Pas fitores së thellë në mesjave, Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Racing Santanderit në takimin e javës së 27-të që u zhvillua të dielën mbrëma.Mungesa e njeriut kryesor të Los Blancos, Cristiano Ronaldo, nuk i pengoi ata që të dominon ndeshjen që u zhvillua në Campos de Sport de El Sardinero.
Me dy gola të shpejtë, Emmanuel Adebayor (23’) dhe Karim Benzema (27’) vendosën rezultatin e pjesës së parë, ndërsa në të dyja rastet ishte asistues Mesut Oezil.
Njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Kennedy Bakircioglu ngushtoi epërsinë në 2-1 (70’), mirëpo pesë minuta pas Angel Di María vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (75’).
Duhet përmendur se të dyja skuadrat patën nga një penallti, mirëpo për Racingun dështoi të shënonte Pablo Pinillos (53’), ndërsa për Realin, Emmanuel Adebayor (85’).
Kjo fitore e ngrit Real Madridin në kuotën e 67 pikëve, shtatë më pak se lideri i La Ligas, Barcelona.
Jack Wilshere mund të jetë në dyshim për sfidën kruciale ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pas lëndimit të pësuar në nyje ndaj Sunderlandit.Wilshere luajti 90 minuta ndaj skuadrës së Steve Bruce, por Arsene Wenger zbuloi pas ndeshjes se ka edhe një lojtar tjetër në listën e të lënduarve.
“Ai ka problem në gju, por do të shohim se si do të përgjigjet gjatë trajtimit mjekësor. Ai do të jetë jashtë stërvitjeve për dy ditë. Ndoshta të hënën do të kthehet. Do të shohim. Një gjë është e sigurt: Van Persie dhe Walcott nuk luajnë, ndërsa Fabregas ka gjasa të paraqitet”, deklaroi Wenger.
Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka pranuar se fitorja ndaj Zaragozës ishte e vështirë, përderisa mohoi se ekipi i tij nuk shënoi më shumë për shkak se mendoi për Arsenalin.“Ne nuk kemi menduar për Arsenalin. Gjithë ajo që kemi dashur ka qenë goli i dytë. Ne nuk kemi qenë të relaksuar. Ne mund të shohim rastet se thjeshtë topi nuk deshi të hynte në rrjetë”.
“Ne e dimë se Arsenali do të sulmojë dhe unë mezi e pres atë takim, pasi nëse të dyja ekipet sulmojnë, atëherë kjo neve na përshtatet më shumë. Arsenali nuk besoj se do të mbrohet”, ka thënë Vilanova.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka folur për herë të parë publikisht pas operimit të tij, duke thënë se ai nuk mund ta presë rikthimin në skuadër.“Unë vetëm dua të kthehem në fushë dhe të shënoj gola, të kënaqem me tifozët duke festuar. Unë jam shumë falënderues për gjithë mbështetjen që më është dhënë”.
“Unë kam vuajtur shumë dhe kam punuar shumë. Shpresoj se do të shpaguhet”, ka thënë Higuain.
Nerazzurrët kanë shënuar fitore sensacionale kundër Genoas me rezultat 5-2, përkundër se e filluan gjysmën e dytë me disavantzh prej një goli.Pas asistimit të Abdoulay Konko, Rodrigo Palacio kaloi mysafirët në epërsi (40’), për të mbyllur pjesën e parë me epërsi prej një goli për Genoan.
Porsa filloi pjesa e dytë (50’), Giampaolo Pazzini barazoi shifrat (50’), ndërsa Samuel Eto’o kaloi vendasit në epërsi (51’).
Sulmuesi kamerunas shënoi edhe golin e tretë për Interin (57’), ndërsa maqedonasi Goran Pandev ngriti epërsinë në 4-1 pas asistimit të Wesley Sneijder.
Dy lojtarët e sapoinkuadruar në lojë Houssine Kharja dhe Yuto Nagatomo ishin krijues të golit të pestë të zikaltërve, ndërsa japonezi ishte realizues (84’).
Në fund të ndeshjes (90’), Mauro Boselli realizoi edhe një gol për mysafirët, i cili u shërbeu si ngushëllim për t’u larguar nga fusha.
Me këtë fitore, Interi qëndron pesë pikë prapa liderit Milan, ndaj të cilit do të krijojë presion deri në fund të kampionatit.
Liverpooli shfaqi paraqitje epike në superderbin e kësaj fundjave në Ligën Premier, pasi mposhti me rezultat të pastër 3-1 rivalin e përbetuar historik dhe liderin Manchester United.Liverpooli nisi takimin me formacion relativisht ofensiv. Gerrard luajti nga fillimi i takimit, ndërsa Ferguson zgjodhi një ekip me tipare defensive për shkak të mungesave në mbrojtje, për të cilën gjë pagoi çmim të lartë.
The Reds filluan më mirë takimin. Suarez gjendet mirë në zonë, por nuk ia doli të shkaktonte befasi. Në vazhdim skuadrat bien në gjumë derisa Berbatov e qëlloi shtyllën pingule në minutën e 15-të - fat i madh për Liverpoolin.
Në vazhdim ndeshja u takoi në tërësi vendasve. Luis Suarez pa pritmas vendosi të depërtonte në zonën e Manchester United dhe rezultati ishte fantastik. Kaloi katër-pesë lojtarë të mbrojtjes së United dhe më pas ia bëri bajat karrierën portierit Edwin Van der Saar duke ia futur topin nën këmbë. Përderisa topi po kalonte vijën, nga himalajet erdhi Dirk Kuyt për ta fundosur topin në rrjetë për 1-0 dhe epërsinë e parë të Liverpoolit (34’).
Liverpooli nuk ndalet dhe ndez më tej takimin. Djajtë e Kuq e humbasin toruan dhe nuk e dinë as vet ku janë. Mungesa e Ferdinand dhe e Vidic vërehet më mirë në minutën e 40-të. Një harkim të përkryer në zonë e shfrytëzoi për mrekulli Dirk Kuyt, që realizoi me kokë për 2-0 dhe golin e tij të dytë në këtë takim.
Skuadrat me rezultatin 2-0 shkuan në pushim, ndërsa fraksioni i dytë premtoi të ishte më interesant, edhe pse në fushë u pa vetëm një skuadër – Liverpooli.Një goditje të rrezikshme të Meireles e ndali Van der Saar me të filluar pjesa e dytë, që ishte dhe rreziku kryesor deri në atë moment për Djajtë.
Rezistenca e Djajve nuk zgjat shumë, pasi engjëjt mbi Anfield vendosën që verdikti të jetë i tmerrshëm për liderët. Një goditje të ekzekutuar nga Luis Suarez nuk arriti ta ndalë Van der Saar, ndërsa në zonë më së miri u gjend holandezi Dirk Kuyt, që kompletoi hettrikun e tij në këtë takim (65’).
Deri në fund të takimit nuk ndodhi asgjë me rëndësi, United nuk kishte fuqi për t’u rikthyer pos një goli të nderit të shënuar në fund të takimit nga Javier Hernandez 'Chicharito', ndërsa vlen të përmendet debutimi i Andy Carroll për të cilin nga loja u largua Raul Meireles fantastik në këtë takim.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në kuotën e 42 pikëve, ndërsa mbetet në pozitën e gjashtë. Manchester United tani përballet me telashe të mëdha. Djajtë e Kuq kanë 60 pikë, tri më shumë se Arsenali në pozitën e dytë, por Topçinjt kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, plus derbin direkt ndaj Unitedit në Emirates në fund të muajit. Lufta për titull mbetet e hapur…
Përderisa Juventusi edhe zyrtarisht u fut në krizë të thellë pas humbjes nga Milani në derbin e kësaj fundjave, ishin tifozët Bianconer ata që hapur kanë kërkuar rikthimin e Luciano Moggit në krye të Zonjës së vjetër.Emri i Moggit ishte kënduar gjatë gjithë kohës nga tifozët Bianconer në stadium gjatë humbjes minimale prej 1-0, e cila u vendos nga Gennaro Gattuso i jashtëzakonshëm. Moggi personalisht ishte i pranishëm në lozhën VIP të stadiumit Comunale di Torino.
Gjatë periudhës dhjetvjeçare të Moggit në krye të Juventusit, Zonja e Vjetër ka fituar 14 tituj, katër Scudetto, Cuppën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ka lëvduar paraqitjen defensive të skuadrës së tij në derbin ndaj Juventusit, ndërsa lavde të posaçme thurri për mesfushorin Mark Van Bommel.“Edhe ndaj Napolit nuk kemi luajtur aq mirë. Ndoshta kemi qenë më të fortë ndaj tyre, por Juventusit i kemi dhënë pak raste shënimi, përpos lëzivjeve në fund. Cassano, Robinho, Seedrof, të gjithë luajtën mirë. Sa për Van Bommel, klubi bëri mirë që e ka transferuar në janar, së bashku me Cassanon dhe Emanuelson”.
“Van Bommel është lojtar shumë inteligjent që tashmë e ka kuptuar futbollin italian dhe i jep mbrojtje të veçantë mbrojtjes. Në fund të ndeshjes isha pak i nervozuar, pse nuk e garantuam fitoren me një gol tjetër”, deklaroi Allegri.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka lëvduar impenjimin e bërë nga lojtarët e tij, por ka pranuar se atyre u mungoi cilësia për të shënuar ndaj liderit aktual Milanit.“Djemtë bënë gjithçka që kanë mundur të bëjnë, por ishte e vështirë të shënosh ndaj një Milani të tillë, edhe pse Milani e pati të vështirë të shënojë. Ne vuajtëm pasi pranuam golin. Ne duhet të ndezim motorët dhe të punojmë shumë në stërvitje”, theksoi Del Neri.
Bianconerët janë në pozitën e shtatë me 41 pikë pas 28 ndeshjeve, plot 20 pikë prapa liderit Milan. Juventus i shkon Cesenas të shtunën e ardhshme.
Trajneri i Genoas, Davide Ballardini, kërkon që skuadra e tij të jetë tejet energjike kur të përballet me Interin në sfidën e të dielës në San Siro.“Që të nxirrni rezultat të mirë, duhet të jeni energjikë. Ne do të jemi kompaktë dhe do të bëjmë presion të vazhdueshëm. Ne po luajmë ndaj një ekipi që nuk ka dobësi dhe ndaj një ekipi që ka cilësi të jashtëzakonshme individuale”.
“Ndoshta ata nuk janë ekipi favorit për ta fituar titullin, por ekipi më i mirë për t’i shkaktuar telashe Milanit”, ka thënë Ballardini.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dëshiron ta shohë me çdo kusht asin Cesc Fabregas larg Arsenalit, për t’u rikthyer në Camp Nou.“Vendimi mbetet në dorën e Cesc, por në fund ai do të bëjë atë që të gjithë njerëzit në Barcelonë duan”.
“Nuk varet shumë nga ne çfarë themi si lojtarë. Por, mendoj se është mirë që ai të jetë në Barcelonë, pasi që si askund tjetër ai do të jetë mirë këtu dhe do të fitojë shumë trofe”, u shpreh Messi.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, kërkon vetëm fitore ndaj Liverpoolit në derbin që zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 14:30.“Mendoj se kemi luajtur mirë te Chelsea. Nuk mendoj se kemi merituar të humbasim dhe të pranojmë gol. Por, tani duhet të mendojmë për tri pikë ndaj Liverpoolit”.
“Nuk mund të ndryshoni rezultatin e ndeshjes ndaj Chelesat, kështu që duhet të fokusohemi vetëm në Liverpoolin. Ne kemi punuar në ca gjëra në stërvitje dhe shpresoj se do t’i ekzekutojmë mirë në lojë”, tha ‘Wazza’.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, do të mungojë ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen që zhvillohet në Anfield, për shkak të një lëndimi të pësuar në stërvitjen e të premtës, i njëjti që e la atë jashtë tri ndeshjeve javë më parë.Sipas Daily Mail, Kenny Dalglish duhet t’ia dalë pa kapitenin dhe ikonën Gerrard, për të cilin do të jetë kjo një goditje e rëndë pasi Liverpooli gjendet në momente shumë të vështira.
Duke parë mungesën e dyfishtë në mbrojtjen e tij, Sir Alex Ferguson mund të jetë i lumtur pasi mos prania e Gerrard në fushë përbën një lajm të mirë për të dhe Djajtë e tij.
Rino Gattuso ishte tejet i kënaqur me golin e fitores të shënuar për Milanin ndaj Juventusit, të parin për të që nga viti 1998.“Goli ishte shumë i rëndësishëm, por është rrugë e gjatë, e vështirë për ne drejt titullit. Tani jemi tetë pikë larg Interit, por jam i sigurt se të dielën mbrëma do të jenë përsëri pesë pikë”.
“Atmosfera është pozitive dhe ka momente kur trajneri ndalon stërvitjet për pushim, për shkak të përkushtimit të madh. Kur ekziston një qëndrim i tillë, është e pa mundur të mos fitojmë tituj”, potencoi Gattuso.
Trajneri i Real Zaragozës, Javier Aguirre, ka lëvduar Barcelonën duke thënë se Blaugranët janë të pa ndalshëm, pas disfatës minimale të pësuar nga ekipi i tij në Camp Nou.“Barcelona është e pa ndalshme. Ata janë të pa mposhtshëm”.
“Distanca mes top dy ekipeve të para dhe 18 ekipeve tjera është shumë e madhe. Kampionati është bërë tejet i polarizuar”, tha Aguirre.
Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka vënë në dyshim të ardhmen e holandezit Louis Van Gaal, duke thënë se ai do të mendojë për të ardhmen e tij.“Ne kemi pasur shtatë ditë katastrofike, duke filluar nga humbja ndaj Dortmundit, deri te kjo ndaj Hannoverit. Kjo është absolutisht pika më e ulët e sezonit. Ne të gjithë jemi të zhgënjyer me lojën dhe rezultatin”.
“Ne duhet të flemë dhe më pas të reflektojmë mbi takimin. Ne jemi në një pozitë tepër brengosëse për momentin. Ne duhet të analizojomë dhe të shohim ku jemi”, u shpreh Rummenigge.
Trajneri nën zjarr i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, nuk e di as vet se çfarë do të ndodhë me të pas fitores prej 3-1 ndaj Hannoverit. Sipas renditjes aktuale tabelare, bavarezët nuk do të jenë në gjendje të kualfikohen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.“Lojtarët bënë shumë gabime. Tentova të ndryshoj diçka me zëvëndësime. Ne jemi të tmerrshëm në ndërprerje. Kur Hannoveri e shënoi golin e tretë, ishte e vështirë që të ktheheshim”.
“Nuk jam në pozitë për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve (për shkarkimin). Mediat duket se dinë gjithçka. Unë gjithnjë kam pasur përkrahjen e bordit. Nuk është momenti më i mirë për të folur për të ardhmen time. Të gjithë jemi të zhgënjyer”, theksoi Van Gaal.
Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka paralajmëruar një Tottenham ofensiv ndaj Milanit të mërkurënm, në ndeshjen kthyese të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.“Kur keni përparësi në një fazë e cila luhet në dy ndeshje dhe tentoni të mbroheni, atëherë do ta vini veten në vështirësi”.
“Ne duhet ta trajtojmë këtë si dizavantazh në mënyrë që të sulmojmë. Ne jemi në shtëpi dhe do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Nuk është e natyrshme për ne të flemë 90 minuta duke e ditur se kemi epërsinë e një goli. Ne do të fusim në fushë një ekip sulmues, që do të luajë futboll”, ka thënë Redknapp.
Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka paralajmëruar një Tottenham ofensiv ndaj Milanit të mërkurënm, në ndeshjen kthyese të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.“Kur keni përparësi në një fazë e cila luhet në dy ndeshje dhe tentoni të mbroheni, atëherë do ta vini veten në vështirësi”.
“Ne duhet ta trajtojmë këtë si dizavantazh në mënyrë që të sulmojmë. Ne jemi në shtëpi dhe do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Nuk është e natyrshme për ne të flemë 90 minuta duke e ditur se kemi epërsinë e një goli. Ne do të fusim në fushë një ekip sulmues, që do të luajë futboll”, ka thënë Redknapp.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai nuk frikësohet nga asgjë, pas tentimit për atentat me thikë në aeroportin e La Corunas.“Është diçka që nuk e kam parë. Dy ditë më parë e kam vërejtur se truproja kishte diçka prapa tij. Unë nuk di asgjë. Por, të kem frikë nga çfarë?”, theksoi Mourinho tepër i qetë në konferencën për shtyp.
Ai i dëshiroi shërim të shpejtë kolegut të tij nga tabori rival, Pep Guardiolas, i cili po vuan nga dhimbjet në shpinë.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, nuk është betuar se e do Liverpoolin, pasi që sipas tij çdo lojtar që e bën këtë është duke gënjyer. Reina kohëve të fundit po lidhet me një kalim te Manchester United dhe Arsenali.“Unë nuk po e bëj të ditur largimin tim, jam larg prej tij. Unë e kam thënë shumë herë se jam i lumtur në Angli dhe se jam mirë te Liverpooli”.
“Por nuk jam i gatshëm t’i betohem askujt se e dua këtë klub. Kjo është e pa mundur. Lojtarët që thonë këtë gënjejnë. Nuk mund të them shumë për të ardhmen. Por, dashuria nuk ekziston. Është diçka që e vendos fati”, u shpreh Reina.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, beson se në Bernabeu është zhvilluar në një lojtar shumë më të mirë se sa që ishte te Lyoni, përkundër formës së dobët ndër vite.“Unë kam bërë impenjim të madh në stërvitje muajt e fundit dhe tani po shihen frytet. Forma është shumë e mirë dhe sa herë hyj në fushë, unë po përmirësohem, të gjithë mund ta shohin këtë”.
“Ky jam unë, Karimi i Lyonit…vetëm më i mirë. Unë kam mësuar shumë gjëra te Real Madridi”, ka thënë Benzema.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, i ka dërguar sinjal kërcënimi Manchester Unitedit para derbit të së dielës, duke thënë se ai do të tentojë që t’ua prish atyre planet për titullin e 19-të të Ligës Premier.“Unë e di se sa me rëndësi është kjo ndeshje dhe unë e di se sa me rëndësi është që United të mos fitojë, për shkak të rivalitetit në kampionat”.
“Të shënosh në një ndeshje si kjo i ndihmon ekipit dhe të realizohet një ëndërr. Por për mua, objektivi është t’i marrim pikët. Nuk është me rëndësi kush shënon”, tha Suarez.
















