Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është emëruar ‘Njeriu i vitit 2010’ nga gazeta prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport.Është hera e parë pas 32 vitesh që këtë çmim e merr një trajner, ndërsa kjo vjen pas një viti të jashtëzakonshëm të Mourinhos, i cili e udhëhoqi Interin drejt tre titujve: Scudetto, Coppa Italia dhe Ligë të Kampionëve. Njëherit, Interi u bë ekipi i parë italian që ka fituar tre titujt përnjëherë.
Në verë, portugezi u largua nga zikaltrit për të marrë drejtimin e Real Madridit, skuadër me të cilën ka fituar 20 nga 25 takime në të gjitha garat, kurse vetëm një e ka humbur.






Arsenali ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 si mysafir i Birminghamit, për t’iu kthyer fitores pas atij barazimi në fund të ndeshjes në xhiron e njëzet kundër Wigan Athletic.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka zbuluar dëshirën e tij për ta transferuar David Beckhamin në White Hart Lane.
Manchester City është duke e menduar seriozisht çështjen e transferimit të supertalentit të Anderlechtit, 17 vjeçarit Romelu Lukaku.
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të kthehet nga disavantazhi prej një goli për të mposhtur Bolton Wanderers me rezultat 2-1.
Manchester City ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Blackpoolit në kuadër të javës së 21-të të Ligës Premier për të qëndruar në krye të tabelës me pikë të barabarta me liderin Manchester United.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka pranuar se ai ka gabuar me qëndrimin që ka mbajtur ndaj menaxherit Sir Alex Ferguson dhe shefit ekzekutiv David Gill.
Asistent menaxheri te Manchester City, Brian Kidd, ka bërë thirrje për qetësi sa i përket futbollistit më problematik në planet, Mario Balotelli, duke thënë se italianit i duhet kohë për t’u përshtatur me ambientin.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka reflektuar në vitin e kaluar duke thënë se ishte vit i mrekullueshëm për të në nivelin personal.
Manchester United ka arritur të mbajë kreun në tabelën e Ligës Premier pas fitores së vështirë të arritur në transfertë te West Bromwich Albion me rezultat 2-1.
Në vazhdim të takimit ishin vendasit ata që dominuan. Një top të kthyer me kokë nga Vidic për mrekulli e shfrytëzoi James Morrison, i cili me një gjysmëvolej realizoi një gol fantastik për 1-1.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë e transferimeve të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori i Fiorentinës, Riccardo Montolivo, ka zbuluar se ai nuk e ka në plan që të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Qendërmbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, ka zbuluar se atij nuk i është ofruar një kontratë e re nga Roma, duke ndezur edhe më tej spekulimet për një kalim të tij te Milani.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, beson se ishin të hollat ato që e kanë joshur ish-strategun Rossoner, Leonardo, të kalojë te rivali i përbetuar Inter.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique edhe njëherë publikisht e ka shprehur dëshirën e tij për ta parë në vitin 2011 asin e Arsenalit, Cesc Fabregas, të luajë në fanellën Blaugrane për skuadrën nga Camp Nou, Barcelona.
Mesfushori i Chelseat, Ramires ka thënë se ata që dyshojnë në aftësitë menaxheriale të Carlo Ancelottit nuk kanë lidhje me futboll.



