Trajneri i Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu, ka mohuar mundësinë e transferimit të ‘të përjashtuarit’ nga Fiorentina, Adrian Mutu.“Ai është një lojtar i nivelit të lartë, i cili do të na ndihmonte në Ligën e Kampionëve. Por, pse të investojmë në një lojtar i cili është 32-vjeçar?
“Mutu mund ta prishte atmosferën e skuadrës dhe të nxiste presion te lojtarët tjerë”, ka deklaruar ish-trajneri i Interit dhe Galatasarayt.
Trajneri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, ka hedhur poshtë spekulimet se Charles N’Zogbia do të transferohet te Liverpooli, duke thënë se klubi nuk dëshiron të shesë lojtarë.Është spekuluar se N’Zogbia do të kalojë në Anfield për një shumë prej 15 milionë funtesh, ndërsa Martinez thotë se fjalët për një marrëveshje të arritur janë gënjeshtra.
“Nuk jemi këtu për t’u munduar të bëjmë biznes, ne nuk kemi nevojë për të shitur lojtarë për të barazuar financat tona, dhe ky është gjithmonë qëndrimi ynë”.
“Është kompliment kur ke një skuadër që të ndjek dhe dëshiron të të ketë në ekip. Është spekulim, por është pozitive... Për mua, spekulimi nuk është çështje”, ka thënë trajneri.
Agjenti i Luis Fabianos, Jose Fuentes, ka deklaruar se Interi dhe Juventusi nuk kanë shprehur interesim ‘zyrtar’ për sulmuesin e Sevillas.Më herët është spekuluar se Juventusi dëshiron ta transferojë brazilianin, ndërsa së fundmi Il Corriere dello Sport ka raportuar se Marco Branca i Interit është gati që të bëjë ofertë për 30-vjeçarin.
“Interi nuk ka kontaktuar as me mua as me Sevillan. Ata të cilët janë të interesuar për lojtarin duhet të kontaktojnë me ne”.
“Është njësoj edhe me Juventusin. Nuk ka asnjë kontakt zyrtar, por vetëm spekulime”, ka thënë agjenti për Calciomercato.it.
Mesfushori i Bayern Munichut, Mark van Bommel, është pranë kalimit te Milani- pohojnë mediat italiane.Sipas Il Corriere dello Sport, shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani dhe njeriu i transfereve, Ariedo Braida, kanë udhëtuar për në Munih për të negociuar marrëveshjen për transferimin e 33-vjeçarit.
Holandezi pritet të jetë transferimi i radhës për Rossonerët, të cilët sapo kanë siguruar nënshkrimin e Urby Emanuelson.
Ruud van Nistelrooy është i gatshëm t’ia paguajë Hamburgut një milionë euro nga xhepi i tij, për ta bindur skuadrën gjermane që ta lejojë kalimin e tij te Real Madridi.Los Blancos janë të interesuar ta transferojnë holandezin për shkak të mungesës së opsioneve në sulm, mirëpo ekipi nga Bundesliga nuk dëshiron të dëgjojë për largimin e 34-vjeçarit, nëse diskutohet për shumë më të vogël se katër milionë euro.
Sipas Marca, gjigantët spanjollë kanë ofruar dy milionë euro dhe organizimin e një ndeshjeje miqësore për të shënuar 125 vjetorin e Hamburgut, ndërsa Van Nistelrooy është i gatshëm që të paguajë gjysmën e shumës, vetëm e vetëm që të rikthehet në Bernabeu.
Mirëpo, presidenti i Hamburgut, Bernd Hoffman, ka thënë se e ka refuzuar ofertën e Realit, pasi që ekipi ka nevojë për sulmuesin holandez.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, iu ka thënë ish-bashkëlojtarëve të tij se ata mund ta fitojnë ligën këtë sezon.Henry është rikthyer në New York pasi kaloi një muaj duke u stërvitur me Arsenalin në përgatitje për para-sezon me New York Red Bulls.
“Arsenali mund ta bëjë këtë sezon. Jam i sigurt në këtë – ata mund ta fitojnë titullin. Ata vetëm duhet të besojnë – e vetmja gjë që mungon është ai vetëbesimi, pasi gjithçka tjetër është në vend”.
“Jam stërvitur me ta, dhe intensiteti, aftësia dhe dëshira, të gjitha janë aty. E gjithë çfarë mungon është besimi se mund ta bëni atë. Askush nuk luan atë lloj futbolli të cilin ata janë në gjendje ta tregojnë, andaj ata janë shumë afër për ta fituar ligën sërish”, ka thënë Henry.
Ylli i Manchester United, Anderson, u ka ofruar futbollistëve anglez disa këshilla se si ata mund ta fitojnë Kupën Botërore.Anderson thotë se lojtarët anglez vrapojnë së tepërmi dhe këshillon ata më shumë të pasojnë se sa të vrapojnë pa top.
“Forma është prioritet, por është e rëndësishme ta vendosësh topin në funksion. Ju nuk keni nevojë të vraponi nëpër gjithë fushën. Është më mirë të pasosh topin mirë nga një pikë në tjetrën. Topi mund të lëvizë më shpejt se ju, andaj duhet ta bëni futbollin më të thjeshtë dhe të pasoni topin sa më shumë që mundeni”, ka thënë Anderson.
“Në Angli, ndonjëherë njerëzit mendojnë se nuk jeni lojtar shumë i mirë nëse nuk vraponi shumë. Por, mendoj se kjo është një prej arsyeve se pse Anglia nuk ia del mirë në finalet e Kupës së Botës. Ata vrapojnë tepër”, ka shtuar braziliani.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e sheh Interin si rivalin më të madh për titull.Milani tash kryeson me katër pikë të pastra në maje të tabelës së Serie A pas fitores ndaj Cesena, derisa Interi, pësoi disfatë kundër Udinese.
“Kënaqem me duelin ndaj Interit. Do të jetë një betejë e shkëlqyeshme. Me këtë intensitet, do të ketë më shumë motivim për secilin të vazhdojë të jetë i fokusuar dhe të punojë deri në fund të kampanjës”, ka thënë Ibra.
Për Ibrahimovic, i cili dy sezone më parë ishte lojtar i Interit, Rossonerët kanë nevojë të shqetësohen vetëm për veten.
“E di se Interi ka vetëbesim pas fitoreve të fundit. Por ne duhet të mbetemi të fokusuar dhe nëse e bëjmë këtë, ne nuk duhet të kemi frikë nga asnjë rival, përfshirë edhe Interin. Ne kemi nevojë të bëjmë punën tonë sa më mirë që mundemi, për të mbetur të parët”, ka shtuar suedezi.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai kurrë nuk flet me Menaxherin Gjeneral, Jorge Valdano.Mourinho ka vazhduar zënkën e tij me argjentinasin pas fitores së mbrëmshme ndaj Real Mallorcas.
“Unë nuk flas me Valdanon, unë i raportoj drejtpërdrejtë presidentit (Florentino Perez) dhe Jose Angel Sanchez. Ne nuk kemi biseduar për nënshkrimet. Ne të gjithë e dimë tregimin e vjetër të një sulmuesi, që tashmë ka flokë të thinjura. Deri më 31 janar gjithçka mund të ndodhë, por kjo mund edhe të mos ndodhë”, ka deklaruar Mourinho.
Menaxheri i Juventusit, Gigi del Neri, ka qenë i kënaqur me barazimin ndaj Sampdorias.Biankonerët u ndaluan me barazim pa gola nga Sampdoria dhe humbën Armand Traore për shkak të lëndimit në minutat e para të ndeshjes së djeshme.
“Ne kishim shanse për të shënuar në të dy pjesët. Është një periudhë kur gjërat nuk shkojnë mirë për ne, andaj duhet ta pranojmë këtë pikë. Ruajtja e pastër e portës po ashtu ka qenë e rëndësishme, për të dëshmuar se ne kemi dalë nga kriza”.
“Për momentin Amauri është i vetmi sulmues i qendër i gatshëm dhe ai luajti mirë. Ne jemi në një situatë emergjente dhe japim më të mirën në këto rrethana”, ka thënë Del Neri.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se ai do të ishte i gatshëm të largohet për t’ia lëshuar vendin Carlo Ancelottit.Menaxheri i Chelseat, Ancelotti, tashmë një kohë është lidhur me stolin drejtues të Romës. Dhe ish-menaxheri i Bluve, i cili tash drejton romakët, thotë se ai do të ishte i nderuar nëse do të pasohej nga Carlo.
“Trajneri të cilin më së shumti e pëlqej dhe për të cilin kam më së shumti respekt është Ancelotti. Dëgjoj se ai mund të më zëvendësojë mua. Do të isha i lumtur me këtë! Do të dilja ta prisja në aeroport”, ka thënë Ranieri.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se tregolëshi i tij kundër Wigan Athletic ishte i pari dhe aq shumë i kërkuar për të në futbollin profesionist.Van Persie thotë se ai ka pasur frikë se një hat-trick kurrë nuk do të vinte për të.
“Ishte hat-tricku im i parë. Kam shënuar pesë gola kur kam qenë 19-vjeçar për ish-klubin tim Feyenoord në Kupën e Holandës, sërish një ekip amator, por ajo nuk llogaritet”.
“Kjo do të thotë shumë pasi kam qenë këtu shumë kohë. Kam ardhur aq afër shumë herë kur kam shënuar nga dy gola dhe pastaj kam goditur shtyllën dhe kam qenë pa fat”.
“E njëjta gjë ndodhi edhe në këtë ndeshje, nëse jam i sinqertë, pasi humba penaltinë dhe vërtet nuk i humbas aq shpesh. Kam humbur vetëm dy në gjithë karrierën. Isha i zhgënjyer pasi ndoshta rasti [për të shënuar golin e tretë] më hutoi”, ka thënë Van Persie.
Patrice Evra thotës e ai do të ishte i gatshëm të largohet nga Mancheter United për Realin e Madridit.Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, ka shqetësime rreth vazhdimit të kontratës së Evra, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe është i vetëdijshëm për interesimin e Realit dhe Barcelonës.
“Jam shumë i lumtur te Manchester dhe nuk kam menduar për largim, por nëse Alex (Ferguson) dëshiron të më shfrytëzojë për të blerë ndonjë lojtarë tjetër, atëherë them se Real Madridi është zgjidhja më e mirë për Manchester United”.
“Nëse ky opsion vjen dhe Manchester United është pozitiv për këtë veprim, atëherë do ta pranoja atë me kënaqësi”, ka thënë Evra.
Legjenda e Real Madridit, Luis Figo, thotë se ai është i befasuar me formën që po kalon Cristiano Ronaldo.Figo beson se Ronaldo, pavarësisht formës së shkëlqyeshme që po kalon, ka vuajtur sa i takon publicitetit për shkak të formës së mahnitshme të Barcelonës.
“Loja e shkëlqyeshme e Barcelonës ju bën juve t’i harroni të tjerët. Cristiano Ronaldo po vendos rekorde gjithë kohën te Real Madrid. Njerëzit nuk e shohin se sa mirë ia del ai te Madrid pasi ky është një klub i madh”.
“Le të shohim çfarë ndodh në Liga. Nëse niveli i Barcelonës bie, atëherë Real Madridi do ta fitojë titullin”, ka thënë Figo.
Menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, mendon se Arsenali mund ta fitojë titullin këtë sezon.Wigani u mposht me rezultat 3-0 nga Arsenali gjatë të shtunës, falë një hat-tricku të shënuar nga Robin van Persie.
“Arsenali po bëhet gjithnjë e më i fortë. Shikoni në sasinë e lojtarëve që ata i ndërrojnë dhe ata mbase kanë nga dy lojtarë për një pozicion”.
“Ata e dinë saktësisht se si funksionon sistemi, mënyra se si luajnë, ata e kontrollojnë tempon e ndeshjes skajshmërisht mirë dhe zhvillojnë një arrogancë reale të futbollit, e cila është kënaqësi ta shikosh”, ka thënë Martinez.
Menaxheri i Chelsaet, Carlo Ancelotti, thotë se Manchester United nuk ka shans të kalojë gjithë sezonin si i pamposhtur, pasi beson se djelmoshat e tij t’i mposhtin Djajtë e Kuq.Chelsea është 10 pikë prapa liderit Manchester United, por Ancelotti thotë se nëse jo dikush tjetër, Blutë do të jenë ata që do t’i japin fund rekordit të rivalëve të tyre.
“Nëse ne dëshirojmë të rikthehemi dhe të luftojmë për titull, ne duhet ta mposhtim Manchester United. Andaj, në opinionin tim, është e pamundshme për ata të qëndrojnë të pamposhtur gjithë sezonin”, ka thënë Ancelotti.
“Ne duhet të luajmë dy herë me ata dhe ne po ashtu duhet të luajmë me Manchester City, Tottenham dhe Liverpool. Katër prej këtyre ndeshjeve janë në shtëpi dhe kyç për t’u rikthyer në garën për titull”, ka shtuar italiani.
















