Javier Zanetti dhe Massimo Donati Interi ka rikthyer edhe atë avantazh të vogël të ngushtuar në krahasim me liderin Milan pas fitores ndaj Barit në San Nicola, një triumf mjaft i vështirë ky për zi kaltrit edhe pse rezultati ishte 3-0.
Ndeshja në disa momente ishte shumë e barabartë, me Interin që kishte dominimin në posedim të topit.
Sidoqoftë, në debutimin e tij të parë të plotë në fanellën e Interit, Houssine Kharja ua siguroi fitoren Nerazzurëve me anë të golit të shënuar (70’) pas një aksioni të tij të organizuar së bashku me Samuel Eto’on.
Sa për t’i dhënë formë fitores dhe për t’ua mbyllur gojën kritikëve, Interi e shënoi edhe golin e dytë në këtë takim me anë të kujt tjetër pos sulmuesit më të mirë italian, Giampaolo Pazzinit (90’ +4) për 2-0. Verdiktin përfundimtar këtij takimi i dha i rikthyeri nga lëndimi Wesley Sneijder për 3-0 me asistimin e transferit të ri njëherit njeriut të ndeshjes, Houssine Kharja.
Interi me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt me 41 pikë, shtatë më pak se lideri Milan, por Nerazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se gjyqtarët dhe Calciopoli po e ndalojnë klubin për të pasur sukses.
“Nuk dua të arsyetohem. Unë kritikoj klasin e referimit në Itali”.
“Unë nuk dua që të vë në dyshim gjykimet e bëra për Juventusin sa i përket Caliopolit. Perceptimi për Juventusin tani është bërë arrogant. Kanë ekzistuar disa episode të cilat e kanë dëmtuar Juventusin së fundmi. Nuk e di pse ekziston ende ky qëndrim ndaj nesh”, u shpreh Marotta.
Nicolas Anelka mund të kalojë te New York Red Bulls për ta përfunduar karrierën e tij, njofton L’Equipe.
Kontrata e sulmuesit të Chelseat skadon pas rreth 18 muajve, por duke parë transferimin e Fernando Torresit, vështirë se francezi mund të qëndrojë edhe vitet e ardhshme te klubi londinez.
Për këtë, arsye, tani revista e famshme franceze ka filluar të spekulojë mbi destinacionin e ardhshëm të Anelkas, i cili pritet të jetë New York Red Bulls.
Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido ka pranuar se Real Madridi ishte ekipi më i mirë në gjysmëfinalen e Coppa del Rey të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
“Ishte një gjysmëfinale tejet kontestuese. Reali fitoi dhe është për t’u përgëzuar, por Sevilla tentoi me të gjitha forcat. Mendoj se ne luftuam shumë në pjesën e dytë, por rezultati që arritëm ishte i keq”.
“Real Madridi ishte më i mirë dhe shënoi më shumë gola. Tani duhet të fokusohemi në Europa League dhe La Liga, për t’u siguruar që të shkojmë sa më përpara”, ka thënë Del Nido.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa është i kënaqur me mënyrën se si shkojnë gjërat në fanellën Blaugrane, duke thënë se ai mezi pret të shkruajë histori me klubin nga Camp Nou.
“Ashtu sikurse që mbajmë filozofinë tonë të futbollit në vazhdimsi, ashtu edhe trajneri dhe lojtarët po mbajnë karakteristikat e tyre të caktuara, të cilat na kanë bërë të përkryer. Mendoj se ne kemi gjithë atë që na duhet për të definuar një epokë. Shpresoj se do ta bëjmë këtë”.
“Rezultatet e mira që po i arrijmë janë falë përshtatjes së lojtarëve dhe talentit të jashtëzakonshëm të lojtarëve, përgaditjes së duhur dhe nivelit të besimit që kemi”, u shpreh Villa për FIFA.com
Ylli i Schalkes, legjenda e Real Madridit, Raul ka thënë se ai lutet që Los Blancos ta fitojnë titullin sivjet në La Liga.
“Natyrisht, unë lutem që Real Madridi ta fitojë titullin, por pasi Barcelona është përpara, unë e shoh të vështirë që ata ta humbasin titullin. Barcelona ishte mbresëlënëse.
“Real Madridi është ende në zemrën time pasi kam luajtur 16 vjet. Por, nuk më pëlqen mënyra se si më larguan. Por, jam lojtar i Schalkes dhe koka ime është vetëm te ky klub”, theksoi Raul.
Bayerni i Munichut ka hedhur poshtë pohimet e mediumeve gjermane se Franck Ribery mund të largohet nga klubi bavarez për as më pak e as më shumë se 50 milionë euro.
Kicker njoftoi mëngjesin e të enjtës se Bayerni në kontratën e rinovuar kohë më parë nga Ribery kishte vënë një klauzolë që peshon 50 milionë euro.
“Revista sportive Kicker shkruan në edicionin e datës 3.2.2011 (nr.11) se: ‘Ribery mund të laroghet nga Bayerni i Munichut për një shumë prej 50 milionë eurosh’. Ky pohim nuk është korrekt”, shkruan në komunikatën e Bayernit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai e ka kërkuar pikërisht Barcelonën në finale të Coppa del Rey, ndoshta për të realizuar hakmarrjen për katastrofën e nëntorit.
“Është e mrekullueshmne të shohim dy rivalët në finale. Ne kemi pasur vështirësitë tona dhe kjo na dhembi përgjatë janarit. Ne e paguam çmimin, por kemi bërë mjaft për të shkuar në finale. Tani jemi në finale”.
“20 prilli është datë e çuditshme për finalen. Tani duhet të fokusohemi në Coppa del Rey më vonë gjatë sezonit. Ne jemi sprovuar mjaft mirë, pasi kemi luajtur edhe në derbin madrilen”, ka thënë Mourinho.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është vënë në mbrojtje të asit të tij Cesc Fabregas, pas fitores së arritur me rezultat 2-1 ndaj Evertonit duke thënë se kapiteni i tij është shembull për fëmijët. Fabregas u akuzua nga mediumet britanike për sjellje jo sportive ndaj lojtarëve të Evertonit.
“Kam dëgjuar shumë deklarata, por për mua me rëndësi është që unë e di se ai sillet mirë në fushë. Kur Cesc është në fushë, ai tenton të luajë futboll. Këtë nuk mund ta them për të gjithë ata që luajnë ndaj tij. Për shembull, disa njerëz tentojnë ta akuzojnë për mos ndërrim të fanellës, por për këtë unë e këshilloj pasi është normale të mos ndërrosh fanellën me një lojtar që tentoi të të lëndonte për 90 minuta”.
“Për më shumë, ky djalosh është shembull në fushë dhe tregon se si luhet futbolli”, ka thënë Wenger.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano mezi e pret finalen e 20 prillit ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid, ndeshje e cila sipas tij do të jetë spektakolare.
“Është gjithnjë e vështirë të kualifikoheni në finale, por për shkak se luajmë ndaj Realit do të jetë gjë e mrekullueshme. Një finale ndaj Realit do të jetë e mrekullueshme, por janë shumë ndeshje tjera të mëdha që do të luhen para kësaj dhe kemi punë tjera në gara tjera”.
“Ne mund të humbasim. Ne nuk jemi makina, por në zhveshtore nuk shoh shenjë relaksimi”, theksoi Mascherano.
Alexis Sanchez definitivisht do të largohet nga Udinese. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Fernando Felicevich për FcInterNews, duke thënë se muajt në vijim janë të fundit për kilianin në fanellën e Udineses.
“Në qershor ai do ta ndërrojë skuadrën”, theksoi Felicevich duke shtuar se ai nuk ka marrë ofertë konkrete nga Interi për sulmuesin atraktiv.
“Jo vetëm Sir Alex Ferguson ka folur mirë për të, Leonardo dhe Roberto Mancini poashtu e kanë bërë këtë dhe nuk është e nevojshme të them se do të kalojë patjetër në ndonjë prej këtyre ekipeve”, përfundoi agjenti.
Mestalla Stadiumi i Valencias, Mestalla është vendi favorit për të pritur finalen e këtij viti të Coppa del Rey, që do të luhet më 20 prill mes Barcelonës dhe Real Madridit, por si alternativa janë edhe Camp Nou dhe Santiago Bernabeu.
Marca njofton se RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) do të vendosë për vendin gjatë kësaj jave dhe edhe pse Mestalla është lokacion neutral, kapaciteti prej 55 mijë ulësesh është asgjë në krahasim me Camp Nou (98,000) dhe Bernabeu (80,000). RFEF dëshiron të sigurohet që për çdo klub të ketë sa më shumë vend për tifozët e tyre.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dëshiron që ndeshja të luhet në një stadium me kapacitet sa më të madh, për shkak të faktit se shumë tifozë nuk kanë mundur të kenë qasje në finalen e vitit 2009 në Mestalla, kur Barcelona mposhti Athletic Bilbaon me rezultat 4-1. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo
Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Luis Suarez e ka quajtur paraqitjen e tij të parë për klubin nga Anfield si debutim të ëndrrave.
“Mendoj se është debutim i ëndrrave. Çdokush do të thoshte se është debutim i ëndrrave. Thjeshtë të qenit në fushë për disa minuta dhe shënimi i golave janë ato prej të cilave ëndrrat janë të përbëra”.
“Shpresoj se mund të shënoj shumë gola. Synimi im i parë është ta ndihmoj ekipin, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për shënim të golave apo nga loja e hapur, sepse ekipi është në rend të parë, jo individët”, theksoi Suarez duke vlerësuar si legjendë menaxheirn Kenny Dalglish.
Roma ka konfirmuar pesë ofertat për blerjen e klubit nga pronarë të rinj. Në komunikatën e lëshuar nga Roma dhe UniCredit, që është kreditori i klubit, janë zbuluar pesë ofertat e bëra.
“Italpetroli S.p.A Unicrecit S.p.A – bëjmë të ditur për media se kemi pranuar disa oferta për klubin AS Roma. Më 31 janar 2011 janë pranuar pesë oferta të cilat aktualisht janë duke u analizuar nga këshilltarët tanë financiarë dhe nga një këshill legal për të verifikuar kriteret bazë të përmendura në procedurë”, shkruan në komunikatë.
Për më shumë thuhet se për shkaqe të konfidencialitetit nuk ka qenë e mundur që të zbulohen ofertuesit, por është mohuar se ofertë ka bërë grupi nga Abu Dhabi Aabar.
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, thotë se Jose Mourinho është trajner i gabuar për klubin.
Dyshimet rreth Mourinhos kanë filluar pas disfatës së fundit të Real Madridit ndaj Osasunas.
“Mourinho nuk është mënyra më e mirë për të përfaqësuar klubin, ai nuk e ndihmon imazhin e Madridit. Mourinho ka ardhur të fitojë tituj, jo të ankohet për referimin e keq, të ankohet për atë çfarë ka kaluar më herët. Ky nuk është roli i trajnerit”, ka thënë Calderon.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish beson se pronarët e klubit nga Anfield janë plotësisht të angazhuar në rindërtimin e skuadrës, pjesa e dytë e të cilës fazë do të vazhdojë gjatë verës.
“Pronarët kanë qenë jashtëzakonisht përkrahës gjatë këtij afati kalimtar dimëror, i cili ishte përplot punë, por shumë fitimprurës për klubin. Në fakt, ata mund të jenë të zhgënjyer që nuk morën edhe dikë tjetër. Kushdo që ka dyshuar në urinë e dikujt për ta shpjerë klubin përpara, ato dyshime tashmë janë zhdukur. Ne do ta përforcojmë edhe më shumë skuadrën gjatë verës”, deklaroi Dalglish.
Liverpooli e ka shitur sulmuesin Fernando Torres për 50 milionë funte, por ka transferuar dy sulmues tjerë, Andy Caroll nga Newcastle për 35 milionë funte dhe Luis Suarez nga Ajaxi për 20 milionë funte.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se ai e mirëpret finalen e Kupës kundër rivalit të hidhur, Barcelonës.
Të dyja ekipet fituan në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit dhe do të ndeshen në një finale mjaft ngazëlluese.
“Ne jemi këtu për të mposhtur Barcelonën. Është përgjegjësi dhe obligim i yni. Ka dy muaj për këtë ndeshje dhe në këtë kohë shumë gjëra mund të ndërrojnë. Ne do të shohim se si do të jetë ekuilibri i fuqive atëherë”.
“Por ne jemi në Madrid dhe nuk kemi frikë nga askush. Ne shpresojmë dhe llogarisim në përkrahjen e fansave tonë”, ka thënë Valdano.
Argjentinasi po ashtu ka mohuar spekulimet e djeshme se ai kishte dhënë dorëheqje, e cila më pas ishte refuzuar nga presidenti Florentino Perez.
Trajneri serb i Fiorentinës, Sinisa Mihajlovic, ka qenë i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme ndaj Genoas dhe ka lavdëruar përforcimin e ri të ekipit, mesfushorin kosovar Valon Behrami.
“Është një fitore e rëndësishme dhe nuk mund të ishte më ndryshe. Djemtë dhanë gjithçka në fushë dhe kur ne luajmë kështu, është shumë vështirë për ne të humbasim. Kjo paraqitje është ajo çfarë fansat kërkojnë dhe mendoj se çdokush është i kënaqur me atë çfarë ne pamë këtë mbrëmje”, ka thënë Mihajlovic.
Mbrëmja ishte e veçantë për debutimin e Behramit, i cili rikthehet në Serie A pas disa viteve të kaluara në Ligën Premier me West Ham United.
“Behrami na dha neve kurajën dhe vendosmërinë e nevojshme në mesfushë, pavarësisht faktit se ai ende është në vetëm 50% të formës”, ka shtuar më tej ish-lojtari i Interit.
Përforcimi i ri i Atletico Madridit, Juanfran ka deklaruar se paraqitjet e klubit të tij të ri nuk kanë qenë në nivel kohëve të fundit, ndërsa e sheh Barcelonën si kundërshtar të përkryer për ta mposhtur dhe rikthyer besimin te Los Colchoneros.
“Ne jemi të zhgënjyer nga paraqitjet tona të mjera, por ne shkojmë në Barcelonë me dëshirë për të fituar. Këtu, unë kam gjetur një grup të fortë përplot profesionistë dhe dua që ta çoj klubin para”.
“Atmosfera do të nxehet nëse fitojmë të shtunën në Camp Nou. Njerëzit në dhomën e veshjeve më kanë thënë se viti i kaluar ishte me më shumë presion, por ata arritën tri finale, duke i fituar dy prej tyre. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë tifozët”, ka thënë Juanfran.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai kurrë nuk ka dyshuar në veten gjatë karrierës së tij të kamotshme te Djajtë e Kuq.
“Unë shumë rrallë dyshoj në veten. Unë zakonisht e marr vendimin pa dyshuar shumë në të. Pse të shkoni në shtrat me dyshime? Të jemi të qartë…”.
“Ju duhet të jeni të qartë në vendimmarrje. Çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. Për mua është bardh ose zi. Unë tentoj t’i heq dyshimet”, potencoi Fergie.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, pritet të nënshkruajë një kontratë të re e cila do ta mbajë atë në Emirates edhe për pesë vjet të tjera, gjithnjë sipas agjentit të tij.
“Nasri është i kënaqur te Arsenali, trajneri i beson atij dhe drejtorët po ashtu kanë besim në të. Ai më tha: ‘Nuk më beson dot se çfarë atmosfere është në dhomën e veshjeve, unë rrallë herë kam përjetuar diçka të tillë’”.
“Samir Nasri kaloi tri vjet te Arenali dhe gjëja më e mençur do të ishte qëndrimi në këtë klub”, theksoi Jean-Pierre Barnes për Daily Express.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është më se i kënaqur me ekipin e tij pas fitores së mbrëmshme ndaj Stoke Cityt.
Dalglish ka thënë se ai mezi pret të shohë dyshen sulmuese Luis Suarez dhe Andy Carroll të luajnë së bashku me mesfushorët si Raul Meireles dhe Steven Gerrard. Derisa Suarez debutoi me gol në Anfield, Carroll qëndroi jashtë fushe për shkak të një lëndimi.
“Ata janë një katërshe fantastike. Dukshëm Andy do të ketë nevojë për disa javë derisa ta arrijë formën, por ne kurrë nuk e kemi blerë atë vetëm për disa javë – ne e kemi blerë atë për pesë vite e gjysmë. Disa javë jashtë, nuk do të na lëndojë shumë neve”, ka thënë Dalglish.
Emmanuel Adebayor ka qenë i ngazëllyer me golin e tij në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Sevillas në kuadër të Kupës së Mbretit.
Sulmuesi i huazuar nga Manchester City erdhi nga stoli për të shënuar në debutimin e tij në fushë vendore, Berbaneu.
“Jam shumë i lumtur që shënova. Ne kishim shumë shanse kundër Sevillas dhe kemi luajtur mirë. Jam i lumtur pasi e shoh se ne kemi një ekip shumë të mirë me lojtarë si Ozil, Cristiano dhe Kaka”, ka thënë Adebayor.
Robin van Persie është i bindur se Arsenali do të mund ta kalojë liderin aktual të Ligës Premier, Manchester United.
Van Persie, i cili ishte instrument i fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Evertonit gjatë të martës mbrëma, parasheh kohë të vështira për United.
“Jam i bindur se Manchester United do të lëshojë pikë – 100%. Ata e kanë derbin e Manchesterit përpara dhe ndeshjet kundër Chelseat dhe ndeshje të tjera të mëdha”.
“E dimë orarin e tyre dhe e dimë orarin e Chelseat – do të shohim. Ne do të shqetësohemi për vete dhe jam i bindur se ne mund të luftojmë deri në fund”, ka thënë Van Persie.