Redknapp: Suarez do të bëhet legjendë e Liverpoolit

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Ish-ylli i Liverpoolit, Jamie Redknapp, thotë se Luis Suarez është një legjendë në ngritje e Redsave.
Ish-kapiteni i Ajaxit ka dëshmuar veten menjëherë, që nga arritja në Anfield në afatin kalimtar të janarit.
“Luis Suarez është një legjendë në ngritje. Harroni Fernando Torres që kishte nevojë për t’u përshtatur pas transferimit. Suarez e ka pasur lehtë që kur ka arritur nga Ajaxi”.
“Mendoj se ai do të dëshmohet si një përvetësim i shkëlqyeshëm për Ligën Premier dhe jo vetëm për Liverpoolin”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...