Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, ka thënë se Michael Ballack duhet të dëshmojë se është për kombëtaren gjermane.“Ne e dimë se çfarë personaliteti ka ai dhe çfarë cilësi të shkëlqyera ka ai. Ai e di mjaft mirë se duhet të tregojë se është ende për kombëtare”, theksoi Bierhoff.
“Gjëja më e vështirë është të integrohesh në ekip dhe Ballack mund ta bëjë këtë”, u shpreh Bierhoff.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, është ndier shumë keq për mënyrën se si lojtarët e tij shkatërruan ata të Levantes.“Ne ngazëllyem tifozët, por edhe veten. Ishte lojë e bukur dhe mjaft argëtuese, sidomos për të rinjtë në stadium”.
“Më vjen keq për profesionistët e Levantes, sepse gjithmonë është keq të humbasësh në atë mënyrë, por unë jam i kënaqur si e përmbyllëm këtë vit. Ne kemi fituar 20 nga 25 ndeshje zyrtare, kemi barazuar në katër dhe humbur një”, ka thënë Mou.
Milani dëshiron ta mbajë Ronaldinhon deri në fund të sezonit, përkundër arritjes së marrëveshjes së gjeniut me klubin e tij nga vendlindja, Gremio.30-vjeçari mund të kthehet aty ku mori mësimin e parë prej futbollisti vetëm nëse Milani arrin marrëveshje me Gremion gjatë janarit, një gjë të cilën Rossonerët nuk dëshirojnë ta bëjnë.
Sipas spekulimeve tjera, Milani tashmë është duke u angazhuar që të lirohet nga Ronaldinho gjatë afatit kalimtar dimëror.
Ish-përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, ka kërcënuar presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondgona për shpifje, ndërsa tani dëshiron ta padisë atë.“Unë nuk do ta godasë Grondonan. Unë do të shkoj për një vizitë te avokatët e mi për ta paditur atë pas gjithë asaj që ka thënë. Ai ka humbur kontrollin”.
“Unë nuk kam marrë asgjë për gjashtë vjet, madje as një gotë me verë”, theksoi Maradona.
Grondona kishte thënë ditë më parë se Maradona është i droguar dhe ka qenë i tillë edhe gjatë Botërorit ku dështoi.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është shprehur në urimin e tij për festat e fundvitit se Jose Mourinho është mjaft i lumtur në Madrid.“Unë mund t’iu siguroj se unë kam folur me Mourinhon dhe ai është i ngazëllyer që është në Madrid, ai dëshiron të qëndrojë këtu një kohë të gjatë dhe të krijojë një ekip të mrekullueshëm, mendoj se ai po e bën këtë shumë mirë”, theksoi Casillas.
Real Madridi gjendet në pozitën e dytë në La Liga me dy pikë prapa liderit të përbetuar, Barcelonës.
Emmanuel Eboue e di se Arsenali nëse dëshiron ta mposhtë Chelsean duhet ta vë jashtë funksionit supersulmuesin Didier Drogba.“Nuk e di se pse Drogba luan aq mirë ndaj nesh. Sa herë Chelsea luan përballë neve, Drogba shënon gola”.
“E kam pyetur dhe ai më ka thënë se nuk e di as vet dhe se i vjen keq. Ne duhet të jemi të fokusuar në të dhe ta ndalim atë, pasi në këtë mënyrë ata nuk do të shënojnë gola”, precizoi Eboue.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se viti 2011 do të jetë viti kur Real Madridi do të shkëlqejë dhe do të fitojë shumë tituj.“Ekipi ka treguar se nuk e ka problem të arrijë qëllimet. Ne jemi të angazhuar dhe të gjallë në të trija garat, të cilat duam t’i fitojmë në fund të sezonit. Pse të mos e bëjmë këtë në vitin 2011?”, theksoi Mourinho.
Jose Mourinho në vitin 2010 fitoi çdo titull të mundshëm me Interin dhe këtë tani dëshiron ta përsërisë edhe me Real Madridin.
Është dueli të cilin të gjithë adhuruesit e boksit e presin me padurim – është Wladimir Klitschko kampion i kategorisë së rëndë në WBO dhe IBF, ndaj kampionit tjetër të kategorisë së rëndë David Haye.Tashmë vëllezërit Klitschko, cilido prej tyre, qoftë Wladimir qoftë Vitali, kanë premtuar se njëri prej tyre do të përballet në ring me llafazanin britanik, i cili vazhdimisht i akuzon ukrainasit se kanë frikë.
“Ne premtojmë se në vitin 2011 do të organizojmë një duel ndaj David Haye”, theksuan vëllezërit Klitschko për Bild.
Ende pa hyrë në ring si duhet, David Haye ka filluar të pësojë disfatat e para nga Wladimir Klitschko, pasi që për duelin e paraparë të zhvillohet në një të ardhme të afërt, është boksieri ukrainas ai që ka vendosur kushtet e tij.Përkundër faktit se Haye i ka plotësuar kushtet e Klitschkos për duelin, është boksieri ukrainas ai që do t’i shkaktojë humbje prej dy milionë funtesh boksierit britanik, pasi ka zgjedhur Gjermaninë si vendin për t’u zhvilluar kjo përballje, e pos kësaj të drejtat televizive do t’i ketë televizioni gjerman RTL.
“Kur Haye e fitoi titullin e WBA-së ndaj Nikolai Valuev, kemi fituar 6 milionë funte. Më shumë do të mund të kishim fituar nga Haye vs Klitschko”, ka thënë një zëdhënës i Sky Sports.
Mario Balotelli është lënë jashtë formacionit startues të Manchester Cityt për ndeshjen ndaj Newcastle, për shkak se sulmuesi italian nuk punoi dhe u soll keq në stërvitje.“Nëse Mario meriton të luajë, atëherë ai do të luajë. Nëse ai nuk meriton të luajë, atëherë ai nuk luan. Nëse Mario nuk punon, atëherë ai nuk do të luajë. Nuk është e rëndësishme nëse Mario ka teknikë të mirë dhe është lojtar i mirë. Nëse duam të përmirësohemi atëherë ne duhet të japim 200 përqindëshin. Mario është i veçantë por ju duhet të punoni dhe të luani me zemër”.
“Ai duhet ta përmirësojë këtë situatë dhe të buzqeshë. Nuk e di se pse ai nuk është i kënaqur. Manchester City nuk është si Milani, por ai duhet ta pranojë këtë”, deklaroi Mancini.
Ashley Cole mendon se Arsenali do ta ndjejë forcën e kampionit aktual të Anglisë Chelsea, në derbin e kësaj fundjave që zhvillohet të hënën me fillim nga ora 21:00.“Ne kemi zhgënjyer në gjashtë ndeshjet tona të fundit, ndërsa është dallim shumë i madh me atë se si e kemi filluar sezonin. Por, ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj të rikthyer nga forma, ndërsa kjo do të na japë shtysë të madhe”.
“Jemi në pozitën e katërt në tabelë dhe kjo nuk është mirë. Tani është koha ta shokojmë Arsenalin dhe të fillojmë të fitojmë përsëri”, u shpreh Ashley Cole.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, nuk është shprehur i kënaqur me situatën aktuale në të cilën gjendet klubi nga Anfield, por shtoi se vitin e ardhshëm The Reds do të luftojnë për titull.“Nuk jam i kënaqur. Unë mund të luaj shumë më mirë. Unë jam i zhgënjyer pasi që ju gjithmonë dëshironi të jenë konstant në formën tuaj duke i ndihmuar ekipit. Ndjej se ka pasur momente këtë seson kur nuk e kam bërë këtë. Dua të përmirësohem. Unë dua të kthehem në nivelet e sezonit të kaluar”.
“Gjithmonë varet nga paraqitja ekipore. Sigurisht, unë jam i bindur se ne vitin e ardhshëm do të luftojmë për titullin e Ligës Premier”, ka thënë Reina.
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka thënë se në Angli nuk është sikurse në Spanjë ku për titujt kryesorë luftojnë vetëm Real Madridi dhe Barcelona.“Barcelona dhe Real Madridi janë duke qëndruar gjatë gjithë kohës në krye të tabelës”.
“Në Angli është shumë më vështirë të luftohet. Ju mund të shihni një numër skuadrash duke luftuar për kreun e tabelës. Kjo e bën kampionatin larg më argëtues dhe interesant”, theksoi Silva.
Manchester Cityt i është tërhequr vërjetja edhe për klauzolën e lartë në kontratën e sulmuesit të Portos, Hulk, i cili po kalon në top formë.Duket se çmimi i lartë i Hulk, e ka detyruar Cityn të kthehet kah Oscar Cardozo i Benficas, pasi synimi primar Edin Dzeko është tejet i ‘djegstë’ për Roberto Mancinin.
Pos tjerash, thuhet se edhe Fernado Torres është një prej caqeve të klubit nga Eastlands.
Sir Alex Ferguson ka thënë se ai nuk dëshiron t’i përsërisë gabimet që i ka bërë në të kaluarën për të gjetur zëvëndësuesin e Peter Schmeichel, kjo pasi konfirmoi se veterani i United, Edwin Va nder Saar, do të pensionohet në fund të sezonit.“Është dashur ta transferoj Van der Saarin pas pensionimit të Schmeichel. Unë bëra gabim, por tani mendoj se mund ta përmirësojmë. Schmeichel dhe Van der Saar kanë qenë fantastikë për ne. Unë kam qenë me fat që i kam pasur të dy në skuadër”.
“Unë kam pritur që ai të pensionohet verën e kaluar. Është fantastike që ai luan në moshën 40 vjeçare në nivelin tonë. Mund ta bëni këtë vetëm nëse keni strukturën dhe mendjen. Të jesh në gjendje ta programosh veten në atë mënyrë dhe ta stërvisësh një lojtar si ai është fenomenale. Ai është njeri i jashtëzakonshëm”, tha Ferguson.
Tinejxheri sensacional i Anderlechtit, Romelu Lukaku, ka deklaruar se ëndërron që një ditë të transferohet te gjiganti spanjoll Real Madrid.“Do të shohim në qershor, por tani për tani nuk dua të dëgjoj për këtë. Unë ndihem i lumtur te Anderlechti. Por, unë jam i gatshëm për transferimin e madh. Jam shumë ambicioz. Unë do të bëj çmos për t’i bindur njerëzit se vlejta po aq sa kanë paguar për mua”.
“Natyrisht, është ëndërr të luaj në Bernabeu. Është top stadium. Se Jose Mourinho është trajner i Real Madridit është motivim shtesë. Për një trajner si Mourinho, unë do të kisha dashur të mësoj sa më shumë që është e mundur”, theksoi Lukaku.
Trajneri i ri i Interit, Leonardo, duket t’i ketë përvjelur mëngët në hartimin e strategjisë anti-Rossonere, pasi që është duke planifikuar transferimin e një sërë lojtarësh gjatë afatit kalimtar dimëror.Emrat që lakohen me transferim te gjiganti italian Inter janë legjenda Rossonere, Ricardo Kaka, mesfushori i Fiorentinës, Ricardo Montolivo dhe sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano.
Në ndërkohë La Gazzetta dello Sport shkruan se qendërmbrojtësi i Genoas, Andrea Ranocchia mund të konsiderohet tashmë lojtar i Interit, ndërsa Leonardo sipas sportives pranë klubit Nerazzur, është duke insistuar për ta transferuar edhe sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është duke pritur që t’u bëjë tifozëve një dhuratë të mirë për festat e fundvitit dhe atë duke mposhtur Arsenalin në superderbin e të hënës në Ligën Premier.“Unë nuk e di nëse kjo është përparësi. Arsenali i di mjaft mirë aftësitë e tona dhe ne poashtu i dimë shkathtësitë e tyre. Natyrisht, ne duam të luajmë të njëjtën lojë si herën e kaluar ndaj tyre kur i mposhtëm me rezultat të lartë në Emirates dhe pse jo, ta arrijmë po të njëjtin rezultat”.
“Arsenali ka aftësi fantastike për të luajtur futboll fantastik, ndoshta ata pranojnë gola për shkak të mbrojtjes, ndërsa ne duhet t’i shfrytëzojmë armët tona për të gjetur hapësirat dhe për t’u krijuar atyre vështirësi në mbrojtje”, u shpreh ‘Carlito’.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka shkuar në Argjentinë për të festuar vitin e ri, ndërsa nga vendlindja e tij latino-amerikane ka folur për Topin e Artë, për të cilin favorizon Xavin ose Iniestën.“2010 ishte vit i mirë për mua personalisht, por Kupa e Botës nuk shkoi ashtu siç e kam menduar. Tani synimi im është ta fitoj Kupën e Amerikës vitin e ardhshëm, pasi luhet në Argjentinë”.
“Këtë vit mendoj se Topin e Artë do ta fitojnë ose Xavi ose Iniesta”, tha Messi.
















