Topçinjtë nuk kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e javës së njëzet të Ligës Premier, pasi që kanë barazuar me rezultat 2-2 si mysafir të Wigan Athletic.Arsenali u gjet në disavanatzh në minutën e 18-të, kur Ben Watson kaloi vendasit në epërsi nga pika e bardhë.
Mirëpo, Topçinjtë treguan fuqinë e tyre duke përmbysur këtë rezultat. Fillimisht, Andrey Arshavin barazoi shifrat (40’), ndërsa Nicklas Bendtner kaloi Arsenalin në epërsi (44’), dhe me rezultat 2-1 në favor të mysafirëve përfundoi pjesa e parë.
Edhe pse në pjesën e dytë Wigani mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Charles N’Zogbias me karton të kuq, skuadra vendase nuk u dorëzua, por arriti të barazojë shifrat përmes një autogoli të Sebastien Squillacit (81’).
Pas këtij barazimi, Arsenali ngritet në kuotën e 36 pikëve, dy më pak se Manchester Unitedi në krye të tabelës, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kampioni i Anglisë në fuqi, Chelsea, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Boltonit në Old Trafford për të dalë sadopak nga kriza në Ligën Premier.Heroi i Bluve ishte Florent Malouda, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 61-të pas asistimit të Didier Drogbas.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea kthen vendin e katërt në tabelë me një pikë më shumë se Tottenhami që zhvendoset në vendin e pestë.
Kapiteni i ekipit Al Ahli, Fabio Cannavaro, e ka këshilluar yllin e Milanit, Ronaldinho, që t’i bashkëngjitet atij në Dubai.E ardhmja e brazilianit vazhdon të jetë mjaft e përfolur, derisa thuhet se ai mund të transferohet te skuadra e tij e dikurshme, Gremio, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ndërkohë, mbrojtësi i dikurshëm i Interit, Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka thënë se Ronaldinho duhet të transferohet në Dubai.
“Unë jam shumë i lumtur në Dubai, është një përvojë e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për motin. Këtu ka shumë mundësi për lojtarët që dëshirojnë të vijnë këtu, dhe unë do t’i këshilloja lojtarët si Ronaldinho që të vijnë në Dubai”, ka thënë Cannavaro gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Milanit në kuadër të Emirates Airline Challenge Cup.
Trajneri i Interit, Leonardo, ka folur për spekulimet që flisnin për një transferim të yllit brazilian, Ricardo Kaka te Interi gjatë afatit kalimtar dimëror, duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur.“Nga sa e njoh Kakan, nuk besoj se ai do të largohet nga Real Madridi pa shkëlqyer si duhet”.
“Këtë e dëgjoj shpesh nga ai, pasi që ka vullnet të madh për t’u rikthyer në formë. Ai dëshiron të luajë mirë për Real Madridin”, u shpreh Leonardo.
Luciano Moggi e ka këshilluar Juventusin që t’i ndryshojë planet për transferimin e një sulmuesi gjatë janarit, pasi që sipas tij Bianconerët nuk kanë nevojë për një lojtar në atë pozitë.“Nuk mendoj se Juventusi ka nevojë për një sulmues. Ata tashmë kanë Vincenzo Iaquintan, që është mjaft i mirë për Luigi Del Nerin”.
“Ata po ashtu kanë Amaurin si rezervist. Plus aty janë Quagliarella dhe Milos Krasic. Juventusi po luan më mirë se që ishte pritur. Unë do të prisja deri në qershor për t’u përforcuar me lojtarë të rinj”, theksoi ish-drejtori i Juventusit apo ndryshe krijuesi i Calciopolit, Luciano Moggi.
Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, ende nuk është kthjellur pas konfliktit me Antonio Cassanon, duke thënë se sulmuesi italian është trajtuar si mbret.“Unë gjithnjë e kam definuar atë si mbret dhe ashtu ishte trajtuar. Ne ndoshta kemi mbyllur sytë për disa gjëra kur ai doli nga binarët, kjo për shkak se kemi besuar në të. Por janë rregulla të cilat duhet të respektohen, e kufij të cilët nuk mund të kalohen”.
“Dinjiteti nuk ka çmim dhe prandaj i kam kontribuar klauzolës prej 5 milionë euro për Real Madridin. Ne është dashur të japim një mesazh të qartë pas asaj që ndodhi më 26 tetor”, ka thënë Garrone.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është vënë në përkrahje të strategut italian të Bluve, Carlo Ancelotti, përkundër disfatës së pazakontë nga Arsenali të hënën.Besohet se bordi i Chelesat ka mbajtur një mbledhje urgjente pas disfatës ku janë sqaruar pozicionet e palëve respektive, me Abramovich që është shprehur i gatshëm ta përkrahë teknikun italian.
Nga ana tjetër, fakti se Chelsea për herë të parë pas një kohe të gjatë është jashtë top katërshes nuk e brengos dhe aq ‘Carliton’ pasi që ka arritur t’i ndryshojë gjërat edhe te Milani kur Rossonerët ishin në krizë të rezultateve.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ua ka tërhequr vërejtjen rivalëve të Blaugranëve që të mos gëzohen shumë para kohe, pasi që katalanasit janë shumë të uritur për tituj.“Ne të gjithë e dimë potencialin që kemi si ekip dhe muajt e fundit niveli i lojës tonë ashtu si rezultatet kanë qenë shumë të mira. Ç’është e vërteta, mediat tashmë kanë thënë gjithçka për paraqitjet tona. Besimi që kam në kolegët e mi është i plotë, kështu që shpresoj se kjo mund të vazhdojë edhe më tutje”.
“Mendoj se në përgjithësi është shumë me rëndësi që ky grup ka ende uri për të fituar. Ne kemi njerëz që, edhe pse kanë fituar gjithçka, kanë kapacitet enorm dhe dëshirë për të mbetur në maje. Gjithë kjo ndihmon zhvillimin e asaj që jemi duke bërë”, ka thënë Villa.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se ai do të ishte i gatshëm për sfidën e të stërviturit sulmuesin më problematik në botën e futbollit, Mario Balotelli.“Do të më pëlqente ta stërvis Balotellin, por ky transferim vështirë të ndodhë pasi që kemi shumë kampionë në skuadër”.
“Cassano? Jam befasuar nga vullneti dhe impenjimi i tij më shumë se nga talenti që posedon”, potencoi Allegri.
Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, e tipizon Dimitar Berbatovin si golashënuesin më të mirë të Djajve të Kuq për këtë sezon.“Ishte aksion i mirë dhe finish tmerrësisht i mirë nga Berbatov. Besimi i tij para golit është shumë i madh për momentin dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë edhe një kohë të gjatë”.
“Qëllimi i tij është të na vë në një pozitë të mirë, por nëse ne do të kishim luajtur më mirë duke shfrytëzuar rastet në kundërsulm, atëherë do të kishim qenë shumë më të kënaqur në fund”, u shpreh Carrick duke folur për barazimin e turpshëm ndaj Birminghamit të martën mbrëma.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili vendosi ta shkarkonte Rafa Benitezin për ta sjellë Leonardon në Giuseppe Meazza, ka deklaruar se tekniku brazilian duhet të ndjekë dëshirat e tifozëve.“Unë jam shumë i kënaqur me zgjedhjen e bërë. Unë gjithmonë kam pasur admirim të madh për Leonardon dhe aftësinë e tij për të mësuar shpejtë e për të shfaqur disiplinë”.
“Ne nuk po nxitohemi, ne do të ndjekim dëshirat e tifozëve dhe kjo do të na ndihmojë të arrijmë objektiva të rëndësishëm. Unë i dëshiroj Leonardos çdo të mirë”, u shpreh Moratti.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, synon të rikthejë planet për të sjellë mesfushorin Cesc Fabregas te klubi spanjoll.El Mundo Deportivo shkruan se Barcelona ka mbajtur të paprekur fanellën me numër katër në pritje të rikthimit të Cesc nga Arsenali gjatë verës që vjen.
Rosell do të bëjë gjithçka që mundet, pa rrezikuar financimet e klubit, për të sjellë Cesc për fansat e Barcelonës në vitin 2011.
“Situata e Cesc është një të cilën do të diskutojmë në muajt e ardhshëm”, kishte thënë drejtori sportiv i Barcës, Andoni Zubizarreta, më herët gjatë javës kur u zbulua arritja e Ibrahim Afellay.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se ai është i hutuar nga rënia e formës së ekipit të tij.“Ne nuk jemi mësuar ta shohim Chelsean të luajë në mënyrën se si luajmë tash. Realiteti është se ne nuk po i bëjmë gjërat e duhura në fushë, ne po bëjmë gabime dhe ndëshkomi për këto gabime”.
“Në golin e dytë dhe të tretë [të pësuar nga Arsenali], vërtet nuk ngjanim si Chelsea. Nuk mban mend që kur jam këtu të pranojmë dy gola në një minutë në mënyrë të tillë. Ne po bëjmë gabime në fushë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne nuk i bëjmë gjërat që i bënim në fillim të sezonit kur nuk pranonim gola dhe shënonim shumë”.
“Askush nuk është i kënaqur me situatën, por për momentin ne nuk mund të gjejmë ekuilibrin e duhur në fushë. Ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe të vazhdojmë të punojmë. Ne ende nuk e kemi hedhur peshqirin, pasi e dimë se gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt”, ka thënë portieri çek.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, beson se ndryshimet e tij në skuadrën e The Reds do të bëjnë që viti i ardhshëm të jetë më i mirë për skuadrën nga Anfield Road.“Unë kam ndjenjën se lojtarët janë të përkushtuar dhe do të punojnë shumë për të pasur rezultate më të mira gjatë vitit 2011. Ata janë në gjendje ta bëjnë këtë dhe unë e di se ata do ta bëjnë këtë”.
“Ne nuk arsyetohemi me ndërrimin e pronarit për problemet e fundit në klub, edhe pse unë nuk jam i sigurt nëse kemi nevojë për një arsyetim të tillë, pasi nuk kemi luajtur mirë. Por, ne jemi përmirësuar si ekip me gjithë punën të cilën jemi duke e bërë, edhe pse rezultatet janë ato që vlejnë”, potencoi Hodgson.
Philippe Mexes është shumë pranë Milanit, pasi klubi Rossoner dëshiron të përforcojë mbrojtjen me titanin e mbrojtjes romake.Pasi Milani përforcoi sulmin me transferimin e Antonio Cassanos pa asnjë cent, të njëjtën gjë kuq e zinjtë duan ta bëjnë edhe me Philipe Mexesin, pasi që Roma i ka ende borxh Milanit nga blerja e Marco Boriellos.
Pos Mexes si emra që përflitet se do të jenë lojtarë të rinj të Milanit janë Luca Toni dhe Erik Lamela.
Saga transferuese e Edin Dzekos pritet të marrë fund shumë shpejtë, pasi që e përditshmja gjermane Bild njofton se lojtari tashmë është transferuar te Manchester City.Bëhet fjalë për një transferim në vlerë prej 35 milionë eurosh, me 30 milionë euro në dorë dhe pesë milionë tjera në rast se City arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Transferimi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por nëse ai vërtet ka ndodhur, atëherë Edin Dzeko mund të debutojë në fanellën e Manchester Cityt në ndeshjen ndaj Arsenalit më 5 janar.
Real Madridi duket se do ta shesë superyllin Kaka nëse vjen ndonjë ofertë e madhe nga ndonjë gjigant evropian, kjo sipas drejtorit të Los Blancos, Jorge Valdano.“Nëse vjen ndonjë ofertë e madhe në janar, atëherë dikush mund të largohet”, theksoi Valdano për Il Corriere dello Sport.
Të hënën është spekuluar se Interi ka dërguar agjentët për të hulumtuar mbi gjendjen fizike të yllit brazilian, ndërsa me çmimin e tij mbi 50 milionë euro, Nerazzurët janë duke e menduar një transfeirm në formë huazimi.
Ylli i Bayernit, Arjen Robben, e ka bërë të qartë se rikthimi i tij në fushat e blerta nuk zgjidh problemet e Bayernit të Munichut.“Unë e di se njerëzit presin që Bayerni të hyjë seriozisht në luftë për titullin e kampionit kur unë të rikthehem dhe prandaj dua të luaj një rol sa më të rëndësishëm në këtë aspekt. Sidoqoftë, duhet të mbajmë në mend se unë nuk kam luajtur gjashtë muaj. Nuk do të jetë e thjeshtë të rikthehem shpejtë në formën më të mirë vetëm pse jam në fushë. Nuk është dhe aq lehtë”.
“Nuk e di se sa do të më zgjasë të rikthehem në formë. Unë premtoj se do të jap më shumë se 100 përqindëshin tim, me synimin për t’u rikthyer në formën më të mirë”, ka thënë Robben.
Trajneri i Interit, Leonardo, ka thënë me rastin e prezantimit të tij në një konferencë për shtyp se ai do të përkujdeset që ta ringjallë Interin e ta bëjë fitues ashtu si në epokën ‘Mourinho’.“Do të jem i sinqertë. Unë gjithmonë kam tentuar të qëndroj i lirë dhe të jem vetvetja. Nuk është e nevojshme të kemi gjëra të përbashkëta për të jetuar së bashku. Unë kalova plot 13 vite te Milani dhe gjithmonë do ta falënderoj klubin te i cili isha lojtar, drejtor dhe trajner”.
“Nuk ndihem fajtor dhe nuk pendohem aspak. Unë gjithmonë u kam thënë njerëzve se dua të jetoj gjëra të caktuara. Sfida e Interit do të jetë e fortë dhe nuk kam mundur t’i them jo”, theksoi Leonardo.
Megjithatë, përkundër faktit se zemra e tij është ende Rossonere, Leonardo ka premtuar se do të përkujdeset që ekipi i tij të përfundojë në fund të sezonit mbi Milanin.“Unë vij në vitin më të rëndësishëm të historisë së këtij klubi dhe jam shumë i lumtur dhe i motivuar. Të fitosh të ndihmon në entuziazëm, ky është ekip që ka identitetin e tij dhe për këtë duhet t’i sjelli lojtarët në gjendje gatishmërie për të fituar”.
“Kërkesa ime është të bëjmë gjërat të cilat do të na e bëjnë të mundur të fitojmë tituj”.

Braziliani nuk mundi ta fshehte kënaqësinë që iu bashkua Interit, vetëm shtatë muaj pasi ishte viktimë e sëpatës së Silvio Berlusconit te Milani.
“Unë jam aq i lumtur, ishte e pamundur të thosha ‘jo’. Marrëdhëniet e mia me presidentin Moratti lindën spontanisht, pasi që kam jetuar 13 vite në Milano. Kjo është ditë e veçantë për mua, presidentin Moratti dhe mua, trajnerin. Kjo është ëndërr për mua, unë kam kërkuar sfidën më të madhe për mua. Nuk ka sfidë më të madhe”, përfundoi Leonardo.
Kosova ka dalur fituese e Kampionatit Botëror të organizuar në shkollën “Mustafa Germirli” të Kayserit.Prej më se 530 nxënësve pjesëmarrës në këtë Botëror nga 43 vende të ndryshme të botës duke përfshirë vendet nga Afrika dhe Ballkani, fituese ka dalur skuadra e Kosovës falë lojës më të mirë të shfaqur gjatë turneut. Në këtë Botëror nuk u lejua që të fliteshin gjuhë tjera pos asaj turke.
“Jam shumë i kënaqur për titullin e fituar në Turqi, nuk kam dëshirë që ai të jetë i fundit në fanellën e përfaqësueses së Kosovës”, theksoi qendërmbrojtësi Fatih Sylka.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se malli i Mario Balotellit për vendlindjen është i ngjashëm me problemet e Cristiano Ronaldos kur ai për të parën herë u transferua te Manchester United.Balotelli shënoi hat-trick në fitoren e djeshme ndaj Aston Villas. I pyetur se çfarë do të pëlqente ai për Vitin e Ri, menaxheri i Cityt ka thënë me shaka: “Një buzëqeshje nga Mario. Kjo do të ishte e mrekullueshme”.
“Ndoshta ai mund të jetë i përmalluar për vendlindjen pasi është vetëm 20-vjeçar dhe është normale t’ju mungojë familja në atë moshë. Asistenti im, Brian Kidd, më ka thënë se Ronaldo i ka pasur të njëjtat probleme të Mario kur ai arriti në Manchester United (nga Sporting Lisbona) dhe ka pasur nevojë të adaptohet”.
“Mario po mësohet. Ai duhet ta kuptojë këtë vend dhe këtë futboll, para se të japë më të mirën nga vetja. Ai punon në këtë drejtim dhe e di se ai duhet të bëjë shumë edhe për veten, sa edhe për ekipin. Kur ai ta ketë zgjidhur këtë, dhe të tregojë kualitetet superiore për ne, ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë Mancini.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e sheh Milanin si favoritin kryesor për të fituar Skudetton këtë sezon.Milani mban kreun e tabelës me tre pikë diferencë nga ekipi i dytë i renditur, Napoli, por u mposht në ndeshjen e fundit të vitit 2010 nga Roma. Megjithatë Agnelli mendon se Rossonerët vazhdojnë të jenë favoritë për Skudetton e këtij sezoni.
“Ka shumë ekuilibër në ligë sot. Ne e kemi Milanin në ballë të cilët po kalojnë një sezon të shkëlqyeshëm. Napoli është prapa tyre dhe pastaj Lazio, ne dhe Roma, dhe nuk duhet ta harrojmë Interin, që sapo ka fituar Kupën Botërore të Klubeve. Ata sigurisht do të kenë diçka të thonë”.
“Ne po përqendrohemi te vetja dhe dalim secilën herë në fushë me dëshirën dhe shtytjen për të fituar”, ka thënë Agnelli.
Agjenti dhe vëllai i Ronaldinhos thotë se një largim nga Milani është shumë i mundshëm për mesfushorin brazilian.Roberto de Assis dje ka zhvilluar bisedime me zëvendës-presidentin Adriano Galliani rreth kontratës së vëllait të tij, e cila skadon në fund të vitit.
Derisa Gremio pret për rezultatin e negociatave me qëllim që të transferojë brazilianin, De Assis thotë se ekziston mundësia që Dinho të transferohet te ndonjë skuadër tjetër evropiane.
“Do të takohem sërish me Gallianin nesër për të kuptuar më shumë për të ardhmen e Ronaldinho. Ne nuk përjashtojmë ndonjë destinacion tjetër në Evropë”, ka thënë De Assis.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, nuk pret ndonjë nënshkrim të ri në afatin kalimtar të janarit.Edhe pse trajneri Jose Mourinho ka kërkuar një sulmues të ri, duket se Valdano është pasiv në këtë drejtim.
“Në princip nuk do të ketë asnjë arritje të re në janar, përveç nëse ne shohim ndonjë mundësi të shkëlqyeshme, por ne nuk llogarisim në këtë. Ne nuk flasim për të rekrutime në sulm, por ne e hapëm mundësinë e ndonjë transferimi për shkak të pasigurive rreth Higuain. Shpresojmë që kjo të zgjidhet”, ka thënë Valdano.
Edinson Cavani është i bindur se ekipi i tij, Napoli, mund të fitojë trofe gjatë këtij sezoni.Sulmuesi i Uruguait ka luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e Napolit këtë sezon, që rreshtohet i dyti në tabelën e Serie A gjatë pushimit dimëror.
“Pjesa e parë e sezonit ka qenë shumë pozitive. Ne po nxjerrim rezultate të mëdha pas çdo ndeshje. Kjo është një fryt i punës tonë të palodhshme ditore. Fansat e Napolit duan lojtarë të cilët japim shpirtin dhe të cilët gjithmonë luftojnë për të mbrojtur fanellën në fushë”.
“Shpresoj të luftojmë për objektiva prestigjioze me klubin. Diego Armando Maradona, lojtari më i madh i të gjitha kohërave, ka luajtur për Napolin. Fansat duan maksimumin, po ashtu edhe lojtarë me kualitet. Mbështetësit e Palermos janë të pasionuar, por ata të Napolit janë unik”, ka thënë Cavani.
Legjenda e Milanit, Marco van Basten, nuk mund të përjashtojë mundësinë të drejtojë klubin italian në të ardhmen.Holandezi 46-vjeçar shpesh është lidhur me detyrën e trajnerit të Milanit në të kaluarën.
“Vitin e kaluar kishte thashetheme, por nuk kishte kontakte. Kam pasur probleme me gjurin. Kam bërë një operim në shtator. Tash jam më mirë. Në të ardhmen kurrë nuk i dihet. Ka kualitet te Milani, por ata duhet të përmirësohen me qëllim që të bëhen një ekip i cili fiton në Itali dhe Evropë”.
“Ibrahimovic e bën dallimin. Ai e ka bërë atë aq shumë herë këtë vit. Zlatan ka luajtur në mënyrë ndryshe te Barcelona dhe raporti i tij me Pep Guardiola nuk ka qenë i mirë. Ai është një djalosh i ndjeshëm. Ai ka nevojë për mbështetjen e trajnerit dhe të fansave”, ka thënë Van Basten.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, do t’i vlerësonte gjashtë muajt e parë në stolin drejtues të klubit mbretëror si ‘të jashtëzakonshme’ nëse ata nuk do të ishin mposhtur me rezultat 5-0 nga Barcelona.Mourinho, megjithatë, thotë se ai është i ngazëllyer me pjesën e parë të sezonit të tij të parë në Spanjë.
“Nëse nuk do të ekzistonte ndeshja kundër Barcelonës, sezoni do të ishte më shumë se i jashtëzakonshëm. Ne jemi një ekip me shumë qëllime në Ligën e Kampionëve dhe luftojnë edhe në Kupë. Ne kemi 13 fitore në ligë, nëse do të ishim në Itali ose Angli do të ishim liderë të vetëm”.
“Në Spanjë, kjo nuk ndodh pasi ne dhe Barcelona, po thuajse gjithmonë fitojmë dhe liga do të vendoset mbase nga ndeshjet në mes nesh”, ka thënë portugezi.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, thotë se ai gjithmonë qeshet – në brendi.Balotelli shënoi hat-trick në fitoren e djeshme ndaj Aston Villas, por edhe një herë ishte i qetë në mënyrën e tij të festimit.
“Unë jam gjithmonë i lumtur, edhe kur nuk qeshem. Por mendoj se sulmuesi duhet të shënojë. Kjo është puna ime. Kjo është arsyeja se pse nuk qeshem. Unë megjithatë ende jam i lumtur dhe mund të shënoj edhe më shumë”, ka thënë italiani për mcfc.co.uk.
















