Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, e ka ndërruar mendimin e tij duke thënë se Gareth Bale dhe Rafael van der Vaart mund të jenë të gatshëm të luajnë në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.Trajneri i Spursave më herët tha se Bale nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, mirëpo ai tash nuk e mohon mundësinë e rikthimit të tij nga lëndimi.
“Nuk e di, por specialisti mendon se Gareth do të jetë OK. Nëse ai ndihet mirë nesër, atëherë më pëlqen të mendoj se do të luajë”, ka thënë Redknapp.
Real Madridi ka ngushtuar diferencën ndaj kryesueses Barcelona në vetëm pesë pikë, pas fitores ndaj Espanyolit me rezultat 1-0, përkundër një lojtari më pak nga minuta e dytë.Takimi fillon tmerrshëm për Mourinhon. I posardhuri nga Franca ku përcolli Lyonin, nuk kishte pritur një fillim më të keq se ky ndaj skuadrës nga Katalunia. Pas një depërtimi në zonë nga Luis Garcia, nga porta doli Iker Casillas, i cili me anë të një prekjeje kontraverse rrëzon futbollistin kundërshtar. Si pasojë skuqet nga gjyqtari i takimit dhe përshëndetet nga ndeshja. Dush i ftohtë në fillim për gardianin spanjoll.
Në lojë hyn portieri i ri Antonio Adan që shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme. Megjithatë, përgjigjen më të mirë e kishte Cristiano Ronaldo.

Ishte portugezi ai që ia mundësoi Marcelos (24’) realizimin e golit të fitores së madhe për Los Blancos.
Në vazhdim të takimit Real Madridi tentoi që me anë të Ronaldos dhe me anë të Adebayor (i cili qëlloi transverzalen) të dyfishojë epërsinë, mirëpo rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë fitore Real Madridi ka 57 pikë, pesë më pak se Barcelona në vendin e parë. Pas javës së 23-të mund të konstatojmë edhe zyrtarisht se lufta për titull në La Liga është ende shumë, shumë e hapur.
Juventusi ka arritur të mposhtë Interin me rezultat minimal 1-0 në sfidën kryesore të javës së 25-të në Serie A, në Derbi d’Italian e fundit në Olimpico të Torinos.Ajo që është pritur të jetë një ndeshje e dominuar nga loja e shpejtë dhe eksplozive e Interit në fakt ishte e kundërta. Juventusi vazhdoi traditën e viteve të 70-ta me ‘cattenacion’ klasike, duke mbajtur pothuajse gjithë skuadrën në mbrojtje.
Interi nisi më mirë takimin. Një mundësi përpara portierit Buffon të Giampaolo Pazzinit për mrekulli e bllokoi mbrojtja mirë e organizuar e Juventusit, përderisa nga ky moment Bianconerët nuk kishin të ndalur.
Pas gjysmë ore lojë, Milos Krasic tentoi depërtimin pranë Javier Zanettit dhe meqenëse nuk pati rrugëdalje tjetër, pasoi te Sorensen, i cili me një harkim preciz e vuri në pozitë shënimi Alessandro Matrin, i cili shfrytëzoi për mrekulli mos përqëndrimin e Cordobas, për të realizuar me kokë për 1-0 dhe gëzimin e madh në Torino.

Si fakt interesant i këtij goli vlen të përmendet paga e asistuesit Sorensen, i cili fiton për një vit po aq sa fiton Eto’o për një ditë te Interi.
Në vazhdim të takimit Interi kishte posedimin, por gjysmë mundësitë i takuan Juventusit, pasi loja në pjesën e dytë ishte tejet monotone e diktuar nga bardh e zinjtë të cilët ndërtuan murin kinez para portierit Buffon, i cili nuk preku topin gjatë 90 minutave lojë.
Me këtë disfatë Interi pëson goditje të rëndë në luftën për titull të kampionit, pasi gjendet plot tetë pikë larg Milanit lider, me një ndeshje më pak të zhvilluar. Shpresat e Juventusit për një vend të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve pas këtij triumfi janë rritur ndjeshëm me 41 pikë në pozitën e gjashtë.
Mbrojtësi i Tottenhamit, Michael Dawson, është shprehur optimist para sfidave ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve, pasi që ai nuk sheh arsye pse të mos eliminohen Rossonerët nga Spursat.“Nuk shoh arsye pse të mos vazhdojmë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Ne kemi qenë në një grup të vështirë, përfunduam në krye dhe atë me paraqitje fantastike”.
“Mendoj se pika kthyese ka qenë Interi. Ne kemi qenë 4-0 në dizavantazh dhe nuk u shfaqëm të mirë por më pas në pjesën e dytë në fituam besim dhe kthyem ndeshjen”.
“Nga ai moment, Interi trembej për ndeshjen kthyese në White Hart Lane, ndërsa ne luajtëm në mënyrë fantastike, që na e siguroi kualifikimin e mëtutjeshëm”, ka thënë Dawson.
Manchester United thuhet ta ketë bërë anësorin e Tottenhamit, Gareth Bale, top prioritet për afatin kalimtar veror, pas jo stabilitetit kontraktual të Patrice Evras në krahun e majtë.Mirror shkruan se bosi i United, Sir Alex Ferguson e ka përcjellë Balen që nga fëmijëria dhe se gjatë verës do të bëjë të pa mundurën për ta sjellë atë në Old Trafford.
Besohet se Ferguson për këtë transferim dëshiron të shfrytëzojë mesfushorin Michael Carrick, që nuk po gjen vend në përbërjen e parë të Manchester United.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka këmbëngulur se Blutë duhet të fitojnë maksimumin e pikëve në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit.“Ne e dimë se mund të hyjmë përsëri në garën për titull. Do të na nevojitet impenjim i jashtëzakonshëm sepse ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet tona dhe të shpresojmë në lëshimet e klubeve tjera”.
“Ne nuk mund të mendojmë shumë për Unitedin. Synimi ynë është që të fillojmë një ecuri fitoresh në mënyrë që të ngushtojmë epërsinë. Vetëm në këtë mënyrë, nëse arrijmë të vijmë në gjashtë pikë para ndeshjeve ndaj Unitedit, atëherë mund të mendojmë për titullin”, ka thënë Lamps.
Mesfushori i Romës, Simone Perotta, ka thënë se klubi nga kryeqyteti i Italisë vuan nga probleme serioze pas disfatës së rëndë prej 2-0 ndaj Napolit të shtunën mbrëma.“Napoli meritoi fitoren. Siç po e shihni, entuziazmi ynë nuk ishte në nivel. Mendoj se të gjithë i dini problemet. Ne jemi në një situatë të tillë që moti”.
“Bisedimet për shitje të klubit nuk janë problem edhe pse nuk mund të mohoj se në disa situata, sidomos në këto të vështira, do të ishte mirë të kishim një klub stabil prapa nesh”.
“Kjo humbje ka lënë prapa çdo bisedë për vendin e parë. Tani objektivi ynë është të përfundojmë në top katërshe dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Perrotta.
Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, beson se ekipi i tij me këtë formë të cilën është duke e kaluar, sidomos pas fitores ndaj Parmës në San Siro, është i pa ndalshëm.“Nëse luajmë kështu, askush nuk mund të na dalë përpara. Gjëja më e rëndësishme është fitorja e ekipit. Njerëzit kanë parë se kemi hyrë në fushë me përkushtimin e duhur”.
“Nëse luajmë kështu, askush nuk mund të na ndalë, e ripërsëris. Unë po mësoj te Milani se ju keni kohë sa të dëshironi, në mënyrë që objektivat të realizohen 100 %”.
“Nëse dikush bën gabim, ne tentojmë që ta rehatojmë. Tek e fundit, ata mund të gabojnë ndonjë pasim sepse punojnë shumë dhe pos kësaj nuk jam vrapuesi më i madh në këtë ekip”, ka thënë Cassano.
Bosi i Sportingut, Manuel Preciado, ka pohuar se ekipi i tij meritoi më shumë se një pikë në sfidën ndaj Barcelonës të zhvilluar në El Molinon.“Për ne kjo pikë është e artë, pasi paraqitjet tona së fundmi janë përmirësuar, por më duhet të them se loja jonë ndaj ekipit më të fortë në botë meritoi më shumë se një pikë”.
“Ne e dimë se duhet të luftojmë deri në fund, të presim ekipet e vogla në shtëpi dhe t’u shkojmë të mëdhenjve në udhëtim”, tha Preciado.
David Villa e ka shpëtuar Barcelonën nga disfata e dytë këtë sezon në ndeshjen e zhvilluar në El Molinon ndaj Sporting Gijonit me anë të një goli fantastik. Sulmuesi i Barcelonës thotë se skuadra e tij e fëmijërisë, Sportingu, ishte superiore.“Ne kemi arritur pikë të mirë. Ne gjithmonë duam të fitojmë, por është e vërtetë se Sportingu ishte superior në shumë mënyra. Ata kanë qenë më të mirë në çdo pjesë të fushës”, theksoi David Villa.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, e pranoi pikërisht të dielën çmimin për golashënuesin më të mirë asturian.
Fiorentina e ka shokuar Palermon para tifozëve sicilianë duke e mposhtur me rezultat 4-2.Për vendasit shënuan Pastore (7’) e Nocerino (48’), ndërsa Viola fitoi me golat e Gilardinos (36’), Camporeses (70’), autogolit të Bovos (78’) dhe golit të Montolivos (88’).
Lazio ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Brescias, ndërsa edhe Udinese e ka mposhtur Cesenan në udhëtim me rezultat bindës prej 3-0.
Sampdoria i është kthyer fitores për të mposhtur Bolognan me rezultat 3-1, ndërsa Cagliari ka fituar kundrejt Chievos me rezultat 4-1.
Definitivisht Gareth Bale nuk luan ndaj Milanit. Lajmin e konfirmon menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp që u shpreh i zhgënjyer me mungesën e asit uellsian. Sipas tij, Bale është tmerri i vërtetë i italianëve.“Bale nuk është larg nga riaftësimi. Ai nuk do të jetë i gatshëm, nuk mendoj për të martën, por ai nuk është keq”.
“Specialistët e kanë parë, ai ka pasur një injeksion epidural. Peter Crouch ka pasur problem të njëjtë dhe tani është mirë, në fakt, shpina e tij u duk shumë më keq në skanime”.
“Bale nuk luan të martën, është shumë datë e afërt. A e keni parë çfarë bëri ndaj Interit, i terrorizoi ata dhe kjo është në mendjet e Rossonerëve, nëse do t’i pyesnit ata”.
“Të gjithë në Itali flasin për Bale, unë shkova për të shikuar një ndeshje dhe të gjithë më pyesnin: “A është Bale i gatshëm, a është Bale i gatshëm”. Një gjë është e sigurt, ai do t’i frikësonte për vdekje”, ka thënë Redknapp.
Leonardo dëshiron paraqitje impulsive prej lojtarëve të tij ndaj Juventusit, ndërsa e ka bërë të qartë se Interi duhet të jetë elektrik në Derby d’Italia.“Mendoj se për çfarëdo që them për këtë ndeshje është thënë më parë. Ne të gjithë e dimë këtë tregim, është shumë me rëndësi për rivalitetin dhe për shumë gjëra tjera”.
“Për ne është ndeshje shumë e rëndësishme dhe pas Romës, ky do të jetë një test i radhës i vështirë. Ne duam të vazhdojmë rrugën e mirë”.
“Lojtarëve të mi u pëlqen të luajnë ndaj ekipeve të mëdha dhe kur luani në fushën e tyre gjithnjë është sfidë shtesë. Kjo do të jetë shumë me rëndësi”, u shpreh Leonardo.
Liverpooli kaloi në epërsi me anë të Raul Meireles por lejoi që Wigani ta barazojë rezultatin dhe me këtë barazim i pa kënaqur u shpreh menaxheri Kenny Dalglish.“Mendoj se ishte ndeshje në të cilën filluam mjaft mirë, ne shënuam një gol të bukur me anë të Meireles dhe më pas Suarez qëlloi shtyllën, por vlen të përmendet se shumë prej lojtarëve luajtën të mërkurën për kombëtaret. Ju mungon mprehtësia gjithnjë pas ndeshjeve me kombëtaret të mërkureve”.
“Por, kur e them këtë atëherë sigurisht se jam i zhgënjyer për shkak se nuk morëm tri pikë dhe me pak fat ne kemi mundur edhe t’i marrim ato”, u shpreh Dalglish.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se Samir Nasri mund të jetë i gatshëm për super-ndeshjen e të mërkurës ndaj Barcelonës.“Unë nuk do të thosha jo. Nuk mund të them se ai nuk ka gjasa për të luajtur, por ekziston mundësia, ai është në gjendje të luajë”, theksoi Wenger.
Arsenali sezonin e kaluar pësoi disfatë prej 6-3 me rezultat të përgjithshëm ndaj Barcelonës, një bilanc të cilin dëshiron ta përmirësojë këtë sezon.
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo beson se Tottenhami është në gjendje që ta eliminojë Milanin nga Liga e Kampionëve, përderisa si kyçe për këtë e konsideron shpejtësinë e anglezëve.“Tottenhami është shumë i shpejtë dhe ekipet italiane vuajnë nga shpejtësia e skuadrave angleze. Nëse Bale përsërit atë që bëri ndaj nesh, atëherë ata kanë gjasa të mëdha. Ata më duken të barabartë. Tottenhami ka gjasa që të arrijë një barazim në San Siro”.
“Unë e di se Milani është lider në tabelë, por nuk jam i sigurtë nëse ata janë më të mirë se sa që jemi ne në këtë moment. Organizimi i Tottenhamit më la mbresa. Këshilla ime për ta do të ishte që ta sulmojnë Milanin. Nëse ata mbrohen, atëherë Milani ka sulmues të rrezikshëm si Ibrahimovic, Robinho dhe Pato. Gabimi më i madh është të mbroheni ndaj Milanit”, deklaroi Paolillo.
Zëvëndëstrajneri Aitor Karanka ishte detyruar ta mbajë konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Espanyol në mungesë të Jose Mourinhos, i cili shkoi në Francë për ta përcjellur Lyonin në ndeshjen ndaj St. Etienne (ku Lyon fitoi 1-4). Duke shfrytëzuar këtë konferencë, Karanka bëri të ditur se tekniku portugez nuk e ka bërë prioritet Ligën e Kampionëve para La Ligas.“Nuk e di se çfarë po ju jep ndjesinë se e kemi prioritizuar Ligën e Kampionëve. Bosi ka një mënyrë tjetër të punës. Fakti që jam këtu shihet si gjë normale dhe do të bëhet shumë normale. Ai ka shkuar ta shikojë ndeshjen ndaj Lyonit dhe e di se ndeshja ndaj Espanyolit është shumë e rëndësishme”, u shpreh Karanka.
Më tej zëvëndëstrajneri madrilen lëvdoi përgatitjen fizike të Emmanuel Adebayor, duke thënë se togolezi u ka dhënë shumë Los Blancos përkundër pak minutave në fanellën e Realit.
Roberto Mancini ka reflektuar në golin sensacional të fitores të shënuar nga Wayne Rooney në derbin e skuadrave nga Mançesteri, duke thënë se sulmuesi anglez ua ka shuar shpresat për titull ‘qytetarëve’.“Kur një lojtar fantastik si Rooney shënon një gol të tillë, është e pa besueshme. Ai shënoi gol fantastik”.
“Më vjen keq për lojtarët e mi, sepse ne nuk merituam humbjen. Jam krenar me lojtarët e mi. Ne luajtëm si ekip dhe luajtëm shumë mirë. Në pjesën e dytë ne kontrolluam ndeshjen dhe United ka pasur dy lojtarë prapa topit në mesfushë”.
“Është më vështirë tani. Tetë pikë janë shumë për momentin. Ne luajmë të martën në Europa League në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa me rëndësi tani është të mendojmë pozitivisht.
“Ndoshta ne do ta fitojmë titullin ose do të fitojmë ndeshjet kur nuk do t’i meritojmë ato. Vitin e parë kur isha te Interi, sa herë jemi ndeshur me Milanin kemi humbur dhe nuk e meritonim. Të shoh të njëjtën gjë këtu është e pa besueshme. Kur një ekip ka mentalitet të fortë dhe nuk e meriton fitoren, atëherë mund ta fitojë ndeshjen”, ka thënë Mancini.
Robinho dëshiron të fitojë gjithçka me Milanin dhe pas shkatërrimit bërë Parmës, braziliani mezi e pret duelin e të martës ndaj Tottenhamit.“Unë jam vërtet i kënaqur pasi luajtëm lojë të mirë për të fituar. Ishte me rëndësi për ne që të fitojmë. Më pëlqen të luaj përkrah Cassanos pasi ai ma dha asistin e duhur për gol”.
“Tani le të mendojmë për Tottenhamin, ne duam të fitojmë gjithçka. Nëse vazhdojmë të luajmë mirë, ne mund ta fitojmë Scudetton”, ka thënë superylli brazilian.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadra e tij kishte pritur ndeshje të vështirë ndaj Sportingut në El Molinon, përderisa shtoi se ekipi i tij nuk është i pa mposhtshëm dhe se mund të humbasë në çdo garë e të mbetet duarbosh në fund të sezonit.“Në shtëpi Sportingu është ekip shumë i fortë dhe kjo është shfaqur ndaj nesh. Unë kam shumë respekt për ta. Ata bënë lojë të mrekullueshme dhe ne e kemi ditur se do të jenë shumë të fortë, tani duhet të riaftësohemi për ndeshjen në Londër ndaj Arsenalit”.
“Gabimi nuk është i ekipit, por kur je në një klub të tillë e di se duhet të luash çdo të tretën ditë. Në sport gjithnjë ka gjëra për t’u tejkaluar. Një ekip mund të ketë ecurinë më të mirë se ekipi tjetër. Ne mund të humbasim titullin në La Liga, në Ligën e Kampionëve dhe në Copa del Rey, por do të sigurohemi që të shkojmë deri në fund”, deklaroi Guardiola.
Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, ka këmbëngulur se fitorja ndaj Parmës nuk ishte një rikthim në formë, pasi Rossonerët sipas tij gjithmonë kanë qenë në formë.“Ne kurrë nuk kemi qenë në krizë dhe kjo ishte vërtet e ekzagjeruar. Ne kemi luajtur mirë në dy ndeshjet e fundit, por mungoi rezultati”.
“Mendoj se derisa e shënuam golin e dytë, kemi luajtur shumë mirë. Më pas e kemi ulur tempon dhe kemi luajtur me topa të gjatë, pa tentuar për të ndëshkuar kundërshtarin”, theksoi Allegri.
Ylli i Espanyolit, Raul Baena, ka folur për debatin se kush është futbollisti më i kompletuar në botë, që sipas tij nuk është Messi, por Ronaldo dhe Iniesta.“Cristiano Ronaldo dhe Iniesta janë më të kompletuar se Messi. Mendoj se portugezi është futbollisti më i mirë në botë dhe Iniesta është para Messit”.
“Messi përfiton nga loja e mrekullueshme që bën ekipi i tij”, theksoi Baena.
Transferi i ri i Newcastle United, Shefki Kuqi ka zbuluar se ai ishte edhe më parë shumë pranë klubit nga St. James Park dhe atë në epokën e legjendës Sir Bobby Robson.“Ju gjithmonë tentoni të bëni më të mirën dhe të shkoni te klubi më i madh. Rasti për të luajtur për një klub të madh nuk më ka ardhur më parë, por është mjaft qesharake – para tri katër javësh unë kam biseduar me një mik shumë të mirë të Sir Bobby Robson”.
“Ai më tha në telefon: “Më kujtohet kur Bobby ishte te Newcastle dhe ti shënove për Ipswich ndaj tyre në parasezonë. Ai më pyeti se kush është ky Kuqi?”. Miku më tha se Bobby kërkoi të më transferonte, por ai nuk e di se çfarë ndodhi më tutje. Sigurisht, nuk ndodhi asgjë dhe unë as që kisha dëgjuar diçka më parë”.
“Por, ai ishte mik shumë i mirë i Bobbyt. Ishte mirë që dëgjova këtë”, deklaroi Kuqi për Evening Chronicle.
Një zyrtar i Real Madridit ka mohuar se klubit nga Bernabeu i është refuzuar oferta për asin Cesc Fabregas, gjithnjë sipas sportives franceze L’Equipe.Ishte thënë se Los Blancos dëshirojnë të transferojnë Cesc Fabregasin duke lansuar një ofertë marramendëse për Arsenalin, në të cilën do të përfshihej edhe Karim Benzema. Megjithatë, këto pohime i hedh poshtë një zyrtar, i cili i cituar nga L’Equipe tha se kurrë Reali nuk u interesua për Fabregas.
“Në asnjë moment ne nuk bëmë ofertë për Arsenalin. Unë mund të konfirmoj se Fabregas nuk do të vijë te Reali dhe Benzema nuk do të largohet”, theksoi burimi.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, thotë se skuadra e tij duhet të aplikojë lojë të shpejtë ndaj Interit nëse mendon ta fitojë Derby d’Italian.“Ne jemi në formë të mirë dhe grupi është më i fortë dhe më i organizuar, me disa lojtarë të cilët janë rikthyer nga lëndimet. Ne duhet të luajmë mirë, lojë të shpejtë. Është ndeshje e madhe, plot me pasion, emocion dhe kjo është me rëndësi për fansat e ekipit”.
“Rafa Benitez ishte trajner që vuajti nga lëndimet. Që pas ardhjes së Leonardos, Interi po luan më mirë, kjo me ndihmën e Zanettit që është shembull në çdo aspekt”, deklaroi Del Neri.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se skuadra e tij ka shfaqur shumë respekt për Barcelonën në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvilluara vitin e kaluar, një gjë që francezi do t’ua ndalojë sivjet lojtarëve të tij.“Nuk mund të mohoj se kemi shfaqur shumë respekt sezonin e kaluar, sidomos pas ndeshjes së parë”.
“Nga ndeshjet e sezonit të kaluar e dimë se duhet të luajmë në nivelin tonë. Barcelona mund të jetë më e mirë këtë sezon, por ashtu jemi edhe ne. Kjo do ta bëjë ndeshjen edhe më interesante”, u shpreh francezi.
Wayne Rooney ia siguroi Manchester Unitedit fitoren ndaj Manchester Cityt me anë të një goli të jashtëzakonshëm, të cilin sulmuesi anglez e konsideron më të mirin në karrierën e tij.“Mendoj se është goli më i mirë në karriereën time. E kam parë topin të vinte drejt e në zonë dhe thashë, pse jo. Unë tentova të jem në një pozitë të mirë në momentin që Nani vendosi të harkonte. Nëntë nga dhjetë herë këto goditje përfundojnë mbi portë. Tentova dhe për fat shënova”.
“Ju nuk keni kohë për të menduar nëse do ta bëni atë. Është goli i parë i tillë që prej se luaj futboll profesional dhe jam i ngazëllyer, sidomos pasi na dha tri pikë”, ka thënë Rooney.
Sir Alex Ferguson pothuajse kaloi çdo kufi teksa përshkroi golin fenomenal të Wayne Rooneyt, duke thënë se ai kurrë nuk kishte parë një gjë të tillë.“Unë kurrë nuk kam parë një gjë të tillë, kjo është e sigurtë. Absolutisht fantastike. E pa besueshme”.
“Gjëja kryesore për këtë gol është se ai i Nanit do të harrohet pas këtij goli fantastik”.
“City jashtë garës për titull? Jo, jo. Ata janë në top katërshe. Ata kanë skuadër të fortë dhe të madhe. Ata do të fitojnë më shumë ndeshje se sa mendoni. Ata janë të rrezikshëm”, deklaroi Ferguson.
Skuadra e Napolit duket të jetë një nga përcjellësit më seriozë të Milanit në garën për titullin e Kampionatit italian.Napolitanët kanë shënuar fitore prej 2-0 si mysafirë të Romës në Stadio Olimpico.
Ndërhyrja e Juan në Marek Hamsik u dënua me penallti, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Edinson Cavani (50’).
I njëjti lojtar shoi shpresat e Romës për barazim duke realizuar edhe golin e dytë (83’) për të vendosur ndeshjen.
Napoli tash ka 49 pikë, tre më pak se lideri Milan dhe pesë më shumë se Interi që të dielën zhvillon Derby d’Italia kundër Juventusit.
















