Carlos Tevez dhe Roberto Mancini Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se sulmuesi problematik, Carlos Tevez, do të luajë nga fillimi në sfidën e të hënës ndaj Everonit.
Argjentinasi i cili ka kërkuar largimin nga Eastlands pak ditë më parë duket se dëshiron të bindet nga menaxheri Roberto Mancini, i cili reagoi dhe e ftoi si startues Tevezin.
“Kur të shkoj në stërvitje, do të flas me Tevezin. A do të luajë të hënën? Po, pse jo? Ai ka stërvitur mirë që nga e marta dhe ai nuk ka ndonjë problem”, theksoi Mancini për Sky Sports.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, mezi pret ta shohë skuadrën e tij përballë liderit aktual në Serie A, Rossonerëve të Milan.
“Është short i mrekullueshëm. Me këdo që do të ishim përballur, do të përbënte ndeshje të mirë. Është ndeshje që mezi e pres”.
“Milani më duket se është skuadra që ka fituar shtatë tituj, apo tetë…sa nuk më kujtohet. Janë në formë fantastike, kanë kreun në Itali, lojtarë të mëdhenj dhe një ndeshje të madhe ndaj neve”, theksoi Redknapp.
Pasi e pa ekipin e tij të shortuar me Barcelonën për fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, sekretari i Arsenalit, David Miles, është plot optimizëm para duelit që zhvillohet në shkurt.
“Secili short do të ishte i vështirë, por natyrisht nëse jemi të sinqertë, atëherë Barcelona është ndoshta ekipi më në formë në botë”.
“Por, do t’i fusim mirë në dorë ata, pasi që mezi i presim ndeshjet, dy ndeshje të mëdha me futboll sulmues”, u shpreh Miles.
Pasi e pa ekipin e tij të shortuar me Barcelonën për fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, sekretari i Arsenalit, David Miles, është plot optimizëm para duelit që zhvillohet në shkurt.
“Secili short do të ishte i vështirë, por natyrisht nëse jemi të sinqertë, atëherë Barcelona është ndoshta ekipi më në formë në botë”.
“Por, do t’i fusim mirë në dorë ata, pasi që mezi i presim ndeshjet, dy ndeshje të mëdha me futboll sulmues”, u shpreh Miles.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, mendon se në sfidën e jashtëzakonshme mes skuadrave me futbollin më të bukur në botë, Arsenalit dhe Barcelonës, nuk ka favoritë.
“Ky është futbolli në formën e tij më të pastër, pasi që luhet në dy stadiume të mëdha. Ndeshjet e vitit të kaluar kanë pasur gola dhe futboll”.
“Nuk ka favorit. Do të kisha preferuar Romën, por nuk mund ta ndryshoni këtë. Tani për tani, ne duhet të përqendrohemi në La Liga, ndërsa në shkurt do të mendojmë për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Zubizarreta.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është shprehur i kënaqur me rezultatin e shortit të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, që i vë kryeqytetasit përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk.
“Ata janë ekip i mirë, teknikisht i mirë dhe me lojtarë të mirë. Është ndeshje e madhe, ata i kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet”.
“Milani? Do të jetë ndeshje e mirë. Milani ka ndryshuar shumë nën Massimiliano Allegrin. Ata janë liderë të merituar, por mendoj se e gjithë Italia do të na përkrahë, e sa i përket Ibrës, më lejoni të merrem unë me ‘prangosjen’ e tij”, precizoi Ranieri.
Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se Tottenhami mund të mposhtet në Ligën e Kampionëve, ndërsa mban syrin te Roma dhe Antonio Cassano.
“Tottenhami është ekip i shkëlqyer, por nëse shohim se me çfarë ekipe kemi mundur të përballemi, atëherë Tottenhami është më i lehti. Sidoqoftë, në fazën e 1/8-ës së finales të gjitha ekipet janë të rëndësishme”.
“Cassano? Kam biseduar me Gallianin këtë mëngjes, por situata nuk është definuar. Ne do të flasim gjatë afatit kalimtar dimëror. Cassano ende nuk është lojtar i Milanit”.
“Roma? Ata dëshirojnë fitoren të shtunën, por edhe për ne kjo është me rëndësi. Teknikisht Roma është një prej top tre ekipeve në Itali dhe ne duhet t’i qasemi asaj me seriozitet”, potencoi Allegri.
Sulmuesi i Schalkes, Raul, është shprehur mjaft i ngazëllyer për rikthimin e tij në Spanjë, pasi skuadra gjermane do të takohet me Valencian në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
“Të rikthehem në Spanjë është kënaqësi, ndërsa ndaj një kundërshtari të fortë si Valencia, në një stadium me atmosferë të zjarrtë, do të jetë motivim shtesë për çdo lojtar”.
“Nuk do të jetë lehtë, por Mestalla është stadium ndaj të cilit kam afeksion të veçantë. Unë kam luajtur atje shumë herë dhe po ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës. Është vend i jashtëzakonshëm për një ndeshje të Ligës së Kampionëve”, u shpreh Raul.
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka thënë se nëse do të kishte dëshirë që të zgjidhte ndonjë prej skuadrave të cilës do të dëshironte t’i shmangej, atëherë preferenca e tij do të ishte pikërisht Real Madridi.
“Ky është kundërshtari nga i cili jam frikësuar më shumë, pasi që për revansh aty do të ishte Bayerni. Real Madridi ka dëshirë për t’u hakmarrë dhe për t’i harruar kujtimet e këqija të vitit të kaluar, me mënyrë të re dhe ambicie të re”.
“Por, pse të mos e mendojmë kualifikimin? Do të jetë mundësi kjo për ta parë Karim Benzeman në Stade Gerland. Unë jam takuar me drejtuesit e Real Madridit, të cilët nuk ishin aq të kënaqur që na kanë përballë neve. Por, të gjithë e dimë se ata do të jenë të përgatitur mirë në momentin e përballjes”, ka thënë Aulas.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, pret ndeshje të vështirë ndaj Arsenalit, kur skuadrat të takohen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve në shkurt.
“Arsenali është ekip klasik. Ata luajnë futboll shumë të mirë dhe kanë pasur stil të definuar për vite të tëra. Ata ju bëjnë të punoni shumë në mbrojtje”.
“Ata kanë luajtur mirë në fazën grupore edhe pse përfunduan në pozitën e parë, ndërsa janë në formë të mirë në Ligën Premier. Edhe pse ata nuk kanë fituar tituj, gjithmonë kërkojnë vëmendje. Samir Nasri është në formë të mrekullueshme. Cesc poashtu do të jetë në 100% të formës së tij në shkurt – ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj”, deklaroi Guardiola.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta thotë se klubi nuk do të ndjekë një strategji të blerjes së shpejtë të lojtarëve gjatë janarit, por ka pranuar se gjasat për ta përforcuar skuadrën do të shfrytëzohen.
“Sa i përket merkatos, ne do të tentojmë t’i shfrytëzojmë mundësitë të cilat na dalin përpara. Por, ne do ta bëjmë këtë me lojtarët të cilët janë më të fortë se që i kemi tani dhe për këtë do të jetë e vështirë”.
“Ne kemi bërë investime të mëdha në qershor dhe kështu nuk i shoh ato gjatë janarit. Buffon dhe Del Piero nuk paraqesin brenga për ne. Këta dy dhe Amauri do të jenë protagonistë të pjesës tjetër të sezonit”, ka thënë Marotta.
Për trajnerin të Interit, Rafael Benitez, ndeshja e të shtunës ndaj TP Mazembes për finalen e Kampionatit Botëror për klube, është shumë më e rëndësishme se ajo e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndaj Bayernit.
“Do të jetë ndeshje interesante për tifozët dhe për lojtarët të cilët luajtën në Madrid ndaj Bayernit”.
“Bayerni është ekip i shkëlqyer, i drejtuar nga një trajner i madh, por ndeshja më e rëndësishme është ajo ndaj Mazembes të shtunën”, tha Benitez.
Chelsea do të përballet me Kopenhagen në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa shefi ekzekutiv i klubit londinez, Ron Gourlay, pranon se është i kënaqur me rezultatin e shortit.
“Të kënaqur? Mendoj se po, nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë, do të jemi të kujdesshëm”.
“Ata kanë luajtur tashmë 10 ndeshje në Ligën e Kamppionëve, duke përfshirë edhe kualifikimet dhe ishin në vendin e dytë pas Barcelonës, kështu ata janë ekip shumë, shumë i mirë dhe lider në kampionatin vendor. Ne do të jemi të kujdesshëm me ta, megjithëse jemi të kënaqur me shortin”, ka thënë Gourlay.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pret që ndeshja ndaj Bayernit të Munichut në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve të jetë një sfidë e zjarrtë, kjo pasi do të ripërsëritet finalja e vitit të kaluar.
“Është short mjaft interesant. Do të jetë një lloj i revanshit për ata. Ne duhet të shohim si janë rrethanat dhe do t’i hymë ndeshjes me përpikmëri. Ne tashmë jemi përballur me Bayernin disa herë. Është ndeshje historike. Por, është herët për të gjykuar”.
“Ne do të luajmë pas disa muajve. Vitin e kaluar u kualifikuam pasi tejkaluam kampionët e Anglisë dhe të Spanjës. Këtë vit fillojmë me gjermanët. Le të shohim si do të jetë”, shprehu në mënyrë indirekte frikën e tij, Massimo Moratti.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, u shpreh pro organizimit të Botërorit të vitit 2022 gjatë janarit, kjo për shkak se vendi organizues Katari dihet se gjatë verës është vend tejet i nxhetë.
“Një çështje mjaft e rëndësishme po përflitet nëpër botë, e cila ishte ngritur nga dy futbollistë të mëdhenj, Franz Beckenbauer dhe Michel Platini, e që është organzimi i Botërorit 2022 në Katar gjatë dimrit”.
“Sipas vendimit aktual, Katari do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror, i të gjitha 64 ndeshjeve të cilat zhvillohen në qershor dhe korrik. Natyrisht, mund të ketë ndryshime në rast të kërkesës së Federatës së Futbollit të Katarit. Unë personalisht pajtohem që ai Botëror të mbahet në dimër”, precizoi Blatter.
Drejtori sportiv i Real Madridit, Miguel Pardeza, ka deklaruar se ekipi i tij është i gatshëm për t’iu hakmarrë Lyonit për eliminimin e vitit të kaluar.
“Çfarë të them? Ndeshja e vitit të kaluar është ende e freskët në mendjet tona. Shpresoj të jemi përmirësuar. Ekipi është i gatshëm dhe unë kam besim se ne mund të fitojmë të dyja ndeshjet”.
“Fati e bëri të mundshëm këtë ndeshje. Shpresoj të kemi mësuar. Vitin e kaluar, ne luajtëm mirë në tri pjesë të dy ndeshjeve, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ne duhet të shfaqim përqëndrim. Ne duhet të japim më shumë se që bëmë vitin e kaluar”, deklaroi Pardeza.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është duke tentuar që të zbusë entuziazmin e tifozëve Rossoner për Antonio Cassanon, duke thënë se kuq e zinjtë e duan sulmuesin problematik në skuadër, por nuk kanë 5 milionë euro për t’i dhënë Real Madridit.
“Cassano do ta zëvëndësojë Filippo Inzaghin edhe pse ata kanë karakteristika të ndryshme. Për çdo rast, marrëveshja nuk është zyrtarizuar sikurse është thënë. Ne duhet të shikojmë se çfarë po kërkon Sampdoria dhe ta arrijmë marrëveshjen me lojtarët”.
“Poashtu, duhet të merremi vesh se kush do t’ia pagujë milionat Real Madridit, pasi që ne natyrisht se nuk do ta bëjmë këtë”, u shpreh Galliani.
Liverpooli raportohet se ia ka vënë syrin sulmuesit shtatlartë të Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.
Mirror shkruan se bosi i Liverpoolit, Roy Hodgson, është një prej favoritëve për të nënshkruar me sulmuesin e Togos.
Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi pasi Hodgson kërkon një mbulues për sulmuesin Fernando Torres. Të Kuqtë janë të gatshëm të ndajnë 35 milionë funte për të sjellë një sulmues të kalibrit të lartë.
Edhe Juventus po ashtu është lidhur fuqishëm me një transferim të Adebayor, por me gjigantin italian që ende nuk ka bërë një ofertë konkrete për lojtarin, transferimi në Anfield është më i besueshëm.
Liverpooli do të ketë përballë Spartën e Pragës në fazën e parë eliminimit direkt të Europa League.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, ka nxjerrë ekipin tjetër anglez, Manchester City, përballë grekëve të Aris.


Sfida e më interesante e rundit pritet të jetë ajo në mes ish-fituesit të kësaj gare kur kjo quhej Kupa UEFA, ekipit spanjoll Sevilla, dhe ish-fituesit të Ligës së Kampionëve, ekipit portugez Porto, derisa po aq atraktive do të jetë edhe derbi në mes të italianëve të Napolit dhe spanjollëve të Villarrealit.


Ekipi tjetër portugez, Sporting Lisbon, do të ketë përballë skocezët e Rangers, derisa do të ndjekim edhe një derbi të dy vendeve fqinje, belgëve të Anderlechtit dhe holandezëve të Ajax.


Xherdan Shaqiri, i cili me ekipin e tij Basel vjen nga Liga e Kampionëve, do të ketë përballë Spartakun e Moskës.


Sfidat e nxjerra nga shorti i Europa League:


Napoli Villarreal
Rangers Sporting Lisbona
Sparta Praga Liverpool
Anderlecht Ajax
Lech Poznan Braga
Besiktas Dynamo Kiev
Basel Spartak Moskë
Young Boys Zenit St P.
ARIS Manchester City
PAOK CSKA Moska
Sevilla Porto
Rubin Kazan FC Twente
Lille PSV
Benfica Stuttgart
BATE PSG
Metalist Bayer Leverkusen


Fituesite këtyre sfidave do të përballen më pastaj në këtë renditje:


Benfica/Stuttgart kundër BATE/PSG
Besiktas/Dynamo Kiev kundër ARIS/Manchester City
Rubin Kazan/FC Twente kundër Young Boys/Zenit St P.
PAOK/CSKA Moska kundër Sevilla/Porto
Lille/PSV kundër Rangers/Sporting Lisbona
Metalist/Bayer Leverkusen kundër Napoli/Villarreal
Anderlecht/Ajax kundër Basel/Spartak Moska
Sparta Praga/Liverpool kundër Lech Poznan/Braga

Barcelona-Arsenal do të jetë sfida më e nxehtë e fazës së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sfidat që nxori shorti i Ligës së Kampionëve:
Tottenham Milan
Schalke Valencia
Man Utd Marseille
Barcelona Arsenal
B. Munich Inter
Chelsea Copenhagen
Real Madrid Lyon
Shakhtar D. Roma


Përmbledhje


Shorti i garës më të famshme evropiane, Ligës së Kampionëve, nga 16 ekipet që kanë mbetur në garë do të prodhojë tetë sfida për fazën e parë të eliminimit direkt.


Tetë nga 16 ekipet janë kryesuese të secilit prej tetë grupeve, dhe do të sfidojnë njërin nga tetë ekipet tjera të renditura të dyta në grupe, me kusht të ato të mos vijnë nga i njëjti grup dhe nga i njëjti vend.


16 ekipet që kanë kaluar fazën grupore të Ligës së Kampionëve të rreshtuara në bazë të pozitave që kanë zënë në grupe:


Grupi Kryesues I dyti në grup
A Tottenham Inter
B Schalke Lyon
C Man Utd Valencia
D Barcelona Copenhagen
E B. Munich Roma
F Chelsea Marseille
G Real Madrid Milan
H Shakhtar D. Arsenal


Secila sfidë e dalë nga ky short do të zhvillohet në dy ndeshje. Ekipet që vijnë nga pozita e dytë do të jenë nikoqirë të rundit të parë të ndeshjeve, derisa ekipet që kanë pushtuar kreun e grupeve, do të kenë fatin të jenë nikoqirë në ndeshjet e kthimit.


Orari i ndeshjeve që do të dalin nga ky short do të jetë kështu:


Ndeshjet e para: 15/16 dhe 22/23 shkurt 2011;
Ndeshjet e kthimit: 8/9 dhe 15/16 mars 2011.