Menjëherë pas fitores të Milanit kundër Napoli, Pato ka folur pas kësaj ndeshje duke thënë se tani ata janë duke menduar për ndeshjen e ardhshme të tyre kundër Juventusit.Milani para pak minutësh mposhti Napolin me rezultat 3-0, ndërsa Pato ka thënë se tani ata janë duke menduar për Juventusin e jo për Scudetton.
“Unë jam shumë i lumtur për këtë fitore. Për momentin ne jemi duke menduar për Juventusin e jo për Scudetton”, ishin fjalët e Patos pas ndeshjes kundër Napolit.
Milani e ka fitore shumë të rëndësishme kundër Napolit në ndeshjen e mbetur të javës së 27-të të Serie A me rezultat 3-0.Kjo ndeshje pritej të jetë shumë më dramatike por ja që në fund nuk doli kështu pasi Milani shënoi fitore shumë më të lehtë se që është pritur.
Milani e dominoi në tërësi pjesën e parë duke pasur disa raste të mira për shënim por nuk arriti ta shfrytëzoj asnjërin prej tyre dhe si pasojë e kësaj kjo pjesë përfundon pa gola.
Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 49 Ibrahimovic dërgon skuadrën e tij në epërsi pasi ishte i saktë nga goditja e penaltisë, 1-0. San Siro i cili ishte i mbushur plot e përplotë shpërthen në festë.
Në vazhdim Milani e dominonte ende ndeshjen dhe kërkonte të shëntonte ende gola. Në minutën e 77 Pato shërben mirë Kevin Prince Boateng i cili godet fuqishëm me të majtën e tij për të dyfishuar epërsine e Rosonerëve.
Ndërsa për të nënshkruar kapitulimin e Napolitanëve u përkujdes asistuesi i golit të dytë, Alexandre Pato i cili shënon (79’) për fitoren e madhe të Rsonerëve në këtë ndeshje me rezultat 3-0.
Vlen të përmendet se në këtë ndeshje Napoli kishte vetëm një goditje të vetme në portë kundrejtë Milanit i cili kishte nëntë të tillë.
Me këtë fitore Milani forcon kreun me 58 pikë, pesë më shumë se Interi i cili është në vendin e dytë dhe gjashtë më shumë se Napoli i cili mban pozitën e tretë.
Klubi italian, Milan kërkon të transferojë brazilianin e Santos, Elanon.Elano ka eksperiencë në Evropë pasi ka luajtur me disa klube evropiane para se të bashkohej me klubin brazilian, Santos.
Si duket ky lojtar do të jetë synimi kryesor i Milanit gjatë afatit kalimtar veror. Rosonerët tani kanë një mesfushë të dobët ndërsa Elano do të ishte përforcim i përkryer për ta.
Qëndrimit të Luigi Del Nerit si trajner i Juventusit po i vjen fundit, ndërsa humbja eventuale ndaj Milanit të shtunën, do të thoshte shkarkim i trajnerit.Sipas La Repubblica, derbi i të shtunës në Olimpico të Torinos do të jetë rasti i fundit që ai të dëshmojë se është në gjendje që ta ringjallë skuadrën dhe të luftojë deri në fund për një vend në Ligën e Kampionëve.
Kritikët kanë kërkuar largimin e Del Nerit pasi nuk ka arritur të krijojë qëndrueshmëri te Bianconerët, ndërsa thuhet se legjenda bardhezi Pavel Nedved, që aktualisht është i angazhuar si këshilltar te klubi, mund ta drejtojë skuadrën deri në fund të vitit.
Ndërsa ish-trajneri i Juves dhe Italisë, Marcello Lippi, ka gjasa reale që të angazhohet si trajner në fund të sezonit.
Legjenda madrilene Emilio Butragueno ka deklaruar se Real Madridi ka ende gjasa për ta fituar Kampionatin spanjoll, edhe pse ka mbetur shtatë pikë prapa liderit Barcelona.“Titulli nuk është jashtë planeve tona. Janë akoma shumë ndeshje për t’u luajtur dhe asgjë nuk është humbur. Sidoqoftë, duhet të pranoj se barazimi i vikendit të shkuar ishte një shkuarje pas”.
“Skuadra vërtet i meritoi tre pikët e plota kundër Deportivos. Megjithatë, realiteti është se gjendemi sërish shtatë pikë prapa Barcelonës dhe ky është një zhgënjim”, citohet Butragueno nga Marca.
Arsenali planifikon të bëjë ofertë prej 20 milionë funtesh për portierin e Liverpoolit, Pepe Reina.Topçinjtë vazhdojnë të kenë probleme për portier që pas largimit të Jens Lehman në vitin 2008, ndërsa aktualisht zgjedhje të parë kanë Wojciech Szczesnyn.
Sipas Daily Star, forma e keqe e Manuel Almunias dhe Lukasz Fabianskit e ka detyruar trajnerin Arsene Wenger që të kërkojë portier klasi, ndërsa Reina është një nga interesat e klubit nga Emirates.
Menaxheri i Napolit, Walter Mazzarri, ka kritikuar kolegun e tij të Milanti, Massimiliano Allegri, në prag të derbit të sotëm të Serie A.Allegri së fundi kritikoi Mazzarrin dhe ky i fundit nuk ka ngurruar t’ia kthejë atij.
“Ka edhe 12 finale nga tash deri në fund të sezonit dhe ndeshja ndaj Milanit vlen vetëm tre pikë. Nuk është e vërtetë se kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time. Allegri flet gjepura dhe unë kurrë nuk kam folur me të, andaj nuk mund të komentoj”.
“Ka një pjesë të mediave të veriut të cilët dëshirojnë të më sulmojnë dhe dredhojnë çdo gjë që them. Duke e parë se rezultatet e mia po shkojnë mirë, ata kanë gjetur një mënyrë tjetër për të më sulmuar”, ka thënë Mazzarri.
Jack Wilshere thotë se tronditja e Arsenalit në Kupë i ka bërë ata më të vendosur për të fituar Ligën Premier këtë sezon.Wilshere, i cili shkëlqeu në mungesë të Cesc Fabregas, derdhi lot pas disfatës së mbrëmshme nga Birminghami në Wembley, por sot është zgjuar në humor të mirë.
“Mirëmëngjesi të gjithë. Ende duket sikur një ëndërr e keqe, por ne duhet të vazhdojmë. Kjo do të na bëjë neve më të etur ta fitojmë Ligën Premier dhe ta sjellim atë në Emirates”, ka shkruar mesfushori në faqen e tij në Twitter.
Arsene Wenger thotë se disfata nga Birmingham City në finalen e Kupës Carling mund të ketë ndikim në rrjedhën e mëtejme të sezonit, derisa Topçinjtë luftojnë edhe për tre trofe tjera.“Çdokush është i tmerruar në dhomën e veshjeve, ata janë të shkatërruar, dhe nuk dua ta shtoj këtë [presion]. Jam po ashtu i dëshpëruar si i gjithë ekipi. Ne kishim ca probleme në fillim të ndeshjes, numri i ndeshjeve që kemi luajtur na ka hutuar ca”, ka thënë Wenger pas disfatës 2-1 nga Birmingham në Wembley.
“A mund të ndikojë për pjesën e mbetur të sezonit kjo disfatë? Mund. Ne jemi tmerrësisht të zhgënjyer që humbëm, dhe kemi shumë pyetje pas këtij gabimi. Duhet të jemi mjaft të fuqishëm për ta përballuar dhe për të treguar se jemi të fuqishëm të përgjigjemi si duhet”, ka shtuar Wenger.
Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, do t’i nënshtrohet një investigimi policor pas supozimeve se ai kishte qëlluar një student, i cili punonte në fushën stërvitore të klubit në Cobham.News of the World raporton se Cole kishte gjuajtur me pushkë ajrore në një student të shkencave sportive, Tom Cowan, duke mos qenë i vetëdijshëm se pushka ishte e mbushur.
Cowan thuhet se ka marrë lëndime pas incidentit, por nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor, pasi stafi mjekësor i klubit ka dalë në ndihmë.
Tash policia ka bërë të ditur se do ta analizojë ngjarjen dhe do ta kontaktojë yllin e Chelseat me qëllim që të kuptojnë se çfarë ndodhi me incidentin.
“Ne do të kontaktojmë me klubin për të kuptuar nëse është bërë ndonjë krim. Ne e kemi investiguar plotësisht dhe do të marrim masat e duhura. Ne nuk do të komentojmë më tej pasi kjo është një çështje e brendshme”, ka thënë një zëdhënës i policisë.
Juventus raportohet se është duke u përgatitur të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Javier Mascherano.Sipas një raporti të Tuttosport, gjigantët e Serie A janë duke menduar të sjellin në radhët e veta ish-mesfushorin e Liverpoolit gjatë kësaj vere.
Ekipi nga Torino po kalon një sezon zhgënjyes dhe po thuajse është e sigurt se nuk do të arrijë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, andaj drejtori sportiv Giuseppe Marotta është i etur të sjellë disa emra të njohur në ekip këtë verë.
Zonja e vjetër është lidhur me mori emrash si Michel Bastos dhe Alexis Sanchez, dhe tash Mascherano është shtuar në listën e nënshkrimeve të mundshme.
26-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli verën e kaluar, por ka dështuar të gjejë vend në mesfushën e dendur të gjigantit katalanas.
Menaxheri i Interit, Leonardo, ka qenë i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme ndaj Sampdorias.Wesley Sneijder dhe Samuel Eto'o që të dy gjetën rrjetën për të ndihmuar Interin të shënojë fitore 2-0.
“Jam shumë i lumtur dhe tmerrësisht i kënaqur. Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të talentit të Sampdorias dhe sepse Inter nuk kishte fituar këtu një kohë të gjatë”.
“Pas disfatës nga Bayern Munich, kjo ishte një sfidë e vështirë, andaj edhe rezultati edhe performanca më kanë dhënë përgjigjen që kërkoja. Çdokush meriton lëvdata”, ka thënë Leonardo.
Real Madridi raportohet se gjatë kësaj vere do të marrë parasysh ofertat të cilat vijnë në drejtim të klubin për mesfushorin brazilian Kaka.Ish-ylli i Milanit deri tash ka dështuar të shkëlqejë në Santiago Bernabeu që nga transferimi i tij prej 67 milionë euro, duke u përballur me lëndime dhe me rënie të formës.
Dhe, sipas AS, Real Madridi dëshiron ta largojë atë pas një mori paraqitjes zhgënjyese që ka treguar së fundi, pas rikthimit nga lëndimi.
Për Kaka të interesuar janë disa skuadra angleze, mes të cilave Manchester City dhe Chelsea.
















