Mbrojtësi italian Andrea Barzagli mund të largohet nga Wolfsburgu gjatë këtij afati kalimtar- ka bërë të ditur agjenti i tij.29-vjeçari ka edhe më pak se gjashtë muaj në kontratën e tij me klubin gjerman, mirëpo, sipas Calciomercatonews.com, duket se ai do të largohet më herët.
“Ekziston mundësia që klienti im të largohet nga Wolfsburgu”, ka thënë agjenti Claudio Orlandini, por ka mohuar zërat se ka një ofertë nga Roma.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se zikaltrit akoma kanë mundësi për ta fituar titullin e Serie A, përkundër se gjenden 13 pikë prapa vendit të parë.Kampioni i Italisë në fuqi nuk e filloi si duhet sezonin e sivjetmë, gjë që çoi deri te zëvendësimi i trajnerit Rafa Benitez me Leonardon, ndërsa sulmuesi kamerunas është i bindur se ekipi i tij mund të shpallet sërish kampion.
“Shpresoj që pas një fillimi të keq të sezonit të arrijnë ta fitojmë sërish Scudetton.
“Është një sfidë personale, e cila mendoj se është e mundur, sepse Interi ka ekipin më të mirë në kampionatin italian”, ka thënë Eto’o, ndërsa citon La Repubblica.
Blackburn Rovers ka bërë një ofertë zyrtare për yllin e Milanit, Ronaldinho- njoftojnë mediat angleze.Sky Sports raporton se klubi nga Liga Premier është i gatshëm të paguajë 7.2 milionë euro për shërbimet e brazilianit.
Ndërkohë, 30-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim nëse do të transferohet te klubi i tij i dikurshëm Gremio, derisa Milani pret ofertën më të favorshme për ta shitur lojtarin e vet.
Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, mendon se ardhja e Federico Machedas nga Manchester United, do ta plotësojë vendin e Antonio Cassanos, i cili u largua në drejtim të Milanit.Mëngjesin e të hënës agjenti i lojtarit të ri italian tha se pritet vetëm zyrtarizimi i huazimit të Machedas te Sampdoria, ashtu që ai do të jetë në dispozicion të klubit në ndeshjen e të dielës kundër Romës.
“Ai do ta plotësojë zbrazëtirën e lënë nga Cassano dhe padyshim që do të luajë mirë”, citohet Garrone nga Rai Sport.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kthyer në stërvitje dhe pritet të luajë kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e të mërkurës në kuadër të Kupës së Mbretit.Trajneri Pep Guardiola i dha pushim më të gjatë për festa argjentinasit 23-vjeçar, ashtu që ai rifilloi stërvitjet të hënën- njofton faqja zyrtare e Barcës.
Messi nuk ishte pjesë e skuadrës blaugrane, e cila të dielën e mposhti Levanten me rezultat 2-1 në Camp Nou.
Kaka pritet të dalë në fushë për takimin e sotëm të Real Madridit, kundër Getafes.Kaka, i cili erdhi për 56 milionë funte nga Milani verën e vitit 2009, nuk ka luajtur për Realin që nga maji i kaluar dhe iu nënshkrua një operacioni në muajin gusht, por është ftuar nga Jose Mourinho për udhëtimin në fushë të Getafe.
Mourinho ka konfirmuar se Kaka ende nuk është i gatshëm të luajë si startues por ka dhënë shenja se braziliani mund të fitojë disa minuta.
“Ai nuk do të jetë startues kundër Getafe, ai nuk është as afër asaj ende. Ai mund të na japë 15 ose 20 minuta kualitative, por jo më shumë. Ne kemi nevojë të tregojnë se çfarë profesionisti fantastik ai është. Tash që Kaka është rikthyer është koha ta urojmë secilin për punën që ka bërë me të, dhe mbi të gjitha vetë lojtarin, i cili ka qenë një profesionist fantastik”, ka thënë Mourinho.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk beson se gjatë afatit kalimtar të janarit do të ketë ndonjë largim nga Bernabeu.Mourinho ka dashur t’i largojë lojtarët si Ezequiel Garay, Lassana Diarra dhe Mahamadou Diarra, por duket se ka ndërruar mendjen.
“Informatat nga klubi janë se asnjë lojtar nuk do të largohet. Ne i kemi 25 vende të okupuara, edhe lojtarët të cilët kanë luajtur më pak po ashtu kanë kualitete, ne kemi besim në ta dhe koha e tyre do të vijë”.
“Nga informatat që unë i kam, ne do të vazhdojmë deri në fund të sezonit me të njëjtët 25 lojtarë, që në të vërtetë do të jenë 24 për shkak të (Gonzalo) Higuain”, ka thënë Mourinho.
Milani raportohet se nesër do të fillojë diskutimet me agjentin e sulmuesit të Genoas, Luca Toni.Sipas Corriere dello Sport, Tullio Tinti, agjenti i Tonit, ishte dje në Dubai për t’u takuar me trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri.
Por takimi është rivendosur për nesër, kur zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani kthehet nga Brazili.
Përveç Milanit, raportohet se edhe Juventusi po ashtu ka kontaktuar me Tinti për sulmuesin italian. Megjithatë cilado marrëveshje mund të bllokohet nga FIFA, me arsyetimin se Toni nuk mund të zhvendoset në tre klube të ndryshme brenda gjashtë muajsh.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se viti 2010 ka qenë një prej viteve më të shkëlqyeshme në karrierën e tij.Narazzurrët fituan tre tituj sezonin e kaluar, si dhe Superkupën e Italisë dhe Kupën Botërore të Klubeve këtë fillim sezoni, por u ndanë nga trajneri Rafa Benitez për të sjellë Leonardon në prag të fundit të vitit.
“Për të gjithë ne, viti i cili kaloi gjithmonë do të jetë i paharrueshëm. Jam shumë krenar dhe mendoj se familja Inter e ka merituar këtë moment. Kam pasur privilegjin t’i ngre të pesë trofetë si kapiten dhe përfaqësues i ekipit”.
“Secili trofe ka qenë i veçantë, por po e nënvizoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve, pasi Interi nuk i ka fituar ato një kohë të gjatë. Duke fituar, ne u futëm në librin e historisë, ngjashëm si Grande Inter i viteve 1960-ta”, ka thënë Zaneti për Inter Channel.
















