Flamuri shqiptar edhe njëherë bëhet subjekt i incidenteve vandale ndëretnike, ndërsa kësaj radhe janë të përfshirë tifozët maqedonas gjatë një ndeshje basketbollistike.
Sipas agjencisë së lajmeve INA, palestra e qytetit të Shkupit ishte dëshmitare e një incidenti tjetër ndëretnik. Në ndeshjen mes dy rivalëve lokalë nga Shkupi, Rabotniçkit dhe Lirisë, tifozët maqedonas në palestër dogjën flamurin shqiptar dhe kënduan këngë anti-shqiptare me brohoritje të tilla si “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”.
Zyratrët e Federatës Maqedonase të Basketbollit të pranishëm në sallë, ashtu si autoritetet tjera nuk reaguan për këto gjeste vandale të cilat e shndërruan ndeshjen nga karakteri sportiv në atë politik.
Nuk është hera e parë që kombi shqiptar fyhet në ngjarjet e mëdha sportive. Gjatë tetorit në ndeshjen kualifikuese e cila u zhvillua në Genoa të Italisë mes Italisë dhe Serbisë, tifozët serbë dogjën flamurin shqiptar nën syrin e opinionit mbarë botëror.
Ish-trajneri i Milanit, Leonardo, ka refuzuar të komentojë mbi spekulimet se ai do të jetë trajner i ardhshëm i Interit.
“Gjëja e vetme që mund t’iu them është urime festat e fundvitit. Unë di më pak se ju sa i përket tranferimit tim te Interi”, theksoi Leonardo për Sky Sport 24.
Pos Leonardos që kosiderohet favorit nga mediumet italiane për stolin e Interit, emrat tjerë që lakohen janë Walter Zenga, Luciano Spalleti, Fabio Capello e as nuk është përjashtuar një rikthim sensacional i Jose Mourinhos.
Ibrahim Afellay Transferi më i ri i Barcelonës quhet Ibrahim Afellay, pasi që mesfushori holandez do të prezantohet si lojtar i Barcelonës të premtën, pas kalimit me sukses të testeve mjekësore dhe përfundimit me sukses të negociatave me klubin katalanas.
Afellay qëndroi gjatë ditës së enjte në ambientet e klubit me futbollin më të bukur në botë, ku u prit nga Andoni Zubizarreta dhe gazetarët, ku u fotografua te vendi i famshëm ku qëndron stema e klubit Blaugran. Ibrahim Afellay (Barcelona) “Është e veçantë që jam këtu, jam shumë i lumtur. Jam nervoz, kjo është normale, jam te klubi më i mirë në botë, është klub fantastik. Unë po kënaqem me këtë moment. Është ëndërr e madhe kjo. Secili lojtar e ëndërron Barcelonën. Pyetni secilin lojtar në botë se ku dëshiron të transferohet dhe përgjigja është te Barcelona, pasi këtu e luajnë futbollin më të mirë në botë”, theksoi Afellay për Barca TV.
Agjenti i holandezit, Rob Jansen konfirmoi se që në mëngjesin e të premtës, kur do të finalizohen negociatat, Afellay do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare e gjysmë.

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka zbuluar se ka momente kur dyshon në aftësitë e tij menaxheriale.
“Natyrisht dyshoni në aftësitë tuaja. Edhe tani kur humbas ndonjë ndeshje them se si do të rikthehem nga ajo. Menaxhimi ka të bëjë me marrjen e vendimeve. Shpeshherë ka vendime pozitive, e shpeshherë negative dhe ndonjëherë merrni vendimet e gabuara dhe ndiheni ndryshe”, theksoi Ferguson.
Skocezi pak ditë më parë e theu rekordin për jetgjatësinë në postin e menaxherit të Manchester Unitedit, duke e tejkaluar Matt Busbyn.
Portierin e KF. Gjilanit, Faton Maloku, mund ta shohim shumë shpejtë te ndonjë prej skuadrave më të mëdha evropiane, pasi tashmë kanë filluar tratativat për depërtim të super-portierit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Portieri i KF. Gjilanit u testua për pesë ditë nga trajnerë të gjigantit suedez, Kalmar, ndërsa rezultatet e këtyre testimeve i lanë të kënaqur përfaqësuesit e klubit suedez. Tashmë pritet edhe oferta zyrtare e klubit suedez dhe transferimi i Malokut në Kampionatin e Suedisë.
Faton Maloku është produkt i akademisë së KF. Gjilanit dhe numri një i pazëvëndësueshëm i kësaj skuadre. Gjatë sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës ai ka pranuar vetëm tetë gola, statistikë kjo që e bën një prej portierëve elitarë në futbollin kosovar.
Zënvëdëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur se do të ishte i shokuar nëse do ta shihte Leonardon si trajner të Interit.
“Nuk e di si do të reagoja, por natyrisht se ai ka histori të rëndësishme me Milanin. Më kujtohet kur unë e solla Leonardon te Milani në vitin 1997 nga Parisi. Ai ka pasur karrierë të gjatë te Milani së pari si lojtar, më pas si drejtor dhe së fundmi si trajner”.
“Gjërat nuk shkuan mirë vitin e kaluar dhe nëse nuk do të kishim pasur lëndimet, atëherë do ta kishim fituar Scudetton. Poashtu ekzistoi një keqkuptim mes Leonardos dhe presidentit dhe kjo vërtet më pikëlloi”, tha Galliani.
Michel Platini do të jetë president i UEFA-s deri në vitin 2015 për shkak se do të hyjë në zgjedhjet e 22 marsit pa kundërkandidat, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga institucioni më i lartë i futbollit evropian.
“Sipas rregullativave të UEFA-s të gjithë kandidatët për zgjedhjet për president duhet të paraqiten me shkrim në organet tona”.
“Afati i paraparë për pranimin e kandidatëve, 22 dhjetor 2010, ka kaluar dhe pasi Michel Platini është kandidati i vetëm, ai do të kërkojë një mandat të ri deri në vitin 2015”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.
Roberto Mancini ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e shkarkimit të Rafa Benitezit nga posti i trajnerit të Interit.
“Dallimi mes meje dhe Benitezit ishte se unë qëndrova katër vjet. Benitez ka qëndruar vetëm gjashtë muaj dhe si rezultat është shkarkuar”.
“Si koleg, mua më vjen keq për të”, u shpreh ‘Mancio’.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke u përgatitur për sfidën pikante të së hënës ndaj Chelseat, me ç’rast ka paralajmëruar skuadrat tjera të mëdha se rënia në formë e Bluve mund t’i ndodhë të gjithëve.
“Chelsea ka kaluar nëpër periudhë ku rezultatet nuk ishin dhe aq të mira, por kjo mund t’i ndodhë të gjithëve në kampionat”.
“Ne kemi parë së fundmi se ekipet që janë në krizën më të thellë, mund t’iu befasojnë. Ndoshta kjo është për shkak të cilësisë së kampionatit”, theksoi Wenger.
Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, shpreson se viti 2011 do të jetë një vit i paharruar për Bianconerët.
“Të dashur miq, ne jemi këtu tani…është momenti t’ua urroj vitin e ri dhe shpresoj se po kaloni periudhë vërtet festive”.
“Shpresoj se këto ditë festive janë prelud që viti 2011 të jetë i paharruar. Unë dua të falënderoj të gjithë tifozët që kanë qenë aq pranë meje këtë vit”, theksoi Del Piero për faqen zyrtare të klubit.
John Terry ka pranuar se Chelsea nuk e ka skuadrën e cila është në gjendje t’i përballojë lëndimet, ashtu si viteve të kaluara.
“Na munguan disa lojtarë kyç në momente kyçe dhe është me rëndësi të jemi të gjithë të përgatitur edhe gjatë Krishtlindjeve, ku kemi dy ndeshje brenda tri ditëve”.
“Në të kaluarën kemi pasur skuadër të madhe dhe kemi mundur të bëjmë rotacione me lojtarët. Ne nuk mund ta bëjmë tani këtë, ne kemi një skuadër të re dhe është koha që të gjithë të qëndrojnë të bashkuar, ashtu si gjithmonë. Kur ta kemi tejkaluar këtë, atëherë ne mund të zhvendosemi nga kriza dhe të presim ekipet tjera të lëshojnë pikë”, u shpreh Terry.
Maruane Chamakh ka thënë se ai dëshiron të bëhet te Arsenali sikurse që është Didier Drogba te Chelsea dhe Wayne Rooney te Manchester Unitedi.
“Unë e di se e kam aftësinë për të përmirësuar lojën time me anë të punës së madhe. Unë mendoj se nuk e kam arritur nivelin më të lartë, por një ditë do ta arrij atë. Kjo do të ndodhë nëse mbetem i fokusuar dhe vazhdoj të punoj shumë. Nuk ndihem inferior ndaj tyre (Drogbas dhe Rooneyt), por ata punuan shumë”, theksoi Chamakh.
Chamakh i cili shënoi 10 gola për Arsenalin këtë sezon, shtoi se ai u kënaq çdo minutë të kaluar në fushë në fanellën e Topçinjve.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mohuar zërat se i ka përkeqësuar marrëdhëniet me drejtorin e klubit, Jorge Valdano, por theksoi se ai nuk është njeri që thotë ‘po’ për gjithçka.
“Unë mohoj se marrëdhëniet e mia me zyrtarët e klubit janë të këqija. Për çdo rast, unë kurrë nuk jam brengosur për çështjen e imazhit, por vetëm dua që ekipet e mia të jenë profesionale, të kënaqura, të disiplinuara dhe të përkushtuara”.
“Unë jam njeri që kritikon gjërat, unë nuk them ‘po’ për gjithçka. Te Chelsea isha i lumtur, por në sezonin e katërt erdhën dy njerëz të cilët ishin të papërshtatshëm për mua dhe këshu u largova. Por, këtu nuk kam problem me askënd”, deklaroi Mourinho.
Kapiteni i Wolfsburgut, Edin Dzeko, është i hapur për një kalim te ndonjë skuadër e madhe evropiane gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Kurrë nuk i dihet çfarë do të ndodhë. Gjatë verës, une mendova se do të largohesha nga klubi”, theksoi Dzeko për Kicker
Dzeko vazhdoi edhe këtë sezon me formën e lartë, pasi shënoi 10 gola në 17 ndeshje për Ujqit gjermanë.
Rafal Benitez ka shprehur falënderimet e tij për Interin, pasi u largua nga klubi edhe zyrtarisht sot në mesditë.
“Unë dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen që më kanë dhënë gjatë përvojës time te Interi dhe dua të falënderoj personalisht të gjithë, asistentët, stafin, zyrtarët e klubit dhe tifozët”.
“Dy titujt e fituar janë rezultat i punës së madhe nga të gjithë të cilët mbetën profesionalë dhe respektuan klubin”, ka thënë spanjolli.
Menaxheri i Liverpoolit Roy Hodgson është i brengosur që shtyrja e mundshme e ndeshjes ndaj Blackpoolit e cila zhvillohet të dielën mund të çojë në ngjeshje të tepruar të kalendarit këtë sezon.
“Nuk po planifikoj që ajo të shtyhet por nuk mendoj se ndeshja ndaj Blackpoolit duhet të shtyhet. Unë e di se Blackpooli po punon shumë dhe po bën gjithçka për ta pasur fushën të gatshme, ndërsa besoj se ata do të jenë të suksesshëm”.
“Natyrisht ka faktorë prapa njerëzve, por për momentin ne po përgatitemi për ndeshjen. Është keq kur shtyhen ndeshjet, pasi me dy ndeshje të shtyra, një e treta do të thoshte stërngarkim i kalendarit më vonë”, ka thënë Hodgson.
Roma ka hapur negociatat me West Hamin për transferimin e mesfushorit kosovar, Valon Behrami.
Goal.com flet për një ofertë prej 5.3 milionë eurosh të Romës e cila pritet të lëkundë drejtuesit nga Upton Park, që ta lejojnë transferimin e kosovarit te gjiganti i Serie A.
“Ka pasur interesim nga shumë klube të mëdha evropiane për Behramin, por tashmë është e sigurtë – ai do t’i bashkohet Romës. West Ham nuk dëshiron ta pengojë transferimin, por ata kanë nevojë për para dhe nuk dëshirojnë të luftojnë për ta mbajtur atë”, theksoi një burim.
Gianluigi Buffon ka thënë se ai është te Juventusi për një periudhë të gjatë kohore dhe bëri të qartë se ai mund të luajë së paku edhe një dekadë.
“Nga çfarë kam parë përreth, unë mund të luaj deri në moshën 45 vjeçare. Juventusi? Në korrik unë kurrë nuk kam besuar se do të arrijmë rezultate të tilla për kohë aq të shkurtër, por unë jam demantuar dhe tani jam i kënaqur”.
“Unë shpresoj të rikthehem në formën më të mirë, për të qenë i gatshëm për beteja të reja. Unë nuk kam frikë, pasi mund të rikthehem në atë që kam qenë më parë”, u shpreh Buffon.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka pranuar se shitja e Zlatan Ibrahimovicit ishte e pashmangshme, përkundër faktit se klubi katalanas pati humbje të mëdha nga suedezi.
“Vendimi im më i mirë ishte ta shes Ibrahimovicin. Ishte një katastrofë për ne në aspektin ekonomik, por ai ka pagë të madhe dhe nuk ishte e mundur që të fitoj më shumë nga shitja e tij”.
“Sidoqoftë, ishte lëvizje e mirë kjo për skuadrën në përgjithësi dhe është vendim për të cilin ndihem krenar”, ka thënë Rosell për Tuttomercatoweb.
Massimo Moratti thotë se atij i vjen keq që Rafael Benitez nuk është më trajner i Interit, por thotë se një hap i tillë ka qenë i pashmangshëm.
Interi sot edhe zyrtarisht pohoi atë që mediat në Itali kanë shkruar për tashmë një javë – marrëveshja me Rafael Benitez është shkëputur.
“Më vjen keq që duhej t’u japim fund marrëdhënieve me Benitez, por shkëputja e kontratës ishte e pashmangshme. Të gjithë emrat që përmenden në mediume si pasues të Rafa janë shumë joshës”, ka thënë presidenti i Interit.
Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, mendon se ata janë në një formë të mirë në prag të pushimit dimëror.
Biankonerët kanë zbritur në pozitën e katërt pas barazimit ndaj Chievos, por ata janë ende në ndjekje të Skudettos.
“Ne po punojmë vërtet shumë. Ka pasur disa momente në fillim që nuk kanë qenë aq të lehta, por u rikthyem në rrugë të duhur me shumë punë nga lojtarët”.
“Tash rezultatet po vijnë, por ne duam të arrijmë më shumë. Është për të ardhur keq që jemi eliminuar nga Europa League në një mënyrë jo të këndshme, pasi nëse kishim luajtur me këtë formë dhe jo tre muaj më parë, mbase do të kishim mbetur në garë”, ka thënë Del Neri.
Rafael Benitez edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Interit, pasi janë shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me pajtim të të dyja palëve, shkruan në një komunikatë të klubit Nerazzur.
“FC. Internazionale dhe Rafael Benitez njoftojnë se, me pajtimin reciprok është arritur marrëveshja për shkëputjen e marrëdhënieve kontraktuale”.
“FC. Internazionale falënderon Rafael Benitezin për punën e tij në krye të ekipit, e cila u kurorëzua me sukseset në Superkupën e Italisë dhe Kupën e Botës për Klube”.
“Rafael Benitez falënderon FC. Internazionalen për përvojën e rëndësishme dhe profesionale, ashtu si për fitoret e arritura së bashku”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Interi në faqen zyrtare.
Interi nuk e ka konfirmuar ende trajnerin e ri, por thuhet se Benitez do të përfitojë 3 milionë euro nga shkëputja e kontratës. Sipas spekulimeve, trajner i ri i Interit pritet të jetë Leonardo.
Karim Benzema është i ngazëllyer me tre golat e shënuar dhe fitoren e lartë prej 8-0 ndaj Levante në Kupën e Mbretit.
Edhe francezi edhe Cristiano Ronaldo shënuan hat-trick në ndeshjen e mbrëmshme.
"Jam shumë i lumtur pasi ne fituam këtë ndeshje në Bernabeu dhe unë shënova tre gola. Do të vazhdoj të punoj më shumë për njerëzit dhe për gjithkënd".
"Rezultati ishte i mirë për ne dhe njerëzit pasi ata duan të shohin futboll. Dhe mendoj se sot ne bëmë një shou të futbollit. Ne kemi treguar se mund të shënojmë tetë, shtatë dhe gjashtë gola këtë sezon. Ishte një rezultat i mirë", ka thënë Benzema pas takimit.
Alexandre Pato është i ngazëllyer nga mundësia që ta ketë Antonio Cassanon bashkë-lojtar te Milani.
Transferimi i Cassanos nga Sampdoria është çështje orësh, ndërsa Pato është i lumtur që do të mund të luajë në krah të italianit.
"Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm i cili do të na japë një ndihmë të madhe për të fituar. Së bashku ne do të kënaqemi dhe do t´ia dalim mirë. Jam i lumtur për ardhjen e tij, është sikur të kemi një brazilian tjetër në ekip".
"Arritja e tij do të thotë edhe largim i Ronaldinho? E shoh atë të qetë dhe kurrë nuk kam dëgjuar ankesa nga ai. Unë dua ai të qëndrojë dhe jam i sigurt se ai dëshiron. Ne thjesht kemi respekt për zgjidhjet e trajnerit tonë", ka thënë Pato.
Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi i Bundesligës në afatin kalimtar të janarit.
24-vjeçari boshnjak është duke u monitoruar nga Manchester City që dëshiron ta sjellë atë në Eastlands në afatin kalimtar dimëror, por ai thotë se do të qëndrojë në Volkswagen Arena edhe gjatë vitit 2011.
“Kjo i takon Wolfsburgut. Por për momentin duket sikur do të mbetem. Nuk dua që dikush të krijojë përshtypje të gabuara: Shumë më pëlqen të luaj për Wolfsburg. Por po ashtu kam një ëndërr. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve çdo vit”, ka thënë Dzeko.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se pensionimi është ende disa vite larg.
Argjentinasi ka qenë me klubin italian që nga viti 1995 dhe në moshën 37-vjeçare fitoi pesë trofe me Nerazzurët.
“Me gjithë sinqeritetin, kurrë nuk kam folur me familjen time për pensionim. Jam duke i mbledhur frytet e asaj çfarë futbolli më ka dhënë. Këto janë vitet e fundit të karrierës time dhe dua t’i shfrytëzoj shumicën e mundësive që kam”.
“Jam shumë i lumtur me mënyrën e zhvillimit të karrierës time. Ende ndjehem mirë fizikisht dhe dua të jem i gatshëm për Interin dhe Argjentinën. Synimi im është të luajë deri në moshën 40-vjeçare, pastaj do të mendoj çfarë të bëj tjetër”, ka thënë Zanetti.
Chicago Bulls kanë vazhduar formën e tyre të shkëlqyeshme në Konferencën Lindore duke mposhtur Washington Wizards me rezultat 87-80 për të shënuar fitoren e nëntë në 10 ndeshje.
Carlos Boozer shënoi 30 pikë, 10 kërcime dhe shatë asistime, derisa Derrick Rose depërtoi në mbrojtjen e Wizards për të shënuar 25 pikë. Me fitoren e mbrëmshme Bulls çojnë në 18 numrin e përgjithshëm të triumfeve këtë sezon (9 disfata) dhe rreshtohen në pozitën e dytë të Lindjes.
Në anën tjetër, Nick Young shënoi 22 pikë, ndërsa Kirk Hinrich 19 të tjera dhe nëntë asistime për Wizards, që pësuan disfatën e 20-të të sezonit (7 fitore).
Interi planifikon ta shfrytëzojë Lenardon si çelës për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Kaka.
Mediaset shkruan se me Interin që është në prag të shkarkimit të Rafa Benitez, Massimo Moratti do të caktojë ish-trajnerin e Milanit si zëvendësues të spanjollit dhe do të shfrytëzojë ndikimin e brazilianit për të rikthyer Kakan në San Siro.
Moratti është i gatshëm të bëjë biznes që në afatin kalimtar të janarit dhe do të përfshijë në ofertë edhe mbrojtësin Douglas Maicon.
Pas aq shumë tensionesh këtë sezon, Moratti është në ankth për t’u dhuruar fansave të Interit dyshen braziliane Kaka dhe Leonardo për festat e fundvitit, që po ashtu do të ishte një hakmarrje ndaj rivalit lokal, Milanit, që transferoi Zlatan Ibrahimovic këtë sezon.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, është i ngazëllyer që ka përsëri në dispozicion kapitenin Steven Gerrard.
Gerrard është rikthyer në stërvitje në prag të ndeshjes së radhës, asaj ndaj Blackpool. Ndërsa afër rikthimit është edhe Daniel Agger.
“Është një shtytje e madhe të kesh përsëri në ekip Gerrard kur kemi pesë ndeshje në 15 ditë. Është periudha ndryshuese e sezonit për çdo ekip të Ligës Premier. Ai do të jetë i gatshëm të luajë kundër Fulhamit. Nuk do të ishte keq të kishte edhe një javë shtesë stërvitje, por ajo çfarë ai ka nevojë më së shumti tash janë ndeshjet”.
“Daniel Agger po ashtu është i gatshëm, andaj janë dy lojtarë që nuk janë të gatshëm për mua. Njëri është Jay Spearing i cili pësoi thyerje të gjurit dhe është një muaj jashtë fushe. Jamie Carrager është ende nëntë javë larg nga rikthimi, nëse ne do t’u besojmë mjekëve. Por duke e njohur Jamie, nuk do të befasohesha nëse këto nëntë javë shkurtohen”, ka thënë Hodgson.
Sulmuesi i Bayern Munich, Miroslav Klose, duket se po e shtyn veten drejt Lazios.
Kontrata aktuale e Klose me Bayernin skadon në fund të këtij sezoni dhe duket se nuk ka shenja për vazhdimin e saj.
“E di se po thuajse me siguri do të largohem nga Bayern në fund të sezonit. Kam ndjekur progresin e Biancocelestëve dhe ata vërtet po luajnë mirë. Roma po ashtu është një qytet i mrekullueshëm dhe nuk mund të mohoj se dua të luaj atje [te Lazio]”, ka thënë sulmuesi gjerman.
Ylli i Palermos, Javier Pastore, nuk beson se ai është i gatshëm të transferohet te Barcelona.
Pastore, i cili sapo ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin italian, është i ngazëllyer nga interesimi i Blaugranëve.
“Barcelona? Se ata janë të interesuar për mua, kjo është gjë e mirë për mua, por në çfarëdo rasti, unë duhet të zhvillohem më shumë duke luajtur këtu. Tash mendoj vetëm për të vazhduar në Palermo, pastaj, nëse në të ardhmen një klub i madh bën ofertë, do të mendoj për të. Vetëm dua të bëhem më i mirë”, ka thënë Pastore për calciomercato.com.
Ylli i Manchester United, Nani, ka tallur rivalët tjerë për titull, si Manchester City dhe Arsenal, duke thënë se vetëm Chelsea është ai që mund t’i ndalojë ata nga titulli i Ligës Premier.
“Nuk e shoh askënd tjetër ta fitojë Ligën Premier këtë sezon jashtë Manchester United dhe Chelsea. Shpresoj se do të jetë United”, ka thënë portugezi.
Nani ka shënuar gjashtë gola këtë sezon dhe ka asistuar në shumë të tjerë.
Mesfushori ka thënë edhe se është penduar që mungoi në Kupën Botërore me Portugalinë gjatë verës, për shkak të një lëndimi në shpatull.