Juventusi është mposhtur me rezultat 2-1 para tifozëve të vet nga Udinese në përballjen e fundit të javës së 22-të në Serie A.Vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë të takimit, mirëpo pas 45 minutash nuk arritën të realizojnë gol.
Pas një ore lojë, Claudio Marchisio shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Mirëpo, Udine nuk kishte udhëtuar për t’u mposhtur. Fillimisht Cristian Zapata (67’) barazoi rezultatin, ndërsa Alexis Sanchez kaloi mysafirët në epërsi (85’), dhe ky rezultoi të ishte goli fitores për mysafirët.
Me këtë fitore, Udinese ngritet në pozitën e gjashtë me një pikë më shumë se Juventusi që gjendet një pozitë më poshtë.
Barcelona besohet se është duke u përgatitur për të testuar Tottenhamin dhe lojalitetin e Gareth Bale me një ofertë prej 40 milionë funtesh gjatë verës.The Mirror flet për një super ofertë të klubit me futbollin më të mirë në botë, pasi që me kompletimin në të gjitha repartet, një super transferim i tillë vetëm sa do të garantonte sukseset në të ardhmen.
Në garë për Gareth Bale janë Milani, Interi, Barcelona dhe Real Madridi.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se skuadra e tij luajti më mirë me dhjetë lojtarë se sa me 11-të ndaj Catanias në fitoren prej 2-0.“Ishte me rëndësi të fitojmë. Mendoj se me këtë fitore kemi treguar se kush jemi. Nuk është e lehtë të fitosh në këtë stadium. Ne fituam një ndeshje me rëndësi falë vullnetit të madh, nuk është e lehtë. Me dhjetë lojtarë ne kemi pasur më shumë raste se me 11-të”.
“Unë jam i kënaqur me golin, sepse pranë rezultatit 2-0, ne nuk kemi pasur nevojë të interesohemi për ndeshjen. Ne thjeshtë është dashur të përqëndrohemi në mbrojtje”, ka thënë Ibra.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka thënë se fitorja ndaj Herculesit në Alicante ishte e vështirë, por në fund rezultati ishte pikërisht ai që Blaugranët e kërkonin.“Ne e kemi ditur se do të jetë start i vështirë, por ne kemi fituar, që është ajo që kemi kërkuar”.
“Unë tani jam kthyer nga lëndimi dhe është me rëndësi që të kthehem në formën sikurse para lëndimit”, potencoi braziliani.
Real Madridi ka pësuar humbje të pa pritur nga Osasuna në Reyno De Navarra, në një ndeshje të përcjellur me tension, e cila përfundoi me rezultat minimal 1-0 në të mirë të vendasve.Mourinho në këtë ndeshje hyri me formacion standard, pa inkuadruar Emmanuel Adebayorin, gjë që u reflektua me mos konkretizim të rasteve.
Dhe atëherë kur nuk shënon, e pëson. Një passim milimetrik në vijë të ofsajdit të Carlos Arandas e pranoi për mrekulli Javier Camunas (62’) që në mënyrë perfide realizoi për 1-0 dhe eksplodimin e stadiumit Reyno de Navarra.
Mourinho reagoi dhe solli në lojë Kakan dhe Adebayor, të cilët tentuan në mënyra të ndryshme, por autobusi i parkuar para portës ua mohoi madrilenëve golin e barazimit.
Me këtë disfatë Real Madridit i zvogëlohen edhe më shumë shpresat për titull të La Ligas, pasi tani Barcelona është shtatë pikë larg dhe siç po vazhdon, Barcelona vështirë se do të lëshojë më pikë.
Një prej golashënuesve në fitoren prej 2-0 ndaj Catanias, Robinho, ka lëvduar shpirtin luftarak të skuadrës së tij, që me një lojtar më pak ia doli të shënojë edhe një gol tjetër ndaj Catanias në transfertë.“Jam shumë i kënaqur me fitoren. Ishte vështirë, sidomos ndaj një ekipi që di të mbrohet. Ne jemi të parët në renditje me 15-20 ndeshje pa përfunduar sezoni, duhet të vazhdojmë kështu”.
“Është vështirë të luash me dhjetë lojtarë dhe për mendimin tim Van Bommel nuk e meritoi kartonin e dytë të verdhë”, u shpreh Robinho.
Tottenhami thuhet të ketë bërë një ofertë prej 26 milionë funtesh për shërbimet e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Fernando Llorente.Sipas Daily Mail, menaxheri i Spursave, Harry Redknapp e ka bërë spanjollin një prej caqeve kryesore për këtë afat kalimtar dhe nëse jo gjatë janarit, ai do të tentojë ta transferojë gjatë verës.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Athletic Bilbaos kanë thënë disa herë se Llorente nuk është në shitje, por mbetet të shihet nëse do të refuzohet oferta e Tottenhamit. Për sulmuesin spanjoll janë të interesuar edhe Real Madridi dhe Barcelona.
Sir Alex ferguson ka fajësuar veten për gabimet taktike në sfidën ndaj Southamptonit, që e bënë skuadrën e tij të vuajë për disa momente në këtë takim.“Shpeshherë ne e bëjmë të vështirë për veten, por me të drejtë, më duhet të pranoj se unë gabova nga ana taktike. Ne tentuam të luajmë me krahë në mesfushë, ndërsa mendoj se kjo ishte pak problem për ne”.
“Nuk funksionoi. Ne kemi pasur posedim në top, por kurrë nuk rrezikuam. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Goli i Southamptonit na motivoi për t’i mposhtur në pjesën e dytë”, u shpreh Ferguson.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pranuar se ai e ka ditur që kurrë nuk ka qenë opsion afatgjatë për Chelsean.“Unë kurrë nuk isha nën asnjë iluzion. Unë e kuptova personalitetin e Abramovich dhe kulturën e njerëzve përreth tij. Dhe e kam ditur se nuk ishte një vend i punës për dhjetë vjet. Roli im ishte t’ia jap atë që kërkonte, fitoren – dhe duke parë këtë, herët apo vonë, koha ime e kam ditur se do të merrte fund, sepse kishte shumë gjëra të cilat janë zhvilluar prapa shpinës time”, theksoi Mourinho për Sunday Mirror.
“Është gjithmonë me rëndësi për mua që familja ime të jetë e lumtur dhe unë e dua futbollin anglez, ndërsa familja ime e do Anglinë. Unë gjithnjë kam thënë se do të rikthehem një ditë, por ndoshta kjo do të ndodhë më vonë nga sa pritet”, përfundoi portugezi.
Mesfushori i Dortmundit, Nuri Sahin, është shprehur i kënaqur që liderët në tabelën e Bundesligas janë rikthyer fuqishëm duke fituar, ndërsa potencoi se mezi e pret ndeshjen derbi të të premtes ndaj Schalkes.“Ne edhe njëherë kemi treguar potencialin tonë. Që kemi fituar dhjetë ndeshje radhazi si mysafirë është klas botëror. Të gjithë në Dortmund tani janë duke e pritur derbin ndaj Schalkes”.
“Ne luajtëm shumë mirë ndaj një Wolfsburgu të fortë. Më pëlqen Wolfsburgu, por e kam përshtypjen që nuk është dhe aq i fortë”, ka thënë Sahin.
Pasi e mbajti Interin në garë për titull të kampionit të Italisë, transferi i ri Giampaolo Pazzini deklaroi se ai kurrë nuk e ka menduar një debutim të tillë të ëndrrave. Pazzini shënoi dy gola dhe nxorri penaltinë që ia mundësoi Interit të fitonte tri pikë nga asgjë ndaj Palermos.“Ishte e pamundur të paramendoja një debutim të tillë të ëndrrave. Unë e kam filluar përvojën time te Interi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe fakti që kemi shënuar fitore e bën gjithë këtë shumë më mirë. Më duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët që më vënë në pozitë për ta bërë punën time”.
“Ka shumë njerëz të cilët dua t’i përshëndes dhe të ndaj këtë moment të veçantë, sidomos me të dashurën time dhe familjen time, të cilët gjithmonë kanë besuar në mua”, u shpreh Pazzini.
Edinson Cavani edhe njëherë shkëlqeu dhe e dëshmoi statusin prej kandidati për golashënues më të mirë në Serie A, pas hettrikut të realizuar ndaj Sampdorias në fitoren prej 4-0 në San Paolo.Edinson Cavani zhbllokoi rezultatin pas 17 minutash lojë, pas një pasimi nga Ezequiel Lavezzi. Për 2-0 realizoi përsëri Cavani në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë u zyrtarizua fitorja e lartë e Napolit me kompletimin e hettrikut nga Cavani (57’) dhe golin e Marek Hamsik (48’).
Sfida tjetër Bologna - Roma është anuluar për shkak të borës së madhe e cila pamundësoi zhvillimin e këtij takimi.
Napoli me këtë fitore ka gjithsej 43 pikë në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Milan dhe pesë më shumë se Interi.
Interi ka shënuar fitore epike në Giuseppe Meazza përballë Palermos në ndeshjen pa kurrfarë dyshimi më të mirë këtë sezon në Serie A, me rezultat 3-2, duke rikthyer dizavantazhin prej dy golave falë një pjese të dytë të inspiruar nga Giampaolo Pazzini.Interi e nisi shumë, shumë keq këtë takim. Fabrizio Miccoli pranoi një pasim fenomenal nga Cassani (5’) për të realizuar për epërsinë e parë të Palermos. Interi tentoi më se njëqind herë për ta barazuar rezultatin, por forma e jashtëzakonshme e portierit më të mirë këtë sezon në Serie A, Salvatore Sirigus e bëri të veten.
Antonio Nocerino e dyfishoi epërsinë e Palermos falë një goditjeje precize, të cilën nuk e perceptoi i rikthyeri Julio Cesar, 2-0 për Palermon. Interi bëri presion enorm në Palermon në vazhdim të takimit, por nuk arriti deri te goli, edhe njëherë kjo për shkak të portierit fantastik Salvatore Sirigu.
Në pjesën e dytë, Leonardo bëri ndryshime. Solli në lojë transferimet e reja Giampaolo Pazzinin dhe Houssine Kharjan.Debutimin e ëndrrave Pazzini e filloi në minutën e 57-të, kur pas një pasimi nga Houssine Kharja, realizoi lehtë përtokë për 2-1 dhe ringjalljen e Interit.
Pas këtij goli në lojë inkuadrohet shqiptari Pajtim Kasami, që në rastin e parë nxjerr një penalti për Palermon (62’). Në gol u mundua ta shndërrojë këtë penalti Javier Pastore, mirëpo Julio Cesar, e ndali këtë penalti, që do të ishte fatale për Interin.Në vazhdim të takimit Interi ‘vërsuli ujqit’ në sulm. Maicon u shfaq edhe njëherë perandorak kur me një harkim maestral gjeti kë tjetër pos Giampaolo Pazzinit, i cili me kokë shënoi për 2-2 dhe debutimin e tij hyjnor (73’). Giuseppe Meazza në këmbë me shpresë për një fitore…
Nuk kaluan as tri minuta të plota dhe Giampaolo Pazzini ia bën bajat Palermos, nxorri një penalti, të cilën në mënyrë të qetë e konvertoi në gol Samuel Eto’o (76’) për 3-2 dhe ekzaltin në Meazza.

Palermo tentoi që deri në fund të takimit të bëjë diçka dhe rastin më të mirë e pati pikërisht Pajtim Kasami goditjen e të cilit e bllokuan Maicon dhe Cesar së bashku, duke shfaqur heroizëm të pa parë në momentet përfundimtare të sfidës.
Rezultati mbeti i pa ndryshuar dhe Interi në fund fitoi me rezultat 3-2. Me të vërtetë ishte kjo një paraqitje e jashtëzakonshme në debutim e Giampaolo Pazzinit dhe një rikthim dramatik e fitore e pa besueshme e Nerazzurëve, të cilët shpëtuan Scudetton dhe treguan se kanë edhe disa hesape të pa sqaruara me rivalët e përbetuar, të cilët janë edhe liderë.
Interi me këtë fitore heroike e sheh veten në pozitën e pestë me 38 pikë, nëntë më pak se Milani lider, por Nerazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Legjenda e Liverpoolit, Ian St. John i ka thënë Fernando Torresit që ta harrojë transferimin te Chelsea, pasi që është një klub i nivelit të ulët.“Ndoshta Torres duhet të mendojë dy herë për Chelsean, pasi që nuk është një klub i nivelit më të lartë”.
“Aty ka lojtarë të vjetër të cilët kur kanë qenë në ditën e tyre kanë fituar titujt, por tani ata po tejkalohen nga të gjitha ekipet”, theksoi St.John.
Arsenali ka shënuar fitore jashtëzakonisht të vështirë në Emirates ndaj skuadrës nga Championshipi anglez, Huddersfield, për t’u kualifikuar në rrethin e katërt të FA Cup.Arsenali ishtë më i mirë në këtë takim, por Huddersfieldi nuk u dorëzua në asnjë moment. Ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan në epërsi vendasit, me anë të një autogoli nga Peter Clarke (20’).
Në minutën e 42-të për një dush në zhveshtore gjyqtari e dërgon Sebastian Squillacin, të rikthyerin nga lëndimi, pas një ndërhyrjeje si lojtar i fundit.
Në pjesën e dytë më dominues ishin mysafirët nga Huddersfield, të cilët me anë të Alan Lee (66’) barazuan rezultatin pas golit të realizuar me kokë nga një rivënie nga këndi.
Arsenali me një lojtar më pak bëri presion dhe Cesc Fabregas siguroi kualifiimin për të shmangur një ndeshje të dytë (86’) me golin e shënuar nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2-1.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho edhe njëherë ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e tij me drejtorin Jorge Valdano, duke thënë se relacionet mes tij dhe drejtorit të Los Blancos nuk janë të rëndësishme.“Marrëdhëniet e mia me Valdanon nuk janë të rëndësishme. Me rëndësi janë marrëdhëniet që kam me lojtarët e mi dhe me zëvëndëstrajnerin”.
“Unë e bëj konferencën për shtyp kur kam dëshirë vet, jo kur keni dëshirë ju. Nuk e di si funksionon kjo te klubet tjera, por unë punoj me asistentët e mi në përmirësimin e ekipit e jo në lansimin e deklaratave”.
“Më pëlqen kur Karanka (zëvëndëstrajneri) ka rastin për të folur dhe për të mësuar se çfarë është një konferencë për shtyp. Nëse jam unë apo ai, s’ka rëndësi, fjalët e tij janë fjalët e mia. Unë jam përgjegjës për atë që thotë ai”, deklaroi Mourinho.
Transferi i ri i Liverpoolit, sulmuesi Luis Suarez ka pasur vetëm fjalë të mira për klubin nga Anfield, të cilin e sheh si pikë-ngritje në karrierën e tij, ndërsa e sheh të mërkurën si ditë të debutimit të tij.“Jam i lumtur. Është me rëndësi për të gjithë transferimi në një klub të tillë. Është rast i mrekullueshëm për mua”.
“Është klub i bukur. Të gjithë duan të luajnë këtu. Liverpooli gjithmonë luan në Ligën e Kampionëve ose Europa League dhe poashtu i përket top katërshes në Ligën Premier”, theksoi Suarez.
Ai shtoi se nuk ishte në dijeni për arritjen e marrëveshjes, pasi ishte i gatshëm të paraqitej ndaj Nac Bredas të dielën në Eredivisie, por pranoi se e ka pasur të pamundur refuzimin e një oferte nga The Reds.
Në minutat përfundimtare të sfidës ndaj Herculesit, Lionel Messi e dëshmoi edhe njëherë prejardhjen e tij nga Jupiteri, duke shënuar dy gola të shpejtë.Mirëpo, më me rëndësi në gjithë këtë është se ai ka thyer si zakonisht edhe një rekord, kësaj radhe atë të Samuel Eto’os prej 108 golave në La Liga. Messi me dy golat e shënuar dje ndaj Herculesit në konton e vet ka 109 gola në La Liga.
Kjo ranglistë është e kryesuar nga Cesar dhe Kubala, të cilët kanë 195, respektivisht 131 gola në La Liga. Nëse flasim për të gjitha garat zyrtare, atëherë përsëri Messi mbetet prapa me 164 gola, pasi Cesar dhe Kubala kanë 235 respektivisht 196 gola në të gjitha garat.
Andy Murray është deklasuar në finalen e Australian Open nga Novak Djokovic me rezultat të pastër 3-0 në sete, në sfidën e zhvilluar në Melbourne Park.Që nga fillimi tenisti serb tregoi formë të jashtëzakonshme, përderisa britaniku Andy Murray u shfaq tejet nën presion, kjo ndoshta për shkak të mediumeve dhe pritjeve të mëdha në vendlindje, pasi Britania nuk di për triumf në Australian Open që nga viti 1936.
Se Andy Murray duhet ta përmirësojë mentalitetin e tij, e në veçanti temperamentin, e tregoi rezultati i lartë prej 3-0 (6-4, 6-2 dhe 6-3). Djokovic nga ana tjetër tregoi se këtë vit do të jetë pretendent serioz për çdo titull në tenis, sidomos pasi mposhti zvicëranin Federer në gjysmëfinale.
Ky titull për Djokovic shënon një fillim të mbarë drejt turneve tjera dhe drejt okupimit të pozitës së parë në ranglistën ATP, ku pritet të ketë punë me Roger Federer, bartësin e dytë dhe Rafael Nadal, tenistin më të mirë në botë.
Chelsea është duke planifikuar një transferim në momentet e fundit të afatit kalimtar dimëror të mesfushorit të Real Madridit, Pedro Leon.24 vjeçari kaloi në Bernabeu gjatë verës nga Getafe, por ka dështuar të gjejë një vend startues, ndërsa Mourinho me gjithë dëshirë do t’ia shiste ish-klubit të tij mesfushorin kualitativ.
Chelsea sipas mediave spanjolle dëshiron ta huazojë mesfushorin, me opsionin për ta blerë atë në fund të sezonit.
Federata e Xhudos e Azerbajxhanit ka vërejtur talentin e jashtëzakonshëm të xhudistes Majlinda Kelmendi, duke i bërë një ofertë marramendëse asaj dhe trajnerit Driton Kuka, si nga ana financiare ashtu dhe nga ana materiale.Trajneri Driton Kuka ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka zbuluar ofertën e federatës së Azerbajxhanit, që ka ofruar 5000 euro në muaj për të dhe Majlinda Kelmendin. Kuka për të mos u larguar nga Kosova kërkon së paku një pagë prej 1000 eurosh.
“I nderuar zotri Kuka. Unë kam nderin t’iu njoftoj se Federata e Xhudos së Azerbajxhanit ju bën ofertë si vijon:
1. Ju mund të punoni së bashku me atleten tuaj në vendin tonë. 2. Ju mund të qëndroni në vendin tonë dhe të vini në Azerbajxhan për t’u stërvitur para kampionatave dhe gjatë kampionateve, ashtu si të udhëtoni me federatën tonë në kampionatet të cilat mbahen në vende tjera. 3. Federata e Xhudos së Azerbajxhanit është e gatshme që t’iu paguaj juve dhe atleten tuaj nga 5000 euro në muaj”.
“Pos tjerash, më duhet t’iu informoj se Federata e Xhudos së Azerbajxhanit është e gatshme që t’iu shpërblejë për çdo medalje që do ta fitojë atletja juaj, në të gjitha garat ndërkombëtare. Për detajet tjera do të bisedojmë më vonë, për shembull në Paris, nëse pajtoheni me ofertën tonë preliminare. Ne kemi parë sukseset tuaja në turneun e mbajtur në Baku dhe ishim dëshmitarë të të arriturave të xhudistes tuaj, e cila mund të motivojë atletët tanë. Kjo është dëshmi se sa i rëndësishëm është zhvillimi i xhudos në vendin tonë”.
“I nderuar zotri Kuka, kërkojmë nga ju që të analizoni të gjitha ofertat dhe të ktheni përgjigjen sa më shpejtë që është e mundshme për më shumë detaje para takimit tonë në Paris, në mënyrë që të finalizojmë gjithçka gjatë ‘grand-slam’ turneut në Paris”, shkruan në letrën dërguar nga asistenti i presidentit të Federatës së Xhudos së Azerbajxhanit, Elchin Maharramov.
Po në këtë komunikatë Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, bënë të ditur se së shpejti do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të biseduar mbi këtë ofertë dhe për atë se çfarë ofron Qeveria e Kosovës, në mënyrë që Majlinda të mos largohet nga Kosova.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka vendosur që t’i inkorporojë dy sulmuesit e tij, Emmanuel Adebayor dhe Karim Benzema në një formacion, në sfidën e të dielës mbrëma ndaj Osasunas, të cilën portugezi mendon ta fitojë.“Mendimet e mia janë vetëm në këtë ndeshje. Unë jam i brengosur për kundërshtarin tonë dhe lojtarët e tyre, të cilët mund t’i shkaktojnë dëm ekipit tim. Ne do të bëjmë më të mirën. Ne po vijmë nga një ndeshje e vështirë në Sevilla dhe Vicente Calderon”.
“Higuain do të mirëpritet kur të rikthehet, por mendimet e mia qëndrojnë vetëm tek Adebayor dhe Benzema, për shkak se ata janë të ndryshëm dhe lojtarë komplementarë. Është e vështirë për një sulmues që ta gjejë veten në një ekip nëse nuk luan, por jam i sigurtë se Adebayor do të luajë mirë”, u shpreh Mourinho.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur dhe i nderuar që skuadra e tij ka barazuar rekordin e skuadrës legjendare të Real Madridit me në përbërje Alfredo Di Stefanon, prej 15 fitoreve radhazi në La Liga.“Është nder i madh që ndaj një rekord të tillë me një ekip aq impresiv sikurse që ishte Real Madridi i Di Stefanos. Ne jemi krenarë, bëhet fjalë për 50 vjet, gjysmëshekulli, ja sa i vështirë ishte krijimi i këtij ekipi”.
“Ndeshja ndaj Arsenalit do të jetë vendimtare për sezonin tonë. Kemi të bëjmë me një prej skuadrave me futbollin më të mirë në botë dhe nëse eliminohemi, të paktën do ta kemi parasysh se kemi luajtur futboll të bukur”, u shpreh Guardiola.
Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se suedezi po përjeton vitin më të mirë në karrierën e tij.“Ai po e kalon sezonin më të mirë të tij në aspektin e intensitetit. Ibra është shumë i entuziasmuar, ndihet sikurse lider dhe poashtu di si të mbrojë, që është një gjë shumë e rëndësishme. Nëse ai kthehet në mbrojtje, të gjithë e ndjekin atë”, theksoi Allegri.
Ai shtoi se kartoni i kuq për mesfushorin Van Bommel në debutimin e tij në Serie A ishte mjaft i drejtë.
Drejtori i Interit, Marco Branca, ka zbuluar se Tottenhami ka kërkuar më shumë se 40 milionë funte për shërbimet e Gareth Bale.Ishte tabloidi Guardian që me anë të Twitterit lansoi lajmin bombastik se Nerazzurët janë në gjendje të ofrojnë 40 milionë euro, një informatë që për shumë ishte një gënjeshtër, por në fakt është e kundërta.
“Një ditë para se të lansohej ky lajm, unë kam marrë një sms nga presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, i cili më tha se shuma është më e vogël se sa klauzola e vërtetë e tij.
“Tottenham kërkon më shumë se 40 milonë funte për Bale. Ai padyshim se është lojtar që na intereson dhe të cilin e monitorojmë, por çmimi nuk është i përshtatshëm për politikat e klubit tonë”, u shpreh Branca.
Sir Alex Ferguson, menaxheri i Manchester United, nuk ka hezituar që përsëri të thurrë lavde për sulmuesin Javier Hernandez, pasi ishte pikërisht meksikani ai që fundosi Southamptonin.“Ai ka pasur vetëm një rast dhe ka shënuar gol – një rast, një gol, është përqindje e jashtëzakonshme”.
“Ai ka nuhatje të mirë si brenda, ashtu dhe jashtë zonës, ndërsa godet shumë shpejtë”, theksoi Fergie.
Milani ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Catanias në Stadio Angelo Massimino, edhe pse në pjesën e dytë luajti me dhjetë lojtarë.
Në minutën e 54, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi që transferi i ri Mark van Bommel u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Mirëpo, mungesa e një lojtari nuk i pengoi Rossonerët që ta fitonin ndeshjen.
Pas një goditje të lirë nga Zlatan Ibrahimovic, topi shkoi te Robinho, i cili nuk gaboi nga afër për të futur topin në rrjet (58’) dhe për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes (85’), Zlatan Ibrahimovic i dha fund këtij takimi pas një pasimi sensacional të Robinhos.
Pas kësaj fitoreje, Milani ngritet në kuotën e 47 pikëve, shtatë më shumë se përcjellësit, Napoli (që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 22-të kundër Sampdorias) dhe Lazio (që të shtunën mposhti Fiorentinan).
















