Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, beson se kampionët tani janë në rrugë të mbarë dhe se do të jenë në gjendje t’i bëjnë presion Dortmundit që është në krye të tabelës së Bundesligas.
“Ne jemi vetëm katër pikë prapa vendit të dytë dhe jemi ekipi i vetëm që mund ta përballojë presionin e majës së tabelës”.
“Wir sind die Rekordmeister (ne jemi kampionët rekordë), këta jemi ne. Tani do të japim gaz në maksimum”, ka thënë Muller.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka lansuar një sulm të jashtëzakonshëm drejt trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, duke akuzuar portugezin për kritikat drejt gjyqtarit, me ç’rast e krahason atë me një foshnje që vazhdimisht është duke qarë.
“Ne te Valencia kemi arsye të shumta që të ankohemi për referimin në shumë raste ku jemi dëmtuar, por nuk e bëjmë këtë. Pozita e Mourinhos në këtë aspekt është sikur e një foshnje qe vazhdimisht qanë.
“Gjyqtarët bëjnë gabime edhe pro edhe kundër ekipit tuaj, por sigurisht se kemi më shumë kritika se sa lëvdata”, precizoi Emery.
Familja Glazer ka hedhur poshtë spekulimet sa i përket shitjes së mundshme të Manchester Unitedit, duke deklaruar se klubi nuk është në shitje për kurrfarë çmimi.
Është spekuluar për një ofertë prej 1.5 milionë funtesh nga Qatar Holdings për blerjen e klubit nga Old Trafford, si dhe për një shumë të madhe që do t’i ofrohej skocezit Alex Ferguson për blerjen e futbollistëve të mëdhenj.
“Nuk ka pasur ofertë për klubin. Por, edhe po të kishte ndonjë ofertë ajo do të ishte jorelevante, pasi që klubi nuk është në shitje”, theksoi një zëdhënës i familjes Glazer për Daily Star.
Skuadra nga Gelsenkirchen, Schalke, ngadalë por sigurt po rikthehet në formën më të mirë, ndërsa për këtë trajneri Felix Magath e falënderon legjendën Raul Gonzalez.
“Raul është lojtari ynë më i rëndësishëm. Ai vrapon pa u ndalur, madje vrapon më tepër se që kërkoj, por ai është në gjendje të mirë dhe gjithmonë është aty kur kemi nevojë për të”.
“Ne pa problem mund ta synojmë Ligën e Kampionëve. Pozita e pestë është objektivi i radhës në Bundesliga”, ka thënë Magath.
Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ka pranuar se është në kërkim të një klubi të ri për t’u transferuar si huazim në mënyrë që ta rigjejë formën dhe të ri-ftohet në kombëtaren angleze.
“Unë nuk do të kthehem te Milani, pasi që këtë herë është e pamundur të bëj një gjë të tillë për një kohë aq të shkurtër në një skuadër që tani është më serioze se më parë. Por, unë do të shkoj diku tjetër për të mbajtur veten në formë me mundësinë për të marrë ftesën nga Anglia përsëri”.
“Më mungon Liga Premier, pasi që nuk kam luajtur që prej më se tetë vite. Është kampionat i mrekullueshëm dhe një prej më kompetitivët në botë. Ndoshta një ditë mund të rikthehem, por vetëm në fanellën e Manchester United. Unë nuk po kërkoj një gjë të tillë, por do të presim dhe të shohim”, deklaroi Beckham.
Marco Boriello thotë se është lënduar nga reagimet e tifozëve të ish-klubit të tij në fitoren e Romës prej 1-0 ndaj Milanit.
“Jam lënduar paksa nga vërshëllimat. Nuk i kam pritur ato, pasi që unë nuk kam bërë ndonjë gjest provokues gjatë festimit tim”.
“Për çdo rast, unë jam i kënaqur me ekipin tim pasi mbyllën epërsinë që kishte lideri prej shtatë pipkësh. Tani po e shoh qëndrueshmërinë në ekipin tim, që po shënon gola të rëndësishëm. Roma ka dëshmuar se është mjaft konkurruese”, ka thënë Boriello.
Anësori i Chelseat, Florent Malouda, ka këmbëngulur se lufta e ashpër për titullin në Ligën Premier mund të bëjë që trofeu për më të mirin të vendoset në fund të majit.
“Është garë e hapur. Ne ishim në maje në pjesën e parë të sezonit, ndërsa tani kemi lëshuar aq shumë pikë, sa që tani jemi në ndjekje të Manchester Unitedit, Arsenalit dhe Manchester Cityt, kështu që mendoj se do të jetë ngushtë në fund”.
“Ne kemi përvojën e vitit të kaluar kur përfunduam në krye me vetëm një pikë më shumë, ndërsa në këtë periudhë kemi qenë shumë më larg. Mendoj se do të jetë shumë e hapur lufta pasi që aty janë aq shumë ekipe të përfshira në luftë, kështu që mendoj se do të jetë interesant deri në fund”, potencoi Malouda.
Trajneri i Schalkes, Felix Magath, ka thënë se Manuel Neuer nuk do të largohet nga Mbretërit e Kaltër në një të ardhme, përkundër spekulimeve se transferimi i portierit te Bayerni është i pashmangshëm.
“Natyrisht ne mund ta shesim atë për shumë para. Sidoqoftë, ne nuk do të ishim në gjendje të sjellim një zëvëndësues të kalibrit të tij. A duhet ta shesim portierin më të mirë në Gjermani dhe të jemi të kënaqur me vendin e shtatë?”.
“Pozita ime është ndryshe. Unë preferoj të luaj për titujt e Ligës së Kampionëve dhe Bundesligas. Manuel Neuer definitivisht do të qëndrojë këtu deri në vitin 2012”, tha Magath.
Sipas Luciano Moggit, Rafael Benitez duhet të shkarkohet sa më shpejtë nga posti i trajnerit të Interit, një vendim ky i merituar për teknikun e dështuar spanjoll.
“Deri të shtunën unë e kam përkrahur Benitezin sepse të gjithë e akuzuan atë si problemin e vetëm te Interi, por unë kurrë nuk e kam pritur një shpërthim të tillë në fund të finales së Botërorit të Klubeve”.
“Ai është dashur ta thoshte këtë para Botërorit. Nëse Interi i premtoi krejt diçka tjetër, atëherë ai është dashur të japë dorëheqje. E nëse do të isha Massimo Moratti, atëherë do ta shkarkoja pa u menduar dy herë. Ai e ka destabilizuar klubin”, deklaroi Moggi.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se sulmuesi Bojan Krkic ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2015.
Krkic ka vënë nënshkrimin në një kontratë të re shumë më të mirë për të, e cila e sheh klauzolën e transferimit të tij të ngritur nga 79.5 milionë euro në 98.5 milionë.
“Ky është lajm shumë i mirë për Barcelonën. Ne kemi besim në të, përndryshe do të kishim lejuar largimin e tij gjatë verës”, u shpreh Guardiola.
Antonio Cassano është lojtar i ri i Milanit, pasi klubi kuq e zi arriti marrëveshje me Sampdorian për t’ia paguar në gjysmë klauzolën prej 5 milionë eurosh Real Madridit.
Ishte vet Cassano ai që kishte deklaruar se është në gjendje ta paguajë vet klauzolën për të kaluar te Milani, ndërsa klubi Rossoner nuk e lejoi këtë dhe tani ka arritur marrëveshje me klubin gjenovian.
Si rezultat, Sampdoria është liruar nga Cassano, Reali i mori paratë dhe Milani e transferoi lojtarin.
Cassano thuhet se do të nënshkruajë kontratë trevjeçare e gjysmë me fitime 2.8 milionë euro në sezon, shumë më pak se sa fitonte te Sampdoria. Debutimi i tij në fanellën Rossonere pritet të bëhet më 3 janar. Zyrtarizimi pritet në ditët në vijim, pasi Cassano është jashtë Italisë.
Përzgjedhësi i Anglisë, superstrategu Fabio Capello thuhet se është në Milano për të zhvilluar bisedimet me zyrtarët e Interit, ndërsa nga ana tjetër mediat angleze flasin për një rikthim të Rafa Benitezit në shtëpinë e tij në Liverpool.
Sky Sports Italia pohon se Capello është në Milano për arsye personale, ndërsa spekulon se Massimo Moratti e sheh atë si njeriun ideal për pankinën Nerazzure. Madje mediumi italian shkon aq larg, sa që njofton se Massimo Moratti e ka pyetur Jose Mourinhon për ta këshilluar kë ta emërojë në postin e trajnerit.
Nga ana tjetër, sipas BBC, Rafa Benitez është shkarkuar nga posti i trajnerit të Interit dhe se tashmë gjendet në shtëpinë e tij që gjendet në Liverpool.
Por, sipas zërave tjerë, në mbrëmje pritet të zyrtarizohet shkarkimi i Rafa Benitezit nga Interi dhe ditët në vijim pritet emërimi i trajnerit të ri, qoftë ai Capello, Spalleti apo edhe Leonardo. Një gjë është e sigurtë – cilido prej emrave të lakuar që do ta zëvëndësojë teknikun e dështuar spanjoll, do të jetë më i suksesshëm.
Jose Mourinho ka dalë me një listë prej 13 gabimesh të cilat arbitri i ka bërë në ndeshjen në mes të Real Madridit dhe Sevillas.

Real Madridi mbrëmë shënoi fitore të vështirë ndaj Sevillas, falë golit të vetëm të ndeshjes të shënuar nga Angel Di Maria. Megjithatë arbitri Clos Gomes bëri një mori gafash, disa prej të cilave i ka rreshtuar edhe Mourinho.


“Nuk lodhem kur e bëj atë që dua ta bëj, siç janë stërvitjet dhe ndeshjet. Nuk ndjej presion, por më vjen keq kur duhet të nxjerri një listë e cila ka 13 gabime serioze të arbitrit dhe ta mbroj ekipin tij”, ka thënë Mourinho duke treguar listën.


“Jam shumë krenar me këtë ekip. Kam një ekip fantastik, punojmë me ngulm për tashmë gjashtë muaj, dhe kemi pasur vetëm një rezultat të keq. Fitorja ishte mjaft frustruese për ata që dëshironin ne të ishim katër ose pesë pikë prapa Barcelonës. Kjo na bën më të fuqishëm. Gjithçka ishte përgatitur që ne të humbin pikë, por kjo nuk ndodhi”, ka deklaruar Mourinho.


Lista e Mourinhosh prej 13 gabimeve të arbitrit është kjo:


1. Minuta 9 - Arbitri nuk i jep karton të verdhë Konko për ndërhyrje në Di Maria
2. Minuta 14 – Akordohet pozitë e pa qenë jashtë loje për Ozil
3. Minuta 20 – Akordohet pozitë e pa qenë jashtë loje për Benzema
4. Minuta 24 – Arbitri nuk jep karton të verdhë për Zakora për ndërhyrje ndaj Khedira
5. Minuta 25 – Faull i paakorduar ndaj Cristiano Ronaldo
6. Minuta 34 – Një futbollist i Sevilla është në pozitë jashtë loje, arbitrat nuk reagojnë
7. Minuta 39 – Nuk akordohet faull ndaj Ozil
8. Minuta 43 – Akordohet pozitë e pa qenë jashtë loje për Di Maria
9. Pjesa e parë e ndeshjes vazhdohet vetëm një minutë, edhe pse duhej më shumë
10. Minuta 47 – Akordohet pozitë jashtë loje e pa ekzistuar për Ozil
11. Minuta 64 – Kartoni i dytë i për Carvalho për shkak të goditjes me kokë me Negredo, gjatë një kërcimi për top.
12. Minuta 69 – Penalti e pa akorduar e Eskude ndaj Granero
13. Minuta 78 – Karton i verdhë për Ozil gjatë zëvendësimit për humbje të kohës, ndërsa humbja e kohës nga ana e Sevilla, e cila veproi ngjashëm, nuk u ndëshkua.

Sipas shkrimeve në La Gazzetta dello Sport, presidenti i Interit, Massimo Moratti, do ta shkarkojë trajnerin Rafael Benitez dhe sipas gjasave do ta sjellë ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.
E ardhmja e Benitez ka qenë cak i spekulimeve të shumta pasi që kur ai e morri nën drejtim kampionin e Evropës, ata luajnë në një formë të dobët. Ndërsa pas triumfit të fundit të në Kupën Botërore të Klubeve, Benitez është kërcënuar se do të largohet nëse Interi nuk përforcohet në janar, gjë që ka zemëruar Morattin.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Moratti tashmë ka identifikuar pasuesin e spanjollit, dhe ai është Luciano Spalletti, edhe pse italiani në disa raste ka thënë se dëshiron të vazhdojë të drejtojë Zenit St Petersburg.
Një opsion tjetër është edhe ish-trajneri i Milanit, Leonardo.
Ylli anglez i futbollit, David Beckham, është nderuar nga gjiganti mediatik BBC për Arritje në Karrierë.
Shpërblimin Beckhamit ia ka dhuruar ish-bashkëlojtari i tij, Ryan Giggs, i cili vitin e kaluar u shpall si personaliteti sportiv i vitit, si edhe ish-legjenda Bobby Charlton, i cili edhe e kishte zbuluar talentin e David në moshën nëntëvjeçare.
“Bekcham gjatë karrierës së tij ka merituar gjithçka që ka realizuar. Ai është një personalitet i mrekullueshëm dhe një njeri për t’u marrë shembull. Kujtoj se kur erdhi Beckham në klub, iu thash trajnerëve se ai do të jetë diçka i veçantë. Dhe ishte”, ka thënë Charlton, i cili të njëjtin çmim e pranoi dy vite më parë.
Në anën tjetër, edhe Beckham nuk e ka fshehur kënaqësinë duke thënë se është nder që ai fiton një çmim të tillë.
“Jam i nderuar që pranoj shpërblim për diçka që e kam dashur gjithmonë dhe që do të vazhdoj ta dua. Veçanërisht kam nderin që shpërblimin e pranoj nga dora e Sir Bobby Charlton, kjo është një nder i veçantë”, ka thënë Beckham me rastin e pranimit të shpërblimit.
Grant Hill Grant Hill ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 30 pikë, dhe ka ndihmuar ekipin edhe me 11 kërcime, derisa Phoenix Suns kanë ndaluar Oklahoma City Thunder me një fitore 113-110.
Një ditë pasi kompletuan marrëveshjen që dërgoi shënuesin lider të ekipit Jason Richardson dhe Hedo Turkoglu për në Orlando Magic, Suns janë mbështetur në veteranët e tyre për t’i dhënë fund serisë prej pesë fitoreve radhazi të Oklahoma Cityt.
Steve Nash shënoi 20 pikë dhe 10 asistime në rikthimin e tij nga lëndimi në qafë, për të ndihmuar Phoenix të shënojë fitoren e 13-të të sezonit, krahas 13 humbjeve deri në këtë sezon.
Shënuesi lider i NBA-së, Kevin Durant, shënoi 28 pikë, ndërsa Rusell Westbrook 19 për Thunder, të cilët pësuan humbjen e nëntë të sezonit (19 fitore).
Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai do të preferonte të mbajë Ronaldinhon se sa të nënshkruajë me Antonio Cassanon.
Cassano është shumë afër t’i bashkohet Milanit, me Adriano Gallianin që është duke preferuar sulmuesin italian.
Por, i pyetur nëse është i ngazëllyer për mundësinë që Cassano të luajë në San Siro, Berlusconi ka thënë: “Ashtu. Ronaldinho është më i mirë”.
Drejtori i Parmës, Pietro Leonardi, thotë se sulmuesi Alberto Paloschi nuk do të largohet nga ekipit.
Duke qenë pronë e përbashkët e Milanit dhe Parmës, Paloschi është lidhur me një rikthim në San Siro së fundi.
“Mund ta përjashtoj largimin e tij. Nuk kam pasur kontakt në asnjë formë me Milanin. Vetëm shpresoj se Paloschi të bëhet i përdorshëm për ne sërish [pas lëndimit]”, ka thënë Leonardi.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka lavdëruar sulmuesin Adriano për paraqitjen e tij në fitoren ndaj Milanit.
Marco Borriello shënoi golin e vetëm të ndeshjes në San Siro për të ndihmuar Romën të fitojë ndaj ish-ekipit të tij, por lëvdatat kanë shkruar në drejtim të Adrianos.
“Ne kemi mundur të krijojmë më shumë në sulm, por nuk ishte një ndeshje e lehtë kundër këtij Milani shumë agresiv. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm dhe meritojnë të jenë në maje të tabelës”.
“Isha shumë i kënaqur me paraqitjen e Adrianos, pasi ai e mbante topin dhe i dha ekipit hapësirë për frymëmarrje. Do të shihni se ai do të bëhet edhe më i rëndësishëm për Romën në vitin e ri”, ka thënë Ranieri.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ende ka punë për t’u bërë për të arritur marrëveshje për Antonio Cassanon.
Si pjesë e transferimit të tij nga Spanja për te Genoa, Real Madridi ende duhet t’i marrë 5 milionë euro, pas largimit të tij nga Sampdoria.
“Negociatat për Cassano janë në një stad të avancuar, por ende nuk janë kompletuar. Problem janë paratë që i janë borxh Real Madridit. Kush do t’i paguajë ato? Milani nuk është i gatshëm të bëjë kështu, as Sampdoria, andaj ky është problem”.
“Ne kemi arritur dy nga tre marrëveshjet: kemi marrëveshje me lojtarin dhe me Sampdorian. Por, kush do t’i japë Real Madridit 5 milionë euro?”, ka thënë Galliani.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk është i kënaqur me ultimatumin e trajnerit të ekipit, Rafa Benitez.
Benitez shfrytëzoi konferencën e shtypit pas fitores 3-0 në finalen e Kupës Botërore të Klubeve ndaj Mazembe, për të kërkuar katër nënshkrime të reja në afatin kalimtar të janarit, ose përndryshe kërcënoi se do të largohet.
“Jo, për momentin jo. Deklaratat ishin në një kohë të gabuar në këtë situatë, por në këtë moment fansat e Interit janë të lumtur. Për momentin nuk dua të bisedoj për Benitez”, ka thënë Moratti.