Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka shprehur keqardhjen e tij për largimin e Ronaldinhos nga Milani, përderisa beson se Antonio Cassano do të jetë zëvëndësuesi i tij ideal.
“Unë dua të fitoj gjithçka që mund të fitohet edhe pse më vjen keq se nuk do të luaj ndaj Cagliarit (për shkak të suspendimit). Unë gjithmonë dua të luaj, por ne jemi ekip i madh e gjithmonë do të luajmë mirë”.
“Më vjen keq që Dinho nuk është më këtu, ai është një prej kampionëve më të fortë të të gjitha kohërave. Ai nuk ishte i lumtur në fushë së fundmi. Por, ai duhet të bëjë atë që do”.
“Cassano? Më pëlqeu, ai është dashur të bëjë një dietë të vogël. Ai është profesionist, nuk mendoj se ai do të bëjë probleme. Ai nuk ka mundur të kërkojë një situatë më të mirë”, u shpreh Ibra.
Kaka mund të jetë shumë shpejtë lojtar i Manchester United, pasi që mediumet britanike kanë filluar të spekulojnë se klubi nga Old Trafford është i përfshirë në një marrëveshje sensacionale huazimi me Real Madridin për superyllin brazilian.
Kaka nuk ka arritur ta gjejë formën më të mirë në fanellën e Real Madridit, jo vetëm për shkak të lëndimeve por edhe për shkak të faktit se Mourinhos nuk i përshtatet stili i Kakas.
Sipas Daily Star Sunday, Real Madridi është pajtuar që ta lë Kakan si huazim të largohet drejt Manchester United deri në fund të këtij sezoni, kur më pas braziliani do të transferohej në mënyrë permanente për 50 milionë funte.
Ish-trajneri i Real Madridit, Leo Beenhakker ka lëvduar Jose Mourinhon për punën e tij gjatë vitit të parë në Bernabeu, ndërsa beson se Los Blancos janë skuadër tjetër nën drejtimin e portugezit.
“Ne jemi kolegë, njohim njëri tjetrin dhe kemi marrëdhënie të mira. Unë jam tifoz i karrierës së tij, sepse më pëlqen si i bën ai gjërat. Ai është aktualisht trajneri më i mrië në botë.
“Më shumë më pëlqen fakti sa mirë e njeh punën e tij. Ai ka personalitet shumë të fortë dhe temperament. Më pëlqen kjo”, ka thënë Beenhakker.