Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka pohuar se ai është duke u kënaqur maksimalisht me jetën në Madrid, te klubi i cili thotë se është më i miri në botë.“Unë jam adaptuar shumë shpejtë që prej se erdha këtu. Unë kam pasur mbështetjen e familjes dhe gjithçka shkoi pa problem. Gjithçka duket familiare. Stërvitjet janë serioze, por ne kënaqemi edhe jashtë fushës”.
“Jam shumë i lumtur që iu bashkova klubit më të madh në botë, por unë kam ende ëndrra të cilët dua t’i realizoj. Unë nuk kam fituar asnjë titull ende, ndërsa Mourinho më ka thënë se më dëshiron në ekip me çdo kusht. Ai më bindi mua dhe ja ku jam. Real Madridi dëshiron të arrijë suksese dhe kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë në ekip përkrahin njëri tjetrin”, u shpreh Ozil.
Sipas Marco Materazzit qëndrimi i mëtutjeshëm i Rafa Benitezit te Interi do ta shkatërronte kampionin e Evropës, ndërsa shprehet shumë i kënaqur me emërimin e Leonardos si trajner Nerazzur.“Jam shumë i kënaqur me ardhjen e Leonardos dhe nuk mendoj se është mos-respektuese për Milanin. Tani mund të fitojmë përsëri. Nuk është e fshehtë se unë kam pasur probleme me Benitezin”.
“Unë pendohem pse nuk festova pas fititmit të Kupës së Botës për klube, për veten dhe për bashkëlojtarët, por asesi për Benitezin”, sqaroi Materazzi.
Mbrojtësi i Barcelonës, Maxwell beson se është me rëndësi që klubi ta harrojë të kaluarën dhe të fokusohet vetëm në fitimin e sa më shumë titujve në të ardhmen.“2010 ishte vit i mrekullueshëm, por ka ende hapësirë për t’u përmirësuar. Ne duhet të shikojmë përpara, ne luajmë futboll të mirë, por gjithmonë mund të përmirësohemi”.
“Ne nuk mund të jetojmë me të kaluarën, ne duhet t’ia vëmë vetes sfida të reja dhe të kërkojmë më shumë tituj. Sfida jonë është që të fitojmë çdo garë në të cilën hymë. Është shumë e vështirë, por ne duhet të jemi shumë të përgatitur”, potencoi Maxwell për AS.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp beson se gara për katër pozitat e para në Ligën Premier do të jetë shumë e nxehtë, ndërsa e ka të vështirë të pranojë me siguri se skuadra e tij do të përfundojë në top katërshe.“Top katërshja do të jetë shumë e ngushtë dhe nuk do të përcaktoja ndonjë fitues”.
“Nëse mund ta bëjmë përsëri, atëherë do të jetë shumë mirë dhe kush e di se ku do të arrijmë nëse vërtet do të futemi aty”, u shpreh Redknapp.
Jose Mourinho e ka shndërruar Interin në ekipin më të mirë në botë gjatë vitit 2010, gjithnjë sipas presidentit të klubit, Massimo Moratti.“Do të kishte mundur të jetë një vit me notë 10 prej 10 po që se do ta kishim fituar Superkupën e Evropës (nën Benitezin ndaj Atletico Madridit). Por, është mbreslënëse të shohim në fund të vitit pesë trofe, e jashtëzakonshme”.
“Mourinho ishte gjithçka në një dhe ai duhet të shihet si trajner mbarbotëror. Diskutimet dhe tensionet e tij, disa ekscesive disa instinktive, e bëjnë atë trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave dhe prandaj duhet ta keni në skuadër”.
“Benitez? Ai e ka ditur se nuk më pëlqen të flitet për këto gjëra në publik, sepse ne kemi mundur të bisedojmë për këtë çështje edhe mes nesh, ka pasur shumë raste për këtë”, deklaroi Moratti.
Milani ka nisur edhe formalisht bisedat me Genoan për të transferuar sulmuesin Luca Toni.Gazzetta dello Sport shkruan se Milani e sheh 33-vjeçarin si një mbulesë të përkohshme deri në verë, kur Rossonerët shpresojnë të sjellin sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli, sërish në Itali.
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, këtë javë është në Brazil, ku ndodhet edhe zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, i cili është duke biseduar me kampin e Ronaldinhos për vazhdimin e kontratës.
Interi po ashtu është lidhur me një transferim të Tonit nga shtypi italian.
Arsene Wenger ka dalë në mbrojtje të vendimi të tij për të bërë madje tetë ndërrime për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Wiganit, krahasuar me ekipin që mposhti Chelsean dy ditë më parë.Pas fitores 3-1 ndaj Chelseat, Arsenali nxori vetëm një barazim 2-2 në udhëtimin te Wigani.
“Përgjithësisht mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë dhe futbollistët të cilët ishin në fushë luajtën shumë mirë. Arshavin shënoi një gol të shkëlqyeshëm, Bendtner po ashtu shënoi gol të shkëlqyeshëm, dhe unë kam të njëjtin besim te secili futbollist”.
“Futbollistët të cilët startuan në këtë ndeshje mund të ishin startues edhe kundër Chelseat. Për mua kjo nuk e bën dallimin, ishin tetë lojtarë përfaqësues të cilët u gjendën në përbërje. Është për të ardhur keq që avanconim 2-1 dhe pranuam gol nga ndërprerja. Në atë moment ishim 11 kundër 10 dhe është vështirë të pranohet një rezultat i tillë, por përgjithësisht ishte një ndeshje e vështirë”, ka thënë Wenger për Sky Sports.
Clarence Seedorf ka mbresa të para të mira nga përforcimi i ri i Milanit, Antonio Cassano.“Cassano është djalosh i mirë i cili sigurisht se e ka gjetur ekipin i cili i jep atij mundësinë të shkëlqejë në këtë aventurë të tij të re. Ai menjëherë e ka vendosur veten në dispozicion të ekipit, punon fuqishëm dhe përpiqet të japë më të mirën. Ai nuk duket dembel aspak dhe ka bërë shumë, si një person i cili nuk ka luajtur dy muaj”.
“Duhet të them se në dy ditë që ai ka qenë me ne, Cassano ka treguar se dëshiron të punojë dhe se është kyç për gjithçka. Nëse kjo bëhet normë e tij, ai mund të ketë një të ardhme të rëndësishme këtu te Milani”, ka thënë Seedorf për Gazzetta dello Sport.
Por holandezi e ka paralajmëruar italianin se asnjë sjellje e keqe nuk do të tolerohet.
Sulmuesi i Mialnit, Alexandre Pato, thotë se ai është i befasuar për faktin që Leonardo ka marrë nën drejtim Interin.Leonardo ishte kyç në transferimin e Patos te Milani nga ekipi brazilian Internacional, por sulmuesi shpreson që bashkëvendësi i tij të dështojë me Nerazzurët.
“Çdokush merr vendimet të cilat beson se janë të drejta. Leonardo është një trajner profesionist tash dhe ne duhet ta respektojmë vendimin që ai ka bërë për të vazhduar punën”.
“Kur e them këtë, shpresoj se ai NUK do t’ia dalë mirë te Inter! Kjo pasi Milani duhet ta fitojë Skudetton dhe shumë të tjera”, ka thënë Pato.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk beson se ekipi i tij është i aftë të fitojë titull këtë sezon.Megjithatë Mancini thotë se ata do të përpiqen të “përfundojnë të parët” këtë sezon.
“Ju gjithmonë duhet të përpiqeni të luani për kreun. Ndoshta nuk keni një ekip që mund ta fitojë ligën, por ju duhet gjithmonë të luani për këtë qëllim. Ne kemi një ekip të mirë. Por ne kemi nevojë të përmirësohemi. Dhe ky sezon është i çuditshëm. Është shumë i gjatë”, ka thënë Mancini.
Arrigo Sacchi e ka krahasuar ekipin aktual të Barcelonës me ekipin e tij të famshëm të Milanit të viteve 1980-ta.Ish-menaxheri gjeneral i Real Madidit, Sacchi, thotë se ai është i tmerruar nga ekipi i Pep Guardiolas.
“Barcelona është një ekip i jashtëzakonshëm, siç ishte ai që kisha fatin ta drejtoj unë. Ata janë një reklamë e jashtëzakonshme për futbollin”.
“Mendoj se Milani im dhe Barcelona kanë shumë gjëra të përbashkëta. Milani luante gjithmonë në të njëjtën mënyrë, si në San Siro, po ashtu jashtë kësaj fushe, duke u përpjekur të mbajë topin, duke qenë mjeshtër në lojë dhe duke kontrolluar gjithçka”, ka thënë Sacchi.
















