Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Sevillas në ndeshjen kthyese të Copa del Rey, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu.
Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 81-të, kur pas një asistimi të Sami Khediras, Mesut Ozil kaloi edhe portierin për të futur topin në rrjet.
Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Sevillas në ndeshjen kthyese të Copa del Rey, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu.
Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 81-të, kur pas një asistimi të Sami Khediras, Mesut Ozil kaloi edhe portierin për të futur topin në rrjet.
Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, gjasat u minimizuan edhe më shumë për mysafirët, pasi Sergio Sanchez u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, Emmanuel Adebayor dyfishoi rezultatin pas një asistimi të Lassana Diarra në minutat shtesë për të vulosur fitoren.
Pas kësaj fitoreje, Los Blancos eliminojnë Sevillan me rezultat të përgjithshëm prej 3-0, pasi në ndeshjen si mysafirë, ata mposhtën andaluzianët me rezultat minimal.
Në finalen e 20 prillit, Real Madridi do të përballet me rivalin e përjetshëm, Barcelona, që në gjysmëfinale eliminoi Almerian me rezultat të përgjithshëm prej 8-0.
Bojoan Krkic, Ibrahim Afellay dhe Adriano Barcelona është finalistja e parë e finales së këtij sezoni në Copa del Rey, pasi ka arritur që edhe në ndeshjen kthyese të fitojë me rezultat 3-0, për të rrumbullaksuar një rezultat të përgjithshëm prej 8-0.
Barcelona në këtë ndeshje është paraqitur me formacionin e pestë, ndërsa yjet gjendeshin në pankinë. Sidoqoftë, edhe për ‘maturantët’ e Barcelonës kjo ishte një ecje e lirë nëpër natyrë, pasi Almeria nuk arriti t’u bëjë ballë Blaugranëve.
Ishte fillimisht Adriano ai që kaloi në epërsi Blaugranët, me asistimin e Nolitos (35’).
Në pjesën e dytë Barcelona e zyrtarizoi fitoren me anë të Thiago Alcantaras (56’) dhe transferit të ri Ibrahim Afellay (66’) që realizoi golin e parë në fanellën e Barcelonës.
Barcelona kështu kualifikohet në finalen e madhe të Coppa del Rey me rezultat të përgjithshëm prej 8-0, përderisa kundërshtarin e finales pritet ta mësojë pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid – Sevilla.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se shpreson ta ketë të gatshëm Mario Balotellin për supersfidën ndaj Manchester Unitedit që zhvillohet më 12 shkurt.
“Unë shpresoj se gjithçka është në rregull me Marion. Mendoj se ai mund të jetë i gatshëm për derbin”, theksoi Mancini për Daily Mail.
Mario Balotelli ka luajtur shumë pak për Manchester Cityn, por aq sa ka luajtur u dëshmua të jetë tmerr i shumë skuadrave angleze.
Napoli ka refuzuar një ofertë në minutat e fundit të afatit kalimtar dimëror nga Real Madridi për sulmuesin Edison Cavani.
Il Mattino njofton se Jose Mourinho bëri një tentim serioz për uruguaianin i cili ishte fantastik një ditë pa përfunduar afati kalimtar dimëror, duke ‘ndezur’ portugezin për ta transferuar.
Në ndërkohë, pasi transferi i Realit dështoi, mediat angleze flasin për interesim të Chelseat që dëshiron ta transferojë sulmuesin 23 vjeçar në fund të sezonit për 25 milionë euro.
Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, ka akuzuar rëndë trajnerin e Bayernit të Munichut Louis van Gaal, duke thënë për holandezin se është i çmendur dhe se nuk di të trajtojë si duhet lojtarët e tij.
“Unë kurrë nuk kam parë dikë si ai më parë. Më kujtohet kur ai njëherë tentoi të na qartësonte se nuk ka frikë për të lënë në pankinë të ashtuquajtur ‘emrat e mëdhenjë’. Ai thjeshtë zhveshi pantallonat për të na treguar se i ka testisët për ta bërë këtë. Fatmirësisht, unë nuk kam qenë përpara dhe nuk kam parë asgjë”.
“Ai është trajner i çmendur i cili nuk di si t’i trajtojë lojtarët e tij. Djemtë si ai dhe Felix Magath u takojnë trajnerëve të një gjenerate tjetër dhe nuk mund t’ia dalin me mënyrën se si lojtarët sillen ditëve të sotme. Lojtarët modernë duan të komunikojnë me trajnerin e tyre, por kjo është e pamundur me Van Gaal. Gjithçka duhet të shkojë ashtu siç dëshiron ai”.
“Ai gjithmonë ka kërkuar që të gjithë të qëndrojnë të ulur derisa të gjithë të kenë përfunduar mëngjesin. Sidoqoftë, italianët vetëm pinë kafe për mëngjes dhe kështu unë përfundoja herët për ta akomoduar veten. Trajneri vinte pas meje dhe më bërtiste, duke më kthyer prapa. Ai më tha se ai është shefi dhe se nëse diçka nuk më pëlqente, mund të largohem”, deklaroi Toni për Sport Bild.
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller, ka thënë se portieri Rene Adler ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij, që ia pamundëson kalimin te Manchester Unitedi, pasi që herët apo vonë ai do të kërkonte një gjë të tillë, sepse nga fëmijëria është tifoz i klubit nga Old Trafford.
“Si fëmijë, Rene Adler ishte tifoz i Manchester United. Për këtë arsye, ai ka një klauzolë të veçantë nëse dëshiron të kalojë te Manchester United. Sidoqoftë, ai ka kontratë deri në vitin 2012”, theksoi Voller, që shtoi se klauzola peshon 20 milionë euro.
Manchester United është vënë në kërkim të një portieri cilësor pas paralajmërimit për pensionim të holandezit Edwin Van der Saar.
Juventusi është shprehur i brengosur për çmimin që ia ka vënë Liverpooli mesfushorit që tani është i huazuar në Olimpico të Torinos, Alberto Aquilani.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Juventusi nuk është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro në rast se Bianconerët duan ta kenë kartonin e plotë të mesfushorit italian i cili ka shfaqur paraqitje të shkëlqyera në fanellën bardh e zi.
Liverpooli ka paguar 20 milionë euro në gusht të vitit 2009 për transferimin e Aquilanit nga Roma.
UEFA ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të qartë se rregullat mbi atë se sa duhet të shpenzohet për transferime nuk u ndalojnë klubeve të bëjnë transferime me shuma astronomike, përderisa ato mbajnë baraspeshën e tyre financiare.
“UEFA është në dijeni për aktivitetet që ndodhën së fundmi në tregun evropian të transferimeve. Sidoqoftë, duhet të përmendet se rregullat e shpenzimeve nuk u ndalojnë klubeve për të shpenzuar shumë para në lojtarë të ndryshëm, përderisa ata mbajnë gjendjen financiare të baraspeshuar në fund të sezonit. Është e vështirë të komentohet mbi këtë çështje pasi UEFA nuk i di strategjitë e klubeve”, theksohet në këtë komunikatë.
UEFA shtoi në këtë komunikatë se klubet duhet që patjetër të përgatiten për periudhën e pas vitit 2013, ku pritet të aplikohen rregulla të reja mbi shpenzimet në tregun e transferimeve.
Ishte spekuluar një ditë më parë nga mediumet britanike se Chelsea mund të dënohet me përjashtim nga aktivitetet në garat evropiane për klube pas shpenzimit të 80 milionë eurove brenda një dite për vetëm dy lojtarë.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është goditur edhe më tej nga lëndimet, me të marrë lajmin se Samir Nasri do të mungojë për rreth tri javë. Si pasojë, asi francez mund të mungojë për supersfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
“Nasri është i lënduar, skanimet tregojnë një zgjatje të kofshës. Ai do të mungojë 21 ditë”, theksoi Wenger.
Të lënduar po ashtu janë edhe Alexander Song dhe Theo Walcott, të cilët nuk do të paraqiten ndaj Newcastle në fundjavë.
Trajneri i Interit, Leonardo ka pranuar se ai ka marrë atë që ka dashur gjatë afatit kalimtar dimëror dhe tani është plotësisht i përqëndruar për ndeshjen e të enjtes ndaj Barit.
“Më mirë është të mos krahasohemi me askënd sepse tregu ka qenë delikat. Ju kurrë nuk gjeni atë që keni dashur, por ne kemi transferuar Andrea Ranocchian, Giampaolo Pazzinin, Houssine Kharjan dhe Yuto Nagatomon. Shpeshherë njerëzit nuk i marrin parasysh vështirësitë. Nuk është lehtë të bësh transferet e duhura”.
“Bari është ekip në ndërtim që ka ndryshuar shumë nga viti i kaluar. Kjo ndeshje do të jetë shumë motivuese për ta, por ne nuk mund të mendojmë për të pësuar humbje. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ata kanë dy apo tri lojtarë të cilët mund ta vendosin ndeshjen dhe kështu ne duhet të luajmë në mënyrën e duhur”, u shpreh Leonardo.
Anderlechti ka refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme nga Chelsea për shërbimet e sulmuesit Romelu Lukaku.
“Chelesa e kërkoi atë këtë dimër, por pas konsultimeve me agjentin e tij, ne kemi vendosur që të refuzojmë ofertën e Bluve. Ai nuk është ende i gatshëm dhe ne duam ta mbajmë atë edhe për dy sezone. Çmimi i tij? 30 milionë euro”, theksoi drejtori i klubit belg Herman van Holsbeek për VRT Reyers Laat.
“Nuk po ka bisedime me Manchester Cityn dhe mund thjeshtë të spekuloni për këtë. Në verë gjithçka është e mundur, por nuk ka asgjë definitive. Ai është shumë i ri dhe kështu ai do të qëndrojë edhe për një kohë këtu”, përfundoi Holsbeek.
Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Andy Caroll, është shprehur tejet optimist për të ardhmen e tij te klubi nga Anfield, duke thënë se ai nuk do ta tradhtojë klubin por do t’ua plotësojë tifozëve ëndrrën për trofe.
“Liverpooli është klub i madh që po ngjitet pozitë pas pozite dhe ky është rasti për t’u treguar të gjithëve çfarë mund të bëj. Çfarë bëra te Newcastle më solli këtu dhe tani duhet ta vazhdoj këtë me Liverpoolin. Golat gjithmonë kanë qenë pjesë e lojës time dhe jam i bindur se mund të shënoj për Liverpoolin”.
“Të gjithë kanë besim në mua dhe është mirë që kam ardhur te një klub ku jam pritur në mënyrë të tillë. Ata kanë shpenzuar shumë për të më sjellur këtu dhe unë dua t’i përmbushi pritjet. Unë do të bëj më të mirën. Unë dua të fitoj trofe me këtë klub”, deklaroi Caroll.
Trajneri i Almerias, Jose Luis Oltra, ka bërë shaka duke thënë se ekipi i tij ka stërvitur penaltitë përkundër faktit se do të duhet të rikthejë një dizavantazh prej 5-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou.
“Ne duhet ta marrim këtë si sfidë, ne duam të fitojmë. Ne, poashtu kemi stërvitur penaltitë, por hej, ky nuk është qëllimi ynë. Ndeshja jonë e madhe do të jetë të shtunën ndaj Espanyolit, por kjo ndaj Barcelonës është thjeshtë për të luajtur futboll”.
“Ne duhet të hymë në secilën ndeshje sikurse të ishte e fundit. Ndaj Barcelonës, kemi të bëjmë me thikë me dy teha, pasi është e vështirë të fitosh ndaj tyre. Sfida jonë është që thjeshtë të fitojmë”, u shpreh Oltra.
Tifozët e Chelseat me fanellën e Fernando Torres Babai i sulmuesit të Chelseat, Fernando Torres, ka thënë se djali i tij është dashur ta shfrytëzojë rastin për t’u larguar nga Anfield, për shkak se The Reds po dobësohen. Ai shtoi se El Nino nuk kaloi te Blutë për të holla.
“Ai kaloi për arsye sportive, jo për para. Ai besoi se po merrte një hap para në karrierën e tij kur nënshkroi për Liverpoolin, sepse atëkohë ishte klub i fortë”.
“Çfarëdo qofshin arsyet, Liverpooli po dobësohet. Tani shpresojmë se tifozët e Chelseat do ta duan atë”, ka thënë Jose Torres për Mirror.
Sipas mediave në Spanjë, menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka dhënë dorëheqje por Florentino Perez e ka refuzuar.
Valdano u fut në konflikt me Mourinhon pasi portugezi u ankua se drejtori gjeneral ka shumë pushtet. Për t’i qetësuar gjërat drejtuesit e Realit i morën disa përgjegjësi drejtorit gjeneral, i cili tash nuk ka të drejtë të udhëtojë me ekipin dhe të futet në dhomën e veshjes.
Por sipas edicionit të sotëm të El Periodico, Valdano ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Por presidenti i Realit ka refuzuar dhe ka kërkuar që Valdano të mbetet në klub deri në fund të sezonit, kur do të bëhen vlerësimet e përgjithshme dhe do të merren hapat konkret.
Julio Cesar thotë se nuk mendon për transferim te Manchester United dhe planifikon ta respektojë marrëveshjen me Interin e cila vlen deri në vitin 2014.
Pasi Edwin van der Sar pohoi se në fund të sezoni do të pensionohet, Manchester United doli në kërkim të një pasardhësi të tij. Në mesin e shumë emrave është përmendur edhe Julio Cesar, por braziliani mohon se ai do të largohet nga Interi.
“Manchester United? Asgjë nuk kam dëgjuar nga United as që kam biseduar me ta. Do të mbetem deri në vitin 2014, kur skadon marrëveshja ime. Nuk shoh arsye pse duhet ta ndërroj klubin”, ka thënë Cesar.
Carlo Ancelotti planifikon të nxjerrë në fushë treshen sulmuese për derbin e vikendit kundër Liverpoolit.
Pasi ka parë ekipin e tij të shënojë katër gola në fitoren e mbrëmshme ndaj Sunderlandit, Ancelotti ka thënë se ai mund ta ndryshojë taktikën për t’u përshtatur tre superyjeve.
“Mbase do të luaj me dy sulmues, ndoshta edhe me një përkrahës”, ka thënë Ancelotti duke lënë të kuptohet se ai do të angazhojë në ballë të golit Fernando Torres dhe Didier Drogba me Nicolas Anelka që do të qëndrojë prapa tyre.
“Torres nuk do të ketë problem të luajë me Drogba ose ndonjë sulmues tjetër”, ka shtuar më tej italiani, i cili ka mohuar se Chelsea ka marrëveshje me Liverpoolin që Torres të mos aktivizohet në këtë ndeshje.
Nani synon të kalojë një sezon të pamposhtur me Manchester United pas fitores ndaj Aston Villas.
Fitorja 3-1 e United ndaj Aston Villas preku serinë e shkëlqyeshme të Djajve të Kuq në vitin 1999; tash, të zgjedhurit e Sir Alex do të bëjnë histori nëse shmangin një disfatë të shtunën nga Wolves.
“Shpresojmë ta përfundojmë sezonin si të pamposhtur. Por e dimë se do të jetë shumë vështirë. Ne do të punojmë fuqishëm për të fituar këto ndeshje”, ka thënë portugezi.
Spanja do të vazhdojë pa probleme të qëndrojë në krye të renditjes së FIFAs, e ndjekur nga Holanda që rreshtohet në pozitën e dytë.
Pas Spanjës dhe Holandës, e treta rreshtohet Gjermania për të treguar dominimin e futbollit evropian në botë.
Në të vërtetë nëntë ekipet e para kanë qenë të pandryshuara. I vetmi ndryshim në top 10 ka qenë inkuadrimi i Greqisë në pozitën e fundit, që në fakt është bërë për shkak të rënies së Egjiptit nga pozita e dhjetë për plot 23 vende, në atë të 33-tën.
Ndikimin më të madh në ndryshime e pasur Kupa Aziatike që u zhvillua muajin e kaluar në Katar. Pas triumfit në këtë garë për të katërtën herë Japonia është rikthyer në top 20-shin dhe tash pushtojnë pozitën e 17-të duke u ngjitur plot 12 vende.
Finalisti tjetër i kësaj gare, Australia është ngjitur pesë vende, në të 21-tën, derisa i treti, Uzbekistani, është ngjitur më së shumi këtë muaj, plot 31 vende dhe tash pushton pozitën e 77-të.
Shqipëria mban pozitën e 66-të në muajin shkurt duke pësuar rënie për dy pozita.