Angel Di Maria Real Madridi arriti që me ‘qykë të zorit’ ta mposhtë Sevillan në derbin e javës së 16-të në La Liga të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Ishte kjo një sfidë në të cilën ishte pritur dominim i plotë dhe shumë gola nga Real Madridi, por në fakt Sevilla u tregua arrë e fortë për t’u thyer për Los Blancos.
Rasti më i mirë për mysafirët nga Sevilla ishte ai në minutën e 58-të, kur Alvaro Negredo dështoi të shënonte i vetmuar përballë portierit Iker Casillas. Mesut Ozil Pas shumë tentimeve të Los Blancos, vjen momenti i zi për madrilenët. Ricardo Carvalho ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63-të, për ta lënë Realin me një lojtar më pak në fushë.
Por, kjo vetëm sa i ndezi madrilenët. Pas rasteve të panumërta dhe një mbrojtje vërtetë mirë të organizuar nga andaluzianët, vjen dhe momenti i thyerjes së qëndresës heroike. Një aksion i nisur nga Mesut Ozil, topi i të cilit përfundoi në këmbët e Di Marias, përfundoi në rrjetë, pas një ‘copë’ mjeshtrie nga argjentinasi (77’).Angel Di Maria Reali arriti ta mbajë epërsinë në fund të takimit ku kishte incidente, ndërsa me këtë fitore Merengezët mbajnë hapin me lideren Barcelonën, ku diferenca në tabelë mbetet ende dy pikë.
Sir Alex Ferguson është edhe zyrtarisht menaxheri që ka qëndruar më së gjati në historinë e Manchester Unitedit, pasi kaloi plot 24 vjet, një muaj e 15 ditë (8.811 ditë) në krye të klubit nga Old Trafford, që nga nëntori i vitit 1986.
Ferguson kështu lë pas legjendën tjetër Matt Busby, i cili drejtoi klubin nga tetori i vitit 1945 deri në janar të vitit 1969 dhe nga dhjetori 1970 deri në qershor të vitit 1971.
“Ai ishte sensacional për Manchester Unitedin. Kur ne së pari e takuam atë, ai nuk ishte i kënaqur me vendin e dytë, ai kërkoi të ishte fitues. Ai ishte unik. Unë kurrë nuk kam njohur dikë që punon aq shumë, që ka trutë dhe që ka paparashikueshmërinë si ai”.
“Në ëndrrat tona më të egra ne nuk kemi pritur që Sir Alex Ferguson të jetë aq i suksesshëm gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, sidomos nëse shohim se mesatarja e qëndrimit të një menaxheri është tre vjet e gjysmë”, deklaroi antari i bordit të Manchester United dhe njeriu që përcolli çdo hap të Fergusonit, Sir Bobby Charlton.
Sir Alex Ferguson si menaxher i Manchester United ka fituar 11 tituj të Ligës Premier, dy tituj të Ligës së Kampionëve, pesë FA Cup, ndërsa sipas Bobby Charlton, sekreti prapa suksesit qëndron në aftësinë e skocezit për të zbuluar talentë të rinj, ashtu si përjashtimin e mundësisë për pensionim.
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pranuar se ekipi i tij ishte i frikësuar nga Manchester Unitedi në ndeshjen e të hënës.
“Mendoj se dallimi i asaj mbrëmje ishte se ne jemi frikësuar nga humbja, e jo nga fitorja. Kjo ishte diferenca që na bredhte nëpër kokat tona. Shpeshherë ne dukemi të frikësuar për t’i fituar ndeshjet e mëdha, ne nuk japim shumë për t’i fituar ato dhe kthehemi prapa për të shkuar çfarë bën kundërshtari”.
“Ne shikojmë nëse jemi në gjendje t’i mposhtim ata në vend se të shkojmë përpara e t’u shkaktojmë probleme. Unë po e kuptoj dita ditës se futbolli është besim dhe mentalitet”, deklaroi Fabregas.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, pret që Didier Drogba të rikthehet në formën më të mirë dhe t’ua sigurojë Bluve titullin e kampionit të Ligës Premier.
“Na është nevojitur Drogba për të përsëritur paraqitjet e sezonit të kaluar. Ai nuk shënoi që një kohë të gjatë dhe goli ndaj Tottenhamit i bëri mirë”.
“Sezonin e kaluar, ai shënoi 37 gola, të cilat ishin shumë të rëndësishme për sezonin tonë. Shumë herë ai nuk luajti aq mirë, por ai ishte në gjendje të shënonte në pothuajse çdo ndeshje. Në ndeshjet pa të është më ndryshe. Nuk kemi pasur fuqinë e tij në sulm. Është ekip tjetër pa të”, deklaroi Ancelotti.
Wayne Rooney mendon se Manchester United nuk do të jetë në gjendje që të thyejë rekordin e skuadrës legjendare të Arsenalit, që në sezonin 2003-2004 nuk u mposht fare, arriti 26 fitore dhe 12 barazime.
“Do të jetë e vështirë të përsërisim atë që bëri Arsenali. Nëse do ta kishim bërë atë, atëherë do të ishte arritje e madhe, por vështirë të ndodhë”.
“Sidoqoftë, nëse përfundojmë mbi Chelsean në fund të sezonit, atëherë do ta fitojmë titullin”, u shpreh Rooney.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe deri atëherë do të bëhet 34 vjeç, ndërkaq nuk është sprapsur por ka kërkuar një rinovim tjetër.
Sipas News of the World, Chelsea është në dilemë a ta bëjë apo mos ta bëjë këtë, nëse merret parasysh forma gjithnjë e në rënie të sulmuesit të Bregut të Fildishtë dhe moshës.
Pos kësaj, flitet edhe për përçarje te klubi londinez, sidomos pas largimit të Ray Wilkins nga posti i asistent menaxherit, gjë që u vërejt me rënien e formës së Chelseat.
Juventusit fati ia ka kthyer shpinën në duelin ndaj Chievos, ndërsa për barazimin dramatik i zhgënjyer u shpreh trajneri Luigi Del Neri.
“Ne goditëm shtyllën në dy raste. Nuk ishte e lehtë të luajmë pothuajse tërë pjesën e dytë me dhjetë njerëz në fushë, por thjeshtë nuk kishim fat. Ky është futbolli, javën e kaluar u shpërblyem, këtë javë u zhgënjyem”.
“Me rëndësi është të mbajmë karakterin, pasi momentalisht nuk më intereson renditja në tabelë”, ka thënë Del Neri.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, i është përgjigjur trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, për deklaratën se ekipi i tij është mbi nivelin e pritur.
Mourinho kishte deklaruar se atij dhe skuadrës së tij do t’i jipte notën 11 nga 10, duke simbolizuar kështu ngritjen mbi nivelin e caktuar. Sidoqoftë, kjo nuk i pëlqeu dhe aq Daniel Alvesit, i cili iu pëgjigj mjeshtrit Mourinhos.
“Ekipit tim unë i jap notën 12, për të qenë më lart. Respekt për Mourinhon, por edhe unë jam në favor të vetbesimit, që ai të jetë sa më i lartë. Një 11 është i jashtëzakonshëm, kështu që unë i jap Barcës maksimumin, notën 12, për të qenë mbi të”, theksoi Alves.
Chelsea besohet se është duke synuar një transferim të dyfishtë prej 70 milionë funtesh të dy supersulmuesve, Edin Dzeko dhe Carlos Tevez.
News of the World pohon se sulmuesi argjentinas do të pranonte menjëherë kalimin në Stamford Bridge, pasi iu refuzua kërkesa për t’u rikthyer te United.
Sipas tabloidit britanik, Blutë janë poashtu në kërkim të Edin Dzekos, boshnjakut i cili është i blinduar nga Wolfsburgu, pasi gjermanët kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro për të.
Carlos Tevez thuhet se është duke u përgatitur për të qëndruar te Manchester City deri në fund të këtij sezoni.
26 vjeçari tashmë edhe zyratrisht ka kërkuar transferimin e tij nga Manchester City, një kërkesë kjo që u refuzua me efekt të menjëhershëm nga hierarkia sheike.
Tani mediumet britanike, duke filluar nga Express, flasin për një qëndrim të argjentinasit deri në fund të sezonit dhe si destinacion të radhës përmendin disa prej top klubeve evropiane.
Santiago Bernabeu Stadiumi i Real Madridit, Santiago Bernabeu, mund të bëhet impianti i parë në botë që do të ketë një hotel luksoz në të, gjithnjë sipas gazetës spanjolle ABC.
Pos ndërtimit të një hoteli brenda stadiumit, do të bëhet dhe rifasadimi i tij me anë të një konstruksioni avant-gard dhe modern. Projekti i planifikuar nga hierarkia e Real Madridit do të kushtojë 200 milionë euro dhe do të përfundojë në vitin 2013.
Mirëpo, para kësaj me detajizimin e këtij projekti do të merret një prej arkitektëve më të njohur në botë, i cili do të zgjidhet nga Florentino Perez. Projekti mund të mbetet peng nëse nuk jep leje komuna e Madridit.
Sir Alex Ferguson e feston sot (e dielë) rekordin e qëndrimit të tij te Manchester United, duke e tejkaluar Sir Matt Busbyn që ishte 8810 ditë në krye te Djajve. Skocezi Ferguson ndihet me fat që ka pasur nderin të këshillohet nga Matt Busby.
Në një intervsitë për Daily Mail, Ferguson kritikoi ashpër drejtuesit e klubit të Blackburnit që shkarkuan pak ditë më parë Sam Allardyce, vetëm e vetëm pse nuk arriti ta fitonte një ndeshje dhe të ngjitej në pozitën e katërt. Kjo e bën skocezin të ndihet krenar që ka pasur mbështetjen e legjendave Busby dhe Charlton.
“Unë jam me fat që kam pasupr Sir Matt Busbyn dhe Sir Bobby Charlton si këshilltarë të mi dhe rojtarë të historisë së klubit. Ata e kuptojnë rolin e menaxherit dhe vështirësitë të cilat paraqiten”, theksoi Ferguson, i cili pranoi se ishte pranë shkarkimit në vitin 1990 në një ndeshje ndaj Nottingham Forest.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, është i gatshëm që të shpenzojë gjatë afatit kalimtar dimëror, në tentim për të përforcuar skuadrën.
“Unë shpresoj se mund të na rikthehen një apo dy lojtarët e lënduar në pozitat e caktuara. Me lëdimet e Jamie Carragher (krah), Daniel Agger (ije), Jay Spearing (nyje) dhe Steven Gerrard (kofshë), e kemi pasur të vështirë”.
“Unë shpresoj se do të kemi mundësi për të blerë gjatë afatit kalimtar të janarit për t’u bërë ekip më i mirë. Dëshira ime për shpenzime ka hasur në mirëkuptim te pronarët, por mbetet të shihet sa do të realizohen ato”, ka thënë Hodgson.
Familja mbretërore e Katarit thuhet se është duke e synuar blerjen e Manchester Unitedit me anë të një oferte prej 1.7 miliardë eurosh.
Katari pasi siguroi organizimin e Kampionatit Botëror 2022, tani mendohet se dëshiron ta shndërrojë vendin në shtet të futbollit. Kohë më parë Fondacioni i Katarit siguroi vendin në fanellën e Barcelonës.
The Mirror tani pohon se familja mbretërore e Katarit është në gjendje ta financojë blerjen e klubit nga Old Trafford, ashtu si t’ia sigurojë Sir Alex Fergusonit mjete për transferimin e top lojtarëve.
Jose Maria Del Nido Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido, ka pohuar para duelit që e zhvillon ekipi i tij ndaj Real Madridit se Cristiano Ronaldo nuk mund të krahasohet me Lionel Messin, pasi që argjentinasi është futbollisti më i mirë në botë.
“Është sakrilazhë të krahasoni Messin me Ronaldon. Cristiano është lojtar i mirë, por Messi është më i miri në botë dhe është e sigurtë se ai do të jetë një prej më të mëdhenjve në histori”, theksoi Del Nido. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi Real Madridi pret Sevillan në duelin i cili zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Lojtarët e Juventusit duke e festuar golin Chievo ishte befasia e ditës në Serie A, pasi ka siguruar një barazim fenomenal ndaj Juventusit në momentet përfundimtare të sfidës, përderisa Napoli përsëri u dhuroi tifozëve një fitore sensaconale.
Juventusi e nisi më mirë takimin në Bentegodi, pas një goli mjeshtëror nga Fabio Quagliarella (31’) i ndihmuar nga Vincenzo Iaquinta.
Pranë epërsisë së Juventusit, Bianconerët mbeten me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Manuel Giandonatos (53’).
Kur të gjithë menduan se Juventusi do të dalë fitues i këtij takimi, i këtij mendimi nuk ishte Sergio Pelliesier, që ua prishi ditën Bianconerëve me anë të golit të barazimit të shënuar në sekondat përfundimtare të takimit (90’ +4).
Napoli u mendua se do t’i dëshpëronte tifozët e mbledhur në San Paolo, por këtë nuk e lejoi përsëri Edinson Cavani, i cili ashtu si në Europa League, edhe në Serie A realizoi në minutën e fundit për fitoren e dytë radhazi të madhe për Napolin.
Me këtë barazim Juventusi zbret në pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë, ndërsa Napoli së bashku me Lazion kanë nga 33 pikë në pozitat tre respektivisht dy për shkak të golaverazhit. Edhe Lazio edhe Napoli kanë tri pikë më pak se lideri Milan.
Andres Iniesta thotë se ai nuk është aspak i interesuar për t’u larguar nga Barcelona, e sidomos jo për të shkuar te Manchester City, ku do ta priste një mal me para.
“Ky klub më ka dhënë mua dhe familjes gjithçka. Do të jetë e veçantë të mbaroj karrierën këtu, por kjo varet nga ajo se si performon ekipi vitet në vijim. Më pëlqen të mendoj se momenti im më i mirë ende nuk ka ardhur dhe unë mund të jap më shumë”.
“Trajneri është njeriu i cili na mëson aq shumë dhe na jep zgjidhje kur ka probleme”, tha Iniesta duke e lëvduar trajnerin Guardiola.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka pranuar se Los Blancos nuk kanë llogari për të shfaqur dobësi ndaj Sevillas.
Real Madridi i ka fituar 14 ndeshjet e fundit në Bernabeu, përderisa ka një mesatare prej katër golash për ndeshje në tetë ndeshjet e fundit para tifozëve të vet.
“Përqëndrimi ynë duhet të jetë shumë i lartë. Secili ekip dëshiron ta mposhtë Real Madridin, kështu që do të jetë ndeshje shumë e vështirë”, potencoi Ozil për AS.
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, ishte tejet i qartë pas triumfit Nerazzur në Kupën e Botës për Klube, duke kërkuar ose përkrahje nga kryesia e klubit, ose shkarkimin.
“Janë tri mundësi për klubin”.
“E para, 100 përqind mbështetje për trajnerin dhe transferimin e katër apo pesë lojtarëve për të ndërtuar një ekip më të fortë me konkurrencë brenda skuadrës, në mënyrë që të jemi në gjendje të fitojmë ndeshje dhe trofe”.
“E dyta, të vazhdojmë me këtë projekt pa kurrfarë plani dhe të shkojmë përpara duke e fajësuar një njeri”.
“Dhe opsioni i tretë për klubin është që të bisedojë me agjentin tim dhe të arrijnë një marrëveshje nëse nuk ka mbështetje. E thjeshtë”, sqaroi Benitez.
Hernanes dhe Rocchi duke festuar golin e parë Lazio ka mbyllur me sukses vitin 2010, pasi pos që mposhti Udinesen në momentet përfundimtare të takimit në Olimpico të Romës, arriti t’i afrohet edhe më shumë liderit Milan.
Pas një asistimit nga Tomaso Rocchi, ishte Hernanes ai që nga brenda zonës me një goditje arriti ta befasojë Udinesen (2’). Gola nuk kishte deri në fillim të pjesës së dytë, kur Alexis Sanches (50’), barazoi rezultatin.
Nuk vonoi përgjigja e futbollistëve vendas, të cilët me anë të Giuseppe Biavas (52’), u dhanë epërsinë tifozëve vendas. Frikën bastexhinjëve ua shtiu Denis (61’), i cili me ndihmën e Islas arriti që për herë të dytë ta barazonte rezultatin.
Shifrat përfundimtare 3-2 në favor të Lazios i vuri Libor Kozac një minut pa përfunduar takimi (89’), për shpërthimin në maksimum të tifozëve të cilët nuk u besonin syve.
Me këtë fitore Lazio forxon pozitën e dytë me 33 pikë, tri më pak se Milani lider. Pozita e dytë e Lazios varet shumë nga Juventusi dhe Napoli, të cilët zhvillojnë ndeshjet e tyre respektive në ora 15:00.
Pep Guardiola Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk e ka mohuar një kalim në Angli si menaxher i ndonjë top skuadre të Ligës Premier.
I pyetur para fillimit të ndeshjes ndaj Espanyolit, ai tha: “Si lojtar unë isha i interesuar që të luaj atje, por nuk ishte e mundur. Tani, nuk do ta përjashtoja që ta bëj një gjë të tillë si menaxher”.
“Nuk është një gjë të cilën e kam planifikuar ende, por për shkak të natyrës së punës, unë e di se nuk do të jem këtu përgjithmonë ose për shumë vite. Nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, por nuk është diçka që po e planifikoj për moment”, tha Guardiola.
Strategu katalanas është lidhur në të kaluarën me zëvëndësimin e Sir Alex Ferguson në postin e menaxherit të Manchester United, ndërsa tani si opsion shihet edhe Chelsea, pasi Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit.
Xhavit Bajrami është shpallur kampion i botës në kikboks në kategorinë WKN, pasi mposhti polakun David Trulka.
Mbrëmja e organizuar në Schliren të Zurichut, e pa për fitues kosovarin e njohur ndryshe si “The Gentleman”, i cili vetëm pas dy roundeve të zhvilluara arriti ta mposhtte polakun që në këtë duel nuk bëri pothuajse asgjë.
Me këtë fitore, Xhavit Bajrami është kampion aktual i botës në kikboks në verzionet më të mëdha, ISKA dhe WKN.
Wojchieh Szczesny Arsene Wenger beson se portieri i ri i Arsenalit, Wojciech Szczesny mund të bëhet Peter Schmeicheli i ri.
“A mund të shoh ngjashmëri me Schmeichelin? Po, ka diçka nga ana e prezencës. Unë jam shumë i kënaqur me debutimin e tij. Para së gjithash, ai pati personalitet dhe prezencë. Degazhimi i tij nuk ishte aq i mirë, por kjo ishte për shkak të nervave”.
“Për më shumë, ai e bëri Wayne Rooneyn të humbë një penalti, bëri një intervenim krucial të goditjes së Anderson dhe nuk mund ta fajësoni atë për golin”, precizoi Wenger.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourino, ka zgjuar polemika të shumta me deklaratën e tij të bërë së fundmi, ku edhe njëherë ka lëvduar veten duke thënë se do t’i jipte vetes notën 11 nga 10, në një vit që thotë se është më i miri në karrierën e tij.
“Ky ishte viti më i mirë në karrierën time. Unë do t’ia jipja vetes notën 11 nga 10. Unë fitova çdo garë dhe aktualisht jam në rrugë të mirë për ta bërë këtë edhe me Real Madridin. La Liga është ende shumë e hapur”.
“Ne jemi kualifikuar më tej edhe në Ligën e Kampionëve edhe në Coppa del Rey. Ne poashtu jemi skuadra më e mirë e fazës grupore në Ligën e Kampionëve. Ky sezon ishte i përkryer për ne deri në këtë moment”, tha Mourinho.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka këshilluar lojtarët e tij që të mbajnë ritmin në Serie A dhe të mos mposhten nga Chievo.
“Ekipi po luan mirë në të gjitha pozitat, ne kemi sulmin më të mirë në Itali për momentin, mbrojtja është duke u përmirësuar dhe po vuan më pak tani se sa në fillim të sezonit”.
“Shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi, për t’i minimizuar gabimet. Nëse e mbyllim këtë vit me rezultat pozitiv, atëherë kjo do ishte shtytje për vitin e ardhshëm. Prandaj duhet ta mposhtim Chievon”, ka thënë Del Neri.
Barcelona thuhet se është e gatshme të shpenzojë hiç më pak se 100 milionë euro për të sjellë në Camp Nou mesfushorin Cesc Fabregas dhe sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.
The Mirror shkruan se Barca do ta ketë mundësinë për t’i transferuar që të dy të lartpërmendurit në fund të këtij sezoni, por për këtë duhet të përgatisë jo më pak se 100 milionë euro.
Pos kësaj, katalanasit duhet të llogarisin në rezistencën e Real Madridit që poashtu është i interesuar për shërbimet e Fabregas dhe Torres.
Milani dështoi të zgjeronte edhe më tej diferencën me rivalët në Serie A pas humbjes minimale nga Roma, por trajneri Massimiliano Allegri ishte mjaft optimist pasi skuadra e tij qëndron ende në krye të Serie A.
“Kurrë nuk është mirë të humbasësh. Ne nuk ishim në formën më të mirë ndaj Romës dhe bëmë një gabim në golin e pranuar. Kishim raste për të shënuar, por nuk treguam uri në këtë ndeshje. Sidoqoftë, rezultati ishte final dhe duhet të vazhdojmë të ndjekim caqet tona”.
“Po e mbyllim vitin në krye të klasifikimit dhe nuk kam mundur të kërkoj më shumë nga lojtarët e mi. Tani duhet të shikojmë se si t’i rimbushim bateritë dhe ta vëmë këtë rezultat prapa nesh. Ishte ditë e keqe, por definitivisht duhet të përmirësohemi. Ne po lëmë prapa një vit të mirë, shpresoj se mund të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm me të njëjtin mentalitet që nga ka sjellë këtu ku jemi tani”, u shpreh Allegri.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka falënderuar ekipin e tij për paraqitjen e treguar ndaj Espanyolit, ku Baugranët fituan me rezultat 5-1.
“Kjo ishte ndeshja më e komplikuar këtë sezon. Ata janë rivalët tanë të qytetit, por për më shumë ne mposhtëm një ekip shumë të mirë. Është natë e madhe për ne”.
“Andres Iniesta meritoi mikpritjen në Cornella-El Prat pas nderimit që u bëri tifozëve të Espanyol në finalen e Botërorit”, ka thënë Guardiola.
Roma edhe zyrtarisht është kandidat për titull në Serie A, kjo pas fitores minimale të arritur në transfertë te Milani, ndërsa me këtë triumf i kënaqur u shpreh Claudio Ranieri.
“Ne vuajtëm disa momente. Nuk ishte e lehtë të mposhtim një Milan që me plot meritë është në krye. Unë jam i kënaqur me lojtarët e mi për karakterin që e treguan dhe krijuan epërsinë në kohën e duhur”.
“Kjo fitore është dhuratë për tifozët dhe i kujton ata për potencialin që ka ekipi. Nëse mbesim të bashkuar, mund të luftojmë për titujt”, ka thënë Ranieri.
Manchester United thuhet të jetë kontaktuar nga Manchester City për mundësinë e blerjes së sulmuesit Carlos Tevez.
Sipas mediave britanike, Manchester City i ka bërë thirrje Sir Alex Fergusonit që të bëjë ofertë për Tevezin, por skocezi është kategorik dhe nuk e dëshiron ish-sulmuesin e tij problematik në Old Trafford.
Nga ana tjetër, zërat pohojnë një stabilizim të gjendjes në Eastlands pas rikthimit të Carlos Tevez në stërvitje. Mendohet se ai do të luajë të hënën ndaj Evertonit.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është një prej fytyrave të ralla që ka hyrë në zemrat e tifozëve të Espanyolit, pasi që me të hyrë në lojë shpërthyen ovacionet për të, kjo pasi Iniesta shfaqi një fanellë në finalen e Botërorit 2010 ku përmend futbollistin e ndjerë të Espanyolit, Dani Jarque.
“Unë ndjeva diçka kur isha në fushë dhe ajo ishte gjëja më e mirë. Më me rëndësi është që këtu janë të përfshirë njerëz rivalë të tanë”.
“Është gjithmonë ndeshje e vështirë, por ne i shfrytëzuam mirë hapësirat dhe sulmuesit tanë ishin të suksesshëm”, tha Iniesta pas fitores prej 5-1 te Espanyoli.