Gazeta spanjolle Marca ka publikuar ekipin më të mirë të vitit 2010, me gjysmën e ekipit që përbëhet nga lojtarë të Barcelonës.

Më shumë se 125 mijë lexues të Marca kanë votuar për më të mirët e vitit 2010 nga ekipet evropiane.


Siç edhe mund të pritej, shumicën e ekipit e kanë përbërë lojtarë të cilët luajnë në La Liga. Nga të rrallët të përfshirë jashtë kampionatit spanjoll dhe ndoshta befasi në formacion ka qenë anësori i Tottenhamit, Gareth Bale.

Lojtari tjetër që nuk luan në Spanjë dhe që është përfshirë në këtë përzgjedhje të Marca, ka qenë mbrojtësi i Interit, Maicon.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e vitit 2010 sipas Marca:

Portieri: Iker Casillas (Real Madrid);

Mbrojtës: Maicon (Inter); Gerrard Pique (Barcelona); Carles Puyol (Barcelona), Garreth Bale (Tottenham)

Mesfushorë: Xabi Alonso (Real Madrid); Xavi Hernandez (Barcelona); Andres Iniesta (Barcelona);

Sulmues: Ronaldo (Real Madrid); David Villa (Barcelona); Lionel Messi (Barcelona)

Formacioni 4-3-3:

Casillas

Maicon – Pique – Puyol – Bale

Alonso – Xavi – Iniesta

Ronaldo – Villa – Messi

Pavarësisht interesimit të disa klubeve spanjolle për të nënshkruar me të, sulmuesi i Arsenalit, Carlos Vela raportohet se është në rrugë për t’u transferuar në Itali.
Sipas gazetës britanike The Sun, Chievo Verona është duke shfaqur interesim të fuqishëm për Vela.
Meksikani 21-vjeçar ka dështuar të gjejë vend në formacionin e parë të Arsenalit që kur nënshkroi për ta në vitin 2005.Dhe me Arsene Wenger që ka sjellë Andrey Arshavin dhe Marouane Chamakh, Vela po gjen gjithnjë e më pak hapësirë për lojë.
Chievo shpreson të transferojë lojtarin që në afatin kalimtar të janarit, ndërsa transferimi mund të bëhet edhe në formë huazimi.
Real Madrid raportohet se është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 35 milionë funteve për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Mediat spanjolle kanë shkruar se Jose Mourinho është i interesuar të sjellë spanjollin në Bernabeu, me të cilin hap do t’i jepte një goditje Barcelonës, që po ashtu dëshiron ta rikthejë në Camp Nou mesfushorin.
Marca shkruan se Reali do të fillojë garën për të nënshkruar me Fabregas me një ofertë në vlerën 35 milionë funteve, lajm që vjen vetëm një ditë pasi El Mundo Deportivo shkroi se Barcelona do të bënte një ofertë tjetër për lojtarin.
Mourinho pritet të pastrojë nga ekipi disa mesfushorë, përfshirë Fernando Gago, Mahamadou Diarra dhe Lassana Diarra, me shpresa që të sjellë Fabregas në janar, edhe pse është pak e besueshme se Arsene Wenger do të lejojë largimin e tij.
Nicolas Anelka thotë se Chelsea pavarësisht periudhës së pakëndshme që po kalon së fundi, edhe më tej mund ta mbrojë titullin me sukses.
Ekipi i Carlo Ancelottit, që të mërkurën shënoi fitoren e parë në shtatë ndeshje, është katër pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United, që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Kemi pasur vështirësi së fundi, por ne ende kemi shumë ndeshje dhe do të jetë një sezon shumë i vështirë – kështu është liga tash. Nëse humbni pikë një ditë, kjo nuk do të thotë se ju do të vazhdoni të jeni prapa 15 ndeshje më vonë, pasi çdo gjë mund të ndodhë çdo javë – për momentin është shumë e hapur”.
“Kur keni më shumë ekipe të mëdha, keni më shumë ndeshje të mëdha, andaj është shumë vështirë. Ne kemi humbur pikë dhe ndonjëherë futbolli është kështu. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë në fund dhe duhet të jemi të fuqishëm”, ka thënë Anelka.