Argjentina ka arritur që ta mposhtë me vështirësi Portugalinë në miqësoren e zhvilluar në Stade de Geneve me rezultat 2-1, që pa përballë dy prej futbollistëve më të mirë në planetin Tokë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Që nga ky moment më aktiv fillon të bëhet Ronaldo. Pas disa tentimeve, vigani portugez me shpejtësinë e tij arriti ta shfrytëzonte një pasim të Hugo Almeidas për të shënuar golin e barazimit. Në fund të pjesës së parë Ronaldo pati edhe një mundësi tjetër kur me kokë qëlloi shtyllën.
Pjesa e dytë ishte më monotone, por rivali i Cristiano Ronaldos, Lionel Messi, realizoi nga pika e bardhë e shkaktuar pas një ndërhyrjeje të Coentraos në Zabaletan (90’).
Kjo fitore e Argjentinës nuk kishte karakter tjetër pos prestigjit ashtu si për Portugalinë, ndërsa pos tjerash vlen të përmendet rivaliteti i jashtëzakonshëm i Ronaldos dhe Messit, i cili pritet që të intensifikohet në javët e muajt në vazhdim.
Franca ka arritur ta mposhtë Brazilin në duelin e gjigantëve të futbollit botëror të zhvilluar në Stade de France me rezultat minimal 1-0.Ishte ky një takim i bukur në të cilin nuk u realizuan shumë gola, por ku francezët shkelën brazilianët, në të gjitha aspektet e lojës.
Punët për Brazilin përkeqësohen në fund të pjesës së parë. Nuk e dimë nëse ju kujtohet ndërhyrja e Nigel de Jong në Xabi Alonson. E tillë ishte edhe ajo e Hernanes ndaj Benzemas, por në këtë ndeshje nuk hezitoi ta tregonte kartonin e kuq gjyqtari gjerman Wolfgang Stark (40’).
Në fillim të pjesës së dytë francezët dominuan dhe pas një rezistence heroike nga Selecao, ishte Karim Benzema ai që zhbllokoi rezultatin për të shënuar për 1-0 dhe fitoren e madhe të Francës, gjithë kjo pas një harkimi të ulët në zonë nga Jeremy Menez.
Kjo fitore për Francën pos krenarisë para tifozëve të vet njëkohëisht zyrtarizon ringjalljen e shpejtë të Les Bleus pas tmerrit të përjetuar në Botëror. Brazili nga ana tjetër nuk mund të thuhet se është dobësuar, pasi u paraqit me formacionin e pestë.
Gjermania nuk ka arritur që t’i bëjë ballë Italisë deri në fund të ndeshjes në takimin e zhvilluar në Signal Iduna Park, që përfundoi me një barazim 1-1.Gjermania në këtë ndeshje nuk kërkoi asgjë tjetër pos fitores, ndërsa Italia u përball me presionin e rikujtimit të gjysmëfinales epike të vitit 2006, në po të njëjtin vend, stadiumin e Dortmundit, Signal Iduna Park.
Gjermanët ishin dominantë në fillim të takimit. Një aksion mirë të nisur nga Mesut Ozil, e dërgoi pranë zonës Thomas Muller, i cili gjen të vetmuar Miroslav Klosen që realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë italianët u përpoqën që me goditje nga distanca të befasojnë Pancerët, por tentimet u treguan të kota. Prandelli bëri një sërë zëvëndësimesh dhe një prej tyre, Giuseppe Rossi, realizoi (84’) për 1-1 dhe barazimin e rezultatit.
Me këtë barazim Gjermania nuk mund të mbetet e kënaqur, përderisa për Italinë ky është rezultat pozitiv marrë parasysh ristrukturimin e reprezentacionit Azzur.
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka pësuar me rezultat 1-2 kundër Sllovenisë në ndeshjen miqësore të të mërkurës mbrëma të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Milivoje Novakovic (24’) dhe me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, kuqezinjtë arritën të barazojnë rezultatin përmes një eurogoli të mesfushorit Ervin Bulku (62’) mirëpo nuk e ruajtën këtë rezultat deri në fund të ndeshjes.
Pa përfunduar takimi, Sllovenët siguruan një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Lorik Canës, për të rikthyer epërsinë dhe për të fituar lojën.
Kombëtarja e Anglisë është kthyer nga disavantazhi prej një goli për ta mposhtur Danimarkën me rezultat 2-1.Pas një krosimi sensacional të Christian Eriksen, Daniel Agger kaloi vendasit në epërsi (8’) për të ndezur atmosferën në Kopenhagë.
Mirëpo, kjo epërsi e danezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi që Darren Bent barazoi rezultatin pas një pasimi të Walcott.
Heroi i Tre Luanëve rezultoi lojtari që zëvendësoi Wayne Rooneyn, Ashley Young, i cili shënoi golin e fitores (68’) që ishte goli i parë me fanellën e kombëtares së tij.
Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka thënë se ai e ka të lehtë të punojë krahas Jose Mourinhos dhe thotë se ai tashmë është adaptuar me jetën si lojtar i Los Blancos.“Mourinho është njeri i shkëlqyer, kur flet e keni të pamundur të mos e kuptoni”.
“Është gjithmonë shumë e rëndësishme të dini se çfarë pritet nga ju dhe ai ju tregon se çfarë kërkon nga ju”.
“Është shumë e lehtë për mua të punoj me dikë si ai”, ka thënë Adebayor.
Juventusi mund ta mposhtë Interin nëse luan me potencialin e plotë në Olimpico të Torinos, pohon ish-sulmuesi bianconer, Gianluca Vialli.“Juventusi mund ta mposhtë Interin, ndoshta duke vuajtur, por ata kanë kapacitet”.
“Fitorja ndaj Cagliarit i ka bërë mirë moralit të ekipit dhe kjo është me rëndësi”, u shpreh Vialli.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, pritet që ta tejkalojë shumë shpejtë për fitime bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo.Sport njofton se si pjesë e negociatave me agjentin e Ozil, Real Madridi është dashur që të pajtohej me një klauzolë të veçantë në kontratën e mesfushorit gjerman. Real Madridi duhet të paguajë një mega-bonus (shuma e të cilit nuk dihet), nëse Ozil ndonjëherë fiton Topin e Artë.
Mendohet se as Lionel Messi me dy Topa të Artë të fituar nuk ka një klauzolë të tillë në kontratën e tij me Barcelonën.
Chelsea është duke shfaqur interesim të pa pritur për yllin e Santosit, Paulo Henrique Ganso, pasi vetëm pak ditë më parë ylli brazilian ishte konfirmuar si lojtar i ardhshëm i Milanit.Ishte Adriano Galliani ai që pak kohë më parë deklaroi se kishte arritur marrëveshjen me Santosin për transferimin e Gansos gjatë verës, mirëpo kështu nuk mendon e përditshmja braziliane O Globo, që pohon se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është duke u marrë personalisht me rastin.
Thuhet se Abramovich është i gatshëm të derdhë në arkat e klubit brazilian hiç më pak se 50 milionë euro.
Marseille pritet që të lansojë shumë shpejtë një ofertë për asin e Chelseat, Didier Drogba, në mënyrë që reprezentuesi i Bregut të Fildishtë të kthehet te klubi i tij i vjetër.Daily Express shkruan se Marseille është duke tentuar që t’i ofrojë një kontratë të vlefshme 5 milionë funte në sezon sulmuesit Didier Drogba, për ta kthyer atë në Francë. Mendohet se mendjen sulmuesit për një transferim të tillë pritet t’ia mbushë transferi 50 milionësh, Fernando Torres.
“Natyrisht se Marseille e dëshiron rikthimin e Drogbas, por paga e tij do të jetë problem. Është një gjë në të cilën duhet të punojnë drejtuesit e Marseille”, theksoi një burim duke shtuar se klubi nga Velodrome llogarit në faktin se ‘Drogs’ do të pranonte shkurtim të pagës.
Liverpooli është duke e ndjekur asin e Napolit, Ezequiel Lavezzi, në mënyrë që ai nga sezoni i ardhshëm të luajë në Anfield.Leggo njofton se Napoli ka frikë që Liverpooli mund t’i ofrojë një super kontratë argjentinasit në fund të sezonit.
Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Liverpooli, që duke parë paraqitjet e mira të sulmuesit dhe pagën e tij të vogël prej 2 milionë eurosh për sezon te Napoli, pritet t’i ofrojë atij një kontratë shumë më atraktive.
Zëvëndëspresidenti i Barcelonës për financa, Javier Faust ka konfirmuar se klubi do të ketë të gatshme 40 milionë euro për transfere të reja gjatë afatit kalimtar veror, duke bërë që transferi i shumëkërkuar i Cesc Fabregasit të mos realizohet.“Kjo do të ketë ndikim në tentimet tona për futbollistin e Arsenalit. Një gjë tjetër është dëshira e lojtarit për të ardhur dhe marrëveshjet apo premtimet me trajnerin e tij, për të qëndruar edhe dy sezone në Emirates”.
“Klubi nuk mund të shpenzojë më shumë se 40 milionë euro, jo për të transferuar Fabregasin, por për të gjitha përforcimet e verës së ardhshme. Politikat ekonomike të Barcelonës nuk e lejojnë transfere më të shtrenjta se 40 milionë euro. Vlen të përmendet se me një transferim të tillë me një shumë të tillë, ky thjesht do të ishte një transfer hipotetik i një lojtari tjetër”.
“Sezonin e kaluar, ne kemi ofruar 40 milionë euro për Cesc dhe ata refuzuan të hynë në negociata”, deklaroi Faust për Rac-1.
Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Mario Gomez, ka thënë për Bild se Chelsea kishte bërë ofertë prej 42 milionë eurosh për të gjatë afatit kalimtar të janarit, ofertë kjo që u refuzua nga drejtuesit e Bayernit.“Unë nuk kam ditur asgjë, kur pa pritmas dëgjova se klubi refuzoi një ofertë prej 42 milionë eurosh nga Chelsea”.
“Por, edhe ashtu nuk ka lidhje që u refuzua. Unë jam te një klub i madh dhe po luaj aty ku gjithmonë kam dashur të luaj”, potencoi Gomez.
Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend që t’i kërkojë falje mbrojtësit italian, Marco Materazzit, për goditjen me kokë në finalen e Botërorit, Gjermania 2006.“Unë jam provokuar. Unë nuk jam krenar për reagimin tim, por nuk dua të kërkoj falje pasi jam provokuar”.
“Kjo ishte pjesë e karrierës time, jetës time dhe janë momente jo të mira të jetës time. Unë nuk dua të këmbëngul në këtë”, u shpreh Zidane për L’Equipe.
Kryetari i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondona, e ka marrë përgjegjësinë për ta lënë jashtë përbërjes Albiceleste sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, si dënim pas refuzimit të ‘Carlitos’ për të luajtur ndaj Brazilit.“Mendoj se Tevez do të mungojë për shkak të qëndrimit të tij, kur refuzoi të luante ndaj Brazilit dhe pak pas u shfaq në fushë për klubin e tij”.
“Ky qëndrim nuk u prit mirë në stafin drejtues, pasi ishte shumë më e lehtë për të që të na thoshte se nuk dëshiron të luaj. Marrëdhëniet e Tevez me Maradonan? Kjo mungesë e Tevez nuk ka lidhje me Maradonan, ne nuk mund të shkojmë aq larg”, ka thënë Grondona.
Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo është shndërruar në një prej caqeve kryesore për afatin kalimtar veror, pasi skuadra të mëdha evropiane dëshirojnë të shfrytëzojnë rastin për ta transferuar sa është duke i skaduar kontrata.La Gazzetta dello Sport shkruan se interesimi më i madh për Pirlon vjen nga Anglia, me Manchester Cityn që dëshiron ta shohë Pirlon së bashku me Paton në paketën e transferimit të Mario Balotellit nga City.
Por, prapa nuk kanë mbetur as Real Madridi dhe Barcelona, të cilat nuk do të refuzonin pak kreativitet klasi në mesfushë. Pos tjerash mendohet se edhe Interi dhe Juventusi po e kërkojnë asin italian, me Leonardon që do të dëshironte të punonte përsëri me Pirlon, për të cilin një rikthim te Interi do të ishte i mirë se ardhur.
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka pranuar se ai do të dëshironte që ta përfundonte karrierën e tij te klubi i tij i fëmijërisë Atletico Madrid.“Ka edhe shumë kohë për mua por kjo është ideja të cilën e kam pasur që moti. Unë kam biseduar me drejtorin Miguel Angel Gil Marin dhe unë e di se përderisa ai është te Atletico, dyert për mua do të jenë të hapura”.
“Unë i kam borxh shumë Atleticos, që gjithnjë do të jetë klubi im i zemrës. Unë gjithmonë kam qenë shumë pranë familjes Gil”, ka thënë Torres për El Larguero.
Mesfushori i Zenit St. Petersburgut, portugezi Danny, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është superior ndaj rivalit të tij kryesor, Lionel Messi. Kjo deklaratë e Dannyt vjen pak orë para fillimit të superderbit evropiano-latin, Argjentinë-Portugali.“Të dy kanë stile të ndryshme, por mendoj se Ronaldo është superior për Messin. Sa për ndeshjen, do të jetë shumë e bukur. Ne jemi këtu për të fituar”.
“Ne nuk kemi frikë nga Argjentina. Portugalia ka një prej ekipeve më të mira në botë. Është e qartë që Argjentina ka ekip të fortë, por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur”, u shpreh Danny për Ole.
Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli ka bërë thirrje për fokusim në ndeshjen ndaj Gjermanisë dhe jo në Antonio Cassanon, përderisa e sheh ndeshjen ndaj ‘Pancerëve’ jo si hakmarrje për disfatën në Botërorin e vitit 2006, por si test për fuqinë e vërtetë Azzure pas ndryshimeve.“Ne duhet të ndalim së foluri për Cassanon. Që nga tani dua të shoh sjellje të jashtëzakonshme nga Cassano”.
“Sa për ndeshjen ndaj Gjermanisë, ajo nuk është revansh, por për mua është testimi i kufijve tanë. Më shumë lojtarë të rinj? Për mua ky është obligim pasi jam thirrur për ndryshime nga FIGC-ja”, ka thënë Prandelli për Rai Uno.
Arsenali ka lansuar një ofertë për mbrojtësin portugez të Real Madridit, Pepe.Pepe ka tërhequr interesim nga Chelsea, me Real Madridin që ka dështuar të finalizojë detajet e rinovimit të kontratës. Sidoqoftë, AS shkruan se Arsenali ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për mbrojtësin.
Kontrata e Pepes skadon pas 18 muajve, gjë që dukshëm tërheq klubet e mëdha evropiane e në veçanti ato angleze të bëjnë ofertë për të.
Lorik Cana ka thënë se ai është optimist se kombëtarja shqiptare ka një të ardhme të ndritur.Cana i ka bërë këto komente në prag të ndeshjes së sotme miqësore përballë Sllovenisë që zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës.
“Kam besim se me këta djem që po luajnë shumë mirë dhe në ligat përkatëse ne do të arrijmë shumë”.
“Unë ju kam thënë dhe para 4 vjetësh, pra në 2007, që ne jemi një ekip me elemente të rinj, ndërsa tani mendoj se kemi arritur pjekurinë e duhur dhe jemi konsoliduar si ekip”, ka thënë Cana, siç përcjell Albaniasoccer.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se rezultatet e dobëta ndikojnë në atmosferën e ekipit.Chelsae filloi shkëlqyeshëm sezonin, por me largimin e Rey Wilkins, shoqëruar me disa lëndime të lojtarëve, Blutë kaluan njërën prej fazave më të dobëta të periudhës së pronarit të ri Roman Abramovic.
Pasi u duk se Chelsea u rikthye kah fitoret, pasoi një goditje tjetër, kësaj here nga Liverpooli në Samford Bridge, dhe Drogba thotë se atmosfera në ekip është jo e këndshme për shkak të paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta.
“Pozicioni jonë në ligë është i ngjashëm si edhe ai i sezonit të kaluar në këtë periudhë. Por mungesa e disa futbollistëve, dhe fakti se nuk kemi shënuar shumë gola, e bën atmosferën të keqe në klub. Vështirë e përballoj këtë periudhë të formës së keqe dhe rezultateve të këqija, si edhe pjesa tjetër e ekipit”, ka thënë Drobga.
Alexandre Pato thotë se ai është i lumtur te Milani, pavarësisht kritikave të fundit.Pato është përplasur në fushë me bashkëlojtarët e tij dhe ka dështuar të tregojë formën më të mirë që kur është rikthyer nga lëndimi. Por ai thotë se është i lumtur që luan për Milanin.
“Të luaj si sulmues i parë është diçka që më pëlqen dhe mendoj se do t’ia dal mirë në këtë rol, por do të bëj gjithçka çfarë kërkon trajneri, si për ekipin kombëtar po ashtu edhe për Milanin”, ka thënë Pato, i cili sonte është në Paris për ndeshjen miqësore kundër Francës.
“Të luaj prapa sulmuesve për Brazilin? Kam një trajner i cili beson në mua, dhe madje edhe Allegri beson në mua, andaj varet se si luajmë. Jam i lumtur, gjithmonë jam i lumtur, vetëm duhet të stërvitem dhe të ndjehem komfort”, ka shtuar braziliani.
Ylli i Palermos, Javier Pastore, thotë se atij nuk do t’i përshtatej një transferim te Real Madridi ose Barcelona .Pastore thotë se dëshira e tij e vetme është të luajë futboll rregullisht dhe nuk do të pranonte të qëndrojë në karrigen e rezervave.
“Gjithmonë flitet në treg për mua, por opsioni im nuk ka ndryshuar në këtë aspekt: ende dua të zhvillohem, dhe Palermo është deri tash vendi më i mirë në të cilin mund ta bëj këtë”, ka thënë mesfushori argjentinas.
“Prioriteti im është gjithmonë të luaj, andaj do të thosha se ky është opsioni i parë. Në ekipe si Barcelona ose Real Madrid do të qëndroja në ulëse, dhe nuk do të shkoj atje. Ndoshta do të flasim kur të bëhem 28 vjeç”, ka shtuar Pastore.
Dirk Kuyt shpreson se Liverpooli mund t’i dëshmojë Fernando Torres se ai ka gabuar për shkak të transferimit të tij te Chelsea.Kuyt ka thënë se ai është i zhgënjyer nga disa komente të Torres që kur ai u largua nga Anfield.
“Ai shpjegoi se ka qenë vështirë për të të thotë gjërat e duhura në gjuhën e dytë, pasi vjen nga Spanja. Për mua, çfarë ai ka shpjeguar ishte se ai dëshiron të fitojë trofe tash dhe mendon se ka shanse më të mëdha me Chelsean. Ne vetëm mund të themi se shpresojmë ai të jetë gabim”, ka thënë Kuyt.
mund të largohet nga Emirates Stadium gjatë verës.Me klube si Bayern Munich dhe Juventus të interesuar në të, danezi thotë se dëshiron të luajë rregullisht në këtë stad të karrierës së tij.
“Kam shumë ndjenja për Arsenalin dhe kjo do të thotë shumë për mua. Do të isha i zhgënjyer të largohem, por duhet të mendoni për veten dhe, me golat që kam shënuar nuk mund të qëndrojë në ulëse”.
“Kështu është situata. Do të bëj më të mirën për Arsenalin gjatë këtij sezoni. Shpresoj se do të jem këtu sezonin e ardhshëm, por duhet të pres dhe të shoh. Por, nëse situata ime te Arsenal nuk ndryshon, do të duhet të shikoj, pasi dua të luaj futboll”, ka thënë Bendtner.
David Silva nuk ka dyshime se Manchester City do të jetë një pjesëmarrës i rregull në Ligën e Kampionëve.Silva ka qenë një prej lojtarëve më të dalluar për Cityn këtë sezon dhe është i vendosur ta përfundojë sezonin e tij të parë në Angli me produktivitet.
“Një sezon i parë i suksesshëm për mua do të ishte kualifikimi për Ligën e Kampionëve ose fitimi i një trofeu. Ne do të luftojmë për ligën dhe do të përpiqemi të fitojmë garat tjera në të cilat luajmë”.
“Mendoj se brenda dy ose tre vitesh do të jetë normale që City të luajë në Ligën e Kampionëve çdo vit, andaj shpresoj se ne mund ta ruajmë ritmin dhe të sfidojmë klubet më të mira të botës”, ka thënë Silva për faqen zyrtare të klubit.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, është i ngazëllyer për derbin italian të radhës kundër Interit.Biankonerët do të jenë nikoqirë të derbit më të madh të javës në Serie A, që zhvillohet të dielën në Olimpico të Torinos.
“Mjaft shikuam në të kaluarën. Mendoj se ne kemi folur për Calciopolin shumë. Dua të eci përpara, pasi derisa e kaluara është e rëndësishme, e ardhmja është edhe më e rëndësishme”.
“Sa i takon Interit, ne po përballemi me ekipin më të fuqishëm në botë. Juventus është rikthyer sërish në kahe të duhur tash dhe shpresoj se e keqja është e kaluar”, ka thënë Buffon.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka frikë se Liverpooli tash është kërcënim serioz për top katërsh.Redknapp, ekipi i të cilit është prapa Chelseat vetëm për shkak të diferencës së golave, ka mbështetur Kenny Dalglish për të fituar kontratë të përhershme dhe ka refuzuar t’i fshijë Redsat nga gara për vendin e katërt.
“Roy Hodgson ishte i pafat atje. Ai nuk pati kohë, por sapo Roy u largua, ishte vetëm një njeri për atë punë, Kenny, për mendimin tim. Ai e di çfarë po bën. Ai do të nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Ata e duan atë”.“Nuk do ta fshija Liverpoolin [nga vendi i katërt]. Nëse thoni se ne mund të luftojmë, atëherë, edhe ata mund të luftojnë. Ata nuk janë shumë larg”, ka thënë Redknapp.
Milani raportohet se planifikon të transferojë mbrojtësin e Chelseat, Jose Bosingwa.Chelsa pritet të shfrytëzojë opsionin për vazhdimin edhe njëvjeçar të kontratës së Bosingwa, para se ta shesë atë gjatë verës. Marrëveshja e tij aktuale skadon në muajin qershor.
Milani tashmë ka konfirmuar interesimin në portugezin. Bosingwa po ashtu është duke joshur interesimin e Bayern Munichut, që mund të detyrohet t’i ofrojë një kontratë nëse ai bëhet i lirë në qershor.
Fernando Torres nuk vlen 50 milionë funte dhe Chelsea ka paguar shumë për ta transferuar atë nga Liverpooli- ka thënë njëri nga drejtorët e Barcelonës, Raul Sanllehi.Sulmuesi spanjoll kaloi te Blutë për një shumë rekorde të transferimeve në Kampionatin anglez, ndërsa zhvilloi një ndeshje për t’u harruar në humbjen prej 1-0 nga ish-skuadra e tij.
“Po, ishte një çmim i tepruar. E di se Barcelona nuk do ta bënte një transferim të tillë. Ne madje as nuk do ta merrnim në konsideratë”, ka thënë Sallehi për Sky Sports.
Ai ka thënë se është shokuar nga shpenzimet që kanë bërë skuadrat nga Liga Premier në afatin kalimtar të janarit, që sipas tij gjithçka ishte e tepruar.
















