Sipas mediave italiane, Juventusi është më pranë transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.Një pjesë e mediave italiane besojnë se bardhezinjtë nuk do të sigurojnë firmën e sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko, gjatë afatit kalimtar të janarit pasi që ai është shumë i shtrenjtë.
Mirëpo, Corriere dello Sport shkruan se Zonja e Vjetër mund të sigurojë shërbimet e sulmuesit francez, i cili nuk ka kaluar formë të mirë që pas transferimit te Real Madridi.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, paralajmëron se Blutë janë të përgatitur që ta mposhtin sërish Arsenalin, në derbin e të hënës në Emirates.Kampioni i Anglisë në fuqi e ka mposhtur dy herë Arsenalin në Emirates në dy sezonet e kaluara, ndërsa mbrojtësi anglez pohon se Blutë do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe këtë sezon.
“Mendojmë se mund të shkojmë atje dhe të bëjmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Nëse nuk mendojmë diçka të tillë, atëherë nuk do të duhej të luanim”, ka thënë Terry për faqen zyrtare të Chelseat.
Manchester United dhe Manchester City kanë regjistruar fitore në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier, kundër skuadrave respektive Sunderland dhe Newcastle. United shënoi fitore prej 2-0 në Old Trafford, ndërsa City fitoi me rezultat 3-1 në udhëtim.Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov ishte vendimtar për Djajtë e Kuq pasi që realizoi të dy golat, me ndihmën e Wayne Rooney (5’) dhe Anderson (57’), për të forcuar Unitedin edhe më shumë në krye të tabelës.
Nga ana tjetër, Carlos Tevez ishte njeriu kryesor te ‘pasanikët’, pasi që asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Gareth Barry (2’), ndërsa realizoi dy golat tjerë të Cityt (5’ dhe 81’), kundrejt një goli të Newcastle të shënuar nga Andrew Carroll (72’).
Bayern Munichu ka huazuar talentin kosovar Ylli Sallahi nga skuadra austriake SV Kapfenberg deri në vitin 2012, me mundësi që bavarezët të mund ta blejnë kartonin e mesfushorit shqiptar.Sallahi, me nënshtetësi kosovare, është mesfushor ofensiv, kualitetet e të cilit ishin vërejtur nga një sërë klubesh evropiane.
Ai doli tejet i suksesshëm në provat te Bayerni, prandaj iu shpagua me transfer të menjëhershëm.
Që nga mosha katërvjeçare, Sallahi ishte pjesë e akademisë së SV Kapfenberg, ku edhe u dallua si lojtar potencial për U19.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka qartësuar se sulmuesi Michael Owen nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.Që nga transferimi i tij në Old Trafford, Owen vazhdon të ketë probleme me lëndime, ashtu që është spekuluar se Djajtë e Kuq nuk dëshirojnë ta mbajnë 31-vjeçarin në skuadër, mirëpo të kundërtën e thotë trajneri Ferguson.
“Njerëzit kanë harruar se çfarë lojtari i mirë është Michael. Ai ka kaluar një ankth të vërtetë me lëndimet, por ai tash e meriton që t’i ndryshojë fati”, ka thënë Ferguson për Mail on Sunday, duke shtuar se nëse Owen qëndron në formë, atëherë ai ka një vend të rëndësishëm në skuadër.
Menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew, nuk ka në dispozicion para për afatin e janarit, mirëpo ai do të tentojë që me anë të huazimeve të plotësojë boshllëqet në skuadrën e tij.The People njofton se anësori i Manchester Cityt, Shaun Wright-Phillips, është njëri ndër lojtarët e preferuar që mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi.
Gjatë këtij sezoni, Wright-Phillips ka startuar në vetëm dy ndeshje të Ligës Premier, ndërsa tashmë i është thënë se mund të largohet nga City në janar.
Përveç Newcastle, për shërbimet e anësorit anglez është i interesuar edhe Evertoni.
Fundi i këtij sezoni do të thotë edhe fundi i punës së trajnerit të Liverpoolit, Roy Hodgson, në stolin e ‘Të Kuqve’- raporton News of the World.Sipas tabloidit britanik, porsa të përfundojë ky sezon, pronarët e Redsave do të kërkojnë një trajner të ri.
Emri që po qarkullon është ai i trajneri të Marseille, Didier Deschamps, i cili konsiderohet si pasardhës i Hodgson në Anfield.
Thuhet se Deschamps ishte intervistuar nga drejtuesit e Liverpoolit kur e shkarkuan Rafa Benitezin, mirëpo ata vendosën për Hodgsonin për shkak të përvojës së tij në Ligën Premier.
Ndeshjet Blackpool – Liverpool dhe Everton – Birmingham janë shtyrë për shkak të kushteve jashtëzakonisht të vështira klimatike.Ekzistoi frika se ndeshja e The Reds në Bloomfield Road mund të shtyhet dhe tani kështu edhe ndodhi pasi fusha në stadiumin e Blackpoolit është e ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta. Kjo ndeshje ashtu si ndeshjet tjera që do të shtyhen gjatë të dielës do të zhvillohen më 12 janar.
“Pas një inspektimi të fushës në mëngjes, ndeshja e Liverpoolit ndaj Blackpoolit është shtyrë për shkak të fushës së ngrirë. Kjo ndeshje tani do të zhvillohet në Bloomfield Road të mërkurën me 12 janar në ora 21:00”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Blackpooli.
Tingëllon qesharake, por Wolfsburgu, ekipi i cili 18 muaj më parë fitoi titullin në Bundesliga, tani lufton për mbijetesë dhe si pasojë e kësaj, menaxheri Dieter Hoenes ka paralajmëruar spastrim të lojtarëve.Sipas Bild, ky ‘spastrim’ mund ta prekë edhe Edin Dzekon, i cili ka në kontratën e tij një klauzolë prej hiç më pak se 40 milionë eurosh, ndërsa një transferim në dimër mund të bëjë që 30 milionë euro të jenë të mjaftueshme për sulmuesin.
Për Dzekon të interesuara janë shumë skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë këtu Real Madridin dhe Juventusin.
Barcelona mund të duket një prej klubeve që bazohet në akadaminë jashtëzakonisht efektive, por në fakt klubi Blaugran është një prej klubeve që shpenzon më së shumti.Që nga koha kur Pep Guardiola drejton klubin nga Camp Nou, Guardiola ka shpenzuar hiç më pak se 277.5 milionë dollarë, me Ibrahim Afellay që është transferi i 13-të i Pep Guardiolas.
Ndër këto transferime te Barcelona jo të gjithë kanë qenë të sukesshëm. Aliaksandr Hleb, Dmytro Chygrynskiy dhe Martin Caceres ishin disa prej dështimeve, ndërsa njeriu i cili zhgënjeriu adhuruesit e Barcelonës është Zlatan Ibrahimovic.
Portieri i Bayer Leverkusen, Rene Adler, mund ta shohë veten shumë lehtë në portën e Manchester United, pasi që një ofertë e jashtëzakonshme mund ta vë skuadrën gjermane në pamundësi për ta mbajtur yllin e saj.“Po, kjo është e vërtetë. Ai është vështruar nga agjentët e Manchester United, por kjo nuk më intereson dhe aq”, theksoi drejtori sportiv i Bayer Leverkusen.
Një ofertë prej 24 milionë eurosh mund ta detyronte klubin gjerman të lëshojë pe dhe ta lejojë transferimin e Adler në Angli.
Andres Iniesta është shprehur edhe njëherë për dëshirën e tij për të qëndruar te gjiganti katalanas, Barcelona.“Futbolli është jeta ime. Unë dua të qëndroj te ky klub përjetë, të jem trajner i ekipit të parë ose i ndonjë kategorie tjetër, ose të bëhem trajner fizik. Nuk e shoh veten diku tjetër”.
“Një gol në finalen e Botërorit mund ta ndryshojë jetën tuaj, por jo karakterin tuaj”, u shpreh Iniesta.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron të shpenzojë gjatë afatit kalimtar dimëror për të sjellur një portier të klasit të lartë si Pepe Reina.Mail on Sunday shkruan se Ferguson është i përgatitur për ta forcuar shumë skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme dhe Reina shihet si një prej të parëve në listën e skocezit.
Një ofertë prej 20 milionë funtesh pritet të lansohet në drejtim të Liverpoolit nga Manchester Unitedi, ndërsa Djajtë janë pos tjerash duke monitoruar edhe David de Gean e Atletico Madridit që kushton 17 milionë euro.
Duke folur para derbit ndaj Chelseat që zhvillohet të hënën mbrëma, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Arsenali nuk ka pse të frikësohet nga Chelsea, nëse shikohen pikët në tabelë.“Le të themi se duhet të shikojmë numrin e pikëve që ata kanë dhe që ne i kemi. Ne nuk kemi pse të sprapsemi”.
“Ne thjeshtë duhet ta kalojmë këtë pengesë. Përderisa një ekip nuk ka fituar, pse ne nuk mund ta mposhtim atë? Është gjë mentale kjo pasi që cilësia ekziston në skuadrën tonë. Ne jemi të rinj, por jo dhe aq të rinj”, u shpreh Wenger.
Sampdoria pritet të tentojë që ta huazojë mesfushorin kreativ të Real Madridit, Sergio Canales.Ish-tinejxheri i Racing Santander ka vuajtur për ta gjetur formën më të mirë në fanellën e Los Blancos, ndërsa Sky Sport Italia beson se klubi gjenovian mund të tentojë ta huazojë atë.
Canales duhet të nxitojë të gjejë klub të ri, pasi që me Ricardo Kakan që pritet të rikthehet, gjasat që mesfushori i ri të luajë futboll të rregullt janë të vogla.
















