Ekipi portugez Braga ka arritur të shënojë fitore minimale në shtëpi ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8 e finales së Europa League.Ishte kjo një sfidë tejet monotone me pak raste shënimi. Në fakt ishte një penalti ajo që vendosi epilogun e takimit.
Në minutën e 18-të Alan Silva realizoi nga pikga e bardhë për 1-0 dhe fitoren e madhe të portugezëve.
Me këtë humbje Liverpooli do të hyjë me një gol dizavantazh në ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Anfield.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregass, ka pranuar se ai ka luajtur me dhimbje ndaj Barcelonës në humbjen prej 3-1 që eliminoi Topçinjt nga Liga e Kampionëve.“Ishte vërtet keq pasi isha shumë mirë në fillim të takimit. Por pas 15 minutash fillova të ndjej dhimbje dhe e kam ditur se ndeshja përfundoi për mua”.
“Dëshira për të luajtur më lejoi të vazhdoj dhe të luaj me dhimbje, por më është dashur të zëvëndësohem”, ka thënë Cesc për TVE.
Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, ka shprehur publikisht dëshirën për të fituar FA Cup duke filluar nga dueli me Arsenalin në Old Trafford të shtunën.“Jemi një grup lojtarësh që nuk e kemi fituar FA Cup, kështu që duam të kalojmë tutje. Isha me fat që luajta në findalën e Wembleyt në vitin 2007, por kemi humbur dhe kujtimet nuk janë të mira”.
“Ishte e vështirë humbja në atë finale. Kam qenë me fat që kam fituar tituj të tjerë dhe jam shumë krenar për këtë. Shumë prej neve na mungon kjo medalje dhe e duam një”, u shpreh Carrick.
Bokiseri britanik, David Haye edhe njëherë ka vënë nën snajperin e tij boksierin ukrainas, Wladimir Klitschko, duke thënë se ky i fundit nuk ka zemër të përballet me boksierët e fuqishëm.“Unë kam zemrën e një luani. Unë e kam dëshmuar këtë duke mposhtur kundërshtarë edhe më të mëdhenj. Kur e ka bërë këtë Wladimiri? Ai ka zemrën e një hiene, ai vazhdimisht kërkon të duelojë ndaj boksierëve prej mishi të vdekur dhe të stërvjetruar”.
“Kur ta mposhti Wladimirin, më pas radhën do ta ketë vëllai i tij i madh. Unë ende kërkoj dy duele. Së pari, është Wladimiri dhe më pas shpresoj se Vitali nuk pëson humbje nga Odlanier Solis, në mënyrë që të luftoj unë me të. Vitali është stërvjetruar”, deklaroi Haye.
Sfida e gjigantëve, e vlefshme për titujt në IBF, WBO dhe WBA në kategorinë e rëndë, pritet të zhvillohet ose më 25 qershor ose më 2 korrik në Gjermani.
Trajneri i Interit, Leonardo, ka lansuar një deklaratë thumbuese në drejtim të rivalit të përbetuar, njëkohësisht skuadrës së tij të zemrës, Milanit, duke thënë se Nerazzurët në fund do t’i gëzohen Scudettos së 19-të në histori të klubit.“Brescia mund të luajë në shumë mënyra, ata kanë lojtarë të fortë në sulm. Ata luajnë mirë në shtëpi dhe kjo do të thotë se do të jetë ndeshje e vështirë për ne”.
“Të gjitha ndeshjet tona janë të vështira dhe të rëndësishme, ndërsa është fundamentale për ne që të shkojmë përpara. Ne do ta fitojmë titullin”, ka thënë Leonardo.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, u kujdes që Milanit t’ia bëjë bajat edhe një ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se asi i shumëkërkuar nga Rossonerët, Mario Balotelli, nuk është në shitje.“Shumë njerëz thonë se ai do të largohet? Fakti që ata shkruajnë se Milani është i interesuar dhe se ka arritur marrëveshje nuk më intereson. Te Manchester City ne nuk i shesim lojtarët më të mirë, ne i blejmë ata”.
“Leonardo te Interi? Një trajner mund të shkojë ku të dëshirojë, një vit te Interi, një vit te Juventusi, varet nga karakteri”, deklaroi Mancini.
Asi i Tottenhamit, Gareth Bale ka këmbëngulur se ai nuk ka frikë nga Barcelona, nëse ndodh që shorti të vë përballë këto dy skuadra për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.“Barcelona po luan futboll të mrekullueshëm tani për tani. Ata po shfaqin çdo javë lojëra shumë të mira. Por, ne nuk kemi frikë nga askush. Ne nuk kemi presion”.
“Mendoj se duhet të luajmë me stilin tonë dhe pa nerva. Kështu do të tregojmë se jemi ekip i mirë”, u shpreh Bale.
Arsene Wenger ka mohuar akuzat e UEFA-s për sjellje jo të mirë përpara mediave pas komenteve të bëra për gjyqtarin Massimo Busacca, që bëri një varg gabimesh skandaloze në sfidën ndaj Barcelonës.“Unë mohoj çdo akuzë. Unë nuk kuptoj se nga vijnë ato. Është keq për mua që gjyqtari e përjashtoi Van Persien. Ishte vendim i gabuar. Ndeshja e parë ishte reklamë fantastike për futbollin, ndërsa ndeshja e dytë u shkatërrua. Njerëzit do ta kujtojnë vetëm përjashtimin”.
“Do të ishte mirë për UEFA-n që të ishte pak më racionale, të kërkojë falje për atë që ndodhi dhe të mos akuzojë njerëz që nuk kanë bërë asgjë”, deklaroi Wenger.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ishte tejet i zhgënjyer me eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve, pasi skuadra e tij ra pre e Tottenhamit në një barazim 0-0 në White Hart Lane.“Ne duhet të shikojmë aspektet pozitive të ndeshjes. Gjithë ajo që na mungoi ishte goli. Ne kemi pasur një rast të mrekullueshëm, por topi nuk e kaloi vijën fatale. Ne dominuan në posedim dhe nuk lejuam asnjë goditje në portë. Nuk mund të fajësoj lojtarët e mi”.
“Ne ishim pesë centimetra larg golit. Nuk kishte të bëjë me lodhjen. Jam i kënaqur me paraqitjen. Ne duhet të shfaqim pjekuri dhe ta pranojmë këtë humbje, sidomos kur ndodh në këtë mënyrë”, ka thënë Galliani.
Trajneri i Interit, Leonardo do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e supersulmuesit Diego Milito në ndeshjen kthyese ndaj Bayernit të Munichut që zhvillohet të martën në Allianz Arena.Milito është pritur që të luajë të premtën ndaj Brescias, por La Gazzetta dello Sport shkruan se argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm.
Interi shpreson që Milito të riaftësohet për Bayernin dhe të luajë si zëvëndësues, por është pak e mundur që El Principe të udhëtojë në Gjermani.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është lënë jashtë sfidës ndaj Manchester Unitedit, pasi zgjeroi lëndimin në sfidën ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.“Ai nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme”, theksoi Wenger para sfidës ndaj Manchester United.
Pos Fabregasit, në këtë ndeshje pritet të mungojë edhe portieri Wojciech Szczesny për të cilin mendohet se ka përfunduar sezoni.
Mesfushori portugez i Liverpoolit, Raul Meireles, thotë t’ia ketë bërë me dije menaxherit Kenny Dalglish rreziqet në përballjen ndaj Bragës në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Europa League.“Unë kam biseduar me menaxherin. Unë ia sqarova se Braga po kalon sezon fantastik dhe përfundoi e dyta, para Portos. Me lojtarët e njëjtë por me një vit më shumë përvojë, unë pres që Braga të jetë rival i madh”.
“Unë pres ndeshje të vështirë. Unë e njoh shumë mirë Bragën pasi kam luajtur shumë herë ndaj tyre. Por, me rëndësi është që ne të fitojmë”, potencoi Meireles.
Kenny Dalglish ka deklaruar para takimit të Liverpoolit në fazën e 1/8-ës së Europa League ndaj Bragas se The Reds do të luajnë në Portugali si do ta kërkojë momenti.“Do të jetë një ndeshje ndryshe kjo. Ne do të luajmë lojën ashtu si do të kërkohet nga momenti. Nëse do ta marrim topin, atëherë do të tentojmë të shënojmë, nëse nuk realizojmë, do të tentojmë të mos pësojmë”.
“Është shumë e vështirë të shënosh nëse nuk e ke topin, por kjo nuk do të thotë se sa më shumë posedim që ke, aq më shumë raste ke. Por Braga është skuadër e mirë që përgatitet dhe organizohet shumë mirë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresojmë se Braga do të thotë të njëjtën për ne”, deklaroi Dalglish.
Manuel Almunia ka kritikuar bashkëlojtarët e tij të Arsenalit për mos-angazhim maksimal në fushë gjatë ndeshjes përballë Barcelonës.“Edhe kur ishim 3-1 ne kishim nevojë vetëm për një gol dhe nuk mund të kuptoj se si mund të ketë lojtarë që ecin. Me pak më shumë përpjekje ne do të mund t’u kishim shkaktuar më shumë probleme në fund”.
“Barcelona udhëhiqte dhe në pjesën e dytë ne kishim lojtarë të cilët nuk vraponin. Dukej sikur gjithçka ishte humbur, por ju mund të shënoni gol në çdo moment. Andaj, i vetmi shpjegim është se ne ishim shumë të lodhur dhe lojtarët nuk mund të jepnin më shumë. Dhe duke qenë me 10 lojtarë, kishim nevojë për përpjekje të dyfishtë”, ka thënë Almunia.
Harry Redknapp shpreson që ekipi i tij Tottenham të mos ketë përballë Barcelonën në çerekfinale të garës evropiane.Pasi eliminoi Milanin nga gara evropiane, 64-vjeçari beson se ekipi i tij mund të arrijë madje edhe deri në finale, por lutet të mos përballet me Barcelonën në rundet e ardhshme, pas futbollit të shkëlqyeshëm që ata treguan ndaj Arsenalit.
“Nuk e di se sa larg mund të shkojmë. Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyeshme ajo e Barcelonës që mposhti një ekip që luan dhe që mbase është ekipi me pasimet më të mira në ligë [Arsenali]”.
“Është vështirë që dikush ta mposhtë Barcelonën. Ata janë një ekip i mahnitshëm, por kurrë nuk i dihet. Ne jemi në tetëshen e fundit dhe kemi bërë më të mirën për të arritur ku jemi dhe dua të qëndrojmë në këtë garë dhe të shkojmë sa më larg që mundemi”, ka thënë Redknapp.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i vetëdijshëm për kërcënimin që paraqet Arsenali në garën për titull.Ekipet do të takohen në kuadër të çerekfinales së Kupës FA gjatë të shtunës, që e ka nxitur Ferguson të flasë për formën e Topçinjve.
“Sezonin e kaluar ata u zbehën rreth shkurtit apo marsit për të na lërë neve dhe Chelsean në garën për titull, që na iku për një pikë. Mendoj se shumica kanë parashikuar të shohin një sezon të ngjashëm edhe këtë vit, krahas sfidimit nga Spurs dhe Manchester City për ta bërë edhe më të vështirë që Arsenali të kthehet në majë”.
“Por Arsene Wenger dhe lojtarët e tij e kanë gjetur rrugën për t’i bërë ballë sfidave për vendin e dytë. Qartas ata janë kërcënimi kryesor për ambiciet tona dhe jam i sigurt se ata na shohin neve si kërcënim të madh për shpresat e tyre”, ka thënë Ferguson.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto'o, thotë se gara për titullin e kampionit të Italisë mbetet shumë e hapur.Kamerunasi mendon se Interi ka potencial ta arrijë Milanin dhe të luftojë për Skudeton deri në fund të sezonit.
“Ne jemi pesë pikë larg Milanit në ligë, por me derbin që vjen shumë shpejt. Do të jetë një garë e hapur deri në dy ose tre javët e fundit të sezonit”, ka thënë Eto'o.
Në prag të përballjes së sotme me Dinamo Kievin, sulmuesi i Manchester Cityt zbulon se futbollisti i tij i preferuar ishte Andriy Shevchenko.Ekipi ukrainas, për të cilin tash aktivizohet Shevchenko, pret sonte ekipin anglez në kuadër të 1/8-tës së finales së Evropa League.
“Shevchenko gjithmonë ka qenë futbollisti im i preferuar. Ai ishte idhulli im. E kam njohur para disa vitesh kur Wolfsburg luante me Milanin, shkëmbyem fanellat”.
“Ai ka qenë një futbollist fantastik, kishte një periudhë të vështirë në Angli, por kështu është futbolli. Anglia është më ndryshe nga ligat e tjera dhe duhet ta kemi parasysh këtë. Shpresoj se do të kem sukses të madh”, ka thënë Dzeko.
Edhe sulmuesi tjetër i Milanit, Alexandre Pato, mendon se Rossonerët nuk e merituan largimin e nga Liga e Kampionëve nga Tottenhami.“Është vështirë të përfundojmë kështu pas një ndeshje dominuese dhe pas një loje të mirë. Ajo çfarë kishim nevojë ishte goli dhe nuk e arritëm. Luajtëm shumë mirë, por pa shënuar, gjithçka është e pavlefshme në fund”.
“Tash duhet ta harrojmë këtë ndeshje sa më shpejt dhe të fokusohemi në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Të gjithë dëshirojmë të fitojmë dhe mund ta bëjmë këtë në Itali këtë sezon”, është shprehur Pato pas takimit të mbrëmshëm.
Ylli i Real Madridit, Mesut Ozil, thotë se sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, nuk e ka merituar përjashtimin në ndeshjen kundër Barcelonës.Van Persie u ndëshkua me karton të kuq për shkak se goditi topin në drejtim të golit pasi ishte kapur në pozitë jashtë loje, një vendim shumë i kritikuar i arbitrit Massmo Bussacca.
“Çdokush e pa se ai vendim ishte i padrejtë. Si mund të thuash diçka tjetër rreth kësaj?”, ka thënë Ozil.
FIFA ka hapur procedura disciplinare kundër zyrtarëve të disa ndeshjeve ndërkombëtare përfshirë atë mes Bolivisë dhe Letonisë, si dhe mes Estonisë dhe Bullgarisë të zhvilluara që të dyja në Turqi muajin e kaluar.Pas një vlerësimi të plotë të dokumenteve të prezantuara te trupa futbollistike rreth shqetësimeve për montim të ndeshjeve, komiteti disiplinar tash do të nisë hulumtimin.
Më herët FIFA kishte konfirmuar se kishte dyshime për fitoren 2-1 të Bolivisë dhe barazimin 2-2 mes Estonisë dhe Bullgarisë.
Ndeshjet u luajtën njëra pas tjetrës në Antalia, Turqi, më 9 shkurt dhe bastvënësit shprehën shqetësime kur të gjithë shtatë golat u shënuan nga pika e bardhë, një prej të cilëve u humb dhe u urdhërua të ri-gjuhet goditja.
Zyrtarët e përfshirë, hungarez sa i takon përkatësisë nacionale, ishin të njëjtët në të dy ndeshjet ndërsa autoritet hungareze raportuan se ata ishin të kualifikuar vetëm për të drejtuar ndeshje të kategorisë së tretë.
Zlatan Ibrahimovic thotë se Milani mund të jetë krenar për lojën e treguar ndaj Tottenhamit, pavarësisht se është eliminuar nga Liga e Kampionëve.“Ne kemi luajtur mirë, por nuk arritëm te goli, që ishte e vetmja gjë që mungoi në këtë mbrëmje. Gjatë dy ndeshjeve Tottenhami ka pasur vetëm një goditje dhe ka shënuar. Ekipi më i mirë nuk fiton gjithmonë”.
“Jam i kënaqur me paraqitjen time dhe çdokush në ekip luajti mirë. Jam përpjekur të shënoj, por topi nuk e kalonte linjën. Është turp që jemi eliminuar nga Liga e Kampionëve, por ne ende jemi në garë për Skudeton dhe Kupën e Italisë ku duhet të fokusohemi”, ka thënë Ibra.
Mathieu Flamini thotë se Milani nuk e meritoi eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Tottenhami.Ndeshja e mbrëmshme mes dy ekipeve përfundoi pa gola, duke i lejuar Tottenhamit të kualifikohet më tej falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.
“Ne dëshiruam të kualifikohemi dhe nuk e arritëm këtë, andaj jemi të dëshpëruar, pasi dhamë gjithçka dhe goli nuk erdhi. Është turp, por futbolli është i tillë. Ne kaluam gjithë ndeshjen në pjesën e fushës së Tottenhamit, duke kërkuar golin. Çdokush e pa se ne treguam një ndeshje të shkëlqyeshme me një qasje të duhur”.
“Tash duhet të fokusohemi në Serie A dhe në garën për Skudeton. Liga e Kampionëve ka qenë një prej objektivave tonë dhe ne dhamë gjithçka, por tash duhet të mendojmë për titullin”, ka thënë mesfushori francez.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka thyer heshtjen rreth disfatës nga Liverpooli.Skocezi ka marrë guximin dhe ka pranuar se United tregoi një paraqitje të dobët në derbin e vikendit të kalar dhe se kishte merituar të humbasë ndaj rivalëve të vet.
“Nuk kam arsyetim për performancën e dobët në Liverpool, që ishin një ekip më i mirë dhe merituan fitoren”.
“Isha i zhgënjyer pasi ne nuk luajtëm në nivelin që kam pritur dhe të cilin, të jem i sinqertë, ne përgjithësisht e arrijmë”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se kualifikimi i tyre për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është diçka që kurrë nuk e ka ëndërruar.Spurs mbrëmë barazuan pa gola ndaj Milanit në White Hart Lane dhe kualifikohen për një çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 1-0 falë fitores në ndeshjen e parë në San Siro.
“Kjo është një ëndërr e pamundshme të cilën ne e kemi arritur deri tash. Dy vite më parë as nuk do të kishit thënë se ne do të ishim kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të kisha menduar se jeni të çmendur”.
“Është viti jonë i parë në historinë e klubit që ne kemi luajtur në Ligën e Kampionëve andaj është një arritje fantastike të fitosh në grup dhe të bëjmë atë që bëmë kundër Milanit”.
“Ne e kemi mposhtur Milanin në dy ndeshje dhe duke ruajtur portën e paprekur të dy herët dhe fituam grupin tonë që ishte më i vështirë prej të gjithëve”, ka thënë Redknapp.
Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ishte tejet i dëshpëruar pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve, duke thënë se Rossonerët nuk e merituan një largim aq të hershëm nga gara më prestigjioze evropiane.“Nuk është deri te goli, por paraqitja ishte e mirë dhe mendoj se djemt e mi bënë gjithçka. Gabimi është në ndeshjen e parë, ndërsa sonte luajtëm në një fushë të vështirë”.
“Ibra nuk luajti si duhet, shënoi disa gola në Ligën e Kampionëve, por sonte nuk ishte nata e tij. Ata nuk na kanë marrë asgjë, por ne eliminohemi pa meritë”, ka deklaruar Allegri pas ndeshjes.
















