Real Madridi ka siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales së Copa del Rey, pas turpërimit që ia bëri Levantes në Santiago Bernabeu me rezultat 8-0.Goleada filloi herët në këtë takim. Ishte Karim Benzema ai që iu rikthye golave (6’), para se Mesut Ozil (10’) ta dyfishonte epërsinë e Realit. Shifrat në 3-0 i solli Karim Benzema me golin e dytë (32’), para se ndeshjen ta përfundonte me rezultatin 4-0 në fund të pjesës së parë Cristiano Ronaldo (45’).
Hettrikun në këtë takim Karim Benzema e kompletoi në minutën e 69-të, pas një asistimi të përkryer nga Angel Di Maria, pas të cilit e futi topin me lehtësi në rrjetë.
Fjalën e fundit në këtë takim e pati Cristiano Ronaldo (72’ dhe 74’) që me këto dy gola pos që kompletoi hetrikun e dytë për Realin në këtë ndeshje, kompletoi shkatërrimin e Levantes me rezultatin 7-0. Por, pa shënuar mbeti edhe Pedro Leon që përfundoi ndeshjen tashmë të përfunduar me rezultat 8-0.Në ndeshjen tjetër Sevilla bëri rikthim sensacional para tifozëve të vet ndaj Malagas, të cilën e mposhti në fund me rezultat 5-3.

Real Madridi me këtë fitore të jashtëzakonshme siguron kualifikimin në çerekfinale të Copa del Rey, përderisa Sevilla pritet të ketë ende punë me Malagan në ndeshjen kthyese.
Interi ka mbajtur bisedime intensive me Udinesen ditëve të fundit për transferimin e super-anësorit të Udineses, Alexis Sanchez.La Gazzetta dello Sport njofton se Marco Branca është takuar me presidentin e Udineses Giampaolo Pozzo, ndërsa thuhet se bardh e zinjtë kërkojnë hiç më pak se 20 milionë euro.
Sidoqoftë, sugjerohet se Interi është i gatshëm të ofrojë një sërë lojtarësh të rinj për të ulur çmimin që kërkon Udinese.
Mund ta ketë pasur ndeshjen e tij të fundit si trajner i Interit ndaj TP Mazembes në finalen e Botërorit të Klubeve, pasi që tani edhe agjenti i spanjollit ka konfirmoi negociatat me drejtuesit e Interit për shkëputjen e kontratës.“Ne jemi në negociata me Interin për shkëputjen e kontratës. Ne nuk kemi arritur ende në ndonjë përfundim”.
“Nesër do të takohemi pësëri për të vazhduar me negociatat dhe për të gjetur një zgjidhje”, theksoi Manuel Garcia Quilon, agjenti i Benitez.
Samuel Eto’o ka refuzuar që të quhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave që ka pasur kontinenti i Afrikës.Sulmuesi kamerunas i Interit mori për të katërtën herë çmimin si lojtari afrikan më i mirë i vitit, duke tejkaluar kështu legjenda të tilla, si Abedi Ayew Pele (Gana) dhe George Weah (Liberia), të cilët e kanë fituar nga tri herë çmimin prestigjioz që ndan CAF.
“Do të ishte e pamundur të thuhej diçka e tillë. Fitimi i çmimit të lojtarit të vitit katër herë, është një rekord i ri, mirëpo nuk mendoj se kjo më jep të drejtën të them se jam më i miri”, tha Eto’o për Reuters pasi mori çmimin.
Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov ka pohuar se ai më parë do të pensionohej nga futbolli se sa të largohej nga Manchester Unitedi.“Unë luftova shumë që ta fitoj rastin për të luajtur për Unitedin, ndërsa tani unë mund të shkoj një nivel më të ulët nëse largohem”.
“Pse duhet ta bëj këtë? Më mirë do të ishte të pensionohesha”, tha Berbatov për Telegraph.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete, i ka bërë thirrje Mario Balotellit që ta ulë entuziazmin dhe të mos e krahasojë veten me Lionel Messin, pasi që ai është ende larg argjentinasit.“Balotelli ndihet i dyti pas Messit? Është me rëndësi të besojmë në kapacitetin e tij. Shumë besojnë në të dhe është fakt që merret parasysh. Që një lojtar të arrijë në nivelin më të lartë të futbollit duhet të shfaqë qëndrueshmëri dhe të sillet në mënyrë profesionale”.
“Balotelli po piqet dhe shpresojmë se ai mund të jetë pikë referuese e kombëtares. Ai ka potencial të madh dhe shpresojmë se ai do ta shfrytëzojë atë në fanellën e Italisë”, u shpreh Abete.
Leonardo ende pa u zyrtarizuar si trajner i Interit duket se i ka në kokë lojtarët të cilët i dëshiron në Giuseppe Meazza.Sipas La Repubblica, janë dy lojtarë të cilët tërheqin interesimin e ish-strategut të Milanit, ata janë mbrojtësi fantastik i Espanyol, David Ruiz dhe mesfushori i ri i Arsenalit, Jack Wilshere.
Zyrtarizimi i shkarkimit të Rafa Benitezit nga posti i trajnerit të Interit pritet të bëhet në ditët në vijim, ndërsa menjëherë pritet konfirmimi i angazhimit të Leonardos.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, është i interesuar që të largohet nga Liga Premier për të luajtur në MLS, kjo gjithnjë sipas agjentit të tij.“Nicolas më ka thënë se ai është i interesuar që të luajë në SHBA. Ne mund ta shohim atë të kalojë Oqeanin Atlantik dhe jam serioz kur them këtë. Ai e ka pyetur veten çfarë do të bëjë kur t’i skadojë kontrata”.
“SHBA është opsion i mundur dhe destinacioni i ëndrrave. Ai thotë se do të tentojë ta bëjë këtë, edhe pse do të fitonte më pak se sa në Katar”, potencoi agjenti i francezit.
Klubet e interesuara për transferimin e Ronaldinhos duhet të bisedojnë me Milanin para se të bëjnë një ofertë zyrtare, gjithnjë sipas agjentit dhe vëllait të gjeniut, Roberto De Assis.Këto komente koincidojnë me arritjen e marrëveshjes mes Ronaldinhos dhe Gremios.
“Ata të cilët duan ta blejnë Ronaldinhon duhet ta marrin dritën e gjelbër nga Milani para se të bëjnë ofertën për lojtarin”.
“Të gjithë ata që e duan Dinhon duhet ta kontaktojnë Milanin”, sqaroi De Assis.
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, pohon se planet për ta fituar Scudetton nuk kanë ndryshuar, përderisa ai është i bindur se ky do të jetë mision i vështirë për të.“Unë dua të përmirësohem më shumë e më shumë dhe të fitoj sa më shumë që është e mundur. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë tifozët, por ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë atyre kënaqësinë pasi do luftojmë për çdo ndeshje”.
“Balanci për këtë vit është i mirë dhe jam i kënaqur. Çdo ditë e më tepër po përmirësohemi dhe rezultatet mund të shihen”, ka thënë Bonucci.
Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, thotë se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në vitin 2011, pos faktit se do të mbështetet në aftësitë e Antonio Cassanos dhe Mario Balotellit.“Nuk mendoj se do të ketë befasi. Jam duke shpresuar që të shohë disa rikthime. Shpresoj se Cassano do të fillojë të luajë”.
“Balotelli? Po. Me këta dy kam më shumë opsione për të luajtur prapa një sulmuesi, apo të luaj me ta në krah”, u shpreh Prandelli.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka vazhduar me sulmet sensacionale në drejtim të Jose Mourinhos, duke pohuar se portugezi i Real Madridit nuk tregon respekt për asnjë prej homologëve të tij.Strategu i Los Che e quajti fëmijë të vogël që ankohet pas çdo ndeshje për referimin, para se të flasë për ish-bosin e Interit dhe Chelseat për radion Cadena Cope: “Ju duhet të tregoni respekt. Ka trajnerë të cilët janë në detyrë”.
“Janë rregulla të cilat duhet të ndiqen në një konferencë për shtyp. Trajneri më pas flet dhe arrin t’i menaxhojë pyetjet. Ai bëri këto deklarime por dy javë më parë ne e humbëm ndeshjen pikërisht për shkak të referimit”.
“Unë jam takuar me Sir Alex Fergusonin dhe Pep Guardiolan dhe që të dy janë djemë të cilët kanë fituar gjithçka. Këta janë burra dhe atë shumë të respektuar. Më pas vjen një trajner i madh, Jose Mourinho. Çfarë do t’i kushtonte atij të jetë më respektues? Ne tashmë e dimë se ai është i mirë”, deklaroi Emery.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është shprehur i bindur se në një të ardhme Pep Guardiola do të jetë në krye të klubit katalanas si president.“Unë i jap ekipit notën 10 nga 10, pasi që ata nuk mund të luajnë më mirë. Guardiola e di se e ka një ofertë në tavolinë. Ai e di se mund të rinovojë edhe për dy vite tjera plus një tjetër”.
“Më pëlqejnë gjërat kështu si janë. Nuk mendoj se kemi ndonjë problem, unë do të doja ta shoh atë si Sir Alex Ferguson te Manchester United, Franz Beckenbauer te Bayerni. Unë e shoh atë si president të këtij klubi”, u shpreh Rosell për AS.
Presidenti i klubit brazilian Gremio, Paulo Odone, ka zbuluar se ai ka arritur marrëveshje me Ronaldinhon për kontratën e brazilianit te klubi i fëmijërisë së tij, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizmi kur të arrihet marrëveshja me Milanin.“Sa i përket Gremios dhe Ronaldinhos, gjithçka është gati. Çfarë ka mbetur tani është që agjenti i Ronaldinhos, Roberto De Assis të arrijë marrëveshje për lirimin e lojtarit nga Milani”.
“Gjëja më e rëndësishme është që Ronaldinho dëshiron të rikthehet te Gremio, ku është shtëpia e tij dhe ku mësoi të luajë futboll”, tha Odone.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se ai është zënë në pozitë jashtë loje sa i përket shpërthimit të Rafa Benitezit kundrejt tij, ndërsa nuk aludoi në një shkarkim të trajnerit spanjoll.“Gjithë kjo situatë është shumë e papritur dhe unë nuk kam pasur rastin të dëgjoj askënd”, theksoi Benitez.
Kemi shkruar se Leonardo është favorit për postin e trajnerit të Interit, pasi u takua me Morattin, një hipotezë kjo që hidhet poshtë nga pronari i Interit.
“Nuk e kam takuar Leonardon. Ne po tentojmë ta kuptojmë situatën. Ne po shikojmë në të gjitha drejtimet”, përfundoi Moratti.
Chelsea dhe Manchester City pritet që të luftojnë për dy lojtarë të njëjtë gjatë afatit kalimtar dimëror të transferimeve.Telegraph shkruan se Chelsea është duke luftuar kokë me kokë me Manchester Cityn për firmën e Edin Dzekos dhe atë të mbrojtësit të Benficas David Luiz.
Dzeko dhe Luiz thuhet se kushtojnë jo më pak se 80 milionë euro së bashku, pasi që tashmë dihet çmimi i Dzekos, ndërsa Luiz ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij.
Sipas agjentit të Adrianos, Roma është duke këmbëngulur që klienti i tij të qëndrojë në Serie A.“Presidenti i Romës ka folur me Adrianon dhe i ka thënë atij se do të ishte larguar po që se ai do të kishte dashur ta bënte këtë”.
“Por, unë nëse ai më pyet mua që të largohet apo jo, atëherë unë do të tentoja që të gjej një zgjidhje për qëndrim. Mendoj se ai duhet të qëndropjë te Roma”, ka thënë Gilmar Rinaldi, agjenti i ‘Perandorit’.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka mbrojtur vendimin e tij për mbajtjen e Botërorit 2018 dhe 2022 në Rusi respektivisht Katar, pasi që është natyrale të lëvizet në këto regjione.“Ne kemi marrë vendime historike sa i përket sportit dhe gjeopolitikave. Ne e kemi dërguar Botërorin në dy territore të reja. Botërori i vitit 2018 do të shkojë në lindje të Evropës në Rusinë e varfër dhe poashtu do të organizohet edhe në botën arabe. Botërori do të zbulojë kultura të reja në regjione të reja, kjo është diçka për të cilën jemi të ngazëllyer”, theksoi Blatter.
Më pas kreu i FIFA-s lëvdoi pak edhe veten, duke thënë se ka dhënë gjithçka për organizatën më të madhe të futbollit, duke mbrojtur edhe njëherë vendimin kontravers për organizimin e Botërorëve në dy vende të panatyrshme.
Trajneri legjendar i Interit, Jose Mourinho, ka bërë një aludim të jashtëzakonshëm se një ditë mund të rikthehet te skuadra e tij e zemrës, Inter, por para kësaj ka kritikuar ashpër trajnerin në largim Rafa Benitez.“Nuk më intereson kur do të shkarkohet Benitez. Unë jam i interesuar vetëm për Interin, presidentin, miqtë e mi, lojtarët dhe tifozët të cilët dhanë gjithçka për dy vite të qëndrimit tim. Unë dua që Interi të fitojë gjithçka pos Ligës së Kampionëve, ku është Real Madridi”.
“Fjalët Rafas pas Botërorit? Ato nuk meritojnë kurrfarë komenti. Unë së paku prita një falenderim nga ai për suksesin që i dhashë. Pyesni të gjithë tifozët e Interit çfarë mendojnë për mua e çfarë për të”.
“Rikthimi te Interi? Unë kurrë nuk mund të them se nuk do të shkoj atje, por unë poashtu nuk mund të them se do të shkoj te ndonjë klub tjetër. Por, Interi gjithmonë do të jetë preferenca ime kryesore. Shpresoj se nuk do të kenë nevojë për mua. Nëse kanë nevojë, atëherë kjo do të thotë se janë në rrugë të gabuar. E ardhmja ime është në Ligën Premier ose në Itali. Probleme te Real Madridi? Kurrë nuk kam probleme”, deklaroi Mourinho për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola, është shprehur optimist përkundër barazimit të papritur ndaj Athletic Bilbaos në Camp Nou.“Ne dominuam por na mungoi thellësia dhe finesa në fund. Ndeshja kthyese do të jetë e vështirë sepse do të jetë ndeshja e parë e vitit të ri. Ne do të shkojmë në San Mames dhe të shohim nëse do të arrijmë të kualifikohemi”.
“Ndeshja përfundoi me barazim sepse kemi luajtur ndaj një ekipi të madh. Ata luajtën në këtë ndeshje duke e ditur se ekziston ndeshja kthyese. Për ndeshjen kthyese, ne duhet të fitojmë ose barazojme me anë të një loje të bukur”, u shpreh Guardiola.
Ish-trajneri i Milanit, Leonardo, është një hap larg emërimit si trajner i Interit, ku do të zëvëndësojë Rafa Benitezin tashmë të shkarkuar.La Gazzetta dello Sport pohon se Interi e ka shkarkuar Benitezin me email, ku avokatët e tij i sqaruan se nuk është më i mirëpritur në Meazza.
Sipas sportives italiane Leonardo është favorit për postin e trajnerit të Interit, me ç’rast do realizonte një tradhti të jashtëzakonshme ndaj Milanit, ku edhe luajti edhe shërbeu si trajner. Luciano Spalleti është një emër poashtu shumë i përfolur.
Sidoqoftë, Goal.com demanton pohimet e lartpërmendura pasi burimet e portalit e shohin si trajner Walter Zengan i cili u largua nga klubi i Arabisë Saudite, Al Naser.
Chelsea është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin e Werder Bremenit, Hugo Almeida.Telegraph shkruan se Chelseat tashmë i është ofruar Almeida dhe klubi anglez është duke menduar nëse të nënshkruajë me portugezin i cili ka dështuar të nënshkruajë kontratë të re me Werder Bremenin, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në verën e ardhshme.
Megjithatë, Carlo Ancelotti mendohet se nuk është shumë i bindur për Almeida, i cili po ashtu është cak edhe i Lazio. 26-vjeçari thuhet se mund t’i bashkohet edhe ekipit turk Besiktas, që është i gatshëm të paguajë pagën e tij prej 2.5 milionë euro në vit.
Barcelona raportohet se është e interesuar të transferojë mesfushorin e Arsenalit, Denilson, në muajin e ardhshëm.Sport shkruan se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ndjen se ai do të mund të përshtatej mirë në filozofinë e klubit, ndërsa edhe vetë lojtari ka thënë se ai mund të jetë në rrugë për t’u larguar nga futbolli anglez.
“Ka disa fjalë për një interesim të mundshëm të Barcelonës, dhe për momentin nuk do të përjashtoja asnjë ndryshim të skenarit, por për momentin jam lojtar i Arsenalit”, ka thënë Denilson.
Edhe Wolfsburg thuhet se është i interesuar për brazilianin, por Barcelona sigurisht se do të jetë një kandidat më i fuqishëm për ta transferuar atë.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, pritet të kthehet kah sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, gjatë javës së ardhshme.Mourinho është i paepur për një sulmues dhe ka identifikuar sulmuesin tjetër të Cityt, Carlos Tevez, dhe atë të Hercules, Nelson Valdez, si caqe të tij.
Megjithatë nëse ndonjëri prej këtyre opsioneve nuk realizohet, portugezi është i gatshëm të transferojë edhe shtatlartin Adebayor, i cili është në rrugë drejt largimit nga Eastlands.
Për sulmuesin e Togos të interesuar janë edhe Juventus dhe Tottenham.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka ambicie të mëdha për vitin që vjen.Italiani 20-vjeçar, cili erdhi në Ligën Premier gjatë verës për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij të Interit, Roberto Mancini, shpreson të fitojë titullin e kampionit të Anglisë dhe të arrijë sukses edhe në garën Evropiane gjatë vitit 2011.
“E gjithë çfarë kërkoj janë këto dy gjëra: të fitoj Ligën Premier, me qëllim që të vazhdoj traditën që e kam pasur te Inter, ku kam fituar tre tituj lige radhazi, dhe të triumfoj në Europa League, një trofe të cilin ende nuk e kam fituar dhe një garë në të cilën ne konsiderohemi favoritë”, ka thënë Balotelli.
Kryetari i bordit drejtues të Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak, është duke kërkuar nga akademia të nxjerrë Lionel Messin e ardhshëm.Daily Mail shkruan se shumë lojtarë të rinj, si Jim Cassell dhe Alex Gibson, të cilët e drejtuan Cityn për në triumfin në Kupën FA të të Rinjve në vitin 2008 dhe që nxorën një varg lojtarësh në ekipit të parë, tashmë nuk janë të përfshirë në ekip.
Për Khaldoon dhe këshilltarët e tij, akademia ka qenë jo adekuate, pasi vetëm Shaun Wright-Phillips, Joey Barton dhe Micah Richards të ardhur nga kjo akademi nuk është e mjaftueshme. Ata dëshirojnë të prodhojnë një Lionel Messi të tyre.
Kampioni i NBA-së, Los Angeles, Lakers, ka mbetur i tronditur pas disfatës 98-79 në fushë vendore nga Milwaukee Bucks.Të kthyer në Staples Center pasi kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet në udhëtim, Lakers ishin të pafuqishëm të ruajnë qëndrueshmërinë kundër Bucks.
Earl Boykins shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 22, përfshirë edhe katër trepikësha, derisa roja John Salmmons kontribuoi me 20 pikë për fitoren e 11-të të sezonit të Milwaukee (16 disfata).
Kobe Bryant ishte më i mirë se Lakers me 21 pikë, Pau Gasol shënoi 15 pikë dhe 11 kërcime derisa Lamar Odom 12 pikë dhe 10 kërcime. Disfata ishte e teta e sezonit e Los Angeles Lakers (21 fitore).
Vajza e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconit, pritet të dalë në rolin e menaxheres së klubit italian.Barbara Berlusconi thotë se ajo nuk është e interesuar për të zëvendësues babanë e saj si president, për momentin.
“Mendoj se është papjekuri të mendohet një zëvendësim. I di disa prej dinamikave, por në të vërtetë në fushë është një biznes shumë më kompleks. Për mua, Milani është simbol i babait tim”.
“Ai ka një lidhje sentimentale me ekipin që është shumë e fuqishme, pasi ekipi përfaqëson një sukses të menjëhershëm që ai ka qenë në gjendje ta arrijë në të gjitha fushat në të cilat ai ka operuar. Për mua, është një mundësi për zhvillim profesional. Në fakt unë do të fokusohem kryesisht në menaxhim”, ka thënë Barbara.
Valon Behrami pritet të largohet nga West Ham United gjatë afatit kalimtar të janarit, me mesfushorin e Aston Villas, Steve Sidwell, që pritet të arrijë në Upton Park.London Evening Standard shkruan se një transferim i Sidwell do të rriste gjasat për largim të Scott Parker që në afatin kalimtar të janarit, por një skenar i tillë mund të ndodhë edhe me mesfushorin kosovar Valon Behrami, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në futbollin italian.
Të interesuar për Behramin kanë qenë dy klubet e kryeqytetit italian, Roma dhe ish-klubi i tij Lazio, si edhe Palermo.
Behrami, i cili nuk u inkuadrua në barazimin e vikendit ndaj Blackburnit për shkak se ndjente dhimbje në gju, mund të rikthehet në fushë të dielën në ndeshjen ndaj Fulhamit.
Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh, thotë se ai është po aq i mirë sa çdo sulmues tjetër në Angli.Chamakh, i cili arriti në Emirates nga Bordeaux gjatë verës, ka shijuar një fillim të mbarë të karrierës në Ligën Premier, duke shënuar shtatë gola në 17 paraqitje dhe tre të tjera në Evropë.
“Nuk ndjehem inferior ndaj tyre, por ata kanë punuar vërtet shumë për të arritur aty ku janë. E di se kam aftësi dhe përmes punës do të mund ta përmirësoj lojën time. Mendoj se nuk e kam arritur nivelin e tyre ende, por do të arrij atje një ditë. Kjo do të ndodhë nëse unë vazhdoj të jem i fokusuar dhe nëse i përkushtohem me mund punës”, ka thënë Chamakh.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se nuk ka panik në Stamford Bridge rreth rënies së formës.Carlo Ancelotti është nën presion pasi e ka parë ekipin e tij të kalojë formën më të dobët në më shumë se një dekadë, në të cilën Blutë kanë kaluar gjashtë javë pa fitore në Ligën Premier.
Menaxherët e mëhershëm të Chelseat janë shkarkuar për një menaxhim të tillë gjatë periudhës së Roman Abramovich, por Cech thotë se një njeri me përvojën e Ancelottit nuk ka rrezik të humbë qetësinë.
“Askush nuk është i lumtur me situatën e tashme. Ne kishim një avantazh të mirë ndaj të tjerëve, por e humbëm atë. Carlo ka shumë përvojë pasi ka kaluar nëpër Milan dhe Juventus. Ai e di se si gjërat funksionojnë në klubet e mëdha. Ai nuk bën panik”, ka thënë Cech.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, e sheh veten si një fitues të Topit të Artë në të ardhmen.Balotelli ka përfunduar para mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere, për shpërblimin Djaloshi i Artë, dhe thotë se ai ka qenë fituesi më meritor.
“Synimi im është që ky çmim në të ardhmen e afërt të transferohet në Topin e Artë. Ta fitoj këtë shpërblim është një shenjë e mirë për ta fituar atë”, ka thënë Balotelli.
20-vjeçari, i cili iu bashkua Cityt vetëm gjatë verës nga Interi, po ashtu ka thënë se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për Wilshere.
“Nuk e njoh kush është Wilshere, por herën tjetër kur do të luaj kundër Arsenalit do të mbaj fokusin kah ai. Mbase mund t’i tregoj atij trofeun Djaloshi i Artë dhe t’ia kujtoj se unë e kam fituar atë”, ka thënë më tej italiani.
Marek Hamsik është i ngazëllyer që ekipi i tij, Napoli, do të shkojë në pushimin dimëror duke qëndruar në pozitën e dytë të tabelës së Serie A.Fitorja e të dielës ishte e treta herë në katër ndeshje që Napoli fiton në kohën shtesë të ndeshjes.
“Ne dominuam për 90 minuta. Ne kurrë nuk ishim nën presion dhe në fund ne fituam. Jam shumë, shumë i lumtur që ne fituam përsëri. Ne e kemi kurorëzuar këtë vit me këto tre pikë. Ne jemi në pozitën e dytë në këtë pjesë të parë të sezonit”, ka thënë Hamsik.
Mesfushori i Interit, Amantino Mancini, është duke synuar një largim nga Giuseppe Meazza në afatin kalimtar të janarit.Mancini thotë se ai pëlqen një rikthim në vendlindjen e tij, Brazil.
“Mendoj se më duhet ta zgjidh situatën time në Itali. Dëshira ime është të luaj në Brazil. Tashmë kanë kaluar tetë vite në Evropë. Po e rivlerësoj këtë situatë me vëllain tim, nënën time, miqtë dhe familjen time”.
“Do të shikoj ta zgjidh situatën me Interin, ku ende kam kontratë për një vit e gjysmë. Pastaj do të shohim çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Mancini.
















