Juventusi nuk ka arritur t’i bëjë ballë magjisë së Romës në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në kuadër të Coppa Italias në Olimpico të Torinos.Ishte kjo një sfidë mjaft interesante e përcjellur nga një lojë agresive e të dyja skuadrave me raste her në njërën anë e her në anën tjetër.
Sidoqoftë, në fund ndeshjen vulosi një goditje maestrale e Mirko Vucinic, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme fotografoi portierin Storari, i cili me siguri se ka nevojë për trajtim mental (65’), sepse malazezi realizoi eurgol për 1-0.
Juventusi tentoi deri në fund të takimit që ta barazonte rezultatin, por më kot nuk ia arriti, sepse romakët ishin të çeliktë në mbrojtje, ndërsa ndeshjen për 2-0 e kompletoi Rodrigo Taddei (90’).
Kështu, Roma për kundërshtar në gjysmëfinalen e Coppa Italias do ta ketë askënd tjetër pos rivalin e kahmotshëm të kësaj gare, kampionin aktual të Italisë dhe të Evropës, Inter.
Interi ka transferuar sulmuesin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini, por zyrtarizimi do të bëhet vetëm të premtën, e jo ashtu siç kanë bërë të ditura portalet e mediumet tjera vendore e ndërkombëtare, të cilat tashmë e ‘zyrtarizuan’ transferimin.Sky Sport Italia njofton se Interi ka arritur marrëveshje me Sampdorian për shërbimet e sulmuesit italian, për të cilin Nerazzurët do të paguajnë 12 milionë euro në dorë plus dy lojtarët tjerë Luca Caldirola dhe Jonathan Biabiany.
Marrëveshja është arritur pas negociatave të gjata të cilat filluan mëngjesin e sotëm dhe patën për rezultat nënshkrimin e marrëveshjeve pasdite. Një zyrtarizim nga klubi Nerazzur pritet të bëhet vetëm të premtën, me futbollistin që do të nënshkruajë kontratë të vlefshme 4.5 milionë euro për sezon, e cila do ta mbajë atë në Meazza deri në vitin 2015.
Ky transferim i Nerazzurëve vjen pas problemeve në repartin ofensiv, i cili u prek nga lëndimi i Diego Militos.
Pazzini ka shkëlqyer për Sampdorian dy sezonet e fundit, duke realizuar 36 gola në 75 paraqitje, pa përjashtuar dhe paraqitjet në fanellën e kombëtares italiane.
Pep Guardiola ka lëvduar paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të tij ndaj Almerias në fitoren prej 5-0, por nuk është gëzuar shumë pasi e di mjaft mirë se një rikthim sikurse që bëri Betisi një javë më parë mund t’u shkaktojë Blaugranëve kokëçarje.“Është rezultat i mrekullueshëm, por Betisi na ka mësuar të mos relaksohemi. Ne duhet të jemi seriozë. Betisi bëri presion të lartë dhe kjo na bën të mos jemi të sigurtë për kualifikimin në finale”.
“Ne respektuam kundërshtarin, por ne do të tentojmë më të mirën në ndeshjen kthyese. Ne mund të kemi epërsi të lartë për momentin, por kemi respekt për kundërshtarin”, ka thënë Guardiola.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e të sapo transferuarve te Milani, Mark Van Bommel dhe Urby Emanuelson.“Emanuelson luajti mirë në pjesën e parë, por ai gradualisht ra nga sistemi. Është normale që ai dhe Van Bommel kanë nevojë për kohë për t’u adoptuar, sepse ata nuk kanë pasur stërvitje me lojtarët e tyre”.
“Van Bommel luajti shumë më në krah se sa zakonisht, ndërsa i mori kohë të mësohej me pozitën e re”, sqaroi Allegri.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai nuk e di se në cilën pozitë ta vë Wayne Rooneyn në mënyrë që ai ta gjejë formën më të mirë.“Ne tentuam ta përdorim Rooneyn në krah dhe përkundër faktit se ka luajtur në këtë rol shumë herë, ai nuk ishte kërkah në pjesën e parë. Nuk ishte gabimi i tij. Ritmi i lojës tonë nuk ishte i mirë. Ne nuk kemi qenë kërkah”.
“Ne tentuam të luajmë në mes, por ishim duke pësuar edhe 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kështu që është dashur të bëj diçka tjetër për të fituar, apo për të pësuar debakël. Hernandez ishte çelësi. Ai pati impakt të jashtëzakonshëm, ai ka mundur të shënojë lirisht katër gola”, u shpreh Fergie.
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij, që të mos gëzohen para kohe pasi ka edhe shumë deri në fund të sezonit.“Unë shikoj në ndeshjen time të ardhshme, më pas në ndeshjen tjetër, e kështu deri në fund të kampionatit kur shpresoj se do të jemi liderë. Le të mos i nënvlerësojmë ekipet tjera”.
“Ato janë shumë ekipe të mira dhe janë shumë ndeshje për t’u luajtur para fundit të sezonit. Ne jemi në pozitë të mirë. Por, kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk e fitoni ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Berbatov.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani ka pranuar se klubi Rossoner është në kërkim të një mbrojtësi tjetër të majtë, pas transferimit të Urby Emanuelson nga Ajaxi, pasi ky i fundit nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve.Sipas informatave të fundit nga mediumet në Apenine është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i transferimit të Rossello Didac Villas nga Espanyoli për 2 milionë euro.
“Ne jemi të fokusuar në një mbrojtës i cili nuk luan në Itali, unë nuk dua të zbuloj cili, por ai duhet të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve”, theksoi Galliani.
David Luiz pritet të jetë shumë shpejtë edhe zytarisht lojtar i Chelseat, pasi Benfica ka konfirmuar negociatat me klubin londinez për mbrojtësin brazilian.Klubi bën të ditur me anë të një komunikate se ka marrë ofertë nga Chelsea dhe se kanë mbetur vetëm pak detaje që transferi të kompletohet, pasi besohet se oferta prej 25 milionë funtesh për gjigantët portugezë pritet të jetë e pa refuzueshme.
“Sport Lisboa e Benfica njofton se ka marrë ofertë nga Chelsea për transferimin e mbrojtësit David Luiz. Për më shumë, ne duam të sqarojmë se, që nga fillimi i negociatave, e deri në fund të tyre do të jeni të njoftuar për rrjedhat dhe fundin e tyre”, shkruan në komunikatë.
Ishte spekuluar më herët gjatë ditës se Manchester City mund ta pengojë transferimin e David Luiz te Chelesa, por sipas të gjitha gjasave destinacioni i ardhshëm për brazilianin fantastik pritet të jetë Stamford Bridge.
Bosi i Real Madridit, trajneri më i mirë në botë, Jose Mourinho ka pranuar se ai dëshiron të rikthehet në Ligën Premier, pikërisht në kulmin e spekulimeve për një largim të tij në fund të sezonit.“Unë kam vendosur të rikthehem në Angli. Unë nuk kam përgatitur asgjë të veçantë për të ardhmen time, unë thjeshtë dua të jem i kënaqur me punën time. Unë nuk kam preferenca sa u përket klubeve, qoftë Manchester United, Manchester City apo Chelsea. Unë dua ta rigjej kënaqësinë”.
“Unë nuk po them se Liga Premier është kampionati më spektakolar në botë, por është kampionati më mirë i organizuar…loja është fer dhe ekziston respekt enorm për kundërshtarin”, potencoi Mourinho për The Sun.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, beson se Scudetton për Milanin do ta fitojë Alexandre Pato, i cili krejt rastësisht u zgjua nga ‘varri’.“Këtë vit do ta fitojmë Scudetton. Pato? Jam i kënaqur me dy golat e tij. Ai është shumë i fortë”, theksoi Berlusconi.
Deklarata e Kryeministrit të Italisë vjen pikërisht në kohën kur ai është përfshirë në një sërë skandalesh mediatike.
Anësori i Sevillas, Jesus Navas, ka paralajmëruar Real Madridin që të mos gëzohet para kohe, pasi që beson se skuadra e tij është në gjendje për ta rikuperuar dizavantazhin prej një goli në terren mysafir të Real Madridit.“Ishte ndeshje e mirë mes dy klubeve të mëdha, por ndeshja e dytë në Bernabeu do të jetë shumë interesante”.
“Ne e kemi ditur se do të ishte ndeshje e vështirë, e komplikuar, sepse që të dyja skuadrat sulmuan, por kjo ndeshje vendoset pas 180 minutash dhe ende asgjë nuk ka mbaruar”.
“Tifozët ishin të jashtëzakonshëm, ata si gjithmonë kanë krijuar atmosferë, por ne ndihemi keq që nuk kemi arritur t’i lëmë të kënaqur”, ka thënë Navas.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve që të luftojnë deri në javën e fundit për një pozitë sa më të mirë, pasi që vendi i shtatë nuk e bën të kënaqur kapitenin e The Reds.“Ne duam më shumë se sa pozitën e shtatë, pozita e shtatë nuk është e pranueshme në këtë klub. Nëse shikoni ku kemi qenë disa javë më parë, atëherë natyrisht se do të ishit të kënaqur me vendin e shtatë”.
“Por, ne kemi për kundërshtar të radhës Stoke Cityn dhe është me rëndësi që të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të marrim edhe tri pikë tjera për t’u ngritur edhe më shumë në tabelë. Ne nuk jemi të kënaqur me pozitën e shtatë”, ka thënë Gerrard.
Liverpooli pritet të bëjë një ofertë të përmirësuar për sulmuesin e Ajaxit, Luis Suarez, në kohën kur klubi holandez u ka dhënë ultimatum gjigantëve nga Anfield.Besohet se qëndrimin e Ajaxit për 35 milionë euro pritet që ta zbusin The Reds me një ofertë prej 25 milionë eurosh. Megjithatë, drejtorët e Ajaxit për mediat holandeze kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe, pasi që Liverpooli e di se sa duhet të paguajë.
Është edhe vet sulmuesi ai që ka kërkuar transferin, pasi që nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë ai nuk do të jetë i motivuar për të luajtur për gjigantin holandez.
Sipas informacioneve të fundit nga La Gazzetta dello Sport, Interi ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Sampdorias, Giampaolo Pazzini.Siç raporton sportivja më e madhe italiane, negociatat po vijnë drejt fundit dhe në orët në vijim pritet të bëhet dhe zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit të Sampdorias te Giuseppe Meazza.
Pasi ishte spekuluar për bllokim të negociatave, tani thuhet se Pazzini do të transferohet te Interi për 12 milionë euro duke përshfshirë sulmuesin Jonathan Biabiany.
Mesfushori kosovar i Fiorentinës, Valon Behrami, ka deklaruar në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të tij në fanellën e Violas se Liga Premier është shumë, shumë më e vështirë se Serie A.“Debutimi ndaj Lazios? Do të jetë ndeshje e vështirë në udhëtim, por jam i qetë. Kam emocione, por është për shkak se do të bart fanellën e Fiorentinës. Përvoja ime në Angli ishte e rëndësishme. Puna ishte fizike dhe nuk kishte aq shumë presion jashtë fushe”.
“Në shumë aspekte mendoj se futbolli anglez është më i vështirë se ai italian”, u shpreh Behrami.
Real Madridi ka prezantuar transferin e ri, Emmanuel Adebayor, i cili në një konferencë për shtyp ka thënë se do të bëjë më të mirën për ta bërë Realin klub të suksesshëm.“Unë kam biseduar me Mourinhon mëngjesin e sotëm. Unë jam shumë i kënaqur që jam këtu, sidomos pas asaj që ka ndodhur muajt e fundit. Unë jam futbollist dhe duhet të luaj. Çfarë ndodhi te Manchester City nuk ka të bëjë me Roberto Mancinin, ata kanë pasur besim në mua, por kanë vendosur të varen nga një lojtar tjetër. Unë kam dashur të luaj dhe Reali ma ka dhënë këtë mundësi”.

“Tani për tani jam këtu për gjashtë muaj. Jam shumë i kënaqur, ky është nder për mua. Unë jam i kënaqur që do të participoj në këtë projekt. Tani shpresoj t’u kontriboj sukseseve të Real Madridit. Do të bëj më të mirën që kjo të ndodhë”, u shpreh Adebayor.
Portieri i Atletico Madrid, David de Gea, thotë se ai vështirë se do të largohej nga Atletico Madrid për t’u transferuar te Real Madrid.Derisa Reali është duke përgatitur një ofertë të majme për të joshur shokun e tij të skuadrës, Sergio Aguero, De Gea dyshon se ai do të bënte një hap të tillë.
“Një çek i zbrazët do të ishte joshës, por unë kam qenë me Atletico që si i ri. Do të ishte vështirë për mua të largohem”, ka thënë De Gea i pyetur nëse do të transferohej te Reali për një shumë të madhe parash.
Njëshi i Manchester United, Edvin van der Sar, ka pohuar se ai do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit për të kaluar më shumë kohë me familjen.“Tash është koha t’i kushtoj më shumë vëmendje familjes time. Nuk mund të them me saktësi se kur është marrë një vendim i tillë. Por, që kur filloi sezoni, mendimet për të thënë lamtumirë filluan të jenë më të shpeshta. Ka ardhur koha t’i kushtoj më shumë vëmendje familjes time”, ka thënë Van der Sar.
Holandezi ka thënë se për dy vite dëshiron të jetë larg futbollit, ndërsa më pas mund të mendojë për ndonjë rol në stafin e Djajve të Kuq.
Presidenti i Athletic Bilbao, Fernando Garcia Macua, thotë se sulmuesi Fernando Llorente nuk do të shitet për aq kohë sa ai është në detyrë.Llorente është një cak i verës për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por kolegu i tij nga Bilbao nuk mendon se një transferim i tillë është i realizueshëm.
“Fernando Llorente nuk do të largohet nga Athletic gjatë kësaj vere. Për sa kohë sa unë jam president dhe anëtar i këtij bordi, Llorente nuk do të shitet. Gjithmonë do ta them këtë. Dëshirë e Fernando Llorente është të vazhdojë për shumë kohë me ekipin tonë”, ka thënë Macua.
Barcelona ka pohuar se Sergio Busquets ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare, e cila skadon në qershor të vitit 2015.“Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, mëngjesin e sotëm ka nënshkruar marrëveshje të re e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2015. Klauzola blerëse tash është rritur nga 80 milionë në 150 milionë euro”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.
22-vjeçari u promovua në ekipin e parë të Barcës sezonin 2008/09 nën drejtimin e Pep Guardiolës, dhe shpejt arriti ta gjejë veten në formacionin startues dhe tash është një prej shtyllave të këtij ekipi.
Serbi Novak Djokovic ka eliminuar numrin dy të botës, Roger Federer, për të arritur në finale të Australian Open për të dytën herë.I treti në botë, Djokovic, bëri një paraqitje të shkëlqyeshme duke triumfuar në tre sete. Ai fitoi me vështirësi në dy setet e para, duke i fituar ato vetëm në tiebreak (7-6, 7-5), derisa e pati më të lehtë në setin e tretë (6-4).
Serbi, i cili të vetmin Grand Slam trofe e ka pikërisht në këtë turne në vitin 2008, do të takohet me britanikun Andy Murray ose me spanjollin David Ferrer në finalen e të dielës.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se ai është i gatshëm të ulet në karriget e pasme dhe të mos përzihet në punët e trajnerit Jose Mourinho.“Nëse duhet të tërhiqem që Mourinho të ndjehet më komfort, le të jetë ashtu. Nga përgjegjësitë e mia, është e rëndësishme të mos krijoj më shumë tension këtu. Trajneri ndjehet më komfort në lidhjen e tij me presidentin, andaj ne duhet të kërkojmë kushte pune të cilat janë më komforte”.
“Armiqtë janë armiq dhe këtu duhet të fokusohen përpjekjet tona”, ka thënë Valdano.
Ish-mbrojtësi i Interit, Maxwell, mund të rikthehet në San Siro, por kësaj here për rivalin e dikurshëm, Milanin.Mbrojtësi i Barcelonës është në listën e Rossonerëve, të cilët janë duke kërkuar një mbrojtës të majtë të ri.
Edhe zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, dje konfirmoi se Maxwell ishte në mesin e emrave që merren parasysh.
Milani së fundi transferoi dy lojtarë të rinj, Mark Van Bommel nga Bayern Munich, dhe Urby Emanuelson, nga Ajaxi.
Arsene Wenger thotë se top katërshi duhet të vlerësohet më shumë e sa triumfi në Kupë.Megjithatë këtë sezon francezi është fokusuar për ta fituar Kupën Carling dhe beson se triumfi në këtë garë mund të jetë një shtytje drejt sukseseve tjera.
“Është ca më vështirë për të depërtuar në top katërsh në kampionat, por shpesh përballem me të njëjtën pyetje në çdo konferencë shtypi, dhe themi, ‘Ok, ne përpiqemi të fitojmë gjithçka’”.
“Në anën tjetër kjo (Kupa) mund të heqë presionin e ekipit për t’u zhvilluar në garat tjera. Nuk është i vetmi cak i sezonit, por mund të na ndihmojë të arrijmë synimet tjera. Mendoj se tash që jemi në finale e kemi mundësinë ta fitojmë atë”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, edhe një herë ka hedhur dyshime në të ardhmen e tij me klubin spanjoll.Duke folur për O Jogo, Mourinho ka thënë se ai nuk e di nëse mund të fitojë ndaj disa njerëzve brenda klubit, pasi zakonisht është mësuar të luftojë ndaj kundërshtarëve të jashtëm.
“[Real Madridi] nuk është i strukturuar në shkallën që është e nevojshme. Klubi vuan nga mungesa funksionale. Në klub të gjithë duhet të punojnë për të njëjtin qëllim. Në futboll, unë gjithmonë i kam fituar betejat kundër rivalëve të huaj. Nuk e di nëse mund të fitoj ndaj rivalëve të brendshëm”, ka thënë Mourinho.
Pep Guardiola thotë se edhe pse rezultati nga ndeshja e parë ndaj Almeria është shumë i favorshëm për ta, ata ende nuk janë në finale.Barcelona ishte në avantazh 4-0 që në pjesën e parë të takimit të mbrëmshëm dhe e përfundoi ndeshjen me rezultat 5-0, që është një avantazh ndoshta i paarritshëm për një ekip si Almeria. Por Guardiola thotë se përvoja nga ndeshja ndaj Betisit është ende e freskët.
“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, por përvoja ndaj Betis është ende e freskët. Ne nuk jemi ende në finale, pasi duhet të shkojmë te Almeria. Ishte e shkëlqyeshme, shumë e mirë, por duhet ta respektojmë kundërshtarin”, ka thënë Pep Guardiola.
Roma ka shfaqur interesim për të nënshkruar me veteranin italian Mauro Camoranesi.Ish-mesfushori i Juventusit dje i ka dhënë fund kontratës së tij me Stuttgart me marrëveshje dypalëshe dhe është lojtar i lirë.
Camoranesi është lidhur edhe me një transferim në kampionatin spanjoll te Hercules ku do të mund të ribashkohej me ish-shokun e tij, David Trezeguet.
Por burime nga Torino thonë se mund të jetë i mundshëm edhe një rikthim në Itali te Roma.
Roma sonte përballet me Juventusin në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Menaxheri i Milanit, Massimilliano Allegri, është i kënaqur me fitoren e mbrëmshme prej 2-1 ndaj Sampdorias në kuadër të Kupës së Italisë.“Ishte e rëndësishme për ne të kalojmë këtë rund dhe të arrijmë në gjysmëfinale. Ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyeshme dhe kemi mundur ta arrijnë kualifikimin para pauzës, por pastaj pranuam dhe ishte normale që Samp të sulmonte për të kërkuar rikthimin.
“Ne u mbrojtëm mirë dhe ishim në gjendje t’i bëjmë gjërat sipas planit”, ka thënë trajneri.
Barcelona edhe njëherë u tregua hyjnore, ndërsa kësaj radhe viktimë e saj ishte Almeria, e cila shpëtoi duke mos pësuar një debakël tjetër të tipit 8-0 sikurse më herët gjatë sezonit.Blaugranët e përfunduan ndeshjen për 30 minuta. Lionel Messi kaloi në epërsi katalanasit (9’) pas asistimit të Pedros, përderisa rezultatin e dyfishoi David Villa me ndihmën e maestro Xavit (11’).
Ishte përsëri Lionel Messi ai që realizoi, tani për 3-0 por me asistim të Iniestas (16’), para se Pedro të shënonte me kokë pas harkimit milimetrik nga Xavi (31’).
Deri në fund të takimit Barcelona bëri shaka me kundërshtarin, duke dëshmur kështu edhe njëherë primatin në botën e futbollit, kurse për 5-0 realizoi krejt në fund Siedou Keita (89’).
Kështu, Blaugranët në ndeshjen kthyese të Coppa del Rey do të hyjnë me avantazh të lartë, e të cilën natyrisht se mund ta zhvillojë edhe me maturantë nga akademia, pasi që finalja tashmë është siguruar.
Barcelona tani duhet të presë kundërshtarin e finales së prillit, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë askush tjetër pos rivalit të përbetuar, nëntë-herë kampionit të Evropës dhe 31 herë kampionit spanjoll, Real Madrid.
Interit iu nevojiten penaltitë për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia, pasi ndeshja ndaj Napolit për 120 minuta, e zhvilluar në San Paolo, mbeti pa gola.Sfida e zhvilluar në San Paolo ishte jashtëzakonisht e shpejtë në fillim, por pa gola dhe raste shënimi. Gola nuk pati as në pjesën e dytë, ku më dominues u treguan Nerazzurët, përkundër tentimeve të napolitanëve.
Vlen të përmendet anulimi i golit të Napolit në pjesën e parë për shkak të pozicionit jashtë loje, e poashtu paraqitja fenomenale e transferit të ri Andrea Ranocchia që shkëlqeu.
Për ta përcaktuar ndeshjen u nevojiten vazhdimet, ndërsa as në vazhdime nuk pati gola. Zgjidhja e fundit për epilogun e takimit ishin penaltitë, ku fitues dolën Nerazzurët me rezultat 5-4, kjo falë precizitetit të lartë dhe dështimit të Ezequiel Lavezzit, që goditi keq lart mbi portë.
Me këtë fitore Interi në gjysmëfinalen e Coppa Italia do të ketë punë me fituesin e takimit të së enjtës, Juventus – Roma.
Birminghami ka siguruar kualifikimin në finalen e Carling Cup, pas fitores së arritur ndaj West Hamit me rezultat 3-1 pas vazhdimeve në ndeshjen kthyese.Birminghami në pjesën e parë u gjend në dizavantazh, pas golit të shënuar nga Carlton Cole (32’).
Mirëpo në pjesën e dytë nikoqirët u rikthyen në lojë, duke shënuar së pari me anë të Lee Bowyer (59’) e më pas edhe me anë të Roger Johnson (79’) për 2-1 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në kohën shtesë më të saktë u treguan përsëri vendasit, të cilët me anë të Craig Gardner siguruan kualifikimin.
Në finale të Carling Cup, Birminghami takohet me Arsenalin, një kundërshtar tejet i vështirë ky të bardhët.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e konsideron ish-menaxherin e tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson, si një prej miqve më të mirë në futboll.“Shpesh kam thënë se ai për mua ishte si baba në futboll”.
“Unë do ta them edhe në të ardhmen këtë, sepse ai është mik i mirë dhe dikush nga i cili kam mësuar shumë. Ai është në zemrën time”, deklaroi Ronaldo.
Javier Hernandez është shprehur me nota lëvdate për bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Dimitar Berbatov, i cili shpëtoi Djajtë nga katastrofa në Blackpool.“Forma e Dimitar Berbatov është e pabesueshme”.
“Ai është lojtar i madh, ai po përmirësohet ditë pas dite, si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje. Ai është ndihmesë e shkëlqyer për ne”, ka thënë Hernandez.
Sipas shefit ekzekutiv të Manchester United, David Gill, klubi nga Old Trafford peshon hiç më pak se dy miliardë dollarë.“Mirë, Forbes thotë se ne jemi institucioni sportiv më i vlefshëm në botë…dhe kjo në krahasim me gjigantët tjerë. Këtu përfshij edhe Dallas Cowboys. Është një vlerë prej 2 miliardë dollarësh”.
“Mendoj se ne vlejmë shumë para. Është një brend i madh. Futbolli po zgjerohet. Botërori po zgjerohet, Kampionatet Evropiane po zgjerohen. Liga e Kampionëve po zgjerohet. Liga Premier po zgjerohet dhe kjo është ngritje e sportit. Dhe nëse jemi një prej klubeve lidere, atëherë ne sigurisht se do të përfitojmë shumë”, u shpreh Gill.
Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë radhazi pas një kohe të gjatë, kur mposhti Fulhamin në Anfield me rezultat minimal.Pjesa e parë ishte e bllokuar, pasi nuk kishte gola, ndërsa loja ishte tejet e pastër e dominuar nga vendasit.
Në pjesën e dytë një goditje e Fernando Torres shkaktoi tollovi në zonën e Fulhamit dhe me mjaft fat kaloi vijën fatale për 1-0 dhe fitoren e madhe të Liverpoolit.
Me fitoren e realizuar Liverpooli ka 32 pikë në pozitën e shtatë, pesë më pak se Sunderlandi në pozitën e gjashtë.
Bayerni i Munichut pa problem ka siguruar gjysmëfinalen e DFB Pokal, pasi mposhti me rezultat 4-0 në transfertë Alemania Aachen.Filimisht bavarezët në epërsi i kaloi Mario Gomez (26’), për t’u dhënë atyre dhe epërsinë në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u formalizua fitorja me dy golat e realizuar nga Thomas Muller (75’ dhe 80’). Dhe në fund pas një kohe të gjatë u rikthye në skenë Arjen Robben, i cili realizoi për 4-0 pas asistimit të Bastian Schweinsteiger.
Kualifikimin e siguruan poashtu edhe Schalke, Energie Cottbus dhe Duisburgu.
















