Ylli i Real Madridit, Kaka, nuk do të largohet nga Los Blancos për t’u kthyer te Milani, pohon konsultuesi i transfereve për të dyja klubet, Ernesto Bronzetti.“Kaka do të qëndrojë te Real Madridi”, ka thënë Bronzetti për Radio Mana Mana, i pyetur nëse braziliani do të kthehet te Rossonerët.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, së fundmi ka thënë se Kaka mund të kthehet në San Siro nëse pranon një pagë më të ulët.
Adriano Galliani nuk është i befasuar nga tre titujt e fituar nga Interi vitin e kaluar.Interi vitin e kaluar pati sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit pasi fitoi Scudetton, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Por zëvendëspresidenti i Milanit thotë se ai i llogarit si të mëdha vetëm dy tituj të ekipit rival, duke thënë se Kupa e Italisë nuk është një titull shumë i rëndësishëm, ndërsa as Serie A nuk mund të quhet si pjesë e tre titujve më të mëdha.
“Sipas mendimit tim, ju duhet ta fitoni Ligën e Kampionëve, Superkupën Evropiane dhe Kupën Botërore të Klubeve, për ta quajtur veten fitues i trefishtë. Mendoj, sa e rëndësishme është Kupa e Italisë, vërtet?”, ka thënë Galliani për Corriere dello Sport.
Kaka raportohet se është zemëruar nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.Sport dhe El Pais shkruajnë se Kaka është ankuar te presidenti i klubit Florentino Perez rreth trajtimit të tij nga ana e Mourinhos dhe tashmë planifikon një largim gjatë verës.
Kaka është alarmuar nga deklaratat e Mourinhos javën e kaluar, i cili tha se braziliani dështon si mentalisht po ashtu edhe fizikisht të rikthehet në formën e tij pas lëndimit afat-gjatë.
Mesfushori e di se derisa Mourinho është në drejtim të ekipit ai gjithmonë do të jetë hije e lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil.
Kaka i është ofruar Chelseat dhe Manchester Cityut, por vetë lojtari thuhet se preferon një rikthim te Milani. Babai i tij, Bosco Leite, ishte në Milan javën e kaluar dhe ka refuzuar të përjashtojë një rikthim të djalit të tij në San Siro.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka thënë se ata janë të përgatitur të dalin në fushë në ndeshjen e sotme për të fituar dhe të arrijnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.“Ne do ta luajmë këtë ndeshje sikur të ishte finale. Nuk mendoj se si do të luajnë rivalët dhe se si do t’i ndalojmë ata. Ne do të futemi në fushë dhe do të luajmë lojën tonë”.
“Ne duhet të kemi besim në filozofinë tonë të lojës, përmes të cilës ne kemi arritur aq shumë. I gjithë ekipi jonë është i bindur se ne mund të vazhdojmë në rundin e ardhshëm”, ka thënë Villa për sportiven spanjolle Sport.
Xavi thotë se Barcelona duhet të ketë kujdes nga i riu i Arsenalit, Jack Wilshere, në prag të ndeshjes së sotme vendimtare për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.Kapiteni i Topçinjve pritet të rikthehet në fushë ndaj ish-klubit të tij pas lëndimit në ije, por Iniesta mendon se Wilshere, 19-vjeçar, është një kërcënim po aq i rrezikshëm.“Ne e kemi analizuar Arsenalin dhe Cesc nuk është ekskluzivisht njeriu kyç. Wilshere po ashtu është një lojtar i rëndësishëm për Arsenalin. Ai është ende i ri, por mund të shkojë larg dhe të jetë lider i ekipit”, ka thënë Xavi.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se ndeshja e sotme në Camp Nou përballë Arenalit në kuadër të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve është si një finale e vërtetë.Spanjollët do të kërkojnë të përmbysin disavantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar tre javë më parë në Emirates dhe të arrijnë të kualifikohet në çerekfinale.
“Për ne nuk ka dyshime. Kjo është finalja e parë e këtij sezoni dhe ne nuk mund të dështojmë në shtëpi dhe me përkrahjen e fansave tonë”, ka thënë mesfushori spanjoll.
















