Leo Messio dhe Nacho Novo Blaugranët kanë arritur ta barazojnë rezultatin në fund të ndeshjes kundër Sporting Gijonit për të shpëtuar nga humbja e dytë e sezonit. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Estadio Municipal El Molinon përfundoi me rezultat 1-1.
Vendasit zhvilluan një gjysmë të parë të mirë, duke pasur parasysh kundërshtarin e tyre dhe me meritë arritën deri te goli i avantazhit. Ishte David Barral lojtari që kaloi në epërsi Sportingun (16’), ndërsa pasimi ishte i Diego Castros.
Mirëpo, Barcelona shkaktoi presion të vazhdueshëm sidomos në pjesën e dytë dhe në fund arriti që të barazonte shifrat. David Villa Lionel Messi dërgoi një pasim në drejtim të David Villas, i cili me një gol të bukur mposhti portierin Cuellar dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Pas këtij barazimi, Barca ka 62 pikë dhe i jep mundësi Realit që me fitore eventuale kundër Espanyolit të afrohet në pesë pikë.
Festa e Los Che Valencia ka mposhtur Atletico Madridin për të fituar një nga derbit e javës së 23-të në La Liga. Takimi i zhvilluar në Vicente Calderon përfundoi me rezultat 2-1 për mysafirët.
Vendasit krijuan epërsi të hershme (3’) me anë të Jose Antonio Reyes, mirëpo pa u mbyllur pjesa e parë (41’), Joaquin Rodriguez barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë (58’) u akordua penallti në favor të Atleticos, mirëpo nga njëmbëdhjetëmetërshi dështoi të realizonte Diego Forlan.
Gabimin e vendasve e shfrytëzuan Los Che, dhe ishte sërish Joaquin lojtari që shënoi golin e fitores (86’) pas një pasimi të Pablo Hernandez.
Me këtë fitore, Valencia ngritet në pozitën e tretë në tabelë me dy pikë më shumë se Villarreali që të dielën luan kundër Deportivo La Corunas.
Gëzimi i Rossonerëve Rossonerët kanë shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Parmës në San Siro, për t’iu kthyer fitores pas dy barazimeve radhazi në Serie A. Veterani Clarence Seedorf kaloi portierin Mirante për të shënuar golin e epërsisë në fillim të ndeshjes (8’) pasi pranoi një pasim nga Zlatan Ibrahimovic.
Transferi i sivjetmë i Milanit, Antonio Cassano, dyfishoi rezultatin (17’) pasi u asistua nga Gennaro Gattuso, dhe me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Pak minuta pasi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë (58’), braziliani Robinho shënoi dy gola të shpejtë (62’ dhe 65’), ndërsa në të dyja rastet ishte asistues Cassano.
Pas kësaj fitoreje, Milani përforcon kreun me 52 pikë, gjashtë më shumë se Napoli që zhvillon sfidën e vështirë në Olimpico kundër Romës.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë, ndërsa ka thënë se Mbretërit nuk do ta mbyllin këtë sezon pa trofe.
“Unë konsideroj se Mourinho është trajneri më i mirë në botë. Titujt të cilët i ka fituar dëshmojnë përvojën e tij. Ai është një fitues i lindur dhe gjithçka është e lehtë me të”.
“Unë luaj për klubin më të mirë në botë dhe kam bashkëlojtarët më të mirë në botë. Ne nuk duhet të mendojmë se e kemi humbur Kampionatin. Ne duhet të besojmë se është vështirë të fitohet, por që është e mundur”.
“Duhet të luftojmë deri në fund. Barcelona është shumë e fortë, por të tillë jemi edhe ne. Ne do të luftojmë”.
“Mendoj se do ta fitojmë finalen e Kupës së Mbretit. Duhet të mendojmë se do ta bëjmë këtë, më mirë të qëndrojmë në shtëpi nëse nuk mendojmë kështu. Barcelona është skuadër e shkëlqyer, por ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar Kupën”, ka deklaruar Ronaldo për Antena 3.
Interesimi i Real Madridit për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini, ka filluar të rritet, ndërsa gjasat janë të mëdha që italiani të kalojë në Bernabeu nëse bardhezinjtë nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e 26-vjeçarit me Zonjën e Vjetër skadon në qershorin e vitit 2015, por sipas La Gazzetta dello Sport, Los Blancos planifikojnë ta transferojnë gjatë verës së ardhshme.
Juventusi e konsideron Chiellinin si një lojtar që do ta bartë fanellën bardhezi deri në fund të karrierës, mirëpo spekulohet se nëse Bianconerët nuk sigurojnë pozitën e katërt në tabelë, lojaliteti i mbrojtësit mund të luhatet.
Derisa po spekulohet se Real Madridi dëshiron t’i konkurrojë Barcelonës për shërbimet e Cesc Fabregas, Marca shkruan se Arsenali kërkon 65 milionë euro për spanjollin.
Të premten është spekuluar se Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kapitenin e Topçinjve, duke bërë ‘presion’ mbi spekulimet e deritanishme se Cesc do të kthehet në Camp Nou.
Ndërkohë, Arsenali ka arritur ta mbajë 23-vjeçarin në skuadër, por gazeta spanjolle pohon se drejtuesit e skuadrës ia kanë vënë një çmim prej 65 milionë eurosh lojtarit të tyre.
Ky çmim nuk shkon në favor të Barcelonës që ka 40 milionë euro për të shpenzuar në qershor, përderisa Real Madridi është i njohur si ‘dorëlirë’ në lidhje me transferimin e yjeve.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se bardhezinjtë mund të zgjidhin çështjen e sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve duke filluar me një fitore kundër Interit nw Derby d’Italia.
“Objektivat e Juventusit? Për ne një vend në Ligën e Kampionëve. Për Scudetto nuk do ta ndërroj mendimin tim... Milani”.
“Interi mund ta mposhtë këdo, por pas të dielës mbrëma. Diferenca e Milanit është ngushtuar, por ata do t’i rezistojnë presionit”.
“Duam të fitojmë të dielën dhe mendoj se klubi ka ide të qarta për të fituar gjëra në të ardhmen. Ka shenja pozitive”.
“Ëndrra ime është që ta fitoj Scudetton sërish me këtë fanellë, të gjithë e dinë se sa e dua Juventusin”, ka thënë Gigi për Il Corriere dello Sport.
Andrea Ranocchia thotë se Juventusi nuk ka gjasa kundër Interit në Derby d’Italia, ashtu që fitorja e Nerazzurëve do të kontribuojë në forcimin e zikaltërve në Kampionat.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe ne duhet të luajmë me mënyrën e Interit. Cilin do ta largoja nga Juve? Krasicin... Ballë për ballë ai është shumë mbresëlënës. Por ne e kemi Zanettin”.
“Ndërsa unë mendoj se Juventus-Inter do të përfundojë me fitore të Interit”, ka thënë mbrojtësi për La Gazzetta dello Sport.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ia ka kthyer lëvdatat Emmanuel Adebayorit, duke e quajtur atë një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe sulmues top klasi botëror.
“Ai erdhi këtu nga Anglia ku shënoi shumë gola”.
“Ai është sulmues top klasi dhe ne e kemi ditur që nga fillimi se ai e kuptoi atmosferën në ekip”.
“Ai është djalosh i mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur që e kam në skuadër”, u shpreh Ozil.
Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, është duke menduar për ta mposhtur Interin në Derbi D’Italia që zhvillohet të dielën.
“Le ta mposhtim Interin në mënyrë që të luajmë për vendin e dytë”.
“Do të ishte mirë të shmangim një pranim të ndonjë goli, ndërsa mund të garantoj se do të shënojmë ndaj tyre”, u shpreh Toni për La Stampa.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka lëvduar mesfushorin Raul Meireles pas paraqitjeve fenomenale të portugezit në fanellën e The Reds.
“Raul gjithnjë ka shfaqur aftësitë të cilat i kemi parë së fu ndmi. Ndoshta ai është përshtatur paksa dhe është më i akomoduar dhe ka më shmë besim, sepse ai po luan mirë por kjo nuk është çudi për lojtarët tjerë”.
“Është fantastike të shohim Meireles të luajë aq mirë. Ai gjithmonë ka qenë futbollist i talentuar, ai gjithmonë ka pasur atë që kemi parë, por tani po dëshmohet edhe me shënimin e golave”, tha Dalglish.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, thotë se njerëzit e tij duhet të rrezikojnë nëse dëshirojnë të fitojnë diçka nga sfida inkandeshente ndaj Romës këtë fundjavë.
“Roma është skuadër e madhe, një prej më të fortave në Serie A me përplot kampionë, kështu që do të jetë e vështirë për Napolin. Do të jetë test i rëndësishëm për ne që të kuptojmë ku jemi mentalisht. Është gjë e mirë për këtë kampionat, pasi gjithçka është aq e pa parashikueshme”.
“Nëse luajmë me 110 përqindëshin tonë në mbrojtje dhe sulm, atëherë mund t’i bëjmë ekipet të vuajnë”, ka thënë Mazzari.
Manchester United ka shënuar fitore prej 2-1 kundër rivalit të qytetit Manchester City, në derbin e javës së 27-të të Ligës Premier.
Në gjysmën e parë të takimit, City e kontrolloi më shumë lojën, mirëpo United krijoi avantazh. Ishte veterani Ryan Giggs që pasoi një top të mirë në drejtim të Nanit, ndërsa portugezi e mposhti portierin Hart (41’), për ta mbyllur pjesën e parë me epërsinë e Djajve të Kuq.
Atë që nuk e bëri në minutat e para të ndeshjes, David Silva e bëri në pjesën e dytë (65’) kur devijoi gjuajtjen e Edin Dzekos për ta mposhtur portierin Van nder Sar dhe për të barazuar rezultatin.
Sulmuesi që po kthen formën e tij, Wayne Rooney, pranoi një krosim të mirë të Nanit për të rikthyer epërsinë e vendasve me një gol të bukur (78’), i cili rezultoi të ishte goli i fitores.
Me tre pikët e reja, United përforcon kreun me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali që të shtunën luan kundër Wolverhamptonit.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka thënë se tre lojtarët kryesorë, Gareth Bale, Luka Modric dhe Rafael Van der Vaart, mund të mungojnë në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Milanit në San Siro, për shkak të lëndimeve.
“Që të gjithë po vuajnë për momentin. Po e kam të vështirë ta them nëse ata do të jenë të gatshëm për të martën. Modric ka filluar të vrapojë lehtë por nuk do të luajë të shtunën. Van der Vaart ka një ndrydhje në ije dhe Gareth Bale po riaftësohet ngadalë”.
“Ne kemi aty-këtu lojtarë të lënduar dhe shpresoj se nuk do të mungojnë gjatë”, potencoi Redknapp.
Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, e sheh mbrojtësin David Luiz si një prej mbrojtësve më të mirë në botë, por jo tani, në një të ardhme të afërt.
“David Luiz është mbrojtës shumë i mirë sepse ai ka aftësinë dhe shkathtësitë për të luajtur në të gjitha pozicionet e mbrojtjes. Ai kurrë nuk ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë, por ai ka cilësinë për ta bërë këtë. Ai është brazilian dhe natyrisht se ka teknikë të mirë. Kjo mund të na ndihmojë që të jemi më të mirë në lidhshmërinë e lojës nga mbrojtja”.
“Mendoj se ai do të bëhet një prej mbrojtësve më të mirë në botë në të ardhmen. Ai është i ri, por ka përvojë fenomenale, ai ka luajtur për Benfican në Ligën e Kampionëve. Ne jemi të zhgënjyer sepse ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, por shpresojmë se do të shfaqë cilësitë e tij në Ligën Premier dhe FA Cup”, deklaroi Ancelotti.
Federata e Kampionateve Profesionale të Evropës (EPFL) ia ka tërhequr vërejtjen FIFA-s se nuk do të tolerojë më ndryshimet në kalendarin futbollistik, pa pasur biseda dhe marrëveshje me të.
“Përderisa EPFL mirëpret garantimin publik të dhënë nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, më herët gjatë javës, se Botërori Katari 2022 do të mbahet gjatë verës ashtu sikurse nga viti 1930, EPFL nuk mund të shmangë pa kënaqësinë me mënyrën se si është menaxhuar një çështje aq serioze, nëse marrim parasysh shtimin e ndeshjeve për 20% (nga 38 në 46) për sezonet 2011-2014”.
“Ky ishte edhe një vendim tjetër unilateral që u shkakton shumë probleme kampionateve dhe klubeve, vendime këto të marra pa ndonjë sqarim apo konsultim me ata të cilët preken dhe të cilët ligjërisht do të kishin interesim për të pasur fjalën në këtë çështje, siç janë anëtarët e kampionateve dhe klubeve. Për këtë arsye, EPFL fton FIFA-n që të shqyrtojë procesin e vendimmarrjes dhe të instalojë demokracinë e të participuarit reciprok”, shkruan në komunikatën e EPFL.
Kapiteni i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, ka thënë se ata duhet të mposhtin Hoffenheimin në sfidën kryesore të së shtunës në Bundesliga.
“Ne duhet të shkojmë përpara dhe t’i fitojmë pikët në çdo ndeshje, sepse ne duhet të sigurohemi që ta zëmë vendin e dytë”.
“Humbja nga Kolni ishte tepër, tepër e hidhët dhe zhgënjyese. Është vitale që të dërgojmë një sinjal të qartë”, theksoi Lahm.
Luciano Moggi është shprehur për superderbin e të dielës mes Juventusit dhe Interit, duke shkruar në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb. Përkundër faktit se e ka në zemër Juventusin, njeriu më kontrovers në futbollin italian e sheh Interin tepër të fortë për Bianconerët.
“Zemra ime rreh për Juventusin, por gjykimi im taktik e favorizon Interin. Nerazzurët janë ekip më i kompletuar dhe më i fortë, ata kanë lojtarë të hatashëm”.
“Rikthimi i Wesley Sneijder ka rivendosur ritmin e lojës së Interit. Ata kanë lojë më të rrjedhshme dhe pos rezultateve ata shfaqin futboll spektakolar”.
“Titulli? Interi ka gjasa të mëdha për ta tejkaluar Milanin në fund të sezonit, por ende ndjej se Rossonerët janë favoritë”, shkroi Moggi.
Liverpooli pritet që të lansojë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Bojan Krkic, gjithnjë sipas spekulimeve nga Spanja.
Sport shkruan se përkundër faktit që klubi nga Merseyside ka transferuar dy sulmues gjatë janarit, ata vazhdojnë gjahun për sulmuesit e talentuar.
Liverpooli ka gjasa që ta transferojë sulmuesin e talentuar spanjoll me origjinë kroate, kjo për shkak se ai nuk është titullar në fanellën e Barcelonës.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se Juventusi duhet ta harrojë Scudetton e vitit 2006, pasi që atë kurrë nuk do t’ua kthejë Bianconerëve presidenti i Interit.
“Calciopoli ishte një aferë shumë serioze. Scudetto në vitin 2006? Nuk mendoj se ekziston baza për t’ia kthyer titullin Juventusit”.
“Sa për Andrea Agnellin, ai mua më pëlqen shumë, pasi e njoh me vite të tëra. Unë jam i sigurt se ai do ta rikthejë Juventusin në maje të futbollit italian”, deklaroi Moratti.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger, ka kritikuar Fernando Torresin për transferimin te Chelsea, duke thënë se sulmuesi ka shfaqur mungesë respekti për ish-bashkëlojtarët.
“Është e pa pranueshme të luaj për një prej rivalëve të përbetuar të Liverpoolit. Për një danez, është me rëndësi të ketë respekt për klubin ku luan. Unë jam krenar që jam në gjendje të bart fanellën e Chelseat dhe të di se kurrë nuk do të transferohem te ndonjë klub tjetër në Angli. Unë kurrë nuk do të shkoja te Manchester United apo Evertoni. Është formë e respektit për klubin”.
“Supozoj se Liverpooli ka fituar shumë para nga ai dhe nëse lojtari nuk dëshiron të qëndrojë, nuk ka arsye për ta mbajtur atë. Unë duhet të them se unë mendoj se të gjithë në Melwood e kanë dashur atë, sepse ai është djalosh i mirë dhe ne i dëshirojmë atij çdo të mirë në fanellën e kaltër, përpos ndaj neve”, deklaroi Agger për Ekstra Bladet.
Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka thënë se transferimi i tij te Real Madridi ia ka plotësuar ëndrrën e tij fëmijërore.
“Unë duhet të falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen. Ata më kanë bërë të ndihem sikurse në shtëpinë time dhe tranzicioni ishte i lehtë”.
“Është shumë mirë të luash për ekipin më të mirë në botë dhe e vërteta është se ata kanë qenë shumë të mirë me mua. Sigurisht se çdo lojtar e ka ëndërr Real Madridin”.
“Unë kam ëndërruar që të luaj këtu kur isha i ri, te klubi më i mirë në botë. Shpresoj të qëndroj këtu një kohë të gjatë”, ka thënë Adebayor.
Mesfushori i Espanyolit, Javi Marquez, ndjen se fitorja ndaj Real Madridit do të thotë më shumë se tri pikë.
“Këto ndeshje janë të veçanta sepse keni përpara një rival të vështirë. Të fitosh ndaj Realit është më shumë se tri pikë. Ata luajnë shumë mirë dhe do të vijnë për fitore”.
“Unë nuk e di nëse ata do të jenë nën presion, janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, por ne po shikojmë punët tona”, theksoi Marquez.
Chris Smalling do të jetë startues ndaj Manchester Cityt të shtunën, pasi kapiteni Rio Ferdinand dhe Jonny Evans nuk janë në gjendje të paraqiten për shkak të lëndimeve.
“Chris bëri progres të shkëlqyer këtë sezon. Ai është më mirë që nga dita e premte dhe e shfrytëzova si zëvendësim të Evans. Ne jemi të kënaqur me të, ai ka qenë i jashtëzakonshëm për ne”.
“Ai ka luajtur shumë ndeshje. Natyrisht, atij i mungon përvoja e ndeshjeve të mëdha por në aspektin tjetër të eksperiencës, ai e posedon atë, ai e ka shfrytëzuar mirë atë dhe ai ka luajtur shumë mirë me një fjalë”, deklaroi Ferguson.
Lideri shpirtëror i Chelseat, Frank Lampard, ka lëvduar dy transferimet e reja të Bluve, David Luiz dhe Fernando Torres, duke thënë se ata janë njerëzit e duhur për t’i sjellë sukses pronarit Roman Abramovich.
“Të transferosh një lojtar të klasit botëror si Torres dhe një lojtar sikurse Luiz, që është fantastik, me të vërtetë është shtytje e madhe për ne. Nuk shkoi mirë ndaj Liverpoolit, por në javët në vijim gjithçka do të shkojë për së mbari”.
“Shpresoj se mund të fitojmë tituj këtë sezon. Ne duhet të luajmë më mirë. Dy lojtarë tjerë të mëdhenj kanë ardhur në këtë ekip dhe tani duhet të sigurohemi që të mbajmë rrjedhshmërinë dhe ritmin e punës, si me sistemin ashtu dhe me gjithçka tjetër”, potencoi Lampard.
Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, është i gatshëm ta fitojë titullin me fanellën zikaltër dhe thotë se skuadra e tij do ta largojë Milanin nga pozita e parë në tabelë.
Mirëpo, për ta bërë këtë, Nerazzurrët fillimisht duhet ta fitojnë derbin e të dielës- Derby d'Italia, kundër Juventusit në Torino.
“Scudetto? Tash për tash nuk varet nga ne, pasi Milani është përpara, por Interi do të luftojë deri në fund”.
“Janë tre ose katër skuadra të mira, por Milani ka diçka më të mirë dhe kjo është ajo të cilës i frikësohemi”.
“Sidoqoftë, tash kemi një ndeshje të vështirë kundër Juventusit dhe shpresoj të jetë e mirë, sepse dëshirojmë të fitojmë ashtu që të vazhdojmë ngjitjen në tabelë”, ka thënë Pazzini për Sky Sport Italia.
Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, ka pësuar një tjetër lëndim, i cili mund ta shtyjë rikthimin e tij edhe për gjashtë javë të tjera.
Trajneri Massimiliano Allegri kishte deklaruar më herët se 31-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Parmës, mirëpo ai ka lënduar gjurin e djathtë në stërvitje.
Lojtari italian ka munguar qe një kohë si pasojë e lëndimit, ndërsa kjo është një ‘goditje’ e radhës për Rossonerët duke ditur ndikimin që ka në lojën e Milanit.
Ai pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të caktuar kohën e mungesës së tij, mirëpo thuhet se ai do të mungojë në përballjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.
Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka deklaruar se nëse skuadra e tij mposhtet nga Manchester City, ai nuk do të dalë nga shtëpia për një javë.
Dy rivalët lokalë nga qyteti i Mançesterit përballen të shtunën në Old Trafford, ndërsa ky do të jetë derbi i 34 i mesfushorit veteran.
“Nuk largohesh nga shtëpia për një javë nëse humb. Nëse ke humbur, dhe del në rrugë, do të afrohet një tifoz i Cityt dhe do ta përkujtojë humbjen”, ka thënë uellsiani për Daily Telegraph.
Duke folur për Carlos Tevezin, Giggs ka thënë se ai është njëri nga lojtarët kualitativë që e ka humbur Unitedi.
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, mendon se Bianconerët janë në gjendje ta mposhtin Interin në supersfidën e kësaj fundjave që zhvillohet në Olimpico të Torinos.
“Unë pres që ajo të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme me domethënie eksplicite. Sidoqoftë, nuk është ndeshje vendimtare. Kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund të sezonit dhe shumë gjëra mund të ndodhin, por nëse ne fitojmë, atëherë mund t’u afrohemi vendeve për Ligën e Kampionëve”.
“Unë kam shënuar dy herë dhe ndeshja ndaj Interit më mbush me adrenalinë. Interi dhe Milani janë të fortë, por edhe ne jemi të mirë”, ka thënë Matri për Tuttosport.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka pasur nota lëvdate për Arsenalin, kundërshtarin e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, duke thënë se Topçinjtë janë sikurse Blaugranët.
“Topçinjtë janë ekip i madh, kur i shoh ata shoh stilin e Barcelonës. Këtë sezon ata janë shumë më të mirë se sa vitin e kaluar dhe unë kam shumë më shumë respekt për ata”, theksoi Xavi.
Arsenali takohet me Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8-ës së Ligës së Kampionëve të mërkurën më 16 shkurt në ora 20:45 në Emirates Stadium të Londrës.
Trajneri i Parmës, Pasquale Marino, ka thënë se lojtarët e tij do të duhet që të kenë shumë besim për të nxjerrë pikë nga Milani në duelin që zhvillohet të shtunën në San Siro.
“Ekziston vullneti i duhur për të luajtur mirë dhe për të nxjerrë pikë ndaj një ekipi të vështirë sikurse që është Milani, lideri në tabelë. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe mendoj se ne do të vuajmë nëse tentojmë të qëndrojmë në mbrojtje, ashtu sikurse në fillim të sezonit”.
“Ne duhet të luajmë ashtu siç dimë më mirë dhe kështu nuk mendoj se do ta fillojmë ndeshjen të mposhtur. Unë do të doja ta shihja Parmën që luajti ndaj Juventusit në Torino, ose atë Parmë që luajti ndaj Interit në San Siro, pa përmendur rezultatin”, deklaroi Marino.