Chelsea edhe zyrtarisht është jashtë garës për titull në Ligën Premier. Këtë verdikt e ka dhënë Fulhami që ndali në një barazim pa gola londinezët në ndeshjen e zhvilluar në Craven Cottage.Blutë dominuan që nga fillimi i takimit, por Fulhami u tregua stoik në mbrojtje duke mos i lejuar asgjë rastit. Në këtë takim u dalluan Fernando Torres për paraqitje të tmerrshme, duke konfirmuar se nuk vlen 50 milionë funte, ndërsa shumë mirë luajti David Luiz.
Ishte pikërisht Fernando Torres ai që në minutën e 51-të goditi transverzalen e Fulhamit. Para kësaj, spanjolli huqi edhe një rast të mirë në fund të pjesës së parë. Ai u zëvëndësua në minutën e 70-të me Didier Drogban.
Në fund të takimit Cech shpëtoi Chelsean nga humbja pasi ndali penaltinë e akorduar për Fulhamin në minutën e 93-të, të cilën e huqi Clint Dempsey.
Pas javës së 26-të Chelsea edhe zyrtarisht mund të përshëndetet nga titulli në Ligën Premier pasi është plot 12 pikë prapa liderit Manchester United.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka lëvduar me nota të larta sulmuesin legjendar brazilian Luiz Ronaldo. Braziliani i cili luajti pesë vjet te Interi nga viti 1997 deri në vitin 2002, e deklaroi pensionimin të hënën pasdite në një konferencë për shtyp.“Më vjen keq që ai nuk do të luajë më”, theksoi Moratti.
“Ronaldo është sulmuesi më i mirë në histori. Ekziston afeksion dhe dashuri për të. Gjithmonë ekzistoi kënaqësia sa luajti në fanellën tonë. Për ne ishte privilegj. Unë i dëshiroj çdo të mirë për të ardhmen”, përfundoi eprori Nerazzur.
















