Zonja e Vjetër ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Cagliarit, duke iu kthyer në këtë mënyrë fitores pas dy humbjeve radhazi.Alessandro Matri heshti tifozët e skuadrës që mban kartonin e tij në minutën e 21-të pas asistimit të Jorge Martinez, dhe me epërsi minimale të mysafirëve përfundoi pjesa e parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (51’), Robert Acquafresca ndëshkoi Gigi Buffonin pas krosimit të Andrea Cossu, për të barazuar shifrat.
Ishte sërish Alessandro Matri lojtari që riktheu epërsinë e Bianconerëve me një gol të bukur, pasi Giorgio Chiellini ia ktheu topin.
Fitoren e mysafirëve e vulosi Luca Toni pas harkimit të Alessandro Del Pieros në minutën e 84.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngritet në vendin e shtatë me 38 pikë, një më pak se Roma dhe një më shumë se Palermo, por këto dy skuadra ndeshjet e javës së 24 i zhvillojnë të dielën.
Asi i Milanit, Antonio Cassano, beson se skuadra e tij mund të fitojë çdo trofe këtë sezon, ndërsa ka thënë se Rossonerët nuk kanë nevojë për asin e Manchester Cityt, Mario Balotelli.“Milani mund të fitojë gjithçka. Scudetton, Coppa Italia dhe madje edhe Ligën e Kampionëve, ne kemi gjasat tona dhe nuk do t’i lejojmë të na ikin. Pos kësaj kemi Zlatan Ibrahimovicin, i cili është sikurse një armë shtesë”.
“A do të vijë Balotelli në korrik? Jo. Pas dy apo tri vitesh. Mario është lojtar i mirë, por ai nuk duhet t’i bëjë gabimet e njëjta”, u shpreh Cassano.
Legjenda e gjallë e gjuajtjeve të lira, Juninho Pernambucano, ka deklaruar për Goal.com se asi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është një prej më të mirëve nga goditjet e dënimit, ndërsa sheh Merengezët si favoritë për Ligën e Kampionëve.“Kur luajta te Lyoni, më ndihmuan që ta përmirësoj teknikën e goditjeve të lira. Për momentin, ka shumë brazilianë të mirë si Ronaldinho dhe Roberto Carlos, pasi ata kanë talentin dhe cilësinë. Por, ju do të shihni se ka edhe shumë lojtarë tjerë. Ronaldo sot është një prej më të mirëve në botë nga gjuajtjet e lira”.
“Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Lyoni ka përparësinë psikologjike. Viteve të kaluara, Lyoni ia ka arritur ta eliminoj Real Madridin dhe besoj se ata kanë përparësinë mentale pasi dinë si të luajnë ndaj madrilenëve” deklaroi Juninho.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e sheh ndeshjen e të dielës ndaj Genoas si mundësinë për t’iu rikthyer fitoreve pas barazimit me Lazion në mesjavë.“Ne kemi marrë pikët e merituara edhe pse ndoshta kemi humbur ca pikë në ndeshjet si vendas, por ekipi ka luajtur gjithmonë mirë. Ne kemi shfaqur karakter edhe në vështirësi. Ne duhet të fokusohemi në vetvete”.
“Ne kemi nevojë për 80 pikë dhe për ta bërë këtë duhet t’i fitojmë ndeshjet, sepse askush nuk na i falë pikët”.
“Ne kemi më shumë pikë se sa ekipet tjera të mëdha, ndërsa kampionati është ende i gjatë. Ne duhet të mbesim të fokusuar dhe të qetë”, u shpreh Allegri.
Lideri i Ligës Premier, Manchester United, është mposhtur me rezultat 2-1 si mysafir i skuadrës së fundit në tabelë, Wolverhampton.United krijoi epërsi të hershme (3’), kur Darren Fletcher asistoi te Nani dhe ky i fundit plasoi topin në rrjet.
Mirëpo, kjo epërsi e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e dhjetë, George Elokobi barazoi rezultatin.
Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Kevin Doyle kaloi ‘ujqit’ në epërsi, dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për Wolverhamptonin, pasi që në pjesën e dytë mysafirët nuk arritën të ndryshonin rezultatin.
Përkundër humbjes, Djajtë e Kuq do të vazhdojnë kryesimin me katër pikë më shumë se Arsenali dhe pesë pikë më shumë se Manchester City, që mbajnë pozitat dy dhe tre, respektivisht.
Bayern Munichu ka pësuar me rezultat 3-2 nga FC Cologne në javën e 21-të të Kampionatit gjerman të futbollit.Bavarezët krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Mario Gomez (22’) dhe Hamit Altintop (43’), mirëpo në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.
Vendasit u kthyen në lojë përmes Christian Clemens (55’), i cili ngushtoi rezultatin në 2-1, ndërsa Milivoje Novakovic ia solli fitoren Kylnit me dy golat e tij (62’ dhe 73’).
Ndërkohë, Nurnbergu e ka mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat minimal, derisa Mainzi dhe Werderi kanë barazuar me rezultat 1-1.
Manchester City ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër West Bromwichit, ndërsa Carlos Tevez ishte njeriu i ndeshjes.Argjentinasi i dha fund ndeshjes që në pjesën e parë duke realizuar tre gola, dy nga penalltia (17’ dhe 39’) dhe një nga loja e hapur (22’).
Me tre pikët e reja, City ngushton diferencën me Arsenalin në një pikë, pasi Topçinjtë barazuan ndaj Newcastle.
Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Tottenhami që me rezultat 2-1 ka mposhtur Boltonin, dhe tash ka pikë të barabarta me Chelsean që të dielën zhvillon derbin kundër Liverpoolit.
Newcastle United ka arritur të barazojë rezultatin kundër Arsenalit edhe pse ishte në disavantazh prej katër golash, për të nxjerrë një pikë të artë kundër Topçinjve.Arsenali e dominoi ndeshjen në pjesën e parë duke realizuar katër gola. Me të filluar loja (1’), Theo Walcott hapi serinë e golave, ndërsa dy minuta më pas Johan Djourou dyfishoi epërsinë, ndërsa në të dyja rastet asistues ishte Andrey Arshavin.
Më pas i erdhi radha Robin Van Persiet, i cili realizoi dy herë (10’ dhe 26’) për të ngritur epërsinë në 4-0.
Në pjesën e dytë, Topçinjve iu vështirësua puna, pasi që Abou Diaby u përjashtua me karton të kuq (50’).
Kjo bëri që vendasit të ngushtojnë epërsinë në 4-3, përmes dy penalltive të Joey Barton (69’ dhe 83’) dhe një goli të Leon Best (75’).
Ndërkaq, Cheikh Tiote kompletoi përkushtimin e vendasve duke arritur ta barazojë rezultatin dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet katër pikë prapa liderit Manchester United (që zhvillon ndeshjen e javës së 26-të kundër Wolverhampton) dhe një pikë para Manchester Cityt qe mposhti West Bromëichin.
Portieri i Interit, Julio Cesar, është i bindur se Nerazzurët mund të mbrojnë me sukses titullin e Serie A, duke tejkaluar Milanin që aktualisht është lider.“Unë e shikoj rregullisht tabelën. Unë po bëj plane dhe po shikoj në ndeshjet e ardhshme”.
“Ne jemi ngritur dhe tani po shkojmë përpara. Le të shpresojmë se shumë shpejtë do të ngjitemi në pozitën e parë”, ka thënë Cesar.
Interi është shtatë pikë prapa Milanit që është lider në klasifikimin e Kampionatit italian, Serie A.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka zbuluar se prapa vendimit të tij për t’u larguar nga Anfield është kapiteni dhe legjenda Steven Gerrard, i cili e ka dhënë ‘bekimin e fundit’ për kalimin e El Ninos te Chelsea.“Gerrard është një prej të parëve që më ka telefonuar dhe më ka mbështetur, duke shpresuar për më të mirën për mua. Pa marrë parasysh nëse do të qëndroja apo nëse do të largohesha, ai më përkrahu dhe më ndihmoi, ndoshta për shkak se ai ka qenë më herët në të njëjtën situatë”.
“Ai është mik i mirë i imi që nga dita e parë e deri në ditën e fundit. Ai ka dashur më të mirën për mua dhe më ka thënë se pajtohet me cilindo vendim që do të merrja”, u shpreh Torres duke shtuar se ai nuk është tradhtar, ashtu siç e quajnë tifozët e Liverpoolit.
Mesfusohri i Atletico Madridit, Fran Merica ka pohuar se Los Colchoneros mund të befasojnë Blaugranët në sfidën e të shtunës mbrëma.“Ne kemi një javë të vështirë por trajneri na ka dhënë idetë e tij, edhe pse Barcelona është e fortë në shtëpi. Ne kemi armët tona dhe lojtarët tanë të mëdhenj”.
“Ne mund ta fitojmë këtë ndeshje”, theksoi Merida.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ose ka shfaqur shenja frike, ose ka thumbuar rivalin Real Madrid, duke thënë se ai nuk do të preferonte ta luante finalen e Coppa del Rey në Santiago Bernabeu.“Nëse më jipet mundësia për të zgjedhur, unë nuk do të luaja në Santiago Bernabeu, pasi Real Madridi është shumë i fortë në atë stadium dhe kjo do të ishte përparësi për ata”, theksoi strategu katalanas.
Barcelona është duke luftuar në të trija frontet, ndërsa në finalen e 20 prillit pritet që të luajë ndaj rivalit të përbetuar Real Madrid, edhe pse ende nuk është vendosur stadiumi ku do të zhvillohet ky takim.
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi ka vazhduar debatin për Scudetton e vitit 2002, duke i thënë Juventusit që t’ia kthejë Interit. Kjo deklaratë e ‘Matrix’ vjen pas përpjekjeve të Bianconerëve që ta detyrojnë Interin t’ua kthejë Scudetton e vitit 2006.“Juventusi e do Scudetton e vitit 2006? Mirë ata nuk na pyesin fare, pasi që unë do ta ktheja Scudetton e humbur më 5 maj të vitit 2002”.
“Katër-pesë ndeshje para javës së fundit ndaj Lazios, janë zhvilluar shumë gjëra të çuditshme”.
“Marrëdhëniet me Ibrën dhe Balotellin? Jam zënë disa herë me Balotellin, por jemi sqaruar. Njëherë Balotelli e hidhëroi Ibrën, duke e bërë që t’i vraponte pas për ta rrahur. Balotelli arriti të shpëtonte duke u mbyllur në një prej banjove të zhveshtoreve. A do të kalojë Balo te Milani? Nuk më intereson, ai më ndihmoi të fitoj tituj sa ishte këtu”, tha Materazzi për Il Corriere dello Sport.
Asi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo sot (e shtunë) feston ditëlindjen e tij të 26-të, ndërsa si dhuratë nuk do të dëshironte asgjë tjetër pos të prekte trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve në histori të Real Madridit.“Fitimi i titullit të dhjetë të Ligës së Kampionëve do të ishte dhurata më e mirë. I gjithë ekipi dhe trajneri po punon shumë për të fituar trofe”.
“Mourinho? Ai është njeriu i duhur për t’i bërë madrilenët kampionë. Ne të gjithë besojmë se do të jetë vit i mirë për Real Madridin. Më pëlqen të punoj me një njeri ambicioz si Jose Mourinho”, ka thënë Ronaldo për AS.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Wayne Rooney është duke u kthyer në formën më të mirë, pasi pa sulmuesin anglez të shënojë dy herë në mesjavë.“Ekziston çdo mundësi që ai të vazhdojë me shënimin e golave sikurse që bëri atë natë. Golashënuesit janë të tillë dhe shpresoj se këtë do ta shohim te Rooney. Ai ka edhe 14 ndeshje, ai mund të ketë mesatare të mirë në fund të sezonit”.
“Ajo që gjithmonë ka pasur Rooney është energjia fantastike për të luajtur në një ndeshje. Ai gjithmonë është i përkushtuar për ta bërë më të mirën. Bonusi është që, ashtu siç kemi parë atë natë, ai realizoi dy gola. Nëse ai vazhdon kështu, ne mund të përfitojmë shumë”, u shpreh Ferguson.
Mbrojtësi fantastik japonez, Yuto Nagatomo, ka folur për krenarinë e tij pas bashkimit me Interin, duke shtuar se ai është i gatshëm për supersfidën e të dielës ndaj Romës.“Interi është klubi që dëshirova, klubi më i mirë në botë dhe jam shumë krenar që jam këtu”.
“Të gjithë këtu janë të mirë me mua dhe unë jam mirë, ishte start i shkëlqyer. Unë punova shumë dhe nuk po sprapsem. Nuk mund të pres për të hyrë në fushë. Unë jam i gatshëm për trajnerin kurdo që ai më dëshiron mua”, u shpreh Nagatomo.
Mbrojtësi i Genoas, Dario Dainelli ka bërë thirrje për përpikmëri ndaj Milanit, pasi vlerëson Rossonerët si ekip superior.“Ata janë taktikisht superiorë ndaj nesh në situatat një me një dhe kështu duhet ta mbyllim lojën e ta ngadalsojmë tempon e saj”.
“Në mbrojtje duhet të jemi të unifikuar dhe të kujdesshëm, ne duhet të jemi të përkyer ndaj Milanit. Ata kanë qenë të shkëlqyer këtë sezon dhe ata do të tentojnë të fitojnë çdo garë”, u shpreh Daineli.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson dhe sulmuesi Dimitar Berbatov janë shpallur si menaxheri më i mirë për muajin janar respektivisht lojtari më i mirë në Premier League për muajin që lamë pas.Këto nderime për të dy Djajtë e Kuq vijnë pasi Manchester United fitoi katër dhe barazoi në vetëm një nga pesë ndeshjet e zhvilluara në Ligën Premier gjatë muajit janar.
Vlen të përmendet se Bervatov është aktualisht golashënuesi më i mirë në Ligën Premier këtë sezon me 19 gola.
Pronari amerikan i Liverpoolit, John Henry, ka lëvduar menaxherin e përkohshëm Kenny Dalglish, duke thënë se ai ka tejkaluar çdo pritje të tijën. Henry foli poashtu edhe për shumën astronomike të transferimit të Fernando Torres te Chelsea.“Ne nuk e kemi njohur Kennyn para se të bëhej menaxher, por ai ka tejkaluar pritjet tona në të gjitha aspektet. Do të ishte keq të them publikisht se çfarë pres në fund të sezonit”.
“Shuma për transferimin e Torres varej nga shuma që kërkonte Newcastle për Andy Carroll. Negociatat për ne ishin thjeshtë diferenca mes asaj që duhej paguar nga Chelsea dhe asaj që ne duhet t’ia paguanim Newcastle-it. Çmimi ka mundur të jetë 35 milionë funte nga Chelsea për Torres dhe 20 milionë për Carrollin nga Liverpooli. Ishte 40 dhe 25 ose 50 dhe 35. Varej totalisht nga Newcastle. Newcastle arriti një marrëveshje të jashtëzakonshme. Ne jemi ndjerë në po të njëjtën mënyrë”, potencoi Henry.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka pohuar se ekipi i tij dështoi ta transferonte sulmuesin Fernando Torres gjatë verës.“Ne kemi tentuar gjatë verës por ishte e vështirë. Ai është lojtar fantastik. Ndoshta ishte koha për ta ndërruar fanellën, pasi ai kërkoi largimin. Ai është një prej sulmuesve më të mirë në Evropë dhe jam i sigurtë se ai do të jetë fantastik për Chelsean”.
“Sa për ne, kemi blerë Dzekon dhe jemi të kënaqur me të. Ai është si Torres”, u shpreh Mancini.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Fernando Torres do të debutojë ndaj Liverpoolit të dielën, edhe pse italiani ka pranuar se është i pa sigurtë nëse spanjolli do të luajë nga fillimi.“Ai është i gatshëm për Liverpoolin. Unë nuk e di nëse ai do të startojë apo do të hyjë gjatë ndeshjes. Natyrisht se unë dua ta marr këtë vendim dhe këtë do ta bëj para orës 15:00 të dielën”.
“Klubi bëri dy blerje fantastike me Fernando Torresin dhe David Luiz. Ne jemi vërtet të kënaqur, mendoj se tani kemi më shumë mundësi për të bërë më mirë deri në fund të sezonit dhe shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, u shpreh ‘Carlito’.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti mund të mungojë në superderbin e të dielës ndaj Interit, gjithnjë sipas faqes zyrtare të klubit romak.34 vjeçari nuk ka stërvitur të premtën për shkak të ftohjes, gjë që mund ta lë atë edhe jashtë ndeshjes që zhvillohet në Giuseppe Meazza.
Roma aktualisht është në pozitën e pestë në Serie A, me nëntë pikë më pak se Milani. Totti ka pesë gola në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin beson se ekipi i tij është ndalur nga një njeri, portieri i Schalkes Manuel Neuer.Dortmundi dhe Schalke barazuan pa gola në derbin më të madh lokal të Gjermanisë, atë të Nordrhein-Westfalen të quajtur ndryshe Rivierderbi. Dortmundi pati më shumë raste, por ishte Manuel Neuer ai që shfaqi paraqitje perandorake.
“Manuel Neuer ia siguroi vet një barazim Schalkes. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë. Kemi pasur shumë posedim dhe kemi luajtur mirë. Por aty ishte Nuer që ndali gjithçka”, ka thënë Sahin pas takimit.
Transferi i ri i Chelseat, Fernando Torres ka thënë se ai nuk do të festojë nëse shënon ndaj ish-klubit të tij Liverpoolit, në debutimin e tij në Stamford Bridge të dielën.I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp se nëse do të festonte golin, Torres tha: “Së pari unë duhet të luaj, e më pas të shënoj, kështu që disa gjëra mund të ndodhin, por kam respekt të madh për tifozët e Liverpoolit, dhe nuk mendoj se do ta festoj golin”.
“Unë nuk mund të them asgjë keq për njerëzit e Liverpoolit, sidomos për tifozët e Liverpoolit. Unë kam kaluar tri sezone fantastike dhe kurrë nuk do të them asgjë të keqe. Unë kuptoj hidhërimin e tyre, ata nuk e kuptojnë vendimin tim, por jam i sigurtë se pas disa ditësh, apo javësh, ndoshta nuk do të flas për arsyet, por për të ardhmen, dhe kjo falë tyre, i falënderohem shumë”.

“Për transferimin te Liverpooli kam vendosur 12 ditë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror. Me të marrë vesh se Liverpooli dhe Chelsea ishin duke biseduar, unë kam kërkuar transferimin”.
“Të luaj ndaj Liverpoolit është situatë e çuditshme për mua. Unë kam stërvitur me ta një javë më parë. Kur u largova nga Liverpooli kam lënë shumë miqë, kështu që do të jetë sfidë e mirë. Presioni? Kam qenë në një situatë të tillë më parë kur kam nënshkruar për Liverpoolin, shumë para, shumë pritje, kështu që nuk është asgjë e re për mua. Jam më shumë se i gatshëm dhe tejet i ngazëllyer për jetën e re dhe epokën e re para meje, kështu që jam i gatshëm të filloj”, deklaroi Fernando Torres.
Një prej futbollistëve më eminentë në historinë e Real Madridit, Ivan Zamorano ka folur për rivalitetin mes klubit të tij të zemrës dhe Barcelonës, duke thënë se Blaugranët janë thjeshtë të pa shkatërrueshëm.“Siç kemi parë së fundmi, ekipi i Barcelonës mbetet i pa rezistueshëm dhe i pa shkatërrueshëm, përderisa Real Madridi ka qenë më i hapur”.
“Barcelona është ekip që nuk falë. Të gjitha ekipet e mëdha kanë rëniet dhe ngritjet dhe kjo që po ndodh te Real Madridi është për shkak të mos baraspeshës së gjithë ekipit. Ne të gjithë kemi menduar se do të jetë shumë mirë për shkak të fuqisë së treguar në fillim, derisa u mposhtën nga Barcelona”.
“Ne jemi të bindur në aftësitë e Mourinhos, që ai të implementojë diçka më të fuqishme për të shmangur fatin e keq”, ka thënë Zamorano.
















