Julio Baptista (Malaga) Transferi i ri i Malagas, Julio Baptista, është shprehur i entuziazmuar me pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit spanjoll.
Më shumë se 4.000 tifozë ishin mbledhur të martën për ta pritur sulmuesin brazilian i cili u transferua nga Roma.
"Pritja ka qenë e shkëlqyer. Njerëzit më kanë shfaqur dashurinë e tyre që në ditën e parë", ka thënë Baptista.
Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta. Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike- ka njoftuar klubi kuqezi përmes një komunikate për shtyp.
33-vjeçari duhet astroskopi për të mjekuar kirurgjikisht meniskun e mesëm, ndërsa operimi pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.
Klubi nuk ka treguar për kohëzgjatjen e mungesës së italianit, mirëpo supozohet se ai do të mungojë dy muaj.
Gareth Bale Përveç Juventusit, edhe Milani dhe Interi janë të interesuar për mbrojtësin e jashtëzakonshëm të Tottenhamit, Gareth Bale.
“Mund ta konfirmoj interesimin e Juventusit, por së fundmi po flasim për qershorin dhe jo janarin”, ka thënë agjenti i Bale, Peppino Tirri, për ilsussidiario.net.
Ai ka sqaruar se edhe Interi dhe Milani kanë shfaqur interesim për klientin tij, duke qenë se uellsiani ka shfaqur dëshirën për të luajtur në Itali në të ardhmen.
Tirri ka thënë se gjasat janë të mëdha që Bale të kalojë në Itali, por në afatin kalimtar të qershorit.
Juventusi do të vazhdojë garën për titullin e Serie A të enjten kundër Parmës, ndërsa tre ditë pas do të luajë kundër Napolit që mban pozitën e dytë, ashtu që mesfushori Alberto Aquilani mendon se këto do të jenë ndeshje vendimtare për ekipin e tij.
Shumica mendojnë se ndeshja kundër Napolit është më e rëndësishmja, por Aquilani thotë se e të njëjtës rëndësie është edhe ajo kundër Parmës.
“Barazimi i fundit (kundër Chievos) la një shije të hidhur te ne. Tash duhet të fillojmë fuqishëm kundër Parmës, një kundërshtar i cili ka disa lojtarë kualitativë”.
“Ndeshja e të enjtes ndaj Parmës është e rëndësishme dhe nuk mund të anashkalohet, ndërsa më pas do të mendojmë për Napolin”.
“Të gjithë e dimë se kjo është një javë e rëndësishme, e cila do të na ndihmojë të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë mund të arrijmë”, ka thënë Aquilani për Juventus Channel.
Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, shpreson që bisedimet e reja do të çojnë deri te vazhdimi i kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti.
Është spekuluar se 28-vjeçari do të largohet nga klubi kryeqytetas, pasi që skuadra nuk ka bërë një ofertë për zgjatjen e kontratës, mirëpo lojtari mendon se, përkundër shtyrjes, do të arrihet një marrëveshje.
“Raporti im me Romën ka qenë gjithmonë i bazuar në transparencë dhe besim, ndërsa unë gjithmonë kam thënë se nuk duhet të ngutemi për të ardhmen time. Do të ketë kohë dhe mënyra për të diskutuar për kontratën time të re”, ka thënë francezi për Tuttomercatoweb.com.
Lideri i Serie A, Milan, e ka përfshirë në planet e veta mesfushorin e Chievos, Kevin Constant, të cilën planifikon ta transferojë në qershor.
Sipas Football.fr, Rossonerët do të ofrojnë 1.5 milionë dollarë për shërbimet e 23-vjeçarit, kontrata e cilit me klubin aktual skadon në vitin 2014.
Konstant filloi karrierën futbollistike te Toulouse në Francë, mirëpo dështoi ta dëshmonte veten dhe pastaj u transferua te Chateauroux, ndërsa në gushtin e kaluar kaloi te Chievo.
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, e ka bërë të qartë se kampioni i Gjermanisë në fuqi nuk do të transferojë lojtarë të tjerë gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Nuk do të bëjmë transferime të tjera gjatë afatit kalimtar të janarit. Asgjë nuk do të ndodhë këtë muaj kur bëhet fjalë për ardhjen e lojtarëve”, ka thënë Nerlinger.
Ndërkohë, ai ka thënë se lojtarët të cilët nuk janë të kënaqur te gjiganti bavarez mund të largohen nga skuadra nëse këtë e dëshirojnë.
Manchester City ka arritur marrëveshje për të transferuar sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko, sipas menaxherit të ekipit, Roberto Mancini.
Sulmuesi boshnjak ka qenë në bisedime për tu zhvendosur në Eastlands gjatë Krishtlindjeve, dhe Mancini ka konfirmuar se 24-vjeçari është në rrugë për të realizuar këtë lëvizje.
“Ne kemi arritur marrëveshje për shumën. Ai është një lojtar i mirë dhe të gjitha ekipet evropiane e dëshirojnë atë. Por ne kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Arsenalit në radhë dhe do të flas për këtë gjë vetëm pas saj”, ka thënë Mancini.
Mancini nuk e ka zbuluar shumën e transferimit, por sipas mediave angleze ajo është rreth 35 milionë funte.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, raportohet se ka tentuar të sjellë Ronaldinhon nga Milani pas kërkesës së bërë nga Leonardo.
La Stampa shkruan se trajneri i ri i Interit ka dashur sërish të punojë me Ronaldinhon dhe ka kërkuar nga Moratti të transferojë bashkëvendësin e tij. Moratti ka qenë i ngazëllyer nga ideja dhe ka ofruar para për të plotësuar shumën prej 8 milionë eurosh sa kërkon Milani për lojtarin.
Por drejtuesit e Milanit kanë bllokuar marrëveshjen. Roberto de Assis, agjenti dhe vëllai i Ronnie, tashmë është kontaktuar nga Interi dhe ka qenë i gatshëm për marrëveshje, para se të pranojë telefonatë nga Milani për t’u paralajmëruar se një marrëveshje e tillë nuk është e realizueshme.
Arsenali raportohet se i ka thënë Barcelonës se ata mund të nënshkruajnë me Cesc Fabregas gjatë verës për 45 milionë funte.
Sport shkruan se burime të afërta me Topçinjtë kanë thënë se çmimi për mesfushorin spanjoll tashmë është caktuar, me qëllim që ai të rikthehet në shtëpinë e tij gjatë verës.
Dhe po ashtu thuhet se çdo tentim i Jose Mourinhos për të marrë Cesc në Real Madrid nuk do të jetë problem, pasi vetë lojtari tashmë ka një pajtim verbal për t’u rikthyer te Barca.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pengoi transferimin verën e kaluar, kur Barcelona ofroi 40 milionë euro për lojtarin, 12 milionë më pak se sa Wenger e vlerësonte mesfushorin.
Rosell mbetet i bindur se 40 milionë euro është çmimi real për Cesc, që do të thotë se ende ka hapësirë për negociata për të bindur Arsenalin ta shesë lojtarin në fund të sezonit.
Superylli i Real Madridit, Kaka, duket i ngazëllyer me rikthimin e tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Getafe, duke thënë se ai kishe pasur frikë se kurrë më nuk do të luajë sërish.
Braziliani fitoi një paraqitje të shpejtë mbrëmë nga trajneri Jose Mourinho dhe tregoi formë të mirë.
“Është një kënaqësi e madhe të jesh në fushën e futbollit sërish. Kam kaluar momente shumë të këqija muajve të fundit, duke mos e ditur madje nëse do të luaj sërish. Por mendoj se tash e kam tejkaluar lëndimin. Shpresoj të luaj në nivel të lartë sërish”.
“Nuk kam bërë ende asgjë në Spanjë. Për mua kjo është një sfidë e madhe dhe dua të luaj në nivelin më të lartë. Ende duhet ta siguroj vendin tim. Ekipi po luan shumë mirë”, ka thënë Kaka.
Valencia ka siguruar nënshkrimin e mbrojtësit të Lille, Adil Rami.
Lille ka arritur marrëveshje të vlefshme mbi 10 milionë funte me gjigantin spanjoll Valencia, për të lejuar largimin e mbrojtësit.
Los Che e kanë konfirmuar transferimin në faqen zyrtare, duke zbuluar se Rami ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me klubin.
Valencia po ashtu ka zbuluar se Rami do të qëndrojë me Lille deri në fund të sezonit aktual, para se të transferohet në Spanjë gjatë verës.
Mesfushori i Manchester United, Anderson, pëlqen të krijojë shanse për dyshen sulmuese Dimitar Berbatov dhe Wayne Rooney.
Rooney shënoi golin e tij të parë nga loja e hapur që nga muaji mars në fitoren e të shtunës 2-1 ndaj West Brom, por mori një lëndim në gju dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Stoke.
“Wayne është yll, me ose pa gola. Lëndimet e kanë dëmtuar lojën e tij, por ai rikthehet në nivelin e tij të duhur. Dhe Dimi është në formën më të mirë që kur ka arritur te United. Golat nuk kanë ardhur për shkak të fatit – ai është spektakolar në stërvitje”, ka thënë Anderson.
Didier Drogba thotë se ekipi aktual i Chelseat është mjaft i mirë sa ta fitojë titullin këtë sezon.
Sulmuesi veteran i Bluve nuk beson se ata kanë nevojë të blejnë këtë muaj për të mbrojtur me sukses titullin.
“Përforcime në janar? Gjithmonë është e komplikuar. Shumë lojtarë nuk garantojnë patjetër fitoret. Për ne, çdo ndeshje tash është si një finale – dhe kemi nevojë për fitore”, ka thënë Drogba për The Sun.
Menaxheri i Wolfsburg, Steve McClaren, mendon se Edin Dzeko do jetë një hit te Manchester City.
City mbetet favoriti kryesor për të marrë shërbimet e sulmuesit boshnjak, pavarësisht interesimit të vonshëm nga Juventus dhe Bayern Munich.
“Ai do të jetë ideal për Cityn, veçanërisht në krah të Carlos Tevez. Ky do të jetë një partneritet shumë i fuqishëm. I dëshiroj atij çdo të mirë dhe shpresoj se ai ta plotësojë ëndrrën dhe potencialin e tij atje”.
“Ai është një lojtar shumë, shumë i mirë dhe kjo reflekton edhe në çmimin e tij. Ai është një djalosh i lartë, i fuqishëm dhe i shpejtë. Ai po ashtu ka teknikë të mirë. Por më e rëndësishmja është se ai është një golashënues i cili shënon me këmbën e majtë, me të djathtën dhe me kokë. Kjo është çfarë do të fitojë City. Ai është një blerje e mirë për ta”, ka thënë McClaren.
Në prag të derbit të javës përballë Arsenalit, portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, thotë se aftësia e ekipit të tij për të fituar titullin do të testohet në ndeshjen e nesërme.
Hart thotë se Topçinjtë i ka dhënë “mësim” futbolli Cityt në ndeshjen e parë të këtij sezoni.
“Ne morëm ca mësim atë ditë. Nuk mendoj se ndonjëri ekip arriti të dominojë ndaj ekipit tjetër, për shkak të kartonit ët kuq. Nëse dëshironi të konkurroni për titull duhet të nxirrni rezultate”.
“Është vështirë të parashikosh se çfarë mund të ndodhë në fushë, por do të jetë një ndeshje e mirë në mes të dy ekipeve të mira. Është një ndeshje ngazëlluese, por ne e dimë se do të duhet të shfrytëzojmë shanse tona”, ka thënë Hart.
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, thotë se ai është krenar që e sheh ekipin e tij të qëndrojë në pozitën e gjashtë të tabelës së ligës Premier.
Sunderlandi mbledh 30 pikë në pozitën e gjashtë, pesë më pak se Chelsea që mban pozitën e pestë dhe një më shumë e pozita e shtatë, ku ndodhet Bolton.
Bruce është ngurues të flasë për shanset e ekipit të tij për të luajtur në garat evropiane, por është i ngazëllyer me pozitën e tashme.
“Është bukur ta shohim veten në të gjashtën. Do të ishte mrekulli nëse do të kishim 33 pikë, të cilat duhej t’i kishim. Atëherë do të dukej më e lulëzuar. Kam shumë lojtarë të rinj të mirë, me të cilët kënaqem duke punuar”, ka thënë Bruce.
Agjenti i sulmuesit të Juventusit, Amauri, ka qetësuar spekulimet për një transferim të klientit të tij te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Italiani është lidhur me Realin pasi Gonzalo Higuain do të qëndrojë jashtë fushe për gjashtë muaj për shkak të operacionit në shpinë. Por agjenti i lojtarit, Giampiero Pocetta, ka mohuar këto supozime.
“Amauri do të qëndrojë te Juventusi, dhe nëse ai ndryshon klub, ai nuk do të jetë Real Madridi. Sigurisht është bukur të dëgjosh se Amauri kërkohet nga Jose Mourinho, por kjo është vetëm thashetheme”, ka thënë Pocetta.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, beson se Xavi Hernandez e meriton të jetë fituesi i FIFA Topit të Artë për vitin e kaluar.
Xavi është duke garuar me dy bashkë-lojtarët e tij, Lionel Messi dhe Andres Iniesta për shpërblimin.
“Unë preferoj Xavin. Për moshën e tij dhe për vitin e jashtëzakonshëm, për Xavi është ose tash ose kurrë. Çdo ekip ka nevojë për një drejtues, me shpejtësi dhe ekuilibër. Xavi i ka të gjitha në një. Dhe gjithmonë me top. Andaj unë zgjedh Xavin. Për aftësinë e tij për të ndërtuar lojën në mënyrën e tij”, ka thënë Cruyff.
Malaga ka transferuar sulmuesin Julio Baptista nga Roma, ndërsa braziliani do të qëndrojë tre vjet e gjysmë te skuadra spanjolle.
29-vjeçari nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit të Romës, ashtu që iu desh të kërkonte një skuadër tjetër për të luajtur.
Besohet se shuma e transferimit është rreth dy milionë euro, ndërsa Malaga është skuadra e tretë spanjolle ku do të luajë Baptista, pas Sevillas dhe Real Madridit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur mbi gjendjen shëndetësore të sulmuesit Gonzalo Higuain, i cili sipas të gjitha gjasave do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në shpinë, që do të thotë se do të mungojë gjithë sezonin.
“Nuk ka dyshim që Gonzalo do të duhet të operohet. Dikush ka folur mbi rikuperimin pa ndërhyrje kirurgjike. (Por) tash, ai e ka ndërruar mendjen, dhe atij do t’i duhet një operim”.
“Është keq, pasi që Higuain është një person fantastik dhe ne do ta humbim në pjesën e mbetur të sezonit”.
“(Mirëpo edhe) Kaka na mungoi për gjashtë muaj, kurse ne ishim në gjendje të ndërtojmë një skuadër të denjë. Tash, na duhet ta ndërtojmë një tjetër, pa Higuainin”, ka thënë Mourinho në një konferencë për shtyp.
Ozil dhe Di Maria Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-2 kundër Getafes, në ‘derbin e vogël’ të kryeqytetit spanjoll.
Mbretërit kaluan herët në epërsi (11’) përmes Cristiano Ronaldos, i cili realizoi nga penalltia, ndërsa në zonë ishte ndalur në mënyrë të parregullt Angel di Maria. Di Maria ishte asistues edhe në golin e dytë, të cilin e realizoi Mesut Ozil (19’), ndërsa Parejo vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë prej 2-1 (29’).
Një asistim të bukur të Karim Benzemas e shfrytëzoi Cristiano Ronaldo për shënuar golin e tretë për mysafirët (57’) dhe për të vulosur rrjedhën e këtij takimi. Mirëpo, gjërat u përkeqësuan për Los Blancos pas përjashtimit të Alvaro Arbeloas me kartonin e dytë të verdhë (82’) dhe pas ngushtimit të rezultatin nga Juan Albin (85’).
Megjithatë, Mbretërit menaxhuan që deri në fund ta ruajnë epërsinë që u solli tre pikë të reja në kampionat.
Pas kësaj fitoreje, Reali ngritet në kuotën e 44 pikëve, dy më pak se Barcelona që mban pozitën e parë. Leite KakaVlen të përmendet që pas pesë muajsh mungese, në këtë takim u kthye nga lëndimi ylli brazilian Ricardo Kaka, i cili u inkuadrua në vend të Karim Benzemas në minutën e 76-të, ndërsa pati një rast shumë të mirë në minutat shtesë të ndeshjes.
Festa e lojtarëve të Villarrealit Ekipi i Villarrealit ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Almerias për të forcuar vendin e tretë në tabelë.
Me golat e Catalas (22’) dhe Valeros (58’), Nëndetësja e Verdhë shënoi fitore komode para tifozëve të vet.
Nga ana tjetër, Mallorca e ka mposhtur Herculesin me rezultat 3-0, kurse Zaragoza ka fituar kundër Real Sociedadit me rezultat 2-1.
Ndërkohë, Atletico Madridi ka barazuar pa gola kundër Racing Santanderit.