Javier Pastore ka hedhur poshtë pohimet e presidentit Maurizio Zamparini, i cili ka thënë se asi i Palermos vlen plot 100 milionë euro.“A kam klauzolë prej 100 milionë eurosh? Mendoj se kjo është një shaka. Unë mendoj vetëm për të tashmen, të luaj dhe të përmirësohem. Unë nuk ndihem sikurse zotri. 100 milionë euro. Nuk shikoj paratë, nuk më interesojnë shumat”.
“Unë do të qëndroja te Palermo sepse vërtet jam i lumtur këtu dhe nuk është momenti për t’u larguar. Është përvojë e mirë dhe unë e gjej veten në mesin e të gjithëve. Dëshira ime për të qëndruar do të rritet nëse ne arrijmë rezultate”, u shpreh Pastore për Il Corriere dello Sport.
Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Caroll mendon se ai është në gjendje ta përballojë presionin e lartë pas largimit të Fernando Torres, pasi është pikërisht sulmuesi anglez ai që do të bartë numrin nëntë.“Teksa e shikoja Alan Shearrer kur kam pasur një biletë sezonale, ishte pikërisht kjo fanellë ajo të cilën e kam kërkuar kur jam rritur. Më pas shënova shumë gola në Championship dhe kam pasur të drejtë ta kërkoj atë fanellë”.
“Është shumë më ndryshe tani se sa kur isha në Championship. Po promovohem në fanellën nr.9 të një prej ekipeve më të mira në botë. Ndodhi aq shpejtë, teksa po mendoj për këtë, vërtet duket ndryshim shumë i madh”, tha Caroll.
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij se Real Sociedadi mund të jetë shumë i rrezikshëm në ndeshjen që zhvillohet këtë fundjavë në Santiago Bernabeu.“Kur kemi luajtur ndaj tyre më herët gjatë sezonit, ishte e komplikuar, kështu që unë e di se do të jetë e vështirë në Bernabeu. Shpresoj se mund të shihni shumë gola, por mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë”.
“Ata kanë lojtarë të mëdhenj, sidomos në krah. Xabi Prieto dhe Antoine Griezmann janë të shkëlqyer dhe ndoshta fakti që ata po vijnë këtu dhe po luajnë pa presion i bën ata të rrezikshëm. Ata dinë të mbajnë topin dhe këtë e kanë dëshmuar”, u shpreh Arbeloa.
Chelsea pritet të shesë gjatë verës rreth pesë lojtarë për të kompenzuar shpenzimet prej më se 75 milionë funtesh në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror për transferimet e Fernando Torres dhe David Luiz.Sipas The Sun, Didier Drogba, Florent Malouda, John Obi Mikel, Jose Bosingwa dhe Youri Zhirkov pritet që të largohen nga Stamford Bridge në fund të sezonit, me pronarin e Chelseat Roman Abramovich, që dëshiron të kompenzojë shpenzimet gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Janë disa emra të mëdhenj që kanë paga të larta por që kanë dështuar të tregojnë formë të mirë. Nëse gjërat nuk përmirësohen atëherë do të ketë shumë ndryshime gjatë verës. Konkurrenca do të jetë më e madhe tani e kështu motivimi do jetë më i madh për të gjithë”, u shpreh një burim brenda klubit londinez.
Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka folur për shitjen e Fernando Torresit te Chelsea, duke thënë se ky transfer ka mundur të realizohet në kohën e tij një vit më parë dhe atë për 70 milionë funte.“Mendoj se vitin e kaluar kemi biseduar për 70 milionë funte. Ai ka luajtur në nivelin më të lartë kohëve të fundit, por ai është ende lojtar shumë i mirë. Janë dhënë para të majme, por ka mundur të jetë edhe më mirë”.
“Njerëzit po flisnin për një ofertë edhe më të mirë nga ndonjë klub tjetër. Flitej për një shumë prej 70 milionë funtesh”, deklaroi Benitez.
Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka folur për dashurinë që ka për klubin, duke shprehur dëshirën për t’i ndihmuar në mënyrë që ai të jetë i suksesshëm në fund të sezonit.“Jam shumë i kënaqur që kam shënuar gol. Ishte ëndërr të luaj në një stadium sikurse Santiago Bernabeu. Unë e dua këtë klub dhe jam këtu për të ndihmuar. Unë jam këtu për të luajtur sa kërkojnë ata”.
“Finalja ndaj Barcelonës? Kemi të bëjmë me një prej ekipeve më të mira në botë dhe nuk dyshoj aspak në cilësinë e tyre, por një finale është një ndeshje mbi 90 apo 120 minuta, kështu që ne do të kemi rastin për t’u dëshmuar. Ne do ta mposhtim Barcelonën”, deklaroi Adebayor për AS.
Luicano Moggi është i sigurtë se Juventusi nuk është në rrugën e drejtë dhe se është fare pranë fundosjes.“Unë pikëllohem kur komentoj për Juventusin, pasi nuk pajtohem me mënyrën e zgjedhjes së transferimeve gjatë afatit kalimtar dimëror. Emrat që sollën reflektojnë nivelin e Bianconerëve, pasi ata janë ekip i mirë në mes të tabelës”.
“Ata nuk mund të bëhen liderë, ashtu sikurse lojtarët që nuk mund të pretendojnë të jenë kampionë. Njerëzit si Andrea Barzagli dhe Alessandro Matri nuk janë lojtarë të këqinjë, por ata nuk janë kampionë”.
“Jam befasuar edhe nga komentet e Del Nerit pas humbjes nga Palermo. Ai foli për gabimet e gjyqtarit dhe nuk ishte në gjendje ta sqarojë debaklin tekniko-taktik të tij që tymosi ekranet”, shkroi Moggi në kolumnën e tij të Tuttomercatoweb.
Mbrojtësi i Milanit, Nicola Legrottaglie ka folur për duelin e tij me futbollistin e Lazios, Libor Kozak, duke e përshkruar si përvojë pranë-vdekjes atë goditje me gju në kokë, për të cilën lojtari rossoner ka pasur nevojë për trajtim në spital.“Falë Zotit gjithçka është në rregull, por sa më shumë e shoh atë, aq më shumë mendoj se sa e frikshme ka qenë. Ishte keq për mua pasi nuk i kam ndier krahët dhe gjunjtë për pesë minuta, e kam parë filmin tim brenda këtyre minutave”.
“Nuk mendoj se Kozak bëri atë që vërtet kishte menduar të bënte”, potencoi Legrottaglie.
Real Madridi pritet të kthehet kah sulmuesi i rivalit lokal Atletico Madrid, bëhet fjalë për argjentinasin Sergio Aguero dhe mediat spanjolle flasin për një plan të ri të Los Blancos.Marca shkruan se madrilenët do ta ri ftojnë në skuadër sulmuesin Alvaro Negredo, për ta shfrytëzuar atë në transferimin e Sergio Agueros.
Atletico Madridi thuhet se është tejet i interesuar në sulmuesin spanjoll dhe një ofertë e Real Madridit prej 28 milionë eurosh në dorë plus shërbimet e sulmuesit Negredo mund të mjaftojnë për të bindur drejtueist e Los Colchoneros.
Trajneri i Interit, Leonardo është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Barit të enjtën mbrëma, me ç’rast Interi iu afrua edhe më shumë liderëve.“Ishte ndeshje tejet e vështirë për ne. Bari mbylli të gjitha hapësirat nga fillimi, ndërsa ne kemi luajtur me tre sulmues”.
“Pas pushimit të pjesës së parë, ne ishim më agresivë dhe më kompaktë, me një qëndrim më kërkues. Nuk besoj se Bari meriton të jetë në vendin e fundit”, tha Leonardo.
Bayerni i Munichut mund ta ketë humbur finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, por mesfushori i shumëanshëm Andreas Ottl ka kujtime të mira nga Nerazzurët dhe mezi e pret ndeshjen e rrethit të 1/8-ës së finales.“Unë kam kujtime të mira nga Giuseppe Meazza. Felix Magath ma ofroi debutimin në Ligën e Kampionëve ndaj Interit (një fitore 2-0 në shtator të vitit 2006). Unë kam markuar Figon, ndërsa kam marrë lëvdata pas ndeshjes”.
“Disa muaj më vonë, unë kam pasur edhe një ndeshje të mirë në çerekfinale (2-2 barazim ndaj Milanit), kështu që më pëlqen ai stadium. Ju mezi prisni këto ndeshje. Jam i sigurtë se të dyja ndeshjet do të jenë të zjarrta”, u shpreh Ottl.
Mbrojtësi i Interit, Christian Chivu është dënuar me katër ndeshje moslojë, pas goditjes brutale ndaj mbrojtësit të Barit, Marco Rossi.Ishte Chivu ai që ka kërkuar falje për veprimin e bërë, por përkundër kërkim-faljes, gjykata sportive nuk deshi të dëgjonte dhe e dënoi rumunin për veprimin e cilësuar si jo sportiv. Si pasojë, Chivu pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Romës, Juventusit, Fiorentinës dhe Cagliarit.
Interi mposhti Barin në ndeshjen e zhvilluar të enjtën mbrëma me rezultat të lartë prej 3-0.
Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich ka marrë lajme të tmerrshme para ndeshjes së kësaj fundjave ndaj Kolnit, pasi anësori Arjen Robben mund të mos paraqitet në këtë sfidë.Trajneri Louis Van Gaal mund të mos llogaritë në shërbimet e Arjen Robben, pasi holandezi është ftohur rëndë, gjë që ia pa mundësoi stërvitjet të enjtën.
Bayerni është në pozitën e tretë me 36 pikë pas 20 ndeshjeve dhe nuk mund të lëshojë pikë pasi presioni duhet të rritet në liderin Dortmund.
Massimo Moratti thotë se është ende herët të thuhet se Milani dhe Interi do të jenë ekipet e vetme që do të luftojnë për titullin e kampionit të Italisë.Me fitoren e mbrëmshme ndaj Barit, Interi është ngjitur në pozitën e tretë të tabelës Me shtatë pikë më pak se Milani, por edhe me një ndeshje më pak.
“Shpresoj se Leonardo do të bëjë një punë të shkëlqyeshme. Milani dhe Interi luftojnë për Skidetton? Do të thosha se është ende herët të flitet për diçka të tillë. Sa i takon asaj nëse Milani ka frikë nga Interi, do thosha se të gjitha ekipet kanë frikë nga njëri-tjetri pasi çdokush luan për kampionatin e vet”, ka thënë Moratti.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham.Kontrata e Beckham skadon më vonë gjatë këtij viti dhe Redknapp shpreson ta sjellë mesfushorin anglez në White Lart Lane.
I pyetur nëse do të provojë të sjellë Beckham, Redknapp ka thënë: “Mund ta bëj po. Më pëlqen ai. Më pëlqen mënyra se si ai luan. Atë top që Va nder Vaart e gjuajti për Crouchy, ai e bëri shtatë herë të nesërmen në stërvitje”.
“Ishte sikur ai kishte një radar dhe Crouchy vazhdonte t’i dërgonte ato me kokë në gol. Thosha, ‘Këtë ju kam kërkuar ta bëni djelmosha’. David ka qenë fantastik. Ai është top-klas. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm këtu. Do të dëshironit ta kishit atë në klub”, ka shtuar trajneri i Spursave.
Sulmuesi i Athletic Bilbao, Fernando Llorente, ka zbuluar se ai ka refuzuar Liverpoolin gjatë kësaj jave.“Përfaqësues të Liverpoolit arritën te Bilbao dhe biseduan me drejtuesit e klubit tonë, por dukshëm unë nuk desha të futem në listën e transferimeve”.
“I kuptoj fansat e Athletic të cilët nuk dëshirojnë të bisedojnë me klubet të cilat janë të interesuara për mua, por kjo tregon se po e bëj punën time mirë. Për momentin, e ardhmja ime në futboll lidhet me Athletic”, ka thënë 25-vjeçari për Marca.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai kurrë nuk do të harxhojë sa rivalët e tij, Chelsea dhe Liverpool.Wenger nuk do të jepte 35 milionë funte për nënshkrimin më të ri të Liverpool, Andy Carroll, pasi ai nuk do të harxhonte aq shumë në asnjë lojtar.
“Nëse shikoni në rekordin tonë të transferimeve, ne kurrë nuk kemi harxhuar më shumë se 15 milionë funte – që ju jep përgjigjen. Ne jemi në treg gjithmonë pasi nëse një mundësi e mirë vjen, ne gjithmonë e shfrytëzojmë, por ne nuk jemi në një situatë të pashpresë”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Liverpooli mund ta fitojë titullin sezonin e ardhshëm me Kenny Dalglish në stolin drejtues.“Gjithmonë kam thënë se Liverpooli do të reagojë për të sjellë Kenny Dalglish sërish në detyrë dhe ai është njeriu i duhur për detyrën e duhur në kohën e duhur. Nëse ai ia del mirë, dhe ai do t’ia dalë, atëherë nuk ka mundësi që Dalglish të mos nënshkruajë marrëveshje të përhershme”.
“Askush nuk mund ta eliminojë Liverpoolin nga gara për top katërshin. Çdokush ka favoritët e vet – aty janë Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City – pastaj ekipi im i Tottenahmit. Jashtë këtij grupit, Liverpooli është më i miri”.
“Edhe nëse nuk arrijnë në top katërsh, atëherë Liverpooli me lehtësi mund të luftojë për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm”, ka thënë Redknapp.
Njëshi i Napolit, Marek Hamsik, raportohet se është cak i Chelseat për afatin kalimtar veror.Blutë e Londrës thuhet se janë duke përgatitur një ofertë në vlerën e 40 milionë eurove për yllin e Napolit. Pavarësisht thirrjeve të UEFA për masa ndaj harxhimeve, klubi londinez tashmë ka zgjedhur të harxhojë edhe në qershor.
Calcionews24.com raporton se 23-vjeçari sllovak është duke u ndjekur nga Carlo Ancelotti, i cili punon krahas Roman Abramovich në vlerën e ofertës.
Megjithatë, në shtator Hamsik nënshkroi vazhdimin trevjeçar të marrëveshjes, dhe nga viti 2012 marrëveshja tash përfundon në vitin 2015.
Për lojtarin të interesuar janë edhe Manchester United dhe Inter.
Rafa Benitez thotë se ai do të pëlqente të rikthehet te Liverpooli.Spanjolli pasi u largua nga Anfield gjatë verës drejtoi Interin për vetëm gjashtë muaj nga ku u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Por ai tash pëlqen një rikthim në stolin e Liverpoolit.
“Gjithmonë të jesh menaxher i Liverpoolit është një ëndërr. Në këtë kohë e di se Kenny po ia del mirë, andaj duhet të pres dhe të përcjelli ndeshjet e tyre dhe kaq. Por nëse ju thoni se a dua në të ardhmen të jem menaxher, sigurisht, nuk ka dyshime për këtë. Kur, është pyetja, por unë duhet të eci përpara”, ka thënë Benitez.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që hera e tretë në finalen e Kupës së Mbretit të jetë edhe me fat.Reali do të jetë përballë Barcelonës në finalen e 20 prillit dhe Casillas shpreson që ekipi i tij të dalë fitues.
“Ne jemi shumë të lumtur pasi do të luajmë në një prej ndeshjeve më atraktive të vitit. Kjo ishte një prej synimeve tona kur sezoni filloi dhe ia kemi dalë”.
“Tash duhet të shohim nëse jemi mjaft me fat ta fitojmë atë. Së paku do të jemi atje. Kam humbur dy finale të Kupës dhe shpresoj që hera e tretë të jetë e hijshme”, ka thënë Casillas.
Chelsea raportohet se është duke kërkuar sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, si një pasues afatgjatë për Didier Drogba.Mediat italiane shkruan dje se Real Madridi ishte përpjekur të transferojë Cavanin në ditët e fundit të afatit kalimtar, derisa Chelsae po ashtu e kishte përcjellë progresin.
Chelsea dëshiron të ofrojë 20 milionë funte për uruguaianin, i cili është golashënuesi më i mirë në Serie A.
Blutë e shohin Cavanin si një partner ideal për Fernando Torres në sulm për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi i ri i Interit, Giampaolo Pazzini, është më se i kënaqur që ka shënuar gol në fitoren 3-0 ndaj Barit, e që është e dyta ndeshje e tij me Nerazzurët që gjen portën.“Jam i kënaqur për golin tim sot. Ishte e rëndësishme për ne të fitojmë. Pasi ishim në presion në pjesën e parë, dolën dhe luajtëm shumë më mirë në pjesën e dytë, veçanërisht pasi ata filluan të lodhen”.
“Tash, ne duhet të vazhdojmë të kemi të njëjtën uri. Jam i lmtur që jam pjesë e këtij grupi që gjithmonë dëshiron të fitojë. Ne duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Pazzini.
Me fitoren e mbrëmshme, Interi rreshtohet në pozitën e tretë me 41 pikë.
















