Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendon se asnjë klub në botë nuk është më shumë në presion se sa ai nga Santiago Bernabeu.
“Ne jemi klubi me presionin më të madh ne botë. Është fakt që ne jemi në vëmendjen e të gjithëve. Gjithë ajo që ndodh përreth nesh ka impakt të madh. Ne jemi të përkushtuar për të plotësuar ëndrrat e Real Madridit. Ne kemi përmirësuar çdo gjë. Ne kemi ekip të ri dhe kemi trajnerin më të mirë në botë”.
“Reali po përballet me një sfidë të madhe, sepse ne nuk jemi të përkryer”, deklaroi Perez.
Kampioni aktual i botës, Spanja, ka përfunduar në pozitën e parë të klasifikimit të FIFA-s me 1.887 pikë, ndërsa Shqipëria ka rënë për shtatë vende më poshtë.
Holanda është në pozitën e dytë të kësaj rangliste me 1.723 pikë të tubuara, përderisa Gjermania me 1.485 pikë është ngritur për një vend, në të tretin ku deri tani ishte Brazili.
Shqipëria nuk e përfundoi në mënyrën më të mirë vitin në listën mujore të përfaqësueseve më të mira, pasi që ka pësuar rënie prej shtatë vendesh. Shqipëria tani e sheh veten në pozitën e 65-të me 497 pikë.
Ranglista e re e FIFA-s do të publikohet më 12 janar të vitit 2011.