Arrigo Sacchi ka krahasuar sulmuesin aktual të Milanit, Zlatan Ibrahimovic me ish-sulmuesin legjendar të Milanit, Marco Van Basten.“Nuk mendoj se është mirë të zgjedhësh më të mirin mes Ibrahimovicit apo Van Bastenit. Unë mund të jem më pak objektiv pasi e kam drejtuar Van Bastenin dhe përfitova nga aftësitë e tij të jashtëzakonshme”.
“Sidoqoftë, unë duhet të them se edhe ky Ibra që po e shohim tani, është po i njëjtë. Marco ndoshta ishte më elegant dhe deri tani ishte më i aftë për t’u lidhur me ekipin se sa Ibra”, ka thënë Sacchi.
Luciano Moggi i është përgjigjur menjëherë entuziazmit të Marek Hamsik për fitimin e titullit nga Napoli, pasi sipas njeriut më kontravers në futbollin Italian, napolitanët nuk janë të gatshëm për një nivel të tillë.“Ky sezon për Napolin ishte i jashtëzakonshëm dhe ata ishin në gjendje të mposhtin Genoan pa Lavezzin”.
“Po ka shumë entuziazëm dhe rezultatet e tyre kanë tejkaluar pritjet, por nuk mund ta ekzagjerojmë pasi që ekipi nuk është i gatshëm për të luftuar për Scudetto”, theksoi Moggi.
Real Madridi nuk ka bërë ende ofertë për sulmuesin e Interit, Diego Milito, por argjentinasi tërheq interesimin e Los Blancos, gjithnjë sipas agjentit Fernando Hidalgo.“Nuk mund të them asgjë për spekulimet se Milito do të transferohet te Real Madridi për shkak se askush nuk ka folur me mua për këtë”.
“Ne e dimë se Milito është lojtar që i pëlqen Mourinhos, për arsye se ata kanë punuar te Interi, por nuk mund të them asgjë për spekulimet. Për momentin nuk ka ofertë për Militon”, u shpreh Hidalgo.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se është prapa problemeve të fundit të Carlos Tevez te Manchester City.Sport shkruan se Real Madridi dëshiron ta transferojë Tevezin dhe kërkesa e tij për t’u larguar nga City ka ardhur pas insistimit të Florentino Perezit.
“Unë nuk e di nëse Real Madridi është pas tij, por ekziston dyshimi”, theksoi një drejtor anonim i Cityt për sportiven katalunase.
Që një gjë e tillë të ndodhë është shumë normale, pasi që nga e kaluara e dimë mjaft mirë se presidenti i Real Madridit ka detyruar lojtarët të kërkojnë largimin e tyre, para se ai të veprojë me ndonjë ofertë për ta.
Përzgjedhësi i Holandës, Berv van Marvijk, thotë se ai dëshiron të drejtojë ndonjë klub nga Gjermania, Anglia ose Spanja pas fundit të kampionatit evropian, Euro 2012."Nuk mendoj se do të vazhdoj të jem përzgjedhës i Holandës edhe pas vitit 2012. Atëherë marrëveshja e ime do të skadojë dhe ndoshta do të jetë koha për diçka më ndryshe. Do të preferoja një detyrë në Gjermani, Angli ose Spanjë".
"Sigurisht nuk do të kthehem prapa të drejtoj një klub nga Holanda. Megjithatë kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll. Tashmë kam kontaktuar me disa klube, por zemra ime tash është me Holandën. Nuk do të mendoj punë tjera derisa vjen në tavolinë diçka shuam interesante", ka thënë Marvwijk.
Diego Maradona përmendet si një prej opsioneve të mundshme për të zëvendësuar trajnerin e shkarkuar Sam Allardyce në stolin e Blackburn Rovers.Daily Mirror shkruan sot se Maradona do të ishte një caktim glamuroz të cilin e shpresojnë pronarët indian të klubit, me synimin për të promovuar klubin.
Ish-lojtari i Napolit dhe Barcelonës, drejtoi vendin e tij në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010, por kurrë nuk ka drejtuar një klub në Evropë.
Sir Alex Ferguson thotë se përballja me Chelseat dot jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për Manchester United.Djajtë e Kuq mbrëmë fituan derbin kundër Arsenalit, ndërsa sfida e radhës për ta do të jetë udhëtimi te kampioni në fuqi, Chelsea.
"Do të jetë një ndeshje e madhe, por rruga deri te titulli i Ligës Premier është e gjatë. Megjithatë, do të jetë një ndeshje shumë, shumë e madhe për United", ka thënë Ferguson.
Manchester City është duke bërë gati ofertë për sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko.The Sun shkruan se menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, tashmë ka gjetur pasuesin e Carlo Tevez, dhe ai është pikërisht sulmuesi boshnjak,
Dzeko, 24-vjeçar, ka një klauzulë 33.5 milionë euro në kontratën e tij me klubin gjerman, që nuk do të jetë problem për Cityn.
Klubi anglez së fundi u trondit nga deklarata e Tevez, i cili tha se dëshiron të largohet nga Eastlands.
Mesfushori i Manchester United, Park Ji-sung, është i ngazëllyer që ka qenë autori i golit të fitores së mbrëmshme ndaj Arsenalit.Goli i katërt i Park në shtatë fillime kundër Topçinjve, vendosi fatin e fituesit në Old Trafford. Por jug-koreani thotë se meritë të madhe në rikthimin e kreut kishte mbrojtja.
"Për momentin, ne jemi në një pozitë të shkëlqyeshme në ligë. Tash ne duhet të përqendrohemi në ndeshjet që vijnë. Ne gjithmonë fillojmë të luajmë mirë në këtë kohë të vitit dhe duam ta mbajmë këtë vazhdë. Ne kemi luajtur me shumë vetëbesim kundër Arsenalit dhe mbrojtja jonë ishte e pabesueshme", ka thënë Park.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, është i gatshëm të rimarrë detyrën e gjuajtjeve nga pika e bardhë që nga ndeshja e ardhshme, ajo kundër Manchester United gjatë këtij vikendi.Chelsea arriti të rikthehet nga disfata minimale e pjesës së parë të ndeshjes, duke barazuar në pjesë të dytë me anë të Drogba, i cili në fund të ndeshjes humbi një penalti që mund t´ua kishte sjellë fitoren Bluve.
Lampard tash zotohet se gjatë kësaj jave ai do të praktikojë gjuajtje të penaltive dhe se që nga ndeshja e ardhshme ndaj United do të jetë në gjendje të marrë përgjegjësinë.
"Kam stërvitur dy ditë me djelmoshat këtë javë dhe nuk kam praktikuar penalti për tre muaj. Gjithmonë më pëlqen t´i marr përsipër penaltitë dhe mendoj se do të ishte gabim për mua të vij dhe të përpiqem të marr meritat personale duke shënuar golin e fitores, para se ta bëjë atë Didi, i cili ka qenë në formë dhe ka luajtur dhe i ka gjuajtur ata dhe i ka shënuar".
"Shpresoj, mund të stërvitem gjatë kësaj jave dhe të kthehem t´i gjuaj sërish penaltitë", ka thënë Lampard.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, ka qenë i kënaqur me paraqitjen e Lassana Diarra në ndeshjen e të dielës ndaj Real Zaragoza.Diarra duhej të presë për të luajtur këtë sezon me Xabi Alonso dhe Sami Khedira që ishin të preferuarit e Mourinhos, por për shkak të lëndimit të këtij të fundit, francezi shfrytëzoi shansin për të impresionuar.
"Lass ishte njeriu u ndeshjes. Ai ishte i mahnitshëm në çdo aspekt. Ne kemi disa lojtarë të lënduar dhe dy janë të suspenduar. Khedira do të rikthehet. Kjo është diçka normale me të cilën duhet të përballemi në fund të vitit".
"Njerëzir mund të mendojnë se ne mund të humbasim pikë për shkak të aq shumë lojtarëve që kemi jashtë fushe, por do të shohim. Ne duhet të shkojmë në dy ndeshjet e mbetura (deri në fund të vitit) me gjithë fuqinë që e kemi. Ne po ashtu shpresojmë Kaka të rikthehet në janar", ka thënë Mourinho.
Besiktas prite të nënshkruajë me mesfushorin portugez të Valencias, Manuel Fernandes pasi ai arriti në Turqi mbrëmë.Ekipi nga Stambolli mendohet se është afër për të mbyllur negociatat me ish-lojtarin e Evertonit, bashkëkombësit e të cilit, Simao Sabrosa dhe Hugo Almeida, po ashtu thuhet se janë në listën e Besiktasit.
Klubi kishte paraqitur në ueb faqe fotografi të arritjes kaotike të Fernandes në aeroport dhe kishte zbuluar se lojtari do të kalojë testet mjekësore gjatë të martës (sot).
Së fundi u tha se e dhe Simao dhe Almeida janë afër t´i bashkohen klubit turk, ku ata kanë edhe një bashkëlojtar të kombëtares portugeze, Ricardo Quaresma.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka humbur durimin me gazetarët pas disfatës në Manchester United.Francezi është bërë agresiv me reporterët, të cilët kishin vënë në pyetje ekipin e tij. "Ti je analist futbolli, do të ta lë analizën ty, pse më pyet mua kur ti di gjithçka? Unë duhet të jem i qetë dhe realist dhe objektiv. United fitoi këtë ndeshje, por ju nuk duhet të bëni përfundime të mëdha", ka thënë Wenger duke iu drejtuar një gazetari.
"Ne dhamë gjithçka dhe ndeshja ishte intensive. Të dyja ekipet ishin shumë mirë të organizuara dhe intensiteti ishte shumë i lartë në një fushë të keqe. Kualiteti teknik vuajti për këtë shkak. Nga ajo që kam parë sonte nuk ka arsye të mos besojmë. Ne e dimë se mund të krijojmë më shumë se kjo në aspektin ofensiv", ka shtuar francezi.
Në një ndeshje me shumë pak raste, Park Ji-sung shënoi golin e vetëm të ndeshjes, që i dha tre pikë si dhe kreun Manchester United.
Portieri i Chelseat, Petr Cech ka thënë se ai sheh përmirësime në mesin e Bluve pas barazimit 1-1 me Tottenham Spurs, që mban londinezët me shpresa për titull, pavarësisht vetëm dy fitoreve në nëntë ndeshjet e fundit.“Ne e dimë se kishim katër ndeshje të mëdha, duke filluar në Tottenham. Dhe thash para ndeshjes se kjo mund të jetë pikë kthyese në gjithë ligën dhe ne e dimë se kemi shans ta ndryshojmë tabelën sërish në ndeshjet në vazhdim”.
“Ne vërtet e kërkuam këtë rezultat. Ne kishim një qetësi më të mirë, ne nuk i lejuam ata të bëjnë përpjekje më të mëdha se vetë ne. Mendoj se taktikisht ishim mirë të pozicionuar, në kontroll dhe menaxhuam t´i hapim ata”, ka thënë Cech.
















