Skuadra e Birmingham Cityt ka shënuar një gol në fund të kohës së rregullt për të mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1 në finalen e Carling Cup (League Cup).
Dy skuadrat erdhën në finalen e Wembleyt, pasi në gjysmëfinale Arsenali eliminoi Ispwichin, ndërsa Birminghami eliminoi West Hamin.
Të parët kaluan në epërsi lojtarët e Birminghamit, kur pas një goditje nga këndi, Nikola Zigic mposhti portierin Szczesny (28’).
Mirëpo, para se të mbyllej pjesa e parë, Topçinjtë barazuan rezultatin me anë të Robin Van Persie (39’), i cili u asistua nga Andrey Arshavin.
Heroi i Birminghamit rezultoi Obafemi Martins, i cili në minutën e 89-të shënoi golin e fitores për t’ia siguruar skuadrës së tij Kupën e Ligës, e njohur edhe si Carling Cup.
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka refuzuar që të pranojë se Los Blancos kanë humbur gjasat për ta fituar titullin në La Liga, pas barazimit pa gola ndaj Deportivos, që e lë Realin shtatë pikë prapa Barcelonës lidere.
“Kjo pikë na lë edhe më shumë prapa kreut, por jemi në shkurt dhe ne nuk kemi ndërmend të dorëzohemi. Ne kemi goditur dy herë shtyllën, luajtëm shpejtë, por nuk kemi shënuar. Ne kemi pasur nevojë për fat”.
“Ne do të luftojmë çdo ditë deri në fund, sepse stili ynë është i tillë dhe ne nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Valdano.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është shprehur tejet i zhgënjyer me barazimin ndaj Deportivo La Corunas, pasi Los Blancos dominuan në tërësi takimin e zhvilluar në Riazor.
“Është një hap prapa sepse dy javë më parë, ne kemi shfrytëzuar rastin për ta ngushtuar këtë distancë në tabelë. Tani tentuam që të vazhdojmë ndjekjen, krijuam raste, por topi nuk ka dashur të hyjë në portë”.
“Ne nuk mund të shikojmë çfarë po bën Barcelona, por çfarë po bëjmë ne. Tani duhet të fitojmë çdo ndeshje tri pikë. Të gjithë në klub janë të pikëlluar, por shpresa ekziston që të bëjmë ndonjë rikthim të mundshëm në tabelë”, u shpreh Casillas
Skuadra e Romës nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Parmës edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes pati epërsi të dyfishtë. Takimi i zhvilluar në Stadio Olimpico përfundoi me rezultat 2-2.
Në minutën e 19-të u akordua penallti në favor të vendasve, pas ndërhyrjes në Taddein, ndërsa i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi ishte Francesco Totti.
Giallorossët ishin më të mirë në pjesën e parë, kur arritën edhe ta dyfishojnë rezultatin përmes mbrojtësit Juan (36’).
Mirëpo në pjesën e dytë, mysafirët u kthyen në lojë, ndërsa për këtë ishte meritor sulmuesi i huazuar nga Juventusi, Amauri, i cili realizoi dy herë (74’ dhe 79’).
Pas këtij barazimi, Roma do ta ruajë vendin e gjashtë me 43 pikë, katër më pak se Udinese që mban vendin e pestë.
Antonio Di Natale feston me bashkëlojtarët. Me rezultat 7-0, Udinese e ka mposhtur Palermon para tifozëve të vet në takimin e zhvilluar të dielën në Stadio Renzo Barbera.
Me tre gola të Antonio Di Natale (10’, 41’ dhe 60’) dhe katër gola të Alexis Sanchez (19’, 28, 42’ dhe 48’), Udinese dëshmoi se do të jetë nga konkurrentët kryesorë për një vend në garat evropiane.
Fiorentina ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Barit, ndërsa Lazio është mposhtur në udhëtim te Cagliari.
Fitore ka shënuar edhe skuadra e Erjon Bogdanit, Cesena, që ka mposhtur Chievon me rezultat 1-0, ndërsa sulmuesi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë në minutat shtesë.
Demba Ba dhe Thomas Hitzlsperger festojnë golin Liverpooli ka pësuar humbje prej 3-1 si mysafir i West Ham Unitedit në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Boleyn Ground.
Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë përmes Scott Parker (22’) dhe Demba Ba (45’).
Glen Johnson ngushtoi epërsinë në minutën e 84, duke i dhënë shpresa Liverpoolit për një pikë eventuale.
Mirëpo, gjithçka shoi Carlton Cole, i cili në minutat shtesë shënoi golin e tretë për vendasit.
Sulmuesi i Manchester United, Wyne Rooney, thotë se ai është kthyer në formën më të mirë, por edhe njëherë ka pranuar se po përjeton një prej sezoneve më të vështira, për shkak të gabimit të bërë kur kërkoi largimin nga Old Trafford.
“Kjo është zakonisht koha e vitit kur unë filloj të shënoj. Ne kemi përvojë që të bëjmë presion në ekipe dhe t’i godasim ato. Unë ndihem vërtet mirë. Më duhet të them se ka qenë sezon i vështirë për mua, ndoshta më i vështiri që kam pasur ndonjëherë”.
“Java kur e kërkova transferimin është një javë të cilën nuk dua ta përjetoj përsëri, por ndjej se mora vendimin e duhur sepse ky klub gjithmonë do të luftojë për tituj”, tha Rooney.
Mentor Zhdrella Përfitimet e disa prej futbollistëve më të mëdhenj botërorë kalojnë shifrën e dhjetra milionave, por cilët janë më të paguarit në futbollin kosovar?
Të gjithë e dimë se të qenit futbollist është e vështirë në Kosovë, marrë parasysh të ardhurat e ulëta. Megjithatë, siç ka mësuar Gazeta Sport, ka edhe të atillë të cilët jo që e sigurojnë ekzistencën nga futbolli, por dhe vënë bazat e të ardhmes me të ardhurat.

Nuk ka kurrfarë dyshimi se ‘milionerët’ e Superligës mund të quhen drejtuesit e Hysit, pasi futbollisti më i paguar është Mentor Zhdrella me mbi 25 mijë euro (për 18 muaj). Prapa nuk është as Fisnik Papuçi, edhe ky lojtar i Hysit me përfitime prej 25 mijë eurosh (24 muaj).

Në pozitën e tretë është Elvis Osmani me 22 mijë euro për 24 muaj, por vet futbollisti ka thënë se në vend të parave ka marrë nga drejtuesit e klubit një veturë Golf 6. Yll Hoxha i Hysit në vendin e katërt ka fituar 18 mijë euro për 24 muaj.

Më të paguarit në futbollin kosovar:
Mentor Zhdrella
mbi 25000 € (për 18 muaj)
Fisnik Papuqi 25000 € (24 muaj)
Elvis Osmani 22000 € (24 muaj)
Yll Hoxha 18000 € (24 muaj)
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte tejet i zhgënjyer me barazimin pa gola ndaj Deportivo La Corunas, duke thënë se vendasit luajtëm me dhjetë mbrojtës në Riazor.
“Ne luajtëm ndaj një portieri dhe dhjetë mbrojtësve në pjesën e dytë. Vetëm një ekip luajti për fitore. Ekipi tjetër luajti për kërdi dhe u mbrojt, ndërsa në fund mori atë që ka dashur. Ne, të cilët kemi tentuar të fitojmë, jemi dënuar për këtë”.
“Nuk është normale që pas një ndeshje në Ligën e Kampionëve të luajmë të shtunën. Por, kjo nuk është hera e parë. Ata bëjnë çfarë duan dhe kjo është ajo. Ata thjesht ulen në kokërr të shpinës dhe më përqeshin”.
“Nuk e di nëse do të kishim fituar po që se do të kishim luajtur të dielën, por do të ishte më e drejtë. Ne kemi pasur nevojë edhe për një ditë pushim për t’u ç’lodhur. Pyesni ekspertët e biokimisë dhe psikologjisë së sportit”.
“Rezultati në fund është ai që vlen. Nuk mund të kritikoj lojtarët e mi për impenijimin e bërë, pasi ata bënë gjithë atë që kanë mundur”, deklaroi Mourinho.
David Haye mund të përballet në një prej dueleve më të mëdha në historinë e boksit ndaj Wadimir Klitschkos në fund të këtij viti, gjithnjë sipas paralajmërimit të fundit të boksierit britanik në Twitter.
Haye ka pohuar në rrjetin social se ekziston ‘dritë në fund të tunelit’ duke sugjeruar se bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar. Wadimir Klitschko mbron titujt e WO dhe IBF ndaj Dereck Chisoras më 30 prill, ndërsa ka lënë 2 korrikun si datë të hapur për një duel me Haye.
Nga ana tjetër për Haye kjo datë ishte e pa pranueshme pasi kishte një duel të detyruar ndaj Ruslan Chagaevit por uzbeku nuk do të jetë në gjendje për t’u përballur për shkak se vuan nga Hepatiti B. Ishte thënë se një duel me Alexander Povetkin është pranë, por ende nuk është arritur marrëveshja.
Kështu, nëse ndodh që David Haye të mos duelojë në muajt në vijim, atëherë është shumë e mundur që të arrihet marrëveshja sipas kërkesave të Klitschkos për një superduel gjigantësh.
“Per momentin duhet të bëj vetëm atë që kam për detyrë të bëj. Nuk dua të flas për këtë. Unë do ta lë Haye të shkruajë atë që do ai vet. Ndoshta mesjavën e kaluar gjërat mund të kenë ndryshuar drastikisht”, theksoi Adam Booth, trajneri i David Haye.
Sipas mbrojtësit të Liverpoolit, Jamie Carragher, The Reds janë ata që do ta vendosin fatin e titullit këtë sezon, duke aluduar kështu se nuk do të lejojë që Manchester United ta fitojë atë. Një deklaratë e tillë vjen para zhvillimit të derbit më të madh anglez në Anfield Road.
“Ne do ta kemi fjalën e fundit në garën për titull. Por, neve nuk na intereson dhe aq titulli, neve na interesojnë tri pikët të cilët në fund mund të kryejnë punë”.
“Ne duam të ngurtësojmë vendin për garat evropiane dhe nëse rezultatet i arrijmë siç kemi planifikuar, atëherë top katërshja nuk do të jetë e pa mundur për t’u arritur. Asnjë lojtar në këtë klub nuk do ta pranojë kurë pozitën e gjashtë”, u shpreh Carragher.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është detyruar që të pranojë se ekipi i tij nuk është kërkah pas disfatës prej 2-0 ndaj Bolonjës.
“Qëndrueshmëria nuk është në ADN-në tonë, sa herë pranojmë gol ne humbasim fokusin. Është e pa mundur që një ekip si i joni të humbasë dy javë radhazi pasi mposhti Interin”.
“Ky do të jetë vit i keq për Juventusin. Më vjen keq për tifozët, ata meritojnë më mirë”, u shpreh Del Neri.
Tinejxheri sensacional i Arsenalit, Jack Wilshere, u ka sugjeruar Topçinjve që të bëjnë çmos për ta fituar Carling Cup sot pasdite, kjo për të lënduarit Theo Walcott dhe Cesc Fabregas të cilët mezi e presin titullin e parë të Arsenalit pas gjashtë vitesh.
“Cesc Fabregas është lider i madh dhe nëse fitojmë, atëherë ai do të jetë njeriu i vetëm që do ta ngrisë atë”.
“Në një mënyrë ne duhet ta fitojmë këtë trofe për të dhe për Theo Walcott, pasi që ai ka shënuar dy gola të rëndësishëm ndaj Newcastle. Ata do të na mungojnë, por ne do të dalim në fushë dhe do ta kryejmë punën edhe pa ndihmën e tyre”, u shpreh Wilshere.
Pep Guardiola ka folur me nota të larta për lojtarët e tij pas fitores prej 3-0 në transfertë te Mallorca, që ia mundësoi Barcës t’i ikë Real Madridit shtatë pikë.
“Ndeshja ndaj Mallorcas u fitua falë Keitas. Ai është mesfushor i fortë dhe ne kemi nevojë për të. Unë jam i kënaqur me të”.
“Unë do të kisha preferuar që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm, por këto gjëra ndodhin. Megjithatë, edhe kështu si jemi jemi mjaft të fuqishëm, apo jo?”, deklaroi Guardiola.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, e ka përshkruar bashkëlojtarin e tj David Luiz si fantastik.
“Ai është fantastik. Ai mund të luajë në mesfushë, ai mund të luajë në krahun e djathtë, ai mund të luajë edhe në krahun e majtë”.
“Ai është i bindur se do të ketë sukses dhe ka siguri të madhe në vetvete. Ai është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Terry.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, kishte fjalë miradie për Javier Hernandez, pasi sulmuesi meksikan shënoi dy herë në fitoren prej 4-0 ndaj Wiganit që u ndihmoi Djajve të Kuq të sigurojnë stabilitet të mëtutjeshëm në majen e tabelës së Ligës Premier.
“Ne kemi shënuar një gol prej asgjë dhe finishi i Chicharitos ishte tmerrësisht i mirë. Sigurisht se shpresojmë që ai t’i shfrytëzojë rastet. Por, ai tashmë ka një përqindje të lartë të konkretizimit të rasteve dhe jam tepër i kënaqur me paraqitjen e tij”.
“Kemi ndeshje të mëdha përpara dhe është mirë që ia filluam mbarë. Kemi teste acidike këtë javë, do t’i shkojmë Chelseat dhe Liverpoolit. Shpresoj se do të më kthehen lojtarët nga lëndimi edhe pse kështu jemi në gjendje të mposhtim çdo ekip”, ka thënë Ferguson.
Trajneri më kontravers në Gjermani, Jurgen Klopp, ka lëvduar paraqitjen skuadrës së tij ndaj Bayernit të Munichut, në fitoren prej 3-1 në Allianz Arena. Sipas ekspertëve gjermanë tashmë gara për titull ka përfunduar, por kështu nuk mendon Klopp.
“Ishte ditë e madhe për ne. Njerëzit në 198 vende kanë parë diçka të veçantë. Hera e fundit që kemi fituar në shtëpinë e Bayernit është para 19 viteve”.
“Ne jemi tejet të kënaqur. Djemtë kanë punuar shumë, por pa pasur një angazhim të tillë nuk do të ishte e mundur një fitore e tillë”, theksoi Klopp.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, ka lëvduar paraqitjen e djemve të Jurgen Klopp, duke thënë se ata shfrytëzuan rastet në momentet vendimtare, një gjë të cilën nuk e bënë sipas tij lojtarët e tij.
“Dortmundi shënoi golat në kohën e duhur. Ne dominuam ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk kemi mundur të shënojmë në momentet vendimtare”.
“Goli i parë të cilin e pranuam erdhi për shkak të gabimeve tona. Sidoqoftë, Dortmuni përfitoi nga kjo”, theksoi Van Gaal.
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, është shprehur i kënaqur me fitoren e Djajve të Kuq në udhëtim te Wigani, përderisa skuadra e tij synon që ta përmirësojë formën në udhëtim.
“Ishte me rëndësi t’i fitojmë tri pikë këtu. Ne kërkojmë të përmirësojmë formën në udhëtim për shkak se ne e dimë që kemi humbur shumë pikë”.
“Ne kemi dashur të përmirësohemi dhe kemi luajtur shumë mirë. Ne e dimë se duhet të shënojmë të parët për të përfunduar ndeshja me fitore për ne”, theksoi Chicharito për Sky Sports.
Cristiano Ronaldo Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Deportivo La Corunas, përkundër rasteve të shumta që pati në përballjen e javës së 25-të në La Liga.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Estadio Municipal de Riazor, përfundoi pa gola. Los Blancos e dominuan pjesën e parë të takimit duke diktuar tempin e lojës, mirëpo pas gjysmës së parë nuk pati gol.
Në pjesën e dytë Mbretërit ishin shumë më kërkues, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.
Përmendim goditjet e shtyllës nga Emmanuel Adebayor dhe Cristiano Ronaldo, si edhe intervenimet e jashtëzakonshme të portierit Aranzubia, si edhe huqjen e topit nga afër të Karim Benzemas. Ky barazim e lë Realin shtatë pikë prapa liderit Barcelona dhe do ta ketë vështirë të ëndërrojë për ta fituar titullin këtë sezon.
Zonja e Vjetër ka pësuar një goditje të radhës duke u mposhtur me rezultat 2-0 nga Bologna para tifozëve të vet.
Gjysma e parë e takimit ishte e balancuar, ndërsa i tillë ishte edhe rezultati, pasi nuk u shënua gol.
Me të filluar pjesa e dytë (49’), Marco Di Vaio ndëshkoi ish-skuadrën e tij për t’ia dhënë epërsinë ekipit mysafir.
Pas golit të pësuar, Juventusi pati më shumë nga loja duke krijuar raste, mirëpo pas një kundërsulmi të mysafirëve, ishte sërish Di Vaio lojtari që dyfishoi epërsinë (66’).
Deri në fund të ndeshjes, bardhezinjtë vazhduan të sulmojnë, mirëpo nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre, duke rrezikuar kështu mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Festa e katalunasve Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga duke mposhtur Mallorcan me rezultat 3-0 në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Iberostar Estadi. Vendasit zhvilluan një gjysmë të parë më të mirë, mirëpo ishin Blaugranët ata që erdhën te goli i avantazhit përmes Lionel Messi (38’), i cili pranoi një top të gjatë nga Seydou Keita për të shënuar golin e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët e dominuan ndeshjen, ndërsa arritën të realizojnë dy gola.Fillimisht, Sergio Busquets pasoi nga distanca në drejtim të David Villas, i cili kaloi portierin për të dyfishuar epërsinë (57’).
Ndërsa me një super-gol Pedro Rodriguez vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Kjo fitore e Barcës shkakton edhe më shumë presion te Real Madridi që zhvillon ndeshjen e javës së 25-të si mysafir i Deportivo la Corunas.