Karim Benzema Real Madridi ka arritur të mposhtë minimalisht Sevillan në Ramon Sanchez Pizjuan, në një ndeshje e cila u përcoll nga presioni i madh i tifozëve vendas dhe nga momente kontestuese.
Sevilla bëri presion nga fillimi i takimit, duke diktuar tempon e lojës me anë të posedimit më të lartë, por ishin madrilenët ata që i patën rastet në këtë takim.
Pas një pasimi fenomenal nga Mesut Ozil, sulmuesi më i kritikuar në planet, Karim Benzema dëpërtoi brenda zonës së Sevillas, kaloi dy lojtarë vendas në mënyrë mjeshtërore dhe në fund shënoi për 1-0, dhe heshti tifozët në Ramon Sanchez Pizjuan. Sevilla tentoi që me anë të ndërprerjeve të bënte diçka, por nuk ia arriti falë një performance të shkëlqyer në mbrojtjen e Los Blancos.
Momenti më kontestues në këtë takim u shënua në minutën e fundit të pjesës së parë, kur pas një pasimi përballë portierit Casillas u gjend Luis Fabiano, i cili pasi tejkaloi Casillasin goditi në portë lehtë, goditje të cilën arriti ta ndalë Albiol, i cili e dëboi nga vija. Sipas gjyqtarit ky nuk ishte gol, por në fakt këtu goli ekzistoi pasi gjysma e topit kaloi vijën fatale. Pas protestave të shumta nga lojtarët dhe tifozët vendas, ndeshja vazhdoi me Real Madridin që insistoi në pjesën e dytë për golin e dytë, por që nuk e arriti dot. Sevilla në fund tentoi të gjente portën për një barazim, por sfida përfundoi me rezultat 1-0 për Los Blancos.
Kështu Real Madridi për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Bernabeu ka një avantazh të jashtëzakonshëm, pasi që pos epërsisë numerike nga goli ka dhe epërsinë e golit në terrenin mysafir.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, u ka thënë lojtarëve të tij që të bëjnë çmos për t’iu afruar Kupës së Italisë.
“Për neve Coppa Italia është stimulim i madh dhe obligim për t’i shkuar deri në fund, sidomos pasi Roma është skuadër e rëndësishme. Ne po luajmë me një ekip të madh si Roma dhe kështu nuk do të jetë e lehtë për ne”.
“Ata do të jenë të motivuar dhe kështu unë kam përgatitur skuadrën time më të mirë. Lojtarët më në formë do të luajnë në këtë ndeshje”, u shpreh Del Neri.
Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, ka vazhduar sulmet e tij ndaj sulmuesit të Milanit, Antonio Cassano, duke thënë se ai vazhdon të ketë probleme psikike.
“Unë nuk ndjej konsideratë apo keqardhje për problemet e tij psikologjike, sidomos pas asaj që ka thënë. Ata ma morën çdo përgjegjësi për të thënë për të se është djalosh me vlera”.
“Po që se do ta thosha këtë pasi e ka mësuar se do të shkojë te Milani, mendoj se do të ndihej i ofenduar dhe nuk do të duhej të befasoheshim për këtë, pasi ai edhe më parë e ka treguar se kush është”, ka thënë Garrone.
Juventusi është duke u interesuar për sulmuesin brazilian të Sevillas, Luis Fabianon, me agjentin e futbollistit i cili shprehet optimist për një transfer te gjiganti italian.
“Ata më telefonuan. Huazimi është i mundur, por Sevilla dëshiron garanci për shitje gjatë verës. Një përfshirje e një dënimi në rast të mos shitjes, do ta zhbllokonte situatën”.
“Nuk ka dyshime se Sevilla do ta preferonte shitjen, por ne jemi të vetëdijshëm se ka shumë oferta për huazim. Që nga fillimi Juventusi ka thënë se e dëshiron atë vetëm si huazim”, u shpreh agjenti Stefano Caira.
Ish-numri një i botës së tenisit, Justine Henin, është detyruar që të pensionohet nga tenisi për të dytën herë, për shkak të një lëndimi në bërryl.
28-vjeçarja e bëri të ditur lajmin në faqen e saj, duke thënë se bërryli i saj është dëmtuar gjatë grand-slam turneut të Australian Open.
“Muajt e fundit rrallëherë jam prekur nga dhimbjet. Mjekët më kanë thënë se bërryli im është shumë i brishtë dhe për këtë arsye nuk mund ta vazhdoj profesionin tim në nivelin më të lartë”, u shpreh Henin.
Henin ndeshjen e fundit në karrierë e përjetoi në Australian Open ndaj Svetlana Kuznetsovas.
Ajaxi i ka dhënë ultimatum Liverpoolit që ta rritë ofertën për sulmuesin Luis Suarez deri të shtunën, nëse ata dëshirojnë që transferi të përfundojë me sukses.
“Luis definitivisht nuk do të largohet nga klubi pas të shtunës. Kjo situatë na ka ardhur në maje të hundës. Liverpooli duhet ta rritë ofertën e t’i përshpejtojë punët, përndryshe transferimi nuk do të ndodhë”, theksoi trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, në një konferencë për shtyp.
Klubi holandez kërkon 35 milionë euro për Suarez, ndërsa Liverpooli nuk po ofron më shumë se 23 milionë. Për trajnerin e Ajaxit, pas të shtunës edhe 35 milionë euro do të jenë pak për ta transferuar sulmuesin uruguaian.
Yjet e Real Madridit dhe Barcelonës, Cristiano Ronaldo respektivisht Lionel Messi, janë paralajmëruar që të kenë kujdes, pasi që së shpejti pritet shpërthimi i anësorit të Udineses, Alexis Sanchez.
“Sanchez mund të luajë shumë mirë si startues te ndonjë klub i madh. Sanchez është futbollist i madh dhe për më shumë ai është 22 vjeçar. Ai mund të përmirësohet”.
“Ai është lojtar që mund të bëhet më i miri në botë. Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Ai mund të përfundojë shumë lehtë si startues te Interi, Milani, apo Juventusi”, deklaroi bashkëlojtari i Sanchez, Antonio Di Natale.
Rossonerët kanë shënuar fitore prej 2-1 kundër Sampdorias në çerekfinalen e Kupës së Italisë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.
Heroi i Milanit në këtë ndeshje ishte braziliani Alexandre Pato, i cili realizoi dy herë në pjesën e parë (17’ dhe 22’) për t’ia dhënë fitoren skuadrës së tij.
Sampdoria arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 51-të përmes Gubertit, mirëpo nuk arriti të bëjë më shumë deri në fund të ndeshjes.
Në gjysmëfinale, Milani do të ketë kundërshtar Palermon që eliminoi Parmën pas ekzekutimit të penaltive.
Sipas një raporti në De Telegraaf, skuadra nga Primera Divizioni spanjoll, Barcelona, është duke e monitoruar për së afërmi situatën e mbrojtësit fantastik të Ajaxit, Gregory Van der Wiel.
Blaugranët janë në treg për një mbrojtës të krahut të djathtë për shkak të pasigurisë për të ardhmen e Daniel Alves, i cili nëse nuk rinovon deri në fund të sezonit, atëherë pritet të largohet.
Për holandezin janë të interesuar edhe Bayern Munich, Milan dhe Manchester City.
Veterani i Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka pranuar se ai nuk e di nëse do të vazhdojë të luajë sezonin e ardhshëm.
“Nuk e di se çfarë do të bëj sezonin e ardhshëm. Unë vetëm dua të përqendrohem në formën time të tanishme”.
“Më pëlqen të kem dy javë pushim në fundvit. Ky ka zgjatur pak më shumë, që nuk ishte ideal. Shpresojmë se javën e ardhshme do ta rikthej formën fizike”, u shpreh Scholes.
Presidenti i Athletic Bilbaos, Fernando Macua, ka ripërsëritur dëshirën e tij për të mbajtur në ekip sulmuesin Fernando Llorente, duke këmbëngulur se ai nuk është në shitje.
“Llorente nuk do të largohet nga Athletic Bilbao gjatë kësaj vere. Ne nuk do të shesim lojtarët të cilët janë kyç për ekipin”.
“Asnjë klub nuk do ta refuzonte Fernandon, ndërsa ne e dimë se ai do të luajë këtu edhe për një kohë të gajtë. Nuk ka pasur ndonjë ofertë nga ndonjë klub për sulmuesin. Unë kategorikisht them se Llorente do të qëndrojë në Bilbao edhe gjatë verës”, u shpreh Macua.
Transferi i ri i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubi i tij i ri.
Togolezi nuk është lejuar që të deklarohej para se t’i nënshtrohet testit mjekësor, të cilin e tejkaloi me sukses të jashtëzakonshëm, me bosët e stafit mjekësor të Los Blancos që e përshkruajnë atë si ‘mrekulli fizike’.
“Të gjitha testet që kemi bërë ishin të përkryera. Ai është në gjendje optimale për të filluar punën me ekipin. Ai është mrekulli fizike dhe ka përgatitjen fizike për të qenë në shërbim të stafit drejtues”, u shpreh shefi i stafit mjekësor Carlos Diez.
Interi është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Sampdorias, Giampaolo Pazzini, pasi që klubi gjenovian nuk po kërkon një shumë astronomike nga Nerazzurët.
Il Corriere dello Sport pohon se kampionët po i afrohen me shpejtësi transferit të sulmuesit italian, përderisa takimet mes zyrtarëve po vazhdojnë të mbahen, sidomos pas deklaratës së Morattit i cili konfirmoi interesimin për Pazzinin.
Sampdoria kërkon 10 milionë euro në dorë dhe sulmuesin Jonathan Biabiany për Pazzinin, ndërsa një vendim definitiv për këtë çështje pritet të merret në takimin e të mërkurës.
Sulmuesi i kërkuar nga Liverpooli, Luis Suarez, është fare pranë hapjes së bisedimeve me klubin holandez Ajax, në tentim për ta bindur gjigantin holandez që të lejojë një transferim të tij te The Reds.
Ajaxi tashmë ia ka bërë me dije Liverpoolit që të mos shihet në Amsterdam Arena me ndonjë ofertë më të ulët se 35 milionë euro, një shumë kjo absurde për The Reds, të cilët nuk janë në gjendje për të paguar më shumë se 23 milionë euro.
Suarez pritet që të takohet personalisht me drejtorin e Ajaxit, Rik van den Boog në ditët në vijim për ta finalizuar transferimin në Anfield.
Sulmuesi i kërkuar nga Liverpooli, Luis Suarez, është fare pranë hapjes së bisedimeve me klubin holandez Ajax, në tentim për ta bindur gjigantin holandez që të lejojë një transferim të tij te The Reds.
Ajaxi tashmë ia ka bërë me dije Liverpoolit që të mos shihet në Amsterdam Arena me ndonjë ofertë më të ulët se 35 milionë euro, një shumë kjo absurde për The Reds, të cilët nuk janë në gjendje për të paguar më shumë se 23 milionë euro.
Suarez pritet që të takohet personalisht me drejtorin e Ajaxit, Rik van den Boog në ditët në vijim për ta finalizuar transferimin në Anfield.
Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido ka komentuar mbi videon motivuese të krijuar para ndeshjes në kuadër të Coppa del Rey ndaj Real Madridit, duke e quajtur atë gjeniale.
Video shfaq disa lotjarë të Sevillas duke lyer fytyrën me ngjyrë dhe duke brohoritur në kamerë, si sinjalizim se ata po bëhen gati për luftë ndaj madrilenëve në ndeshjen e parë e cila zhvillohet sonte mbrëma në Ramon Sanchez Pizjuan.
“Unë e kam stimuluar këtë person, nuk mund të jetë më gjeniale. Unë i kam bërë pagesë shtesë. Tifozët tanë e kanë marrë këtë si motivim shtesë. Tifozët e Sevillas janë të lodhur nga sukseset dhe titujt, ndërsa shpeshherë ju duhet t’i motivoni ata”, tha Del Nido.

Claudio Ranieri pret një ndeshje të nxehtë kundër Juventusit, por është i bindur se ekipi i tij mund t’i eliminojë Biankonerët nga Kupa e Italisë.
Dy ekipet takohen nesër në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, dhe Ranieri është optimist për kualifikimin e ekipit të tij, edhe pse është i vetëdijshëm për ambiciet e rivalit në këtë garë.
“Juventusi është një konkurrent serioz, sikur ne. Ne jemi dy ekipe të cilët e kanë fituar Kupën më së shumti, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të dalë fitues”.
“Juve është një ekip i fuqishëm, i ndërtuar të fitojë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është një ndeshje e vështirë. I respektoj ata, por nuk jam i shqetësuar. Kush do të luajë? Duhet të shoh. Do t’i marr vendimet më vonë”, ka thënë Ranieri.
Pronarët e rinj të Romës mund të bëjnë hapa konkret në rifreskimin e skuadrës dhe Carlo Ancelotti mund të arrijë si trajner i ri nga Chelsea.
UniCredit, grupi bankar italian, është në prag për të arritur një marrëveshje me biznesmenin italo-amerikan, Thomas Richard Di Benedetto, që pati një mori kontaktesh me klubin së fundi.
Dhe La Gazzetta dello Sport shkruan se pronarët e rinj do të donin t’i ndryshojnë gjërat në Olimpico dhe të sjellin Ancelottin. Ky i fundit nuk po kalon një sezon të mirë në Stamford Bridge dhe raportohet se mund të largohet pas fundit të sezonit.
Roma tashmë është e gatshme për t’i ofruar të ardhme Ancelottit, i cili fitoi Skudetton me këtë ekip në vitin 1983 dhe kaloi tetë vite si mesfushor te ky klub.
Rafael Nadal është larguar me lot nga turneu Australian Open pasi u mposht në tre sete (6-4, 6-2, 6-3) nga bashkëkombësi i tij, spanjolli tjetër David Ferrer në gjysmëfinale.
Një lëndim i hershëm në këmbë i pësuar herët në ndeshje, bëri të pamundur tentimin e numrit një të botës për t’u bërë vetëm i treti në histori dhe i pari që nga viti 1969 që i fiton të katër titujt Grand Slam radhazi.
Nadal, i cili është kampion i vitit 2009 në Melbourne, morri një trajtim të hershëm mjekësor për një dëmtim të këmbës së majtë. Fituesi i nëntëfishtë i titujve Grand Slam u rikthye më pas por me dhimbje dhe nuk arriti t’i bëjë ballë sfidës.
Ai u mposht në të tre setet nga Ferrer, i cili kishte humbur 11 nga 14 takimet e kaluara me Nadal, përfshirë edhe shtatë të fundit.
Ferrer në gjysmëfinale do të përballet me të pestin në botë, Andy Murray, pasi britaniku mposhti Alexandr Dolgopolov në katër sete (7-5, 6-3, 6-7, 6-3).
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai nuk është i obsesionuar nga rivali i tij Lionel Messi.
Njëshi i Barcelonës po shtyhen kokë më kokë me Ronaldon këtë sezon, sa i takon golave dhe paraqitjeve, dhe që të dy janë figurat identifikuese të klubeve rivale.
“Nuk kam ndonjë obsesion ose rivalitet të drejtpërdrejtë me të. Është e njëjta ndjenjë si për lojtarët tjerë. Një gjë, megjithatë, është e sigurt: Dua të jem më i miri”.
“Nuk ndjej lakmi aspak ndaj Messi. Prioriteti im është të fitoj titujt spanjoll dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin, jo Topat e Artë”, ka thënë Ronaldo.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai nuk është i shqetësuar nga rikthimi i Manchester United në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Blackpool.
Derisa Topçinjtë arritën në finalen e Kupës Carling me një fitore ndaj Ipswich Town, United bëri një rikthim sensacional nga disavantazhi 2-0 për të fituar në fund me rezultat 3-2.
“Kam menduar që para ndeshjes se ata do t’i fitojnë tre pikë sonte. Kam dëgjuar se kur ishin 2-0, Blackpool pati një penalti të mohuar. Por shoh nga buzëqeshja juaj se ju nuk jeni të befasuar. Por për ne ka qenë një natë e përkryer”, ka thënë Wenger.
“Jam i bindur se sezoni jonë varet nga paraqitjen tona, nga rezultatet tona dhe nga qëndrueshmëria jonë, andaj mbi të gjitha ne nuk duhet të fokusohemi në Manchester United ose ndonjë tjetër”, ka shtuar francez.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho thotë se atij i mungon Serie A, e cila ka qenë një përvojë e shkëlqyeshme për të.
Ish-trajneri i Interit ka shprehur mirënjohjen për çmimin e fituar, Oscar del Calcio.
“Më vjen keq që nuk kam qenë atje me ju, por gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit kundër Sevillas më ka penguar. Atje do të jetë Beppe Baresi për të më përfaqësuar. Ata janë miqtë e mi më të mirë dhe ishin bashkëpunëtorët dhe për më shumë ata janë fansa të Interit, që është e rëndësishme për mua”.
“Të pranoj një Oscar është e mrekullueshme pasi për mua respekti është më i rëndësishëm dhe fatmirësish gjithmonë e kam pasur nga lojtarët e mi. Por po ashtu është e rëndësishme pasi respekti dhe admirimi vjen edhe prej rivalëve të mi”.
“Dua të falënderoj lojtarët e mi, pasi ata fituan për mua. Pa ta gjithçka do të ishte e pamundshme të realizohet. Nëse Liga Italiane është aq e bukur dhe e vështirë, kjo është falë trajnerëve të mrekullueshëm që punojnë në Serie A. Kam qenë në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë, dhe vështirësia e kampionatit italian më ka ndihmuar të bëhem një lojtar më i mirë”, ka deklaruar Mou.
Sulmuesi i Hamburgut, Ruud van Nistelrooy, ka folur për rastin e humbur për t’u rikthyer në Santiago Bernabeu.
34-vjeçari ka pohuar për AS se ai ka dashur të luajë pa pagë – dhe të paguajë gjysmën e transferimin të tij – vetëm e vetëm që kjo të ndodhë. Por Hamburg insistoi që ai të respektojë kontratën e tij.
“Jam në një fazë në karrierën time kur nuk do të mund ta imagjinoja se një lëvizje në Madrid do të ishte e mundshme. Një ofertë për një kontratë katër-mujore për një lojtar 34-vjeçar? Bëra gjithçka. Gjithçka! Por në fund...”.
“Për fansat e Hamburgut, lojtarët dhe trajnerin, nuk kam asgjë kundër tyre. Hamburg është një ekip që ka marrë vendim. Gjëja më e rëndësishme është të mbetem një profesionist dhe një person me integritet”, ka thënë Nistelrooy.
Reali mbrëmë ka transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, në formë huazimi për gjashtë muaj.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se e ardhmja e Italisë duhet të ndërtohet rreth dy lojtarëve më kontrovers.
Buffon beson se kombëtarja italiane në futboll duhet t’i japë besimin sulmuesit të Milanit, Antonio Cassano dhe atij të Manchester Cityt, Mario Balotelli.
“Ata kanë kualitete që janë mbi mesataren dhe mund të ndihmojnë Italinë të bëjë një kërcim të patjetërsueshëm në klas. Ne lojtarët më të vjetër shpresojmë se ata përfundimisht do të fitojnë përkushtimin e merituar me Azzurrët dhe ata mund të na sjellin triumf në gara të mëdha”, ka thënë Buffon.
Sulmuesi italian Giuseppe Rossi ka nënshkruar kontratë të re me Villarrealin e cila do ta mbajë atë në El Madrigal deri në qershor të vitit 2016.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të Villarrealit shkruhet: “Pasi vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për të mbetur në Villarreal, sulmuesi, i lindur në Teaneck (New Jersey, SHBA), do të luajë me Nëndetësen e Verdhë edhe për pesë vitet e ardhshme”.
Rossi u zhvendos te ekipi spanjoll nga Manchester United në vitin 2007 dhe e ka ngritur veten si një prej sulmuesve më të mirë në kampionatin spanjoll.
Ai ka shënuar 19 gola në të gjitha garat këtë sezon për të ndihmuar Villarrealin të ngjitet në pozitën e tretë në tabelë.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se ata mund ta ndalojnë Manchester United dhe të mbrojnë me sukses titullin.
United tash forcon kreun me 10 pikë më shumë se Chelsea, pas fitores ndaj Blackpool, por Terry është i bindur se gjashtë pikë nga dy ndeshje do t’i jepnin atyre një shans të mirë për të mbrojtur titullin.
“Ne duhet të luajmë me Manchester United dy herë dhe dy rezultate të mira do t’i kthejnë gjërat. Kush e di kur do të luhen ndeshjet me ne që po ashtu jemi edhe në Kupën FA, por sa më herët më mirë për ne dhe ne mund të shtrëngojmë dhëmbët në titull sërish”, ka thënë Terry.
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, mendon se ai është në formën jetësore të tij, pas dy golave të shënuar mbrëmë kundër Blackpool.
Pas rikthimit sensacional të United prej disavantazhit 2-0 për të fituar në fund me rezultat 3-2, bullgari çon në pesë numrin e golave në dy ndeshje, por mendon se ai mund të arrijë një formë edhe më të mirë.
“Personalisht shpresoj ky të mos jetë futbolli më i mirë në karrierën time – shpresoj më e mira të vijë në të ardhmen në fanellën e United”, ka thënë Berbatov.
“Ishin zëvendësimet që ndryshuan lojën. Giggs ka përvojë dhe harkimi i tij ishte i shkëlqyeshëm dhe Chicharito vetëm dëshiron të shënojë gola – por ishte shpirti ekipor që fitoi ndeshjen”, ka shtuar më tej sulmuesi bullgar.
Arsenali ka shënuar fitore prej 3-0 në ndeshjen kthyese të Carling Cup kundër Ipswich Town, për të siguruar finalen e kësaj gare.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portman Road, Topçinjtë patën humbur me rezultat 1-0, ashtu që me fitoren e të martës mbrëma në Emirates, ata kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.
Të tre golat e Arsenalit u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa realizues ishin Nicklas Bendtner (61’), Laurent Koscielny (64’) dhe Cesc Fabregas (77’).
Në finale, Arsenali do të ketë kundërshtar fituesin nga dueli Birmingham City-West Ham United. Takimin e parë e ka fituar West Hami me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet të mërkurën në shtëpi të Birminghamit, stadiumin St Andrew's.
Topçinjtë kanë gjasa reale që të fitojnë në finalen e 27 shkurtit në Wembley, duke qenë se cilado nga këto dy skuadra të kualifikohet në finale, është inferiore ndaj Arsenalit.
Manchester Unitedi në mënyrë sensacionale ka përmbysur avantazhin prej dy golash të Blackpoolit për të shënuar fitore prej 3-2, në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të të Ligës Premier të zhvilluar të martën mbrëma në Bloomfield Road.
Për befasinë e të gjithëve, skuadra vendase krijoi avantazh të dyfishtë në pjesën e parë përmes Craig Cathcart (15’) dhe Dudley Campbell (44’).
Ndërsa vetëm në minutën e 72-të, lideri i Kampionatit anglez arriti të shënojë golin e parë në këtë ndeshje me anë të bullgarit Dimitar Berbatov.
Kaluan vetëm dy minuta, dhe Djajtë e Kuq barazuan rezultatin, pas një asistimi të Ryan Giggs drejt Javier 'Chicharito' Hernandez, i cili ndëshkoi skuadrën vendase.
Berbatov u bë edhe një herë heroi i United, pasi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores, pas një asistimi të bukur të Paul Scholes (88’).
Kjo fitore e rrit edhe më shumë diferencën e Manchester Unitedit me përcjellësit e tij për titull. Tash Djajtë e Kuq kanë pesë pikë më shumë se vendi i dytë (Arsenali) dhe gjashtë pikë më shumë se vendi i tretë (Manchester City).
Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Sergio Ramos, ka zbuluar ambicien e tij për ta fituar Kupën e Mbretit këtë sezon.
Te mërkurën Los Merengues zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Sevillas, ndërsa spanjolli e ka bërë të qartë se Kupa është njëri nga objektivat e klubit këtë sezon.
“Jemi të kënaqur që luajmë në tri gara, por tash po fokusohemi te Kupa. Real Madridi nuk e ka fituar këtë trofe me vite, dhe ne kemi një shans unik për të arritur finalen”.
“Është detyra jonë që të luftojmë për secilin titull, por kanë kaluar 18 vite që nga titulli i fundit i Copa del Rey të fituar nga Real Madridi. Kemi punuar shumë që të jemi këtu sot. E gjithë skuadra është e fokusuar në fitimin e trofeut”, ka thënë 24-vjeçari.