Marco Borriello Marco Borriello ka heshtur San Siron duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, për të ndihmuar Romën të shënojë fitore ndaj ish-klubit të tij, Milanit.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi ekipit vendas, me Kevin-Prince Boateng, Robinho dhe Zlatan Ibrahimovic që kishin raste të shkëlqyeshme për të shënuar. Rossonerët krijuan raste edhe në pjesë të dytë, me Ibrahimovic që humbi edhe një rast tjetër të mirë shënimi.
Në anën tjetër, pasi pati një rast në pjesë të parë, Marco Borriello nuk e lëshoi rastin tjetër në pjesë të dytë, kur pranoi një harkim të Mexes për dërguar topin në rrjetën e Christian Abbiatit (69’). Ronaldinho, i futur në lojë si zëvendësues, dhe Ibrahimovic, kishin edhe raste të vonshme shënimi, por pa rezultat.
Pavarësisht humbjes, Milani mbetet lider me 36 pikë. Në anën tjetër, me tre pikët e reja Roma mbledh 29 pikë në pozitën e pestë, një më pak se Juventus, Napoli dhe Lazio, që mbajnë pozitat dy, tre dhe katër.
PSV mund të bëjë një transferim befasues të Ruud van Nistelrooy në afatin kalimtar të janarit, me Marcus Berg që do të kthehej në Hamburg si pjesë e marrëveshjes.
Kohës provuese të Ruud van Nistelrooyt te Hamburgu mund t’i afrohet fundi, pasi L’Equipe ka zbuluar se ish-klubi i tij PSV mund të bëjë hapa konkret në transferimin e sulmuesit holandez.
Hamburgu e mbajti ish-sulmuesin e Manchester United dhe Real Madrid në stol gjatë fitores 2-1 në fushë të Borussia Moenchengladbach, dhe kur e inkuadroi në lojë, veterani dështoi të tregojë veten duke humbur një rast të artë për të shënuar gol.
Me formën në rënie të 34-vjeçarit, ai mund të jetë i gatshëm të kthehet në vendlindjen e tij, ku PSV raportohet se është duke e kërkuar. Pasi kishte shënuar 62 gola në 67 ndeshje me klubin holandez, ai shihet si hero në mesin e fansave, edhe pse problem mund të jenë kërkesat për pagë të lartë të tij.
Pedro Rodruguez dhe David VIlla kanë shënuar nga dy gola, ndërsa një tjetër e ka shënuar Xavi Hernandez, derisa Barcelona triumfoi me rezultat 5-1 në derbin e qytetit në fushë të Espanyol.
Mysafirët kaluan në epërsi pas 19 minutash lojë me anë të Pedro Rodriguez, ndërsa pas gjysmë ore lojë Xavi dyfishoi epërsinë për Barcelonën.
Pjesa e dytë solli edhe katër gola të tjerë. Së pari Pedro shënoi golin e dytë pas një ore (61’), dy minuta para se Osvaldo të ngushtojë në 3-1 disavantazhin e ekipit vendas. Por dy gola të shënuara nga David Villa në 15 minutat e fundit të ndeshjes (76’ dhe 85’) vulosën epërsinë e thellë të Barcelonës.
Barcelona tash mbledh 43 pikë në maje të tabelës së La Liga, me Real Madridin që mbetet pesë pikë prapa në pozitën e dytë e që nesër pret në fushë të vet Sevillan. Espanyol, në anën tjetër, pavarësisht fitores ruan pozitën e katërt me 28 pikë.
Në ndeshjen tjetër të sotme Villarreali ka shënuar fitore 3-1 ndaj Mallorca, për të mbledhur 33 pikë në pozitën e tretë.
Ryo Miyaichi Arsenali ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për të transferuar sulmuesin japonez Ryo Miyaichi.
18-vjeçari, i cili aktivizohet për ekipin Chukuodai Chuyko High School, do t’i bashkohet ekipit londinez në afatin kalimtar të janarit.
“Jam i ngazëllyer që ai do të na bashkohet neve në Vitin e Ri. Ai është provuar me ne gjatë verës dhe ka aftësi të papërpunuara që kanë joshur shumë klube rreth e qark botës. Shoh përpara ta ndihmoj atë të arrijë potencialin e tij te Arsenali”, ka thënë Wenger.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, e ka quajtur Sir Alex Ferguson menaxherin më të mirë të të gjitha kohërave, në prag të ndeshjes derbi mes Chelseat dhe Manchester United.
Derbi i kampionatit anglez, ku Sir Alex do të thyejë rekordin e Sir Matt Busby për kohën më të gjatë të drejtimit të Manchester United, ishte paraparë të zhvillohej nesër në Stamford Bridge, por është anuluar për shkak të motit të keq është anuluar.
“Në historinë e futbollit, menaxheri më i mirë është Sir Alex. Për aq gjatë kohë ai ka menaxhuar ekipin dhe ka ndryshuar shumë. Ai ka ndryshuar ekipin, ai ka ndryshuar lojtarët, ai qenë vërtet shumë, shumë i mirë për klubin”, thotë Capello.
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul Gonzales, ka shënuar hat-trick për të mposhtur i vetëm Kolnin.
Goli i parë i spanjollit erdhi pas gjysmë ore lojë, që ishte edhe i vetmi i pjesës së parë. Pesë minuta në pjesë të dytë Raul shënoi edhe golin e tij të dytë, ndërsa me dy minuta kohë të rregullt të mbetura vulosi hat-trickun dhe fitoren 3-0 të Schalke.
Fitorja e ngre Schalken në pozitën e 10-të me 22 pikë, pas një fillimi të keq të sezonit, ku ekipi i drejtuar nga Felix Magath qëndronte në pjesën e fundit të tabelës.
Dy gola të hershëm dhe një gol tjetër i vonshëm në ndeshjen përballë afrikanëve të Mazembe, i kanë mundësuar Interit të shpallet kampion i botës në nivel klubesh dhe të ngrejë edhe trofeun e pestë këtë vit.
Interi bëri një paraqitje shumë sulmuese gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes, derisa ishte më i qetë në pjesën e dytë të finales së Kupës Botërore të Klubeve, që u zhvillua në Abu Dhabi.
Nerazurrët arritën të kalojnë në epërsi në rastin e parë të mirë përballë ekipit nga Kongo, kur pas 13 minutash lojë Goran Pandev shënoi pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Samuel Eto’o. Pas më pak se pesë minutash tjera, ky i fundit shënoi kësaj here vetë, kur pas një harkimi të kapitenit Javier Zanetti, kamerunasi dërgoi topin në rrjet nëpër këmbët e mbrojtësve kundërshtarë.
Nerazurrët patën edhe disa raste shënimi në pjesën e parë, me Diego Milito që humbi dy raste të pastra shënimi, kur të dyja herët u gjend i vetmuar me portierin e ekipit afrikan, Muteba Kidiaba.Diego Milito reagon pas një rasti të humburPjesa e dytë ishte më e paktë në raste për kampionin e Italisë dhe Evropës, me Douglas Maicon që goditi shtyllën në fillim të kësaj pjese, derisa afrikanët patën dy tentime të dështuara nga Dioko Kaluyituka.
Por italianët nuk u kënaqën me vetëm dy gola, duke shënuar edhe një gol të tretë me pesë minuta të mbetura, me zëvendësuesin Jonathan Biabiany që shmangu mbrojtjen për të mposhtur portierin kundërshtar dhe për të vulosur edhe fitoren e Interit.Wesley Sneijder ka shikuar nga stoli ekipin e tij duke fituar në finalen e Kupës Botërore të Klubeve
Triumfi është i pesti për Interin, pas kampionatit italian, Kupës së Italisë, Superkupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve. I vetmi trofe që u ka ikur nga duart Nerazurrëve këtë vit, është Superkupa e Evropës, që shkoi në duart e fituesit të Europa League, Atletico Madrid.
Mazemba në anën tjetër, pavarësisht disfatës, bëhet klubi i parë afrikan dhe i parë jo-evropian dhe jo-amerikanojugor, që arrin në finalen e Kupës Botërore të Klubeve. Kampioni i Afrikës mposhti brazilianët e Internacionale në gjysmëfinalen e kësaj gare.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell. Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka nënvizuar planet për të fituar Kupën Botërore të Klubeve vitin e ardhshëm, ende pa fituar Ligën e Kampionëve këtë vit.
Ekipi spanjoll fitoi garën botërore sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit është Interi, si kampion i Evropës, ai që garon në Kupën Botërore të Klubeve.
“Ne kemi pasur një përvojë të jashtëzakonshme vitin e kaluar, dhe jam i sigurt se nëse do të kishim arritur në Kupën Botërore të Klubeve në vitin 2011, ne sërish do kishim në anën tonë shumë tifozë në Japoni që për momentin janë neutral”, ka thënë Rosell për FIFA.com, duke iu referuar turneut të vitit të ardhshëm, që rikthehet në Japoni.
Theofanis Gekas Lideri i tabelës së Bundesligës, Borussia Dortmund, ka pësuar humbjen e dytë të sezonit dhe të parën që nga java e parë e Bundesligës, këtë herë në fushë të Eitracht Frankfurtit.
Goli i vetëm i ndeshjes dhe i fitores për Eitracht erdhi kur kishin mbetur tre minuta nga koha e rregullt, me anë të Theofanis Gekas (87’).
Humbja ishte vetëm e dyta në 17 javë për Dortmundin dhe e para që nga java e parë në Bundesliga, kur u mposht nga Bayer Leverkusen. Që nga muaji gusht, Dormund ka pasur 14 fitore dhe vetëm një barazim, ndaj Hoffenheim.
Pavarësisht disfatës, Borussia Dortmund është lider në Bundesliga me 43 pikë, 11 më shumë se Bayer Leverkusen, që mban pozitën e dytë.
Carlo Ancelotti dhe Alex Ferguson Edhe derbi i nesërm i Ligës Premier, ai mes Chelseat dhe Manchester Unietd, është anuluar për shkak të motit të keq që dominon në ishull.

Më herët gjatë ditës u anuluan të gjitha ndeshjet e parapara për sot, me përjashtim të dy ndeshjeve, ndërsa më vonë u anuluan edhe ndeshet e nesërme, si ajo mes kampionit dhe nën-kampionit të Anglisë si dhe ndeshja tjetër në mes të Blackpool dhe Tottenham.


Ndeshjet e vetme që janë zhvilluar kanë qenë ajo mes Sunderlandit dhe Boltonit në Stadiumin e Dritave, që përfundoi me fitoren e vendasve (1-0), dhe tjetra që është duke u zhvilluar ku Blackburn pret West Hamin. Ende nuk dihet për fatin e ndeshjes tjetër të nesërme, asaj ku West Brom pret Wolves.


Ndeshjet e anuluara:


E shtunë:
Liverpool - Fulham
Wigan - Aston Villa
Arsenal - Stoke
Birmingham - Newcastle


E diel:
Chelsea - Manchester United
Blackpool - Tottenham

Andres Iniesta është zotuar se ai do të pensionohet në Camp Nou pasi Barcelona “i ka dhënë atij gjithçka”.
Spanjolli, i cili shënoi golin e fitores për Spanjën ë finalen e Kupës Botërore, thotë se ai dëshiron ta mbyllë karrierën me Barcelonën.
“Ky klub më ka dhënë mua dhe familjes time gjithçka. Do të ishte e veçantë për t’i dhënë fund karrierës këtu, por kjo varet nga ajo se si do të luaj gjatë disa viteve të ardhshme. Më pëlqen të mendoj se momentet më të mira ende do të vijnë dhe se unë mund të jam edhe më shumë”, ka thënë Iniesta për Esquire.
Roma është në planet e trajnerit të Chelseat, Carlo Ancelotti, për të ardhmen, derisa italiani pranon edhe njëherë se ai do të pëlqente të marrë nën drejtim ish-klubin e tij.
Megjithatë, për momentin Ancelotti dëshiron të mbetet në Stamford Bridge, dhe thotë se nuk ka plane aktuale për t’u larguar nga Liga Premier.
“Kam kontratë e cila skadon në vitin 2012 dhe jam mirë këtu. Dua të vazhdoj me Chelsean. Gjithçka varet nga unë. I di thashethemet që më shohim mua në stolin e Romës – kjo gjë ka ndodhur që kur unë thash se do të doja të drejtoj Romën. Sigurisht, kjo vlen, por unë mendoj se është shumë herët tash”, ka thënë Ancelotti për Sky Sport.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, është duke dashur t’i zgjidhë problemet e sulmit në janar, duke sjellë në ekip dyshen e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor dhe Roque Santa-Cruz.
Me fonde të limituara për transferime, Moyes është alarmuar nga dëshira e Cityt për të huazuar dyshen sulmuese dhe shpreson të joshë lojtarët në Goodison Park si huazim, shkruan TalkSport.
Me Ayegbeni Yakubu, Louis Saha dhe Jermaine Beckford që kanë shënuar vetëm tre gola (së bashku) në Ligën Premier deri tash, Moyes ka aktivizuar Tim Cahill në një rol më sulmues për Evertonin këtë sezon, dhe mesfushori australian mbetet golashënues lider me tetë gola dhe dy asistime në emër të tij këtë sezon.
Moyes po ashtu pret një përgjigje nga Los Angeles Galaxy për Landon Donovan për një huazim dymujor, pas suksesit që pati gjatë huazimit të sezonit të kaluar.
Pjesa më e madhe e ndeshjeve të Ligës Premier të parapara të zhvillohet sot, janë anuluar për shkak të vazhdimit të rënies së borës nëpër Britani.
Klubi futbollistik Liverpool ka konfirmuar se ndeshja kundër Fulhamit, e paraparë për sot në ora 16, është shtyrë për shkak të kushteve të këqija të motit.
Më vonë gjatë ditës, edhe Arsenali bëri të ditur se ndeshja kundër Stoke Cityt, e paraparë po për sot, është anuluar po për shkak të borës.
“Për shkak të rënieve të mëdha të borës në Londrën veriore, referi i ndeshjes Lee Mason, ka marrë vendim për të anuluar ndeshjen e sotme”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.
Përveç Liverpool-Fulham dhe Arsenal-Stoke City, sot janë anuluar edhe ndeshjet Birmingham -Newcastle dhe Wigan-Aston Villa. Ndërkohë do të zhvillohet ajo mes Blackburn dhe West Ham, derisa Sunderland-Bolton është duke u zhvilluar.
Trajneri i Espanyol, Mauricio Pochettino, e vlerëson Barcelonën në mesin e ekipeve më të mëdha në histori.
Pochettino thotë se bashkëvendësi i tij Leo Messi është lojtari më i mirë në botë dhe beson se Barcelona është një prej ekipeve më të mëdha në historinë e kësaj loje.
“Messi është më i miri për momentin, sikur edhe (Diego) Maradona dhe Pele që ishin në ditët e tyre. Dhe Barcelona, në bazë të statistikave, është një prej dy ose tre ekipeve më të mira në histori – mbase edhe më e mira”, ka thënë Pochettino.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, dhe sulmuesi Marco Borriello janë të bindur se ata do të mposhtin Milanin në derbin e sotëm të Serie A.
Kjo është një ndeshje e veçantë për Borriellon, i cili u largua nga Milani gjatë verës për të kaluar te Roma, por lojtari thotë se nuk ndjen presion para kësaj ndeshje.
“Ka ca emocione, kjo është normale, por asgjë vërtet nuk ndryshon për mua dhe kjo është një ndeshje si të tjerat. Vërtet nuk dua të bëj shumë presion në këtë ndeshje”, ka thënë Borriello për Il Corriere dello Sport.
Edhe Totti shpreson që Roma të tregojë një ndeshje të bukur dhe ai të shënojë për të ndihmuar ekipin të dalë me fitore nga kjo ndeshje.
“Kam shënuar dy gola tre vite më parë dhe kjo na ndihmoi të mposhtim Milanin pas shumë vitesh. Roma zakonisht luan ndeshje të mrekullueshme në Milan dhe ne mund ta bëjmë këtë edhe sonte”, ka thënë Totti.
Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, thotë se ata janë duke ndjekur shembullin e Barcelonës dhe janë fokusuar në sistemin e të rinjve.
Marotta thotë se akademia e tyre do të bëhet gur themeli i klubit për ekipet e ardhshme.
“Ne jemi duke u fokusuar në lojtarët e rinj. Ne e kemi bërë këtë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në disa vitet e ardhshme. Objektivi ynë për të ardhmen është të krijojmë një Juventus në stilin e Barcelonës”, ka thënë Marotta.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, pret një ndeshje të vështirë sot përballë rivalit lokal, Espanyol.
Barcelona ka fituar të gjitha ndeshjet e veta në udhëtim në Primera Division deri tash dhe kanë humbur vetëm pesë pikë në total, por edhe Espanyol ka pasur një sezon të mirë, duke pushtuar pozitën katërt të tabelës.
“Është një prej ndeshjeve më të vështira dhe më të komplikuara të vitit, ashtu siç ka qenë në vitet e kaluara. Ne presim që të jetë shumë e intensifikuar dhe shumë e vështirë, por ne jemi të motivuar dhe shkojmë atje për të fituar”, ka thënë Valdes.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ata janë të aftë ta tronditin rivalin e Ligës së Kampionëve, Barcelonën.
Barcelona ishte ajo që eliminoi ekipin e Arsene Wenger nga kjo garë sezonin e kaluar, pasi triumfoi me rezultat 4-1 në Camp Nou, dhe shorti i Ligës së Kampionëve i caktoi Arsenalit të njëjtin rival edhe këtë sezon. Dhe Fabregas, i cili verën e kaluar ishte afër kalimit te klubi spanjoll, beson se këtë herë do të jetë ndryshe.
“Ky nuk është një mision i pamundshëm. Ne mund ta fitojmë këtë. Barcelona nuk është e pamposhtshme. Nëse ata ishin të paprekshëm, ata do ta fitonin Ligën e Kampionëve çdo vit. Manchester United, Chelsea dhe Liverpool i kanë eliminuar ata viteve të fundit”.
“Ndoshta është radha jonë tash – dhe pse jo? Nëse ne dëshirojmë të jemi kampionë të Evropës, ne duhet të jemi të aftë të mposhtim secilin dhe çdokënd – dhe kjo përshinë Barcelonën”, ka shtuar spanjolli.
Carlo Ancelotti mohon se ai dëshiron të largohet nga Chelsea, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge për një kohë të gjatë dhe duke marrë si shembull rivalin e tij, Sir Alex Ferguson.
Ancelotti është në humor të mirë derisa përgatitet të presë Alex Ferguson në ditën kur skocezi thyen rekordin e Matt Busby për menaxherin që ka shërbyer më së gjati në klubin më të famshëm britanik.
“Të mbijetosh 24 vite në një klub, është mrekulli. Kjo kurrë nuk ndodh në Itali. Por këtu është ndryshe. Andaj shikoj në të gjitha ato gjëra që arritëm vitin e kaluar me Chelsea dhe mendoj veten se nëse mund ta ruajmë të njëjtin nivel për sezonet e ardhshme, atëherë pse të mos qëndroj edhe për 10 vite?”.
“Pas asaj që ndodhi këtë sezon, njerëzit do të thoshin se kjo është një ambicie joreale. Por unë nuk pajtohem. Ndjehem mirë, ekipi ka filluar të ecë në drejtimin e duhur pas paraqitjes ndaj Tottenhamit dhe ka optimizëm në stërvitje gjithë javën”.
“Nëse dua më shumë inspirim, duhet të shoh në Sir Alex. Ai kurrë nuk ka humbur ekspresivitetin e tij dhe aftësinë për të menaxher ekipin. Ose pasionin. Ai është shembull fantastik për çdo trajner”, ka thënë Ancelotti.
Wayne Rooney thotë se ai është i befasuar që Manchester United është duke kryesuar tabelën e Ligës Premier.
“Chelsea filloi vërtet fuqishëm, andaj ishte e rëndësishme të mos mbetemi shumë prapa pasi ata janë një ekip i vështirë për t’u arritur. Andaj, qëndruam prapa dhe katër javë më parë ne thamë se nëse do të ishim vetëm tre ndeshje prapa para kësaj ndeshje (derbit mes tyre), do të ishim të lumtur. Tash jemi tre pikë përpara tyre me një ndeshje më pak”.
“Jemi në një pozitë të shkëlqyeshme. Por mënyra se si tabela u ndërrua muajin e kaluar, e dimë se sa shpejt gjërat ndodhin, andaj nuk duam të jemi të vetëkënaqur. Ne duhet të vazhdojmë dhe të nxjerrim këto rezultate”, ka thënë Rooney.
Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, ka zbuluar se ai ka pranuar ofertën e Milanit dhe se do t’u bashkohet Rossonerëve jo më larg se muajin e ardhshëm.
Cassano e konfirmoi transferimin te gjiganti milanez në emisionin televiziv, Striscia La Notizia. Ai pranoi poashtu të veshte fanellën e Milanit të ofruar nga gazetari Mario Stafelli, ndërsa për fanellën u shpreh, “Nuk është e keqe, apo jo? Më shkon përshtati”.
Ai shtoi, “Kush nuk do të pranonte një ofertë nga Milani? Ai është ekipi më i madh në historinë e futbollit. Te Real Madridi ishte katastrofë e vërtetë, le të shohim çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme. Ka edhe disa detaje qe duhet të finalizohen”.
Ryan Giggs thotë se Manchester United është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për t’ia bërë bajat futbollin Chelseat, kur Djajtë e Kuq pritet të parakalojnë para fushëbetejës së Stamford Bridge.
“Nuk është asgjë më shumë se një udhëtim”, theksoi Giggs.
“Shpresoj se ne mund ta ndryshojmë statistikën e dobët në Stamford Bridge, pasi nuk kemi fituar që disa vjet. Ishte paraqitje e mirë ajo ndaj Arsenalit. Shpresoj se ne mund të dominojmë dhe të krijojmë një distancë solide, pasi që kemi shumë ndeshje para nesh”, përfundoi legjenda e United.
Shumë është folur për shortin e Ligës së Kampionëve dhe reagimet pas tij, ndërsa radhën tani e ka Roy Hodgson, që si një ‘dele e zezë’ foli për përballjen ndaj Sparta Prague.
“Mendoj se është short shumë i mirë. Ka shumë ekipe të mira në këtë garë. Kurrë nuk do të jetë e lehtë që ta kalojmë këtë fazë, pasi që ekipet e kualifikuara, mendoj ato që erdhën nga Liga e Kampionëve do të jenë mjaft të fuqishme”.
“Është me rëndësi të luajmë mirë dhe të kalojmë tutje, nuk mund të them se jemi trajtuar keq nga shorti”, theksoi Hodgson.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, mezi e pret ndeshjen ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve.
“Të gjithë menduan se ne mund luajmë ndaj ndonjë prej dy skuadrave milaneze, ashtu si viteve të kaluara, por jo, është Marseille”.
“Marseille është i fortë në shtëpi, ku ka atmosferë fantastike që garantohet nga tifozët e flaktë. Ata kanë rigjetur formën më të mirë pas një periudhe të vështirësive, ndërsa mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë kjo”, ka thënë Fergie.
Chelsea do të presë në Stamford Bridge të dielën liderin e Ligës Premier, Manchester United, ndërsa disponimin e jashtëzakonshëm në stërvitje e ka zbuluar menaxheri Carlo Ancelotti.
“Të luajmë ndaj Manchester Unitedit mund të jetë motivim fantastik për ne. Ne mund ta shfrytëzojmë këtë ndeshje për t’u zhvendosur nga një moment i vështirë”.
“Mendoj se ato momente që nga tani mund të konsiderohen histori, pasi që kam parë atmosferë më ndryshe në stërvitje dhe shpresoj se besimi do të jetë shumë i madh. Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, potencoi Ancelotti.
Arsene Wenger ka zbuluar se nuk është aspak i trembur nga kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve, përkundër faktit se ‘maturantët’ e tij do të përballen me gjigantët e Barcelonës.
“Reagimi im është i thjeshtë – vështirë, por e mundur. Unë nuk kam pasur preferenca, të gjithë janë të mirë. Ju mund të thoni se Schalke, me më pak histori në Ligën e Kampionëve do ishte kundërshtar më i lehtë. Por, përparësia është se e kemi në këmbët tona dhe do jemi të gatshëm”.
“Barcelona natyrisht se është favorite për komplet titullin dhe është ekip i famshëm, por nga ana e tyre, janë ata që nuk e dëshiruan këtë short, pasi që e kanë ditur se do të kenë kundërshtar të vërtetë”, deklaroi Wenger.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është me plot arsye i kënaqur me shortin e Ligës së Kampionëve, ndërsa pos tjerash potencoi se Ronaldinho është lojtar më i mirë se Antonio Cassano.
“Do të jetë ndeshje e mirë ajo ndaj Tottenhamit”, theksoi pronari i Milanit për mediat.
“Transferim i Cassanos apo Ronaldinho? Më mirë Ronaldinho”, përfundoi Berlusconi.