Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pranuar se ndeshja derbi e kësaj fundjave në Serie A mes Rossonerëve dhe Napolit është shumë e rëndësishme për kuq e zinjtë, por as se si vendimtare.“Ndeshja ndaj Napolit do të jetë e rëndësishme, por jo vendimtare. Ekzistojnë pritje të mëdha, pasi luajnë i pari dhe i dyti, por aty luftohet vetëm për pikë dhe 36 pikë janë ende për t’u fituar”.
“Ne duhet ta kujtojmë se fitorja ndaj Napolit nuk do të thotë se kemi fituar Scudetton”, tha Galliani.
Duke folur për ekipet italiane në Ligën e Kampionëve, Galliani shprehu bindjen se ato mund të kualifikohen më tej në garën më prestigjioze evropiane.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë se vetëm Manchester United dhe Arsenal janë pretendentë për titull këtë sezon në Ligën Premier.“Zakonisht dy ekipe luftojnë në fund të sezonit dhe edhe këtë sezon nk ndryshon asgjë. Kështu duket për momentin”.
“Mendoj se ose ne do ta fitojmë titullin, ose Arsenali do ta bëjë këtë”, u shpreh Fergie.
Pas konfirmimit se Italia ka humbur vendin e katërt kualifikues në Ligën e Kampionëve, është Carlo Ancelotti ai që shprehu pa kënaqësinë, duke folur për problemet e futbollit italian. Carlito ka bërë thirrje për një revolucion mbarëkombëtar italian.“Kriza italiane është shumë e qartë: pak investim, shumë pak talente dhe shumë vështirësi për kombëtaren. Më herët taktikat e italianëve bënë diferencën, por tani të tjerët na kanë nxënë dhe tani duhet të kemi durim”.
“Ndeshjet e 1/8-ës së finales janë humbur nga kundërsulmet. Në futboll nuk ka çfarë të zbulohet. Së pari ata luajtën me kundërsulme, tani futbolli italian është në tranzicion. Italia nuk ka mësuar, por të tjerët e mësuan mësimin. Për Chelsean tim, kundërsulmet janë mënyra më e mirë për të fituar”.
“Mendoj se duhet të ndodhë një revolucion kulturor në Itali. Pos tjerash, duhet të ndërtohen stadiume të reja të cilat duhet të privatizohen. Në Itali, stadiumet janë të këqija dhe të stërvjetruara. Shumica datojnë nga vitet e 90-ta. Në Angli dikush mund dhe ta kalojë ditën në stadium”, deklaroi Ancelotti për La Repubblica.
Trajneri personal i Cesc Fabregas, Juan Ferrando, ka kundërshtuar menaxherin Arsene Wenger, duke thënë se mesfushori është në gjendje të luajë në finalen e fundjavës, përkundër faktit se ishte lënë në pankinë nga francezi.“Ne jemi optimistë pas testeve të mëngjesit. Cesc ka kërkuar që të zëvëndësohet ndaj Stoke Cityt si masë preventive. Ai kishte ndjenjë të çuditshme por më pas u ndal . Cesc mund të luajë këtë fundjavë”.
“Nëse skaneri konfirmon atë që ne shpresojmë, Cesc mund të luajë ndaj Barcelonës në Camp Nou më 8 mars pa ndonjë problem”, tha Ferrando për Daily Mail.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Boris Tadic, pas takimit të tyre në Beograd mëngjesin e të premtës. Kreu i UEFA-s u bëri të qartë fqinjve tanë veriorë, që nëse nuk përmirësojnë sjelljet nëpër stadiume, atëherë mund të përjashtohen nga garat evropiane.“Ne kemi probleme me huliganët në Serbi. Ne jemi në dijeni për ta dhe ne jemi të gatshëm për t’i shkatërruar. Ne po punojmë me UEFA-n për t’u siguruar se incidentet sikurse ai në Genoa të mos ndodhin kurrë më”, theksoi Tadic.
Platini nga ana tjetër nuk ishte në disponim për të folur butë në Serbi, pasi paralajmëroi dënime të mëdha për futbollin serb.
“Në rast se incidentet do të përsëriten nga huliganët, atëherë klubet serbe dhe përfaqësuesja e Serbisë do të përjashtohen nga të gjitha garat evropiane”, theksoi francezi.
Milani është duke tentuar që të përpilojë një plan për transferimin e mbrojtësit spanjoll të Real Madridit, Sergio Ramos, gjithnjë sipas Il Corriere dello Sport.Sipas sportives italiane, marrëdhëniet e përkeqësuara të Ramos me trajnerin Jose Mourinho mund të ndikojnë që ai të kërkojë largimin. Duke parë këtë situatë, Milani ka vendosur të mos qëndrojë duarkryç dhe të zgjidhë problemin e fundit në skuadër – fragjilitetin në krahun e djathtë.
Pos Ramosit i lidhur me Milanin është edhe Aly Cissokho i Lyon. Sa për t’i ndezur spekulimet, vlen të përmendet se drejtori i Milanit, Ariedo Braida, qëndroi në Stade Gerland për të përcjellur ndeshjen Lyon-Real Madrid pak ditë më parë.
Alessandro Del Piero kërkon hiç më pak se tre milionë euro për sezon, por Juventusi nuk dëshiron të dëgjojë për një shumë të tillë, duke bërë që negociatat për rinovimin e kontratës së legjendës Bianconere të mbeten pezull.Mediumet në Apenine flasin për distancë të kërkesës së Del Pieros dhe asaj që Juventus dëshiron të ofrojë, pasi çdo shumë mbi një milionë euro për sezon është e pa pranueshme për Zonjën e Vjetër.
Del Piero dëshiron të luajë te Juventusi dhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje së shpejti, atëherë mund të ndodhë që ‘Alex’ të ndjekë rrugën e legjendave tjera, siç ishte rasti i Raul, që pas 16 vitesh qëndrimi te Real Madridi, u largua drejt një klubi tjetër.
Familja Glazer ka këmbëngulur se nuk e ka në plan ta shesë Manchester Unitedin, përkundër spekulimeve se Familja Mbretërore e Katarit është në përgatitje të ofertës për klubin nga Old Trafford.“Bordi dëshiron të qartësojë spekulimet e fundit sa i përket shitjes së mundshme të Manchester Unitedit. Pronarët mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj klubit dhe nuk kanë ndërmend ta shesin atë. Nuk janë mbajtur kurrfarë bisedimesh. Manchester United nuk është në shitje dhe pronarët nuk do të pranojnë ndonjë ofertë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga bordi i Manchester United.
Përkundër një komunikate të ngjashme të lëshuar nga Qatar Holdings javë më parë, vazhdojnë spekulimet se po përgatitet një ofertë prej 1.8 miliardë funtesh për Djajtë e Kuq.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se instinkti i Interit në Ligën e Kampionëve do të ndikojë që Nerazzurët ta eliminojnë Bayernin e Munichut.“Interi nuk e meritoi humbjen ndaj Bayernit, por ata janë aq të fuqishëm sa që mund të fitojnë edhe në Munich, me vet faktin se gjithmonë e kanë bërë këtë”, theksoi Mancini.
Interi i shkon Bayernit në Allianz Arena me dizavantazh prej një goli në sfidën kthyese të 15 marsit.
Kampionati futbollistik gjerman (DFL) ka konfirmuar se Bundesliga do ta ketë vendin e katërt në Ligën e Kampionëve nga sezoni 2012/2013.Gjermania definitivisht e ka tejkaluar Italinë në ranglistën e koeficientëve pas rezultateve të kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, duke bërë kështu që Bundesliga ta ketë dhe ekipin e katërt në Ligën e Kampionëve nga sezoni i ardhshëm.
“Pas 11 vitesh, Bundesliga e ka siguruar vendin e katërt në Ligën e Kampionëve, duke filluar përsëri nga sezoni 2012-2013. Pas rezultateve të javës së fundit në Evropë, me Bayernin e Munichut dhe Bayer Leverkusenin që fituan, duke përfshirë eliminimin e Napolit, Gjermania edhe më tej zgjeroi epërsinë ndaj Italisë në ranglistën e koeficientëve, duke siguruar vendin e tretë në këtë ranglistë prapa Anglisë dhe Spanjës”.
“Klubet gjermane kanë akumuluar 68,103 pikë dhe kanë zgjeruar epërsinë me Serie A (59,981) për 8,122 pikë. Italia e ka të pa mundur që ta rifitojë vendin e tretë këtë sezon. Duke siguruar vendin e tretë në ranglistën e UEFA-s, Bundesliga tani e tutje do të ketë katër ekipe në Ligën e Kampionëve, me tri të parat që kualifikohen drejtpërdrejtë dhe një tjetër që do të luajë në play-off”, shkruan në komunikatën e DFL.
Ky konfirmim vjen pas humbjes së Napolit ndaj Villarrealit në Europa League. Më të mirë nuk ishin as Interi, Milani dhe Roma, të cilët pësuan humbje në ndeshjet e para të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, me të tria ndeshjet që janë zhvilluar në Itali.
Rio Ferdinand dhe Johny Evans do të mungojnë në ndeshjet ndaj Wiganit dhe Chelseat, por Sir Alex Ferguson do të ketë në dispozicion Ryan Giggs dhe Michael Owen.Megjithatë edhe Ferdinand edhe Evans pritet të rikthehen për ndeshjen e tretë derbi radhazi të Manchesterit, atë përballë Liverpoolit më 6 mars.
“Nuk kemi shumë probleme të mëdha kur është fjala te lëndimet. Mundohemi ta rikthejmë Ryan Giggs për ndeshjen ndaj Wiganit. Michael Owen është rikthyer në fushë andaj mund të jetë në dispozicion. Rio dhe Johny Evans do të duhej të rikthehen në ekip për ndeshjen ndaj Liverpoolit javën e ardhshme”.
Ferguson nuk ka në dispozicion as Ji-Sung Park, i cili do të pauzojë për dy javë, Valencia, i cili po ashtu pritet të kthehet pas dy javësh, si dhe Anderson i cili kthehet pas tre javësh.
Sulmesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka poshtëruar ish-klubin e tij Inerin duke thënë se Rossonerët janë një klub më i madh.“Nuk mund të flas keq për Interin pasi kam kaluar momente fantastike atje, por historikisht Milani është një klub më i rëndësishëm”.
“Kur arrita këtu mua mu prezantua një projekt, i cili më përshtatej dhe mu premtuan shumë gjëra në të cilat klubi po punon. Është një projekt i cili zhvillohet dhe besoj se viti i ardhshëm do të jetë viti i qëlluar për të luftuar në të gjitha frontet” ka thënë Ibra.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është furioz ndaj menaxherit Arsene Wenger pasi ky i fundi ka përjashtuar inkuadrimin e tij në finalen e Kupës Carling.The Mirror shkruan se Cesc, i cili pësoi lëndim në ndeshjen e të mërkurës ndaj Stoke, ka qenë në stërvitjet e klubit dje duke dhënë mbresa se ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Birminghamit në Wembley të dielën.
Wenger raportohet se tashmë ka vendosur të mos e përfshijë Cesc pasi nuk dëshiron ta rrezikojë kapitenin para ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës që zhvillohet më 8 mars.
Njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, e di se Djajtë e Kuq po futen në një fazën thelbësore të sezonit.Sulmuesi anglez beson se javët e ardhshme janë kyçe për liderët e Ligës Premier të cilët kanë disa ndeshje të rëndësishme për të zhvilluar.
“Ne kemi tre ndeshje të mëdha që na presin ndaj Wigan, Chelsea dhe Liverpool dhe pastaj ndoshta ndaj Arsenalit në Kupën FA [nëse Arsenali mposht ekipin Leyton Orient në ndeshjen e kthimit], andaj është një kohë e madhe për ne”, ka thënë Rooney.
Sulmuesi spanjoll David Villa beson se Barcelona mund t’i fitojë të tre titujt këtë sezon.“Ne mund të luftojmë për treshe. Ne jemi duke luajtur për të tre titujt për momentin dhe do të përpiqeni të shkojmë hap pas hapi, me krenari, për t’u përpjekur t’i fitojmë që të tria”.
“Kjo do të kërkojë shumë punë, por ne ende jemi gjallë në të tre garat dhe do të luftojmë deri në fund për të tre trofetë – vetëm këtë mund t’ua premtojmë”, ka thënë Villa.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se Cristiano Ronaldo është më shumë se një anësor dhe ka elemente të sulmuesit.“Ne përpiqemi të gjejmë pozicionin i cili është më komfort për Cristianon, dhe gjithmonë ka debat. A është ai sulmues? Nuk mendoj se është. Mendoj se ai është një-në-një kundër një rivali”.
“A është ai anësor? Jo, sepse ai po ashtu është golashënues dhe kur je anësor, sa gola shënoni në sezon, disa? Mendoj se ai është një kombinim i të dyjave. Ai është në formë të shkëlqyeshme dhe është më i pjekur. Ai ka gjithçka”, ka thënë Mourinho.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka insistuar se Karim Benzema duhet të vazhdojë të përmirësohet për të plotësuar gjithë potencialin e tij të vërtetë.“Të gjithë e dinë potencialin e tij, i cili është impresiv. Por të gjithë e dinë dhe ai vet e di këtë, sepse ai është djalosh inteligjent, që duhet të përmirësohet në disa aspekte të lojës”.
“Ai po punon për t’u përmirësuar. Ai po shkon në drejtimin e duhur”, tha Mourinho.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit Alexandre Pato, duke thënë se braziliani do të qëndrojë në Milanello pas përfundimit të sezonit.“Braziliani është esencial për Milanin dhe absolutisht se do të mbetet këtu”, theksoi Galliani për Sky Sport Italia.
Gjiganti spanjoll Real Madridit thuhej të ketë qenë i interesuar për shërbimet e Patos, pa përjashtuar as Chelsean e Carlo Ancelottit.
















