Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se ai është i kënaqur me skuadrën e tij ndërsa ka zbuluar edhe njëherë qëndrimin e tij se të rinjtë do të zëvëndësojnë veteranët.“Unë jam i kënaqur me numrin e lojtarëve, shpresoj se tani mund të hyjmë në formë të mirë”.
“Ne shpresojmë ta kemi Antonio Valencian të gatshëm për shkurt, që pritet të jetë shtysë e madhe për ne, ndërsa kështu do t’i japim më shumë opsione Nanit”, deklaroi skocezi që vlerësoi balancin si çelësin e suksesit për skuadrën e tij.
Diego Contento është shndërruar sipas mediumeve italiane në një ndër caqet më atraktive për drejtuesit e Interit.Mbrojtësi i Bayernit që ka origjinë italiane ka kërkuar publikisht që të kalojë në Serie A, përkundër faktit se ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2013.
Duke parë këtë dhe talentin e tij, Interi e sheh Contenton si transferimin perfekt për të ardhmen, sidomos pas paraqitjeve në vitin 2010.
Juventusi ka eliminuar nga Coppa Italia skuadrën nga Sicilia, Catania, me anë të një fitoreje prej 2-0 në Stadiumin Olimpik të Torinos.Bianconerët ishin më të mirët në terren, ndërsa përpjekjet u shpaguan kur Milos Krasic realizoi (35’) pas asistimit të Alessandro Del Pieros.
Me të filluar pjesa e dytë Simone Pepe dyfishoi epërsinë (54’), tani me ndihmën e Giorgio Chiellinit.
Me këtë fitore Juventusi pos që u kualifikua më tej në Coppa Italia, shënoi dhe një rikthim në formë pas dy humbjeve radhazi nga Parma dhe Napoli.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka hedhur poshtë spekulimet se ai xhelozon Lionel Messin pasi ‘jashtëtoksori’ u shpall futbollisti më i mirë në botë duke fituar Topin e Artë.“Unë jam gëzuar për Leon dhe jam i kënaqur për vete që kam qenë në top treshe”, theksoi Iniesta.
“Nuk lëndohemi nëse ëndërrojmë. Është e vështirë të fitojmë tri tituj por ne jemi në garë dhe nëse punojmë atëherë askush nk mund të na ndalë”, përfundoi mesfushori katalanas.
Trajneri i Bayernit, Louis Van Gaal, ka thënë se përkundër spekulimeve, Mark Van Bommel pritet të mbetet lojtar bavarez, përderisa ka kërkuar në mënyrë sensacionale rikthimin e trajnerit të shkarkuar më parë, Jurgen Klinsmann.“Mendoj se Van Bommel do të jetë kapiteni jonë ndaj Wolfsburgut”, theksoi Van Gaal në përgjigje të spekulimeve.
“Dua që Klinsmann të rikthehet dhe të bëhet asistent i imi. Pse? Sepse unë dua që kjo të ndodhë”, përfundoi holandezi.
Klinsmann ishte shkarkuar në prill të vitit 2009 pasi ishte trajner i Bayernit për 10 muaj.
Drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger, ka thënë se ai është i bindur që bavarezët mund ta fitojnë titullin në Bundesliga këtë sezon.“Nëse Dortmundi shfaq dobësi, atëherë ne do të jemi aty, jam i sigurt. Ne besojmë në titullin. Nëse keni parë se si kemi stërvitur në Katar, atëherë do të kishit menduar se jemi ekipi më i mirë në Gjermani”.
“Hapësira me vendin e dytë është ngushtuar. Ne jemi nën presion që nga fillimi dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes më gabime”.
“Kualifikimi për Ligën e Kampionëve është obligim, kështu që titulli është tmerrësisht i rëndësishëm”, ka thënë Nerlinger.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron që në të ardhmen të shohë lojtarët e tij duke fituar Topin e Artë.“Një ditë, një portier do ta fitojë Topin e Artë dhe shpresoj që ai të jetë Iker Casillas”.
“Cristiano Ronaldo duhet të fitojë katër apo pesë Topa të Artë ndërsa Casillas poashtu duhet ta ketë një në vitrinë”, ka thënë trajneri më i mirë në botë.
Cesc Fabregas ka deklaruar se ai pret një shkatërrim të Ipswichit në ndeshjen kthyese të Carling Cup, si hakmarrje për lojën defensive të shfaqur në ndeshjen e parë dhe fatit të madh në fitoren minimale.“Nuk e di nëse është top i gjatë apo goditje rugby, por kjo funksionoi pë rata. Në Angli, shumë ekipe luajnë kështu dhe u kryen punë, ata krijojnë raste dhe ky është futbolli i tyre”.
“Ne thjeshtë tentojmë ta ulim topin në fushë dhe të luajmë futboll. Më kujtohen vetëm dy raste pë rata, por ishte një top i gjatë, sepse ata nuk guxuan të luajnë futboll. Komplimente për ata, ata luajtën mirë, por Arsenali luajti futboll, ekipi tjetër refuzoi të luajë futboll, ata ishin me fat të shënojnë gol nga një top i gjatë”, u shpreh Cesc.
Anësori i Real Madridit, Marcelo, ka thënë se trajneri më i mirë në botë, Jose Mourinho është sikur baba për Los Blancos.“Ai është si baba për ne dhe na mbron deri në vdekje. Tifozët e ekipeve rivale janë kundër tij sepse ai gjithmonë fiton”.
“Ai nuk ka nevojë që ta ndryshojë karakterin, të tjerët duhet të ndryshojnë mënyrën se si e shohin atë”, ka thënë Marcelo për AS.
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez është ende nën radarin e Real Madridit, por ndoshta Los Blancos mund të bezdisen nga kërkesat e Djajve të Kuq.Marca shkruan se Real Madridi është në ndjekje të Adebayor, Kloses dhe Hernandezit.
Për këtë të fundit, thuhet se Real Madridit i është thënë nga drejtuesit e Old Trafford që hyrja në negociata kushton 50 milionë euro.
Interi është shumë pranë transferimit të Alexis Sanchez nga Udinese, por për sulmuesin kilian tani Nerazzurët duhet të përballen me milionerët e Chelseat.Sportmediaset njofton se Nerazzurët do të rishikojnë planet e tyre për 22-vjeçarin pasi tashmë u është refuzuar oferta prej 18 milionë eurosh plus Biabiany.
Moratti tani dëshiron të ofrojë 20 milionë euro për sulmuesin, ndërsa për këtë do ta ketë pak problem pasi që Roman Abramovich do të ofrojë 22 milionë euro. Interi pritet të përfshijë edhe Joel Obin në marrëveshje.
Emilio Butragueno i është bashkuar kuorumit të lëvduesve të mesfushorëve gjermanë të Real Madridit, Mesut Ozil dhe Sami Khedira.“Ne jemi të kënaqur me të dy. Ata janë lojtarë të shkëlqyer dhe sjellja e tyre është shumë profesionale si në ashtu dhe jashtë fushës”.
“Historia e gjermanëve te Real Madridi ka qenë gjithmonë e suksesshme. Stielike, Breitner, Netzer dhe Metzelder. Poashtu dhe Ilgner që ishte portier i jashtëzakonshëm. Gjermanët dhanë gjithçka për Realin”, deklaroi Butragueno.
Borussia Dortmundi mund të jetë 14 pikë larg Bayernit të Munichut, por për trajnerin e Schalkes, Felix Magath, bavarezët do të jenë ata që do të dalin triumfues në fund të sezonit.“Dortmundi po ikën në shpejtësi dhe ka rastin për t’u bërë kampion. Por, them se kampion do të bëhet Bayerni”, theksoi Magath.
Ai shtoi se kualifikimi i Schalkes në fazën tjetër i ndihmon klubit që financiarisht të forcohet dhe viteve të ardhshme të luftojë për titullin në Bundesliga.
Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp ka thënë se liderët Manchester United janë më të dobët këtë sezon pa Cristiano Ronaldon.“Nëse shikoni te Unitedi dhe mendoni se është i fortë sikur para disa viteve, atëherë gaboheni shumë. Ata humbën Ronaldon, që është lojtari më i mirë në botë. Së bashku me Messin ai është më i miri, dilema është mes të dyve”.
“Ai ka 65 gola në 62 ndeshje për Real Madridin. Kjo është e pabesueshme. Kur e largoni një lojtar të tillë nga ekipi atëherë ju nuk mund të jeni aq të mirë. Ai ka 40 gola në një prej sezoneve me Unitedin”, deklaroi Redknapp.
Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez ka thënë se klubi i tij i zemrës duhet ta transferojë Didier Drogban, pasi që ai është sulmuesi i vetëm që mund të zgjidhë problemet në repartin ofensiv.“Drogba, Drogba. Unë nuk do të hezitoja. Ai ka edhe dy vjet në majen e futbollit evropian”.
“Klubi ka nevojë për të. Sa ka nevojë? Shumë ka nevojë”, theksoi Sanchez.
Villarreali ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Romës, Cicinho në një marrëveshje huazimi të vlefshme për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësi blerje në fund te sezonit.“Villarreali dhe Roma kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e krahut të djathtë, brazilianin Cicero Joao Cezar ‘Cicinho’, i cili do të luajë për Villarrealin deri në fund të sezonit 2010-2011. Villarreali e ka lënë të hapur opsionin për blerjen e komplet kartonit në fund te sezonit”, thuhet në komunikatën e Nëndetëses së Verdhë.
Cicinho iu bashkua Romës pasi u largua nga Real Madridi ku përjetoi tmerr pas formës katastrofale të shfaqur në fanellën e Los Blancos.
Fituesi i Topit të Artë, futbollisti më i mirë në planet, Lionel Messi ka thënë se ai dëshiron ta mbajë formën aktuale edhe për vitet në vijim.“Unë dua të vazhdoj në këtë nivel për shumë vjet të tjera. Qëllimi im është që të jap më shumë, pa marrë parasysh nivelin të cilin e kam arritur për Barcelonën dhe Argjentinën”.
“Sfida jonë është të ripërsërisim sukseset, si individualisht ashtu edhe kolektivisht. Mentaliteti është që të ngritemi dhe të jemi në gjendje të fitojmë gjithçka”, u shpreh Messi.
Kemi raportuar një ditë më parë se Chelsea ka hequr dorë nga David Luiz pas refuzimit të ofertës prej 20 milionë funtesh nga Benfica për mbrojtësin brazilian, por tani duket se Blutë kanë ndërruar mendje.Blutë tani thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë dhe të ngrisin ofertën e tyre në 24 milionë euro, përkundër faktit se Luiz nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve pas paraqitjes me Benfican në fazën grupore.
Ishte thënë se Chelsea ka hequr dorë, por në fakt kjo nuk ka ndodhur, pasi që londinezët përballen me probleme të mëdha në mbrojtje dhe kanë nevojë për përforcime.
Sipas spekulimeve të mëhershme thuhej se Mark Van Bommel është një prej caqeve më atraktive për Milanin gjatë afatit kalimtar dimëror, spekulime këto të cilat tani i konfirmon vet mesfushori i çeliktë holandez.“Unë kam lexuar disa spekulime për mua për t’u larguar nga Bayerni. Nuk është se kam lexuar të gjitha spekulimet, por emri im për momentin po lakohet shumë nëpër internet. Ata kanë të drejtë kur flasin për interesim, por asgjë nuk është serioze”.
“Milani ka shfaqur interesim për të më transferuar. Ne jemi në bisedime me ta. Unë as që do të mendoj për këtë punë derisa të ketë një interesim më serioz prej tyre”, u shpreh Van Bommel.
Agjenti i sulmuesit të Bayernit të Munichut, Miroslav Klose, ka konfirmuar interesimin e Real Madridit për klientin e tij.Los Blancos janë në treg për një sulmues të ri pas lëndimit të Gonzalo Higuain, ndërsa pas spekulimeve të shumta, tani për Bild agjenti Alexander Schutt ka konfirmuar se Real Madridi është ndër klubet e shumta të interesuara për firmën e sulmuesit me përvojë.
“Një numër skuadrash nga Spanja më kanë kontaktuar për transferimin e Kloses. Real Madridi poashtu më ka kontaktuar, por interesimi nuk është aq serioz për momentin”, theksoi Schutt.
Kontrata e Kloses skadon në fund të sezonit, duke bërë kështu që një transferim te cilido klub të mos jetë dhe aq i shtrenjtë.
Dani Alves beson se tregolëshi i Lionel Messi i shënuar në takimin e mbrëmshëm ndaj Betis, duhet t’i japë fund çdo debati lidhur me fitimin e shpërblimit FIFA Topi i Artë nga ylli i Barcelonës.Shumë njerëz kanë vënë në dyshim fitoren e Messi, por argjentinasi ka lënë kundërthëniet anash për të shpërthyer në fitoren 5-0 në kuadër të Kupës së Mbretit ndaj Real Betis.
“Me ndeshjen e sotme Messi ka zgjidhur çdo debat ose kundërthënie. Çdokush i cili e ka fituar Topin e Artë e meriton atë, por Leo është më i mirë se të tjerët”, ka thënë Alves.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata do të përballen me një test të vështirë gjatë këtij vikendi kundër Manchester United.Redknapp thotë se do të jetë një detyrë e vështirë të nxjerrë rezultat pozitiv gjatë të dielës, por shpreson se ekipi i tij do ta përmirësojë lojën.
“Është një ndeshje e madhe. Ata janë një ekip i mrekullueshëm. Njerëzit i përmirësojnë ndeshjet kundër tyre. Ata janë në maje, një ekip i klasit, të pamposhtur këtë vit. Njerëzit thonë se ata nuk luajnë mirë, por ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje ende, andaj nuk luajnë as keq”, ka thënë Redknapp.
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, është i bindur se ekipi i tij është duke treguar kualitetet e vërteta pasi ata mposhtën Genoan në kuadër të Kupës së Italisë.Nerazzurët i mbijetuan një tmerri të vonshëm dhe ishin në gjendje të nxjerrin fitore pas dy golave të shënuar nga Samuel Eto'o, dhe një goli tjetër me kokë nga MacDonald Mariga. Genoa shënoi përmes një penaltie të Houssine Kharja dhe një goli me kokë të Giuseppe Sculli gjatë kohës shtesë.
“Është e rëndësishme për lojtarët të cilët luajnë më pak të jenë aty [për ndeshjet e Kupës], andaj ata mund ta vënë Leonardon në vështirësi. Ne duhet të jemi të kujdesshëm megjithatë. Ne jemi të lumtur që po bëjmë progres, por rruga ende është e gjatë”.
“Ende larg Milanit? Ne kemi kohë për të menduar për ligën, por tash le të kënaqemi me këtë fitore të bukur në Kupë”, ka thënë Cambiaso.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij nuk pësoi disfatë ndaj rivalit të Kupës Carling, Ipswich, për shkak se nuk kishte blerë mbrojtës të ri, por për shkak se nuk luajti mirë.“Le të mos mendojmë se e kemi humbur ndeshjen pasi nuk kemi sjellë një mbrojtës të qendrës. Ne humbëm ndeshjen pasi nuk luajtëm aq mirë sa mundemi. Ne kemi vetëm dy mbrojtës të qendrës dhe jemi të mëngët, por nuk dua të flas për këtë dhe për emra të veçantë”.
“Sinqerisht, jam thjesht i zhgënjyer për disfatën tonë sonte. Është një bisedë e hershme për shkak të një lojtari që vjen. Ne kemi edhe nëntë ndeshje në janar dhe kjo ndodh, që nuk luani gjithmonë mirë në çdo ndeshje”.
“Si ekip ne nuk treguam paraqitjen që dëshiruam. Ne ishim nën nivelin tonë të zakonshëm në çdo repart dhe do të ishte e padrejtë të fajësojmë vetëm mbrojtësit. Kur luani në njërën pjesë, topat e gjatë janë të rrezikshëm”, ka thënë Wenger.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai kurrë nuk ka menduar të ndjekë hapat e Leonardos dhe të kalojë te Interi.Leonardo ka shkaktuar kundërthënie kur pranoi të ulet në stolin drejtues të Interit, pas largimit të Rafa Benitez.
“Ky është profesion, Leonardo ka marrë një vendim dhe ne e respektojmë. Unë vetëm dua të fitoj me këtë fanellë, të cilën do ta mbaj për aq gjatë sa klubi dëshiron unë ta mbaj”.
“A do të shkoja te Inter? Jo, kurrë. E dua vetëm Milanin. Inter është gjithmonë Inter, një ekip i fuqishëm që ka fituar gjithçka sezonin e kaluar, por siç kam thënë tashmë, ne duhet të fokusohemi në qëllimet tona. Jam i bindur se do t’ia dalim mirë”, ka thënë Pato për Sky Sport Italia.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se të gjitha palët janë të kënaqura me transferimin e Ronaldinhos te Flamengo.Galliani është rikthyer nga Brazili ku ka negociuar shitjen e mesfushorit brazilian dhe është i kënaqur me punën që ka bërë.
“Ka qenë një negociatë shumë e komplikuar, shumë e vështirë, por me një rezultat pozitiv. Ne jemi të kënaqur, lojtari po ashtu. Flamengo, një klub me miliona fansa, ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë Galliani.
Sulmuesi i Chelseat, Salomon Kalou është i etur t’i japë fund mungesës së golave këtë sezon.“Të jem i sinqertë, çdo ndeshje që luaj me Chelsean, dal i penduar pasi ndjej se duhet të kisha shënuar një gol tjetër. E di se mund të krijoj shanse për veten, e bëj këtë çdo ndeshje dhe tash vetëm duhet të përqendrohem për të dërguar më shumë topa në rrjet”.
“Shpesh dal nga ndeshja i penduar pasi mendoj se nëse do t’i kisha shfrytëzuar të gjitha shanset, do të isha golashënuesi më i mirë. Shënoj golat më të vështirë, pastaj ato më të lehtit nuk i shënoj”, ka thënë Kalou.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, mendon se ekipi i tij po kalon një moment të pa fat, por beson se paraqitjet e tyre po përmirësohen, pavarësisht disfatës prej 2-1 nga Blackpool.Fernando Torres i dha ekipit të tij avantazhin pas vetëm tre minutash, por Gary Taylor-Fletcher barazoi shpejt para se DJ Campbell të shënojë golin e fitores.
“Është shumë mirë të jesh një ekip i kënaqur, por çdo ekip që ka qenë i suksesshëm dhe ka arritur diçka, gjithmonë ka nevojë për ca fat. Për momentin kjo (fati) është kthyer kundër nesh, por sa më shumë që përkushtohemi dhe ndjejmë më pak keqardhje për veten, do të kemi shanse më të mirë për të përmirësuar atë”, ka thënë Dalglish pas disfatës së mbrëmshme.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, e vlerëson vitin 2010 si vitin më të keq në karrierën e tij në Anfield.Reina fitoi Kupën e Botës me Spanjën, por thotë se dështimi i Liverpoolit e ka prekur thellë atë.
“Ka qenë vështirë gjatë vitit të kaluar. Mund të thoni se që kur kam arritur te Liverpool, 2010-ta ka qenë mbase viti më i keq, pasi nuk kemi qenë aty ku kemi dashur të jemi dhe të mungojmë në Ligën e Kampionëve ka qenë një goditje e madhe”, ka thënë Reina.
“Por tash është koha ta ndryshojmë këtë. Për shkak të madhësisë së klubit Liverpooli duhet të luftojë për kreun e tabelës, jo për fundin dhe kjo duhet të jetë synimi ynë”, ka thënë më tej spanjolli.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk ka dyshime se klubet më të mëdha evropiane janë duke synuar yllin e Tottenhamit, Gareth Bale.Mancini ka inkurajuar Juventusin të transferojë anësorin uellsian, pavarësisht se çmimi i tij mund të jetë tepër i lartë.
“Vitin e kaluar Bale dëshmoi vlerat, por karriera e tij vetëm sa ka filluar. Tash duhet të keni shumë para (për të nënshkruar me të). Ai është një lojtar shumë i shtrenjtë. Sigurisht, Juve me Bale do të fitonte shumë”.
“Për më tepër, ajo që është e sigurt është se nëse Tottenham vendos ta shesë, Bale do të jetë një cak i fuqishëm gjatë verës. Mbase ai (Bale) është i vetmi lojtar i cili nuk është sulmues dhe i cili mund ta bëjë dallimin. Pa të, Tottenham humbet 50% të potencialit të vet”, ka thënë Mancini.
Lionel Messi i është përgjigjur rivalit të tij të përbetuar Cristiano Ronaldos me një hettrik fantastik ndaj Betisit në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Copa del Rey, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat astronomik, 5-0.Betisi u mbajt mjaft mirë dhe u shfaq i rrezikshëm përgjatë pjesës së parë, derisa Lionel Messi e paraboloi portierin mysafir pas asistimit nga Andres Iniesta për ta përmbyllur kështu pjesën e parë me epërsi minimale.

Gjatë pushimit Messi e planifikoi revanshin për Ronaldon, duke realizuar kështu në minutat 62’ dhe 73’ edhe dy gola tjerë të cilët e përfunduan ndeshjen pranë rezultatit 3-0.
Sa për formalitet shënuan Pedro me ndihmën e Alves (76’) dhe Seidou Keita (83’) me asistimin e dytë të Andres Iniestas në ndeshje për 5-0.
Barcelona tashmë mund të konsiderohet e kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey pasi në ndeshjen kthyese edhe po të paraqitet me maturantë nuk do të eliminohet, ndërsa në gjysmëfinale do ta presë ose Almerian ose Deportivo La Corunan.
Italia ndaj Genoas me rezultat 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.Interi ishte ekipi më i mirë në këtë takim e në veçanti u dallua leopardi, Samuel Eto’o me dygolëshin e tij në minutat 15’ dhe 43’. Edhe njëherë u shqua Maicon, i cili nën Leonardon po shfaq aftësitë e tij si asistues nanometrik.
Mirëpo, Genoa nuk u spraps. Së pari ishte Houssine Kharja ai që dramatizoi me anë të penaltisë ndeshjen në Meazza me rezultatin 2-1 (54’). Mirëpo, atij iu përgjigj shpejtë McDonald Mariga me golin e tij (59’) për 3-1.
Giuseppe Sculli sa për prestigj në minutën e fundit realizoi për 3-2, por më kot, pasi që Nerazzurët në çerekfinale do të takohen me Parmën ose Palermon.
Blackpooli ishte i pamëshirshëm për Liverpoolin në ndeshjen e zhvilluar në Bloomfield Road, duke mposhtur The Reds me rezultat 2-1.Liverpooli u përmbys nga Blackpool në ndeshjen e mbetur e cila u anulua pak javë më parë për shkak të borës, pasi epërsia e krijuar me anë të Fernando Torres (3’), nuk u mjaftoi The Reds.
Përgjigja e vendave erdhi shpejtë për barazimin e rezultatit me anë të Taylor-Fletcher (12’). Blackpooli realizoi golin e fitores pas asistimit të Ian Evatt bërë për D.J. Campbell i cili realizoi me kokë (69’) për golin e fitores.
Me këtë disfatë Liveprooli thellon krizën me 25 pikë në pozitën e 13-të, ndërsa Blackpooli mund të gëzohet me pozitën e nëntë dhe 28 pikët e grumbulluara.
Skuadra nga Championshipi anglez (kategoria e dytë), Ipswich ka shkaktuar befasinë absolute duke mposhtur në ndeshjen e parë Arsenalin në kuadër të Carling Cup me rezultat minimal 1-0.Arsenali është skuadra e vetme e mbetur në Carling Cup duke qenë favorit për ta fituar këtë trofe, por se nuk do ta ketë të lehtë e vërtetoi Ipswich Town.

Përkundër përpjekjeve, posedimit dhe rasteve, ishte Tamas Priskin (78’) ai që shokoi Arsenalin dhe ndezi tifozët për fitoren e madhe prej 1-0.
Tani Arsenalit nuk i mbetet asgjë tjetër pos që të shtrëngojë dhëmbët për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Emirates.
















