Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Napolit në Giuseppe Meazza, duke shënuar njëkohësisht një filliim të mbarë nën trajnerin e ri Leonardo.Interi u paraqit në këtë takim me mungesa të lojtarëve kryesorë, si Eto’o, Sneijder, Samuel dhe Julio Cesar, mirëpo Leonardo duket ta ketë bërë revolucionin te Nerazzurët shumë më shpejtë nga sa ishte menduar, pasi u vërejt një lojë më e rrjedhshme e zi-kaltërve me precizitet e shpejtësi në pasime, e me presion mbi kundërshtarin.
Epërsia e parë për Interin në këtë takim erdhi shumë herët (3’), kur Thiago Motta me një elegancë të jashtëzakonshme finalizoi për 1-0.
Napoli vijon të jetë skuadra më e mirë në vazhdim të takimit, ndërsa loja shpaguhet në minutën e 25-të, kur pas një harkimi preciz nga këndi të Lavezzit, i saktë u tregua me kokë Michele Pazienza.
Megjithatë, Interi u kthye në lojë. Maicon depërtoi nga krahu me ç’rast lansoi një harkim fenomenal në zonë për Esteban Cambiasson i cili si vigan i vërtetë zgjoi tifozët Nerazzur drejt ekzaltit (37’).
Në pjesën e dytë Interi vetëm sa ia dha goditjen përfundimtare Napolit me anë të njeriut të ndeshjes, mesfushorit Thiago Motta (55’), i cili realizoi për 3-1.Interi me këtë fitore e sheh veten në pozitën e shtatë me 26 pikë, 13 pikë më pak se Milani në pozitën e parë edhe pse Nerazzurët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. Napoli me këtë disfatë humbi mundësinë që të ngjitet në pozitën e dytë dhe mbetet në pozitën e tretë me 33 pikë, gjashtë më pak se Milani lider.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se ai nuk do të humbasë as një sekond të vetëm të gjumit të tij nëse nuk e fiton Topin e Artë.“Unë do të isha i kënaqur po që se e fitoj, sepse është çmimi më i mirë që mund ta fitosh në nivelin individual, por unë nuk do të humbas gjumin nëse nuk e fitoj”.
“Thjesht që jam në finale të tij me Iniestan dhe Leon më bën mjaft të kënaqur”, u shpreh Xavi.
Vincent Kompany beson se Manchester City ishte agresiv ndaj Arsenalit, por thotë se barazimi pa gola e vërteton faktin se skuadra nga Eastlands është serioze në luftën për titull të kampionit.“Unë mendova se ishim agresivë ndaj Arsenalit, por ne poashtu ishim më të mençur se ata. Disa njerëz mund të pyesin, pse nuk e fituam takimin? Por, nëse nuk humbisni në udhëtim ndaj ekipeve të mëdha dhe fitoni në shtëpi ndaj ekipeve të vogla, atëherë bëni kalkulimet”.
“Dhe nëse titulli është i kapshëm, pse jo? Tani për momentin United është favorit sepse ka dy ndeshje të pa zhvilluara dhe do të jetë diferencë e madhe në pikë. Por, unë e shikoj ndeshjen ndaj Arsenalit dhe shoh se jemi të vështirë për t’u mposhtur dhe nëse jeni ekip që nuk humbisni, atëherë gjysmën e punës e keni kryer”, deklaroi Kompany.
Gonzalo Higain do t’i nënshtrohet operimit për të zgjidhur problemin e tij në shpinë, ndërsa këtë do ta bëjë të martën në Chicago.Marca shkruan se Higuain do të jetë në përcjellje të stafit mjekësor madrilen kur ai të bie në dorë të specialistëve amerikanë.
Argjentinasi e luajti ndeshjen e fundit për Real Madridin më 20 nëntor dhe sipas mediumeve spanjolle, ka gjasa që ai të mungojë deri në fund të sezonit.
Trajneri i Interit, Leonardo e ka bërë sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez synimin e tij kryesor për afatin kalimtar të janarit, ndërsa do të ishte në gjendje të priste deri në verën e ardhshme për të.Sipas talkSport, dëshira e Tevez për t’u larguar nga City nuk ka kaluar lehtë në Milano, pasi drejtuesit e Interit tashmë i kanë bërë kalkulimet e para për këtë çështje.
Leonardo i ka dhënë listën e tij të dëshirave presidentit Massimo Moratti dhe Tevez është në krye të saj. Për të mundësuar transferimin e argjentinasit, Interi mendon të ofrojë Samuel Eto’on duke përfshirë dhe një shumë të hollash.
Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, është në pritje të telefonatës nga Leonardo për të kaluar te kampioni i Evropës, Inter.Agjenti i Fabianos ka pranuar se klienti i tij është i pakënaqur në Ramon Sanchez Pizjuan dhe kërkon aventurë të re, ndërsa nëse vjen oferta nga Interi, ai do ta pranonte pa hezitim.
“Po, është e vërtetë. Leonardo gjithmonë e ka ndjekur Fabianon edhe kur ishte trajner i Milanit. Për momentin, ne nuk kemi pasur kontakt me Interin. Ai ka kontratë me Sevillan, por nëse vjen ofertë konkrete nga Italia, Spanja apo Anglia, atëherë ai do të largohej menjëherë”, u shpreh Jose Fuentes, agjenti i brazilianit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, kampioni i Evropës, Inter është vënë në kërkim të mesfushorit fantastik të Santosit, Paulo Henrique Ganso.Kampionët e Italisë janë duke shikuar mundësitë për të sjellë më shumë kreativitet në lojën e tyre për afatin kalimtar dimëror, ndërsa Leonardo e sheh 21-vjeçarin si transfer perfekt.
Ganso është produkt i akademisë së Santosit dhe poashtu është në radarin e Chelseat dhe Real Madridit.
Pronarët e Liverpoolit janë duke e shqyrtuar seriozisht shkarkimin e menaxherit Roy Hodgson, pas rezultateve katastrofale.Sky Sports njofton se John Henry është tejet i nervozuar në Hodgsonin, pas humbjes nga Wolves, ashtu sikurse ndaj Blackpoolit dhe Northamptonit më herët gjatë sezonit.
Nga ana tjetër BBC pohon se pronarët e Liverpoolit tashmë janë vënë në kërkim të njeriut që do ta zëvënëdësojë menaxherin aktual, e ai sipas të gjitha gjasave do të jetë legjenda e The Reds, Kenny Dalglish.
Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, u është përgjigjur kritikave të legjendës Franz Beckenbauer, i cili tha se Bayerni nuk është në gjendje ta transferojë portierin më të mirë gjerman Manuel Neuer.“Nuk mendoj se Beckenbauer është njeriu i duhur për të gjykuar aferën Neuer. Ne e këshillojmë atë që të heshtë, pasi që sipas meje Neuer është transfer realist”, theksoi Hoeness për Bild.
Neuer është aktualisht portieri më i mirë në Gjermani duke vënë kështu në pozitë të vështirë skuadrën e tij Schalke, pasi Bayerni dhe skuadrat tjera të mëdha evropiane janë tejet të interesuara për shërbimet.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, ka lënë të hapur çdo opsion për të ardhmen e tij sa i përket vazhdimit të kontratës me Arsenalin, duke mos mohuar një largim nga Emirates.“Ne jemi në bisedime për të vazhduar kontratën e tij. Më pas do të shohim se ku do të vazhdojë karriera e Nasrit”, theksoi agjenti Jean-Pierre Bernes për Sky Sports.
Arsenali transferoi Nasrin nga Marseille në vitin 2008 për 15.8 milionë euro.
Roma ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Catanias në shtëpi me rezultat 4-2, në një sfidë tejet interesante.Marco Boriello shënoi i pari për t’u dhënë romakëve epërsinë (5’), para se Matias Silvestri (29’) dhe Maxi Lopez (37’) të shënojnë për epërsinë e parë të Catanias prej 2-1 dhe qetësinë në stadiumin olimpik.
Pjesa e dytë filloi mbarë për kryeqytetasit të cilët barazuan rezultatin falë Marco Boriellos (47’) i cili realizoi golin e tij të dytë në këtë takim.
Kur të gjithë menduan se ky do të ishte një barazim i radhës për Giallorosët, në skenë del Mirko Vucinic i cili me dy golat e tij (86’ dhe 90’) vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Lazio nuk arriti të shënojë një gol të vetëm në udhëtimin e vështirë te Genoa në Luigi Ferraris, sfidë e cila përfundoi me barazim.
Pas javës së 18-të Roma ka 32 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Lazio mban pozitën e dytë përkohësisht deri në mbrëmje me 34 pikë, pesë më pak se lideri Milan. Në mbrëmje Napoli i shkon Interit në supersfidën e kësaj jave në Kampionatin Italian.
Milani ka forcuar edhe më tej kreun në tabelën e Serie A, pas fitores minimale ndaj Cagliarit në udhëtimin e vështirë në ishull.Milani ishte skuadra më e mirë përgjatë 90-të minutave, por Rossonerët nuk arritën të shënojnë derisa i inkuadruari në pjesën e dytë, Antonio Cassano, asistoi te talenti Rodney Strasser, i cili realizoi golin e fitores së madhe për Milanin (85’).
Milani me këtë fitore ka 39 pikë, pesë pikë më shumë se Lazio në pozitën e dytë që barazoi te Genoa dhe shtatë më shumë se Roma në pozitën e katërt që realizoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Catanias.
Falë dy golave të shënuar ndaj Getafes të hënën, Cristiano Ronaldo ka 60 gola në 61 paraqitje në të gjitha garat në fanellën e Real Madridit, duke thyer kështu rekord të ri te klubi mbretëror spanjoll.Sipas AS, kjo arritje e Ronaldos është më shumë se Ferenc Puskas (55 gola), më shumë se Di Stefano (52), më shumë se Pahino (50) dhe më shumë se Ronaldo origjinali (43).
Vlen të përmendet se superylli portugez është në rrugë të mirë për të thyer edhe rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të La Ligas, pasi ai rekord mbahet nga Telmo Zarra dhe Hugo Sanchez (38 gola).
Pas gjithë këtyre golave dhe fanellave të shitura, shuma e paguar nga Reali prej 94 milionë eurosh nuk duket më qesharake, apo jo? Por, Real Madridi duhet ta transferojë që tani djalin e vogël të Cristiano Ronaldos, pasi që…nuk i dihet, mund të dalë më i mirë se babai i tij.
Top 10 golat e Ronaldos në fanellën e Realit
Sebastian Giovinco ka heshtur tifozët Biankonerë duke shënuar dy gola ndaj ish-ekipit të tij, Juventus, për të ndihmuar Parmën të shënojë fitore 4-1 në Olimpico të Torinos.Ish-sulmuesi i Juventusit hapi serinë e golave në fund të pjesës së parë, pasi ekipi vendas humbi sulmuesin kryesor Fabio Quagliarella për shkak të lëndimit, dhe mesfushori Felipe Melo u përjashtua me karton të kuq (17’).
Giovinco dyfishoi epërsinë me të filluar pjesa e dytë (48’) para se Nicola Legrottaglie t’i japë shpresa për rikthim Juventusit (60’).
Megjithatë, shpresat e Biankonerëve për të nxjerrë rezultat pozitiv morën shpejt një goditje tjetër, pas një penaltie të shndërruar në gol nga Hernan Crespo (62’), ndërsa një gol tjetër i vonshëm nga Raffaele Palladino, vulosi fitoren e lartë të Parmës dhe i dha një goditje të rëndë shpresave për titull të Juventusit.
Me fitoren e sotme Parma largohet edhe tre pikë më shumë nga fundi i tabelës, derisa Juve dështon të ngushtojë diferencën me liderin e tabelës, Milanin, që mund të shtohet edhe më shumë nëse Rossonerët shënojnë fitore ndaj Cagliarit.
Juventusi raportohet se është i gatshëm të transferojë mesfushorin e Liverpoolit, Daniel Agger.Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Patrici, do të takohet me kolegun e tij nga Liverpooli, Damien Comolli, në ditët në vazhdim për të diskutuar të ardhmen e Alberto Aquilanit.
Dhe Tuttosport shkruan se Patrici është udhëzuar nga Beppe Marotta të interesohet edhe për situatën e Agger.
Juve është inkurajuar nga një intervistë e Agger dhënë mediave daneze gjatë kësaj jave, ku ai deklaroi se mund të kërkojë largim nëse nuk i sigurohet vendi i startuesit të rregullt.
Fiorentina raportohet se është duke kontaktuar me West Ham United për të transferuar mesfushorin e kosovar Valon Behrami.Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës është i etur të rikthehet në Itali, por transferimi i tij te Roma u bllokua nga pronarët e ri të klubit anglez, UniCredit.
Sipas Gazzetta dello Sport tash është Fiorentina e cila është futur në garë dhe e cila ka nisur bisedimet me West Ham United.
Klubi nga Firenca dëshiron ta marrë lojtarin në formë huazimi, me mundësi të nënshkruajë kontratë të përhershme me të në muajin qershor.
Pas golit të mbrëmshëm ndaj Athletic Bilbao, mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, ka bërë shaka duke thënë se dëshiron të luajë si sulmues.Abidal shënoi golin vendimtar të ndeshjes që e kualifikoi Barcelonën në rundin e ardhshëm të Kupës së Mbretit, i cili ishte vetëm goli i tij i dytë në karrierë,
“Ne jemi të lumtur pasi ishte një sfidë shumë e vështirë nga e cila ne ecim përpara. Po ashtu ka kaluar shumë kohë që kur kam shënuar, dhe shpresoj të vazhdoj të shënoj gola këtë sezon”.
“Goli ishte shumë i mirë. E di se kur kam shans për të goditur, duhet ta bëj këtë sa më shpesh. Sam Mames është një fushë shumë e vështirë pasi Athletic është një ekip që bën shumë presion dhe ka përkrahje të fuqishme të fansave. Unë kam luajtur në qendër por edhe në krahë te Barcelona – gjithë çfarë tash kam nevojë është të luaj si sulmues i qendrës”, ka thënë Abidal.
Agjenti FIFA, Giacomo Petralito, ka zbuluar se marrëveshja e transferimit të Edin Dzeko te Juventusi ishte bllokuar për shkak të rregullave të Serie A.Sulmuesi i Wolfsburgut është në prag t’i bashkohet Manchester Cityt, por agjenti i FIFA, Giacomo Petralito, ka zbuluar se ylli boshnjak do t’i ishte bashkuar Juves, po të mos ishin disa rregulla të Serie A.
Klubet italiane mund të nënshkruajnë vetëm një lojtar jo-evropian çdo sezon, dhe Juventusi tashmë e ka bërë këtë në gusht kur transferoi Milos Krasic. Andaj Dzeko nuk kishte të drejtë t’i bashkohet ekipit italian deri në verë.
“Juve ka mundur të nënshkruajë me Dzeko, por ai nuk dëshironte të presë deri në qershor. Klubet tashmë kishin arritur marrëveshje që Dzeko të mund të largohej në janar, por rregullat absurde të Federatës Italiane, penguan që kjo lëvizje të ndodhë”, ka thënë Petralito për Tuttosport.
Boston Celtics kanë fituar betejën në mes të dy ekipeve më të mira të NBA-së duke mposhtur San Antonio Spurs me rezultat të ngushtë prej 105-103.Ray Allen shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 31 për Celtics, të cilët udhëhoqën 105-96 me më pak se një minutë të mbetur, por ata patën nevojë për bllokun e Paul Pierce për të parandaluar disfatën në çastet e fundit të takimit.
San Antonio shënoi shtatë pikë radhazi në disa sekondat e fundit, për të ngushtuar në dy pikë rezultatin, por tentimi i fundit i Manu Ginobili u ndalua nga Pierce, i cili po ashtu shënoi 18 pikë në këtë ndeshje.
Ginobili përfundoi me pikët më të larta, 24, për Spurs, të cilët humbën dy ndeshje radhazi për të parën herë këtë sezon.
Fitorja ishte e 27-ta e sezonit për Boston (7 disfata), derisa San Antonio mbetet në kuotën e 29 fitoreve (6 disfata).
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk ka dyshime se Roberto Mancini erdhi në Emirates për të parkuar autobusin para golit të Manchester Cityt.“Pendimi im ishte se ne nuk i shfrytëzuam shanset e hershme, pasi një gol i hershëm do ta kishte ndryshuar ndeshjen. Ata erdhën nga barazimi 0-0 dhe fituan atë që deshën. Ne luajtëm për një periudhë të gjatë kundër 10 djemve [në mbrojtje], madje edhe Carlos Tevez, kurrë nuk e kam parë atë aq thellë”.
“Por nuk isha i befasuar, ata erdhën këtu edhe vitin e kaluar për të luajtur për rezultat 0-0”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se ata dëshmuan kredencialet për titull me barazimin e mbrëmshëm ndaj Arsenalit.Manchester United tash është më i qetë në maje të tabelës, por Mancini mendon se gara për titull është ende larg për t’u zgjidhur.
“Ne jemi në një pozitë të mirë, si Arsenali dhe Manchester United. Sezoni është shumë i gjatë. Po ashtu, edhe pse Chelsea dhe Tottenham, që të dy humbën sonte, mendoj se ata ende mund të arrijnë në maje”, ka thënë Mancini.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se është i lehtësuar pas fitores impresive prej 2-1 ndaj Tottenhamit.Everton ngjitet në pozitën e 11-të të tabelës, por ishte edhe një paraqitje e shkëlqyeshme e të zgjedhurve të Moyes, e cila jep shpresa për pjesën e mbetur të sezonit.
“Jam i kënaqur me të [lojën], mendoj se ishte vërtet ndeshje e mirë. Kushdo që luan ndaj Tottenhamit duhet të luajë mirë për t’i mposhtur ata, pasi ata janë një ekip shumë i mirë”.
“Lojtarët luajtën me plot energji dhe vendosmëri. Ne u siguruam që të kemi më shumë topa në gol se sa kishim në disa ndeshjet e kaluara. Ne e kemi pasur vështirë të shënojmë, madje edhe sonte ne krijuam tre ose katër shanse të cilat shpresuam se do të shënojmë. Por megjithatë shënuam dy gola, të cilat nuk po arrinim t’i shënonim herëve tjera”, ka thënë Moyes.
Pavarësisht disfatës së mbrëmshme ndaj Wolves, menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ata ende mund ta fitojnë titullin.Humbja bëri që Chelsea të mbetet me një fitore në nëntë ndeshje, dhe të ngecë nëntë pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.“Ne mund të luftojmë për shumë gjëra, asgjë nuk është humbur në këtë moment. Është vështirë të rikthehemi në Ligën Premier, por e kemi Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ancelotti.
Manchester United raportohet se është duke monitoruar situatën e vazhdimit të kontratës së mbrojtësit të Real Madridit, Pepe.Sipas mediave portugeze, Sir Alex Ferguson është shumë i interesuar në Pepe derisa kërkon mbulesë me përvojë për Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand, të cilët kanë pësuar disa lëndime gjatë disa sezoneve të kaluara.
Kontrata aktuale e Pepe skadon në vitin 2012, dhe Madrid dëshiron që ai të vazhdojë me klubin spanjoll deri në vitin 2015.
Por ata i kanë ofruar atij 3.5 milionë euro në vit, derisa Pepe kërkon 5 milionë, që do ta vendoste atë në nivel me sulmuesin francez Karim Benzema.
Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Copa del Rey pas barazimit prej 1-1 të arritur në San Mames ndaj Athletic Bilbaos, atë falë golit si mysafir.Ndeshja e parë në Camp Nou përfundoi pa gola, ndërsa në ndeshjen kthyese të gjithë pritën një goleadë të Barcelonës si pasojë e nervozimit ndaj baskëve.
Kontrollimi total i lojës dhe posedimi herë herë astronomik mbi top i shoqëruar me raste të panumërta nuk ndihmoi Blaugranët.
Xavi pasi lodhi mirë e mirë lojtarët e Bilbaos, lansoi një pasim të papërshtatshëm për Messin që edhe njëherë me klasin e tij prej futbollisti jashtë-planetar shpëtoi Barcelonën duke lansuar një asistim të përkryer për Abidal që nuk e pati të vështirë të shënonte (75’).
Athletic Bilbao bëri presion enorm ndaj Barcelonës në minutat finale, që u shpagua me një gol fenomenal të realizuar nga Fernando Llorente (85’).Megjithatë, përkundër faktit se Athletic Bilbao barazoi rezultatin dhe nuk iu dha një penalti në minutat finale të takimit, Barcelona kualifikohet më tej në një prej ndeshjeve më të vështira për të këtë sezon, pikërisht në paraqitjen e 550-të të kapitenit Xavi Hernandez.
















