Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, beson se skuadra e tij meritoi fitoren në disfatën prej 1-0 ndaj Bayernit të Munichut, duke thënë se nuk mendon që gjithçka ka përfunduar sa i përket dilemës se kush do të kualifikohet më tej.“Mendoj se ekipi jonë meritoi fitoren, pasi kemi luajtur mirë dhe krijuam shumë raste shënimi”.
“Nëse ndeshjen kthyse kemi punë të vështirë, por natyrisht kjo nuk do të thotë se gjithçka ka mbauar”, u shpreh Sneijder.
Ndeshja kthyese në Allianz Arena mes Bayernit dhe Interit do të zhvillohet më 15 mars.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur tejet optimist përkundër disfatës nga Bayerni në ndeshjen e parë, se Nerazzurët janë në gjendje ta rikthejnë dizavantazhin.“Ne kemi qenë të pa fat në një ndeshje të madhe. Leonardo ishte shumë i mirë, ekipi luajti mirë, lëvizi mirë nëpër fushë”.
“Tani duhet të luajmë edhe një ndeshje të mirë, pasi ne mund të fitojmë 1-0 në Munich. Nëse luajmë sikurse në ndeshjen e parë, atëherë jam i sigurtë se do ta eliminojmë Bayernin”, potencoi Moratti.
Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, nuk ka mundur të jetë i qetë me një gol në udhëtim te Interi, pasi ai shumë mirë e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë Nerazzurët.“Duhet të ktheni kujtesën, por unë do të kisha prefuar fitoren në finalen e vitit të kaluar. Ky nuk është revansh”.
“Interi është ende i gjallë dhe nuk mund të jemi të qetë. Ne duhet të luajmë shumë të përqëndruar në Munich, pasi ne mund të kualifikohemi”, ka thënë Robben.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vijuar të flasë edhe tre muaj pas humbjes më të rëndë në histori të Los Blancos prej 5-0 ndaj Barcelonës në Camp Nou, duke thënë se ishte disfatë e rëndë për të dhe njerëzit tjerë përreth klubit nga Bernabeu.“Të gjithë ishin të goditur, më kujtohet takimi i radhës në shtëpi ndaj Valencias, nuk them se njerëzit kishin frikë, por ata ishin jo të qetë. Është mjaft normale kjo pas një humbjeje të tillë, por ekipi është rikthyer si duhet”.
“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet ashtu sikurse tani. Këtë sezon kemi një grup të ri, më të riun në histori të Real Madridit dhe besoj se po luajmë mirë, edhe pse duhet të fitojmë diçka”, u shpreh Mourinho.
Sipas zërave të fundit nëpër mediumet spanjolle, mbrojtësi Sergio Ramos i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho.Sport shkruan se mbrojtësi ka pasur një zënkë të ashpër me zëvëndësin e Mourinhos, Aitor Karankan, para fillimit të takimit ndaj Espanyolit. Ishte Mourinho ai që i tha Karankas të mos startojë me Ramosin ndaj Espanyolit, vendim ky që acarroi tepër spanjollin që sulmoi zvëndëstrajnerin.
“…I thuaj Mourinhos se është i mallkuar”, besohet të ketë thënë Ramos.
Vincenzo Montella është i ngazëllyer me debutimin e tij me fitore si trajner i Romës.Montella drejtoi Romën në fitoren 1-0 në fushë të Bolognas mbrëmjen e djeshme.
“Më është thënë se jam një person ‘cool’ dhe është e vërtetë se kam punuar në përgatitjet për këtë ndeshje me një stil ca të veçantë se sa kanë pritur shumica, por duke marrë parasysh tensionin e kaluar, mund të them se kam qenë shumë i prekshëm deri në çastin e fundit”.
“Falënderoj djelmoshat për atë se si tregimi jonë do të vazhdojë dhe se si do të përfundojë, pasi ata më kanë dhënë një moment shumë të ngazëllyer në moshën time”.
“Të jem trajner i Romës është ëndërr për shumicën, shpesh fundi i karrierës, por për mua është vetëm fillimi. Falënderoj klubin që më dha çelësat e këtij ekipi”, ka thënë 36-vjeçari i cili është trajneri më i ri në Serie A.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka qenë i tronditur nga disfata 1-0 nga Bayern Munich në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.Kampioni në fuqi i garës evropiane pësoi nga rivali i finales së vitit të kaluar, Bayern, me golin e vetëm që u shënua nga Mario Gomez në çastet e fundit të ndeshjes.
“Ne jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer. Mbi të gjitha ky rezultat është një turp i madh, pasi treguam se sa shumë u kujdesëm për këtë ndeshje dhe sa shumë kujdesemi për Ligën e Kampionëve”.
“Ishte një ndeshje e intensifikuar dhe ne krijuam shumë raste për të kaluar në avantazh, andaj ishte një ndeshje e ekuilibruar në të cilën barazimi mbase ishte rezultat i duhur. Tash ne do të shkojmë në Munich me qëllim që të fitojmë. Sidoqoftë ne duhej të shënonim në Allianz Arena edhe ashtu, andaj kemi gjithçka që duhet për të shikuar përpara me optimizëm”, ka thënë Zanetti.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka thënë se sezoni është ende i gjallë pas fitores prej 2-0 në udhëtim te Kopenhaga në kuadër të Ligës së Kampionëve.“Është ngritje e mirë në besim kjo, pasi fitoret rikthejnë buzëqeshjen në dhomën e veshjeve”.
“Është me rëndësi që të vazhdojmë këtë ecuri, ky mund të jetë fillimi. Menaxheri ka thënë se ne nuk kemi vdekur ende dhe janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur”, u shpreh Terry.
Juventus është i gatshëm të harxhojë para të majme për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, Jose Bosingwa.Daily Mail shkruan se mbrojtësi i Chelseat, Bosingwa, mund të jetë ‘viktimë’ e një transferimi 10 milionë funtesh te Juventusi gjatë verës.
Italianët janë admirues të kamotshëm të mbrojtësit të djathtë portugez dhe ishin përpjekur të nënshkruajnë me të dy vite më parë. Juve tash dëshiron të bëjë një ofertë të re për 28-vjeçarin, derisa vëzhgues të ekipit kishin përcjellë lojtarin në fitoren 2-0 të Chelseat ndaj Kopenhagës në Ligën e Kampionëve gjatë të martës.
Mbrojtësi erdhi në Stamford Bridge nga Porto në vitin 2008 për një shumë prej 16.3 milionë funtesh dhe ka edhe 16 muaj të mbetura në kontratën e tij.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është i paepur të mos mungojë në finalen e Kupës Carling ndaj Birmingham Cityt.Mesfushori spanjoll ka vuajtur nga problemet në gju gjatë 18 muajve të kaluar, probleme të cilat mbrëmë iu rikthyen dhe ai u largua nga ndeshja ndaj Stoke City pas vetëm 14 minutash lojë.
“Prej tash deri të dielën nuk do të fle nëse është e patjetërsueshme. Kam pritur shumë gjatë të jem kapiten i ekipit në një finale për Arsenalin dhe nuk do të heq dorë deri në sekondën e fundit”, ka shkruar Fabregas në faqen e tij në Twitter.
Menaxheri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, ka qenë i befasuar se sa i hapur ka qenë Interi në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.Interi pësoi disfatë befasuese me rezultat 1-0, me Mario Gomez që shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.
“Ishte një ndeshje argëtuese me shumë mundësi shënimi. Mbase ne krijuam ca më shumë raste, andaj jam i kënaqur, pastaj në fund ishin ca me fat. Vërtet më ka pëlqyer paraqitja në pjesën e dytë, pasi Inter punoi fuqishëm pa arritur shumë dhe ne kishim posedimin po ashtu”.
“Interi më ka befasuar, pasi ata luajtën një stil futbolli shumë sulmues dhe kreativ, por portieri jonë Thomas Kraft po ashtu bëri një ndeshje të shkëlqyeshme”, ka thënë Van Gaal.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se ai e ëndërron një kalim te Roma, por shtoi se për momentin është i lumtur te klubi londinez.“Ta drejtoj Romën? Për mua kjo është një ëndërr”, ka thënë ai për Il Corriere dello Sport.
Ancelotti është nën zjarrin e mediave angleze pas rezultateve të dobëta në Ligën Premier, por fitorja ndaj Kopenhagës në Ligën e Kampionëve thuhet të ketë ringjallur shpresa në kampin e Bluve për një rikthim të tyre.
Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka këshilluar Luigi Del Nerin që të largohet nga stoli Bianconer për t’ia lëshuar vendin strategut të Real Madridit, Jose Mourinho.“Mourinho trajner i Juventusit? Është normale ta mendosh këtë. Njerëzit lodhen duke mos përfunduar në vendin e parë dhe tifozët e Juventusit do të pranonin një ish-trajner të Interit”.
“Dua të këshilloj drejtuesit e Juventusit – Nëse e dëshironi titullin e Ligës së Kampionëve apo ndonjë trofe tjetër, atëherë punësoni Mourinhon, ai është zgjidhja e problemeve”, deklaroi Trezeguet.
Bosi i Olympique Marseille, Didier Deschamps, ka qenë i ngazëllyer që kipi i tij nuk ka pranuar gol në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve nga Manchester United.“Për ndeshjen e parë është shumë e rëndësishme të mos pranoni gol. Ne e bëmë atë, ishte një ndeshje e vështirë pasi Manchester është një ekip i madh. Ne kishim disa minuta të mira në pjesën e dytë për 20-25 minuta, por nuk mund të gjenim golin”.
“Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi, ata kanë dhënë më të mirën. Është e rëndësishme që edhe në ndeshjen e kthimit të mos pranojmë gol dhe, nëse kemi rast, të shënojmë. Manchester gjithmonë është favorit, nuk është një rezultat i keq për ne, por është rezultat i mirë për Manchester”, ka deklaruar Deschamps.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, duket se është i ngazëllyer me opsionet e sulmit që ka klubi i tij.Didier Drogba, Fernando Torres dhe Nicolas Anelka që të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e të martës ndaj Manchester United.
“Të luash kundër tyre do të shkaktonte frikë te çdo mbrojtës. Dy djemtë të cilët startuan dje (ndaj Kopenhagës) treguar ritmin, duke luajtur mbi shpatullat e njerëzve. Sigurisht nuk ka më të mirë në ligë. Shpresoj ky është vetëm fillimi për ta të shkëlqejnë së bashku”.
“Torres? E vetmja gjë që mungonte në paraqitjen e tij ishte goli. Do të ishte shumë mirë për të, por ai ka luajtur një rol të madh në paraqitjen tonë”, ka thënë Terry.
Bosi i Interit, Leonardo, thotë se shpresat për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ende janë të gjalla, pas disfatës së mbrëmshme nga Bayern Munich.Interi pësoi disfatë befasuese në shtëpi nga Bayern Muncih kur Julio Cesar nuk arriti të ndalojë golin e Mario Gomez të asistuar për mrekulli nga Arjen Robben në minutën e fundit të kohës së rregullt.
“Julio Cesar nuk ka nevojë të kërkojë falje. Kishte shumë shanse në këtë ndeshje dhe kjo është pjesë e sportit. Është e vërtetë se kjo humbje është edhe më shumë zhgënjyese sepse vjen në fund të ndeshjes, por gjithçka është e hapur për mua, pasi ne luajtëm në nivele të barabarta sonte”.
“Humbja është gjithmonë humbje, por fakti se ne pranuam në minutën e 90-të do të godasë besimin tonë edhe më shumë. Jo shumë ndryshime do të ketë në ndeshjen e dytë, pasi edhe një barazim 0-0 do të kishte qenë i vështirë në Allianz Arena. Mbase ne dështuam t’i godasim ata në kundërsulme, por u përmirësuam pas pauzës”, ka thënë Leonardo.
Sir Alex Ferguson thotë se ekipi i tij i Manchester United do të nxjerrë rezultat fitues në ndeshjen e dytë të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj ekipit francez Marseille.Djajtë e Kuq nxorën një barazim pa gola ndaj ekipit francez në ndeshjen e parë të mbrëmshme të zhvilluar në Stade Velodrome, por Ferguson është i bindur se ndeshja e kthimit më 15 mars në Old Trafford do të ketë një fund të lumtur.
“Ishte zhgënjyese, fusha ishte energjike por ata u siguruan që të mos pranojnë gol. Ne krijuam disa raste të mira por nuk krijuam hapësira të mjaftueshme. Zero-zero mund të jetë një rezultat i rrezikshëm nëse pranoni një gol në shtëpi, por ne do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen, nëse e fitojmë kalojmë më tej. Jemi të bindur, mendoj se do të jetë një ndeshje më e mirë”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Aaron Ramsey nuk do të vazhdojë huazimin e tij te Cardiff.Mesfushori ka qenë i huazuar te Cardiff dhe menaxheri i këtij ekipi Dave Jones ka shpresuat t’ia vazhdojë qëndrimin, me Ramsey që shënoi në fitoren e të martës ndaj Leicester.
Megjithatë Wenger thotë se lojtari do të rikthehet në Emirates dhe ndeshja e të shtunës ndaj Hull do të jetë edhe e fundit e tij për fanellën e Cardiff ndërsa sfida e mesjavës e Arsenalit ndaj Leyton Orient në kuadër të Kupës FA mund të jetë një rast që ai të rikthehet në fushë me fanellën e Topçinjve.
“Ai është i huazuar deri të shtunën. Pas kësaj ai do të rikthehet. Ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kundër Leyton Orient gjatë të mërkurës. Kam pasur raporte të mira nga Cardiff dhe synoj ta shfrytëzoj atë”, ka thënë Wenger.
Carlos Tevez mund të largohet nga Manchester City këtë verë, dhe këto dyshime i ka shprehur vetë menaxheri i ekipit, Roberto Mancini.Argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2014 me Cityn, por Mancini është i vetëdijshëm se kapiteni nuk është i rehatshëm në Eastlands dhe do të dëshirojë të largohet para fundit të kontratës.
“Nuk e di. Jam i lumtur për Carlos pasi ai ka shënuar 50 gola për Manchester Cityn dhe shpresoj se ai mund të vazhdojë të shënojë, por në futboll është e pamundshme ta dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Shpresoj se Carlos mund të vazhdojë të luajë këtu”, ka thënë Mancini.
Trajneri i Athletic Bilbaos, Joaquin Caparros ka shprehur besimin e tij se Cristiano Ronaldo është prototipi i një lojtari të së ardhmes.“Kurdo dhe kudo që shihni lojtarë dhe fëmijë nëpër rrugë, tek ata shihni që Ronaldo është lojtar i së ardhmes. Ai dhe Messi janë dy lojtarët më të mirë në botë”.
“Messi është më i talentuar, por fatkeqësisht, lojtarë si Messi po zhduken. Cristiano është lojtari i së ardhmes: fizikisht i fuqishëm dhe më i kompletuar”, theksoi Caparros.
Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, dëshiron që me çdo kusht të jetë i suksesshëm për The Reds.“Nuk ka shkuar ashtu siç kam dashur, por kjo është jeta. Gjërat sikurse këto ndodhin dhe ju thjesht duhet t’i kaloni momentet e vështira në jetën tuaj. Unë kam pasur shumë momente të mira në karrierën time dhe unë kam pasur po ashtu shumë momente të vështira”.
“Unë jam i përkushtuar që të kem sukses këtu. Unë po punoj shumë çdo ditë – po jap gjithçka për Liverpoolin”, ka thënë Cole.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se do të jetë i gatshëm për t’u ndihmuar Blaugranëve pas dhjetë ditësh, me t’u riaftësuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.“Unë kam një version më të lehtë të lëndimit që e pësova më herët gjatë sezonit. Unë e kam vërejtur këtë të dielën. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë, por mendoj se do të jem i gatshëm për Valencian”.
“Varet se si ndihem kur do të zgjohem të nesërmen. Vitin e kaluar, kam pasur lëndim të njëjtë, por pa problem mund të luani nëse jeni të përgatitur mentalisht”, tha Xavi për AS.
















