Rossonerët kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Sampdorias, Reto Ziegler- ka thënë agjenti i lojtarit, Giuseppe Bozzo.Përfaqësuesi i 25-vjeçarit ka caktuar takim me drejtuesit e Sampdorias për të folur në lidhje me disponueshmërinë e klientit të tij.
“Tash për tash është vetëm një ide, diçka më shumë se një mundësi”, ka thënë Bozzo për tuttomercatoweb.
Milani ka tentuar ta zëvendësojë të lënduarin Gianluca Zambrotta me anë të Ignazio Abates, Daniele Boneras dhe Luca Antoninit, mirëpo suksesi i tyre në këtë pozitë ka qenë i kufizuar, ndërsa zvicerani Ziegler konsiderohet si lojtar i denjë për këtë pozitë.
Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut, Daniel Alves, do të mungojë nga 10 deri në 15 ditë.Braziliani u lëndua të dielën në ndeshjen kundër Malagas, ndërsa ekipi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se ai ka pësuar një lëndim të vogël në këmbën e djathtë.
Sipas njoftimit të Barcelonës, Alves pritet të mungojë në ndeshjet e La Ligas, kundër Racing Santanderit dhe Herculesit, si dhe në ndeshjen kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Betisit, dhe po ashtu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës nëse Barca kualifikohet.
Mesfushori i Atletico Madridit, Tiago Mendes, ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë për arsye personale.“E bëj për arsye personale, dhe po ashtu se e kam kuptuar se një cikli i ka ardhur fundi sa i përket kontributit tim në kombëtare, dhe njëkohësisht mendoj se ka ardhur koha t’u jepet mundësia lojtarëve të rinj të futbollit portugez që të kenë hapësirën e tyre, sikurse unë që e pata tetë vite më parë”, shkruan në deklaratën e Tiagos të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Portugeze të Futbollit.
Tiago ka debutuar për përfaqësuesen e tij në vitin 2002 në një ndeshje miqësore kundër Skocisë, ndërsa është paraqitur në 58 ndeshje me fanellën e kombëtares dhe ka shënuar tre gola.
Mesfushori aktualisht luan te Atletico Madridi ku është i huazuar nga Juventusi.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se skuadra e tij duhet të vazhdojë me fitore dhe të mos mendojë nëse sfiduesi për titull, Real Madrid, do të humbë pikë.“Është mirë kur rivali yt humb pikë, por ne duhet të përqendrohemi te loja jonë”.
“Sa më përparuara që jemi, aq më mirë- të jep më shumë rezervë, por ne nuk mendojmë për humbje pikësh, porse të vazhdojmë me fitore dhe të fitojmë pikë”, ka thënë spanjolli.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë se Lionel Messi nuk e ka merituar çmimin FIFA Topi i Artë, ndërsa sipas tij Milani ose Interi do ta fitojë Scudetton.“Nuk mendoj se Leo Messi e meritoi Topin e Artë, pasi që atë duhej ta merrte Wesley Sneijder”, ka thënë sulmuesi italian për La Gazzetta dello Sport.
Sipas tij, Milani ose Interi do ta fitojnë titullin e Kampionit të Italisë, ndërsa aty është edhe Napoli. Për Balotellin lojtari më i mirë në Serie A është Zlatan Ibrahimovic.
“Lojtari më i mirë në Serie A është Zlatan Ibrahimovic, sepse ai është nga një planet tjetër. Do ta zgjidhja Sebastian Giovincon si lojtarin më të mirë të ri italian”, ka thënë SuperMario.
Balotelli ka folur edhe për ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho, për të cilin ka thënë se duhet të mësohet si të sillet.
Sulmuesi i Hamburgut, Ruud Van Nistelrooy, ka deklaruar se do të dëshironte të rikthehej në Santiago Bernabeu, mirëpo skuadra nuk e lejon largimin e tij.Ditët e fundit është spekuluar shumë në lidhje me kalimin e 34-vjeçarit te Reali në formë huazimi, pasi që Jose Mourinho ka nevojë për një sulmues pas lëndimit të Gonzalo Higuain.
“Edhe skuadra të tjera të rëndësishme janë interesuar për mua, por unë as që i kam shikuar ofertat, pasi që kam respekt për klubin tim”.
“Me Madridin është ndryshe, janë të përfshira emocione të thella. Vërtet do të dëshiroja që të kompletohet transferimi, por dyshoj se Hamburgu do të më lirojë të shkoj”, citohet holandezi nga Goal City.
Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka deklaruar se ndihet i forcuar pas fitores prej 2-1 kundër Barit, ndeshje në të cilën e realizoi golin e parë nga gjuajtja e lirë.“Sot (e hënë) po pushojmë, nesër do të kthehemi në Vinovo që të përgatitemi për ndeshjen e radhës kundër Sampdorias, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë”.
“Jam i gatshëm dhe i mbushur, në rregull, pas ditës së djeshme. Shënimi nga gjuajtja e lirë ishte shumë i rëndësishëm për mua, sepse gjithmonë kënaqem shumë kur e bëj atë”, ka thënë Del Piero në faqen zyrtare të tij, dhe njëherit ka falënderuar fansat që e kanë uruar në Facebook.
Birmingham City nuk është më i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Robbie Keane, por ka shënjestra tjera për këtë afat kalimtar.Ushtruesi i detyrës së kryetarit Peter Pannu, menaxheri Alex McLeish dhe shefi informues Paul Montgomery, u takuan të hënën dhe vendosën që të ndërpresin interesimin për lojtarin irlandez.
“Sot u takova me Alex dhe Paul për të diskutuar në lidhje me disa shënjestra të reja- emra të cilët nuk do t’i përmendim në këtë kohë- ndërsa kemi vendosur se transferimi i Keane nuk do të ishte në interes financiar të klubit”, ka thënë Pannu për faqen zyrtare të Birminghamit.
Mesfushori i Cagliarit, Andrea Lazzari, duket se ka vendosur t’i bashkëngjitet Milanit, pasi që agjenti i tij Stefano Zambetti ka thënë se është i gatshëm që të mbajë takime të tjera.Më herët, presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, ishte shprehur haptas se Lazzari dëshiron të kalojë te Milani, por kishte deklaruar se do t’ia plotësonte dëshirën, nëse Milani paguante.
Ndërkohë, këto fjalë e kanë inkurajuar Zambettin, i cili ka deklaruar për Calciomercato.it, se është i gatshëm të fillojë bisedimet me Milanin për klientin e tij.
Superylli i Real Madridit, Kaka, ka folur për barazimin ‘e dhimbshëm’ kundër Almerias, por ka thënë se humbja e pikëve nuk do të thotë fundi i ambicieve për titull.“Tash nuk mund të lejojmë të humbim një ndeshje tjetër, mirëpo sapo e kemi përfunduar raundin e parë dhe ka shumë për t’u luajtur në kampionat”.
“Po ashtu do të ndeshemi me Barcelonën në shtëpi, prandaj sado që është i dhimbshëm ky rezultat, unë nuk mendoj se ky është fundi. Ne ende kemi mundësi të tejkalojmë avantazhin e tyre (Barcelonës)”, ka thënë braziliani.
Ylli argjentinas i Palermos, Javier Pastore, ka deklaruar se bashkëkombësi i tij, Leo Messi, është padyshim lojtari më i mirë në botë, dhe nuk befasohet që ai u vlerësua me çmimin FIFA Topi i Artë.“Jam krenar që ndaj filozofinë futbollistike të Lionel. Por ajo që është më argëtuese, është të luash krahas tij. Ne jemi të ngjashëm jashtë fushe, sepse të dy jemi të turpshëm, por ne ndryshojmë shumë kur jemi në fushë”.
“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe personi më i mirë po ashtu. Kur luan me të është sikur i ke pesë bashkëlojtarë krahas teje”.
“Ai është tjetër lloj lojtari, ai do ta bëjë një lëvizje ose do ta pasojë topin kur më së paku e pret kundërshtari”, ka thënë Pastore për fifa.com.
Skuadra e Genoas mund të tentojë transferimin e portierit të Juventusit, Marco Storari- pohojnë mediat italiane.Pas rikthimit të Gianluigi Buffon nga lëndimi, Storari ka humbur vendin e parë në portën bianconere, ashtu që Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb.com raportojnë se Genoa ka shfaqur interesim për të.
Thuhet se ‘Grifoni’ kanë filluar bisedimet me Juven për një transferim të mundshëm, por duan të jenë të sigurt nëse mund ta transferojnë portierin para mbylljes së afatit kalimtar.
Trajneri i Hamburgut, Armin Veh, ka deklaruar se klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar largimin e Ruud van Nistelrooy në drejtim të Real Madridit.“Jam në dijeni që nga e enjtja dhe tashmë kam folur drejtpërdrejtë me Ruud në lidhje me këtë gjë”.
“Nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Real Madridi, ndërsa unë nuk dua që ta humb Ruudin, ky është qëndrimi im. Unë dua që ai të qëndrojë”, ka thënë Veh për ZDF.
Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, thotë se Interi ka një pjesë të veçantë në zemrën e tij, ndërsa ka lavdëruar edhe caktimin e Leonardos në stolin drejtues.“Mbi të gjitha Leonardo është një menaxher i një klubi i cili ka një hapësirë në zemrën time. Zemra ime ka pak hapësirë për Chelsean, shumë për Vitoria Setubal dhe pjesa tjetër për Interin. Nëse trajner i tyre është Leonardo, Benitez, ose dikush tjetër, është e njëjtë për mua”.
“Unë gjithmonë do të bëj tifo për Interin, do të vuaj kur ata vuajnë dhe dua që fansat e Interit të jenë të lumtur. Unë jam shumë i kënaqur për Leonardon dhe djelmoshat, pasi duket sikur tregimi do të ketë përfundimin e zakonshëm: Skudetton!”, ka thënë Mourino.
Robinho është i bindur se ai mund të arrijë të fitojë trofe me Milanin këtë sezon.Ish-ylli i Manchester City dhe Real Madrid ka qenë mjaft me ndikim që Milani të pushtojë kreun e tabelës së Serie A.
“Erdha te Milani në momentin e duhur, doja të fitoj, Milani dëshironte të fitojë dhe duhet të lajmë deri në vdekje për çdo ndeshje. E kam ditur se do të jetë mirë të luaj për Milanin. Rivaldo, Kaka dhe Ronaldinho më kanë treguar. Milani ka gjithë atë ndjenjë për brazilianët dhe kjo më bën të ndjehem si në shtëpi”, ka thënë Robinho për Studio Sport.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka lavdëruar ndikimin e Leonardos që ka caktimi i tij në krye të Nerazzurëve.Kampioni i Italisë dhe Evropës vazhdon serinë e fitoreve të 100-ta nën drejtimin e Leonardos.
“Sigurisht se la vullnet, dëshirë dhe entuziazëm dhe futboll të mirë, andaj vërtet nuk mund të kërkoj më shumë. Sigurisht se shumë meritë për këtë ringjallje ka Leonardo. Në të vërtetë, do të thosha se shumica e saj është falë tij, pasi ai e kupton atmosferën dhe ka gjetur atë që çdokush ka nevojë për t’ia dalë mirë”, ka thënë Moratti.
Xavi ka akuzuar shtypin e Madridit se përpiqet të destabilizojë dhomën e veshjeve të Barcelonës.Mesfushori ka hedhur poshtë supozimet se në zhveshtoren e Barcës ka pasur çarje për shkak të triumfit të Lionel Messi në çmimin FIFA Topi i Artë. Për shumicën, Xavi e meritoi shpërblimin për shkak të triumfit të Spanjës në Kupën Botërore. Por vetë lojtari mendon se argjentinasi është më i miri nga të gjithë.
“Është e qartë se nga atje (Madrid) ata bëjnë gjithçka të na destabilizojnë, por ne vetëm qeshemi. Tentimet janë pjesë të shout. Thjesht është e drejtë që Leo fitoi, ai është lojtari më i mirë dhe po thuajse sigurisht se do të jetë një prej pesë më të mirëve të të gjitha kohërave”, ka thënë Xavi.
Trajneri i Malaga, Manuel Pellegrini, nuk ka menduar për ish-klubin e tij Real Madrid pas disfatës nga Barcelona.Pavarësisht humbjes 4-1, Malaga nxori rezultat më të mirë se ish-ekipi i tij madrilen, që u mposht 5-0 nga Barcelona.
“Unë jam te Malaga tash dhe jam i fokusuar te ky klub. Ne humbëm 4-1 dhe kjo është mjaft zhgënjyese. Ajo çfarë bëjnë ekipet tjera nuk më shqetëson mua”, ka thënë Pellegrini.
Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, ka konfirmuar se do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në tetivën e Akilit, ndërsa pritet të mungojë së paku gjashtë javë.Lojtari belg ka thënë për faqen Sporza.be se operimi ishte i vetmi opsion i mbetur për rikuperimin e tij, ndërsa e ka bërë të qartë se nuk do të luajë për Arsenalin së paku deri në muajin mars.
“Do të operohem në Suedi. Sipas specialistit që do të më operojë, është një tetivë e vogël e vendosur pranë tetivës së Akilit që po nxit irritim”, ka thënë Vermaelen.
Kjo do ta detyrojë menaxherin e Topçinjve, Arsene Wenger, të shpenzojë para gjatë afatit kalimtar të janarit për të blerë një mbrojtës, kurse emrat që qarkullojnë janë Per Mertesacker (Werder Bremen), Christopher Samba (Blackburn Rovers), Gary Cahill (Bolton Wanderers) dhe Matthew Upson (West Ham United).
Milani barazoi kundër Lecces, ndërsa trajneri i Rossonerëve, Massimiliano Allegri, ka pranuar se ekipi i tij lëshoi dy pikë mjaft të vlefshme në këtë përballje.“Ne po japim më të mirën për të shfrytëzuar kualitetet që ka Ibrahimovic, ndërsa sonte (të dielën) ai shënoi një gol të bukur. Megjithatë, është zhgënjyese që humbëm dy pikë”.
“Në gjysmën e parë krijuam shumë pak raste, por në të dytën pasi shënuam, skuadra filloi të luante mirë. Kur e patëm avantazhin dështuam që ta mbanim Leccen jashtë loje”, ka theksuar Allegri për Sky Sport.
Juventusi arriti ta rrëmbeje një fitore, pas dy humbjeve radhazi në Serie A, ndërsa trajneri Luigi Del Neri ka nënvizuar vlerën e Alessandro Del Pieros, i cili motivoi skuadrën e tij drejt fitores kundër Barit.“Ne shfaqëm një lojë kualitative këtë pasdite (e diel). Edhe pse luajtëm të enjten mbrëma (në kuadër të Kupës së Italisë), djemtë dhanë gjithçka në fushë dhe jam i kënaqur me rezultatin”.
“Lojtarët si Del Piero dëshmojnë se ajo që i dallon skuadrat është gjithmonë kualiteti, ndërsa ne e vendosëm rezultatin me dy gjuajtje kualitative”.
“Ai e di sa i vlefshëm është për këtë ekip dhe shpresoj se do të vazhdojë të tregohet me ndikim për ne gjatë sezonit”, ka thënë Del Neri për SkySport.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se është e vështirë që Steven Pienaar t’u bashkohet Spursave në janar.Mesfushori jugafrikan ka kontratë me Evertonin deri në fund të sezonit, ndërsa skuadra të shumta kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Të dielën është spekuluar se Evertoni ka pranuar një ofertë të Chelseat prej tre milionë funtesh për Pienaar, ndërsa edhe vetë Redknapp ka pranuar se Blutë janë favoritë për të transferuar lojtarin.
“Kemi qenë të interesuar për të, por kuptova që Chelsea ka ofruar tre milionë funte. Kjo do të na e bënte të vështirë që të garojmë me ato para për të”, ka thënë Redknapp, ndërsa citon talkSPORT.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka akuzuar arbitrin Perez Laza se ka qenë i padrejtë me skuadrën e tij në barazimin 1-1 ndaj Almerias.Los Blancos janë shfaqur të pakënaqur me referimin, pasi mendojnë se është dashur të akordohet së paku një penallti pas ndërhyrjeve në Karim Benzeman dhe Cristiano Ronaldon.
Menaxheri i Mbretërve ka folur edhe në lidhje me diferencën e pikëve me Barcelonën, duke thënë se ka edhe shumë kohë deri në fund të sezonit.
“Me 15 fitore, tre barazime dhe një humbje, kemi numra të mirë, por jo aq sa duhet për ta fituar kampionatin. Për më shumë, jemi katër pikë prapa. Në kushte normale në një ligë, kjo është në rregull”, ka deklaruar portugezi.
















