Menaxheri i Evertonit, David Moyes, beson se Arsenali është një ekip shumë më i fuqishëm këtë sezon dhe pikërisht për shkak të sulmit të qëndrueshëm.Evertoni sonte do të udhëtojë në Emirates Stadium dhe Moyes ka paralajmëruar lojtarët e tij të kenë kujdes nga reparti sulmues i Arsenalit.
“E shoh Arsenalin me një nivel të paraqitjeve ku ata duken ca më klinik. Ata kanë shtuar një ose dy lojtarë të ndryshëm dhe Chamakh në pjesën e parë të sezonit iu dha atyre një pamje tjetër”.
“Ata tash e kanë Van Persien të rikthyer nga lëndimi dhe përfshirja e Bendtner do të thotë se ata mënyra të ndryshme për të shënuar. Çdokush e di se në ditën e tyre, ata janë një ekip shumë i mirë”, ka thënë Moyes.






Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka paralajmëruar klubin e tij të mos e eliminojë Real Madridin nga gara për titull.
Ylli i Manchester United, Anderson, thotë se talenti i tij i fshehur janë video-lojërat.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar formën e portierit Petr Cech pas barazimit 1-1 ndaj Evertonit.
Fansat e Manchester United e kanë votuar mesfushorin veteran Ryan Giggs si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit.
Fernando Torres thotë se ai mezi pret të dalë në fushë për të ndihmuar ish-rivalët e tij të fitojnë këtë sezon.
Karim Benzema thotë se askush te Real Madridi nuk beson se gara për titullin tashmë është e mbyllur.
Chelsea ka arritur të kompletojë transferimin e mbrojtësit brazilian David Luiz brenda afatit kohor.

