni e fitoi 3-0 ndaj St.Paulit, mesfushori gjerman mori në dorë mikrofonin dhe konfirmoi rinovimin e tij.
“Unë kam vazhduar kontratën time deri në vitin 2016. Rroftë Bayerni!”, theksoi Schweini.
Kohëve të fundit është spekuluar shumë për të ardhmen e mesfushorit gjerman, pasi që si destinacione të mundshme u përmendën Interi, Manchester Unitedi dhe Real Madridi.
















