Sevilla ka arritur të ndalë Barcelonën në një barazim me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan.Barcelona në fraksionin e parë ishte dominante dhe kishte rastet më të mira. Pas një pasimi hyjnor të Andres Iniestas te Dani Alves, ishte ky i fundit ai që ia përgatiti golin (30’) sulmuesit Bojan Krkic, i cili i vetmuar me portën shënoi për 1-0.
Në vazhdim të takimit vendasit përpiqen më shumë dhe me të filluar pjesa e dytë barazojnë rezultatin. Pas një depërtimi fantastik të Alvaro Negredos, ishte pikërisht sulmuesi ai që lansoi një harkim në zonë te Jesus Navas që me kokë shënoi për 1-1 dhe gëzimin e madh të tifozëve andaluzianë.
Në vazhdim të takimit Barcelona bëri ç’mos për ta bërëzuar rezultatin, por nuk ia doli përkundër faktit se qëlloi dy herë transverzalen.
Me këtë barazim Barcelona ia lejon Real Madridit që të afrohet në pesë pikë nga shtatë sa ishin një javë më parë. Në La Liga kanë mbetur edhe dhjetë javë, ndërsa derbi direkt ‘el Classico’ nuk është zhvilluar ende, duke bërë kështu që lufta për titull të jetë larg nga përfundimi.
Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Miroslav Klose, i ka dërguar sinjal kërcënimi Interit se mund t’i ndodhë ajo që i ndodhi edhe Hamburgut, të cilin bavarezët e copëtuan me rezultat 6-0.“Ndaj Interit do të luajmë sikurse ndaj Hamburgut”.
“Ne kemi përparësinë e ndeshjes së parë dhe atë duhet ta mbrojmë, porn e do të tnetojmë të shënojmë në mënyrë që të krijojmë edhe një epërsi më të madhe mes nesh dhe tyre”, u shpreh Klose.
Pos Lucios, Interi do të duhet t’ia dalë edhe pa shërbimet e mesfushorit italian, Thiago Motta, në ndeshjen kthyese të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Allianz Arena të martën.Ish-futbollisti i Barcelonës nuk ka arritur të riaftësohet me kohë për ndeshjen, që përbën edhe një goditje të rëndë për Nerazzurët, pas mungesës së konfirmuar të Militos për këtë takim. Megjithatë, sipas spekulimeve të fundit Lucio ka arritur një riaftësim sensacional dhe pritet të luajë ndaj Bayernit në sfidën kryesore të së martës.
Mungesa e Mottas do të shohë në fushë dyshen Sneijder – Stankovic, që në ndeshjen e parë u shkatërrua totalisht nga Luiz Gustavo dhe Bastian Schweinsteiger.
Ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker, ka thënë se Tottenhami ka gjithçka që i nevojitet për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi Spursat eliminuan kampionin e shtatfishtë të Evropës, Milanin.“Nuk është e pa mundur për Tottenhamin fitimi i Ligës së Kampionëve, por, i ngazëllyer nga kualifikimi i tyre, mendoj se është pak e mundur kjo”.
“Kjo garë na ka dhënë fitues të pa pritur, sikurse Interi vitin e kaluar, ashtu si Porto në vitin 2004. Por, ata e kanë pasur Jose Mourinhon. Nuk dua ta përuli Harry Redknapp. Ata kanë trguar futboll të mirë, por me një 0-0 nuk mund të shkosh larg”, tha Lineker.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ishte tejet i zhgënjyer me barazimin ndaj Barit në sfidën e cila u zhvillua mesditën e të dielës në San Siro.“Ne e kemi ditur se nuk ishte një ndeshje e cila ishte e fituar nga fillimi, ndërsa gjithçka u komplikua kur ata shënuan. Ne luajtëm keq, por ishim më të mirë në pjesën e dytë. Ata ishin të mirë vetëm kur e shënuan golin, por ne është dashur të jemi më të kujdesshëm”.
“Ekipi luajti më pas mirë me dhjetë njerëz. Ne krijuam shumë raste dhe ishim në gjendje ta barazojmë rezultatin. Të gjithë kanë pritur fitore, por edhe tani epërsia prej pesë pikëve është e madhe”, u shpreh Allegri.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen e presidentit të klubit Florentino Perez, i cili dje u hodh në mbrojtje të portugezit.“Unë nuk kam qenë në gjendje për të lexuar deklaratën e presidentit, sepse kurrë nuk lexoj asgjë gjatë një fundjave, pasi dua të mbes i fokusuar. Më është thënë se ishte fjalim i rëndësishëm për të ardhmen e klubit”.
“Një klub i madh ka nevojë për një trajner të madh, por trajnerët e mëdhenj janë të mëdhenj vetëm nëse kanë mbështetjen e klubit. Real Madridi është klubi më i madh në botë”, deklaroi Mourinho.
Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka folur për zëvëndësuesit e mundshëm të Louis Van Gaal, duke mos precizuar ndonjë prej emrave të spekuluar.Në një intervistë për Bild, Hoeness nuk ka mohuar një rikthim sensacional të Ottmar Hitzfeld, por ka hedhur poshtë një punësim të Thorsten Fink në postin e trajnerit.
Më tej Hoeness foli edhe për situatën e Felix Magath, duke mos mohuar as një rikthim të trajnerit të Schalkes te Bayerni, pasi beson se situata e klubit nga Gelsenkirchen nuk është e kënaqshme përkundër kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e disa futbollistëve të cilët janë të lënduar para sfidës vendimtare ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve.Me lëndimet e Darren Fletcher, Michael Carrick dhe Anderson, skocezi u detyrua që ta zhvendosë Wayne Rooneyn në një mesfushë prej pesë lojtarëve ndaj Arenalit të shtunën, me superyllin anglez që luajti edhe si sulmues edhe si mesfushor.
“Unë kam shumë lëndime për momentin dhe më duhen lojtarët. Nuk kam mundur ta rrezikoj as Giggs as Scholes për Arsenalin për shkak të rëndësisë së ndeshjes të martën. Ryan luajti mirë për 28 minuta, kurse Scholes me dhjetë minuta bëri po ashtu mirë, kështu që mendoj se ata do të jenë të gatshëm për të martën”, theksoi Ferguson.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në barazimin prej 2-2 ndaj Cesenas të shtunën mbrëma.“Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ne kemi luajtur një pjesë të tërë në disavantazh numerik, por ne ishim të mençur në një fushë të vështirë”, theksoi Del Neri.
Juventusi ka 42 pikë pas 29 ndeshjeve, por mbetet nëntë pikë prapa Lazios që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, që do të thotë se për Bianconerët Liga e Kampionëve është pothuajse e pa arritshme.
Trajneri i Sevillas, Gregorio Manzano, po shpreson që skuadra e tij ta zë Barcelonën në një natë të keqe, kur ata të takohen sonte mbrëma në Ramon Sanchez Pizjuan.“Ne të gjithë ëndërrojmë që Barcelona të mos e ketë natën më të mirë. Nuk ka ndodhur ende si mysafir për Barcën, ku ata janë të pa mposhtur. Ata janë aq të qëndrueshëm. Shpresojmë se ata nuk do të jenë në formën më të mirë”.
“Kjo është mënyra e vetme për t’i arritur objektivat tanë. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Ne duhet të shfrytëzojmë përkrahjen e tifozëve të cilët do të na japin shtytje të veçantë ndaj Barcelonës. Shpeshherë peshku i vogël e ha atë të madhin. Vështirë? Sigurisht se është e vështirë, por jo e pa mundur”, theksoi Manzano.
Roma ka shënuar fitore të madhe në derbin romak ndaj Lazios me rezultat 2-0, në sfidën e zhvilluar në Olimpico të kryeqytetit italian.Pjesa e parë ishte pa gola, me të dy skuadrat që shfaqën lojë relativisht monotone.
Në pjesën e dytë, Giallorosët ndezën motorët. Pas rasteve të huqura, impenjimi shpaguhet në minutën e 70-të, kur Francesco Totti shënoi pas asistimit të Davide Pizarros.
Dhe në fund, si zakonisht tensione. Stefan Radu largohet nga loja direkt me karton të kuq, ndrësa dy minuta më vonë Christian Ledesma shkaktoi një penalti të cilën e shndërroi në gol Francesco Totti (90’).
Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 49 pikëve, me dy pikë më pak se sa Lazio në pozitën e pestë.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka kërkuar përkrahjen e plotë të tifozëve në sfidën ndaj Lyonit që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.“Ne do të kemi nevojë për ndihmën e tifozëve ndaj Lyonit. Ne duam që njerëzit të vijnë në stadium dhe të na përkrahin. Ne duhet që së bashku të shfaqim paraqitje të mirë”.
“Ka ardhur koha që të kualifikohemi në çerekfinale. Lyoni është kundërshtar i vështirë, por ne do të përqëndrohemi në këtë ndeshje, ndërsa presim që Bernabeu të na japë mbështetjen tipike të një mbrëmje evropiane”, theksoi Casillas.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lëvduar portierin Edwin van der Sar dhe anësorin Antonio Valencia për paraqitjen e tyre ndaj Arsenalit.“Van der Sar ishte fantastik. Ai bëri një gabim javën e kaluar ndaj Liverpoolit dhe la një gol, por tani na mbajti të gjallë. Nuk është vetëm aftësia e tij prej një portieri, por edhe qetësia që u jep të gjithëve, kjo është vitale për të gjithë”.
“Ishte mirë që e kemi pasur edhe Valencian në lojë, çfarë ndryshimi i bëri ai ekipit tonë! Është e mrekullueshme që e kemi përsëri në ekip, çfarë lojtar i mahnitshëm që është”, tha Ferguson.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Alan Kennedy, ka këmbëngulur se mbajtja e Pepe Reinas në Anfield duhet të jetë top prioritet i klubit.“Është thënë se Reina nuk është mirë për shkak të kahjes që ka marrë klubi viteve të fundit”.
“Por, unë do të isha befasuar nëse Kenny Dalglish tenton të fitojë para nga Reina ashtu siç bëri me Torresin, pasi për mua, Reina është i pa zëvëndësueshëm. Ai është krucial nëse Liverpooli mendon të jetë klub i suksesshëm për vitet e ardhshme”, tha Kennedy.
Milani nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 1-1 ndaj Barit në San Siro, për të mbajtur kështu ende të gjallë luftën për titull në Serie A.Rossonerët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por një pjesë e parë e fjetur e kuq e zinjve, bëri që mysafirët të jenë të pa mëshirshëm. Ishte Gegerly Rudolf ai që kaloi në epërsi Barin pas 39 minutash lojë. Shokohen tifozët në San Siro.
Në pjesën e dytë Milani hodhi të gjitha forcat në sulm. Fillimisht i anulohet një gol i pastër Robinhos, ndërsa më pas erdhën edhe disa vendime kontraverse të gjyqtarit, me të cilat nuk u pajtuan Rossonerët. Duke parë një situatë të tillë, i nervozuar, Zlatan Ibrahimovic (73’) u përshëndet nga takimi pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Milani vazhdoi me impenjimin dhe së paku barazoi rezultatin për 1-1 në minutën e 82-të me anë të zëvëndësuesit Antonio Cassano, të cilin e ndihmoi të shënonte Luca Antonini.
Me këtë barazim Milani nuk arrin të përfitojë nga barazimi i dy ditëve më parë të Interit me Brescian. Si pasojë, distanca mes Rossonerëve liderë dhe Nerazzurëve mbetet pesë pikë.
Babai i Cesc Fabregas ka pohuar se djali i tij ishte aq në depresion pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, sa që kërkoi të bënte vetvrasje.Topçinjt u eliminuan pas një ndeshjeje të dytë kontraverse të zhvillluar në Camp Nou, e cila u dallua me paraqitje katastrofale të Cesc Fabregas, e cila duket se u ndikua nga gjendja e tij fizike.
“Unë kam biseduar me Cesc pas ndeshjes dhe ai më ka thënë se ai është ndier aq i pa fuqishëm sa që ai kërkoi të bënte vetvrasje. Ai mezi e priste këtë ndeshje. Ishte një ndeshje aq e veçantë për të, sepse ishte ndaj Barcelonës në Camp Nou”.
“Por, u duk se ishte një prej ditëve më të këqija në jetën e tij. Paraqitja e tij është ndikuar nga gjendja e tij fizike. Nga momenti i parë ai e kuptoi se nuk është dashur të luajë. Pas dhjetë minutave ai filloi të ndjente dhimbje. Ai kërkoi të kontribuonte, por ishte lënë shumë prapa nga loja e mrekullueshme e Barcelonës”, deklaroi babai i Fabregas për The Sun.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se skuadra e tij është dëmtuar psikologjikisht nga rezultatet e fundit, gjë që sipas tij u reflektua edhe në humbjen prej 2-0 ndaj Manchester Unitedit.“Ne duhet ta tejkalojmë këtë periudhë. Unë besoj se zhgënjimi i jashtëzakonshëm i të martës luajti rol ndaj Unitedit. Ju keni parë se diçka na mungoi, jo qëndrimi apo impenjimi, por besimi. Ne duhet ta rigjejmë forcën mentale. Ne duhet t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dy-tri javët e ardhshme”.
“Ne duhet të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Unë besoj se mund ta fitojmë titullin. Ne duhet të përgjigjemi shpejtë”, ka thënë Wenger.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është treguar i kujdesshëm në deklaratën e tij para ndeshjes së vështirë ndaj Sevillas të dielën mbrëma në Ramon Sanchez Pizjuan.“Ata po luajnë mirë që disa vjet. Ata janë një prej atyre ekipeve të mëdha, një prej atyre klasikëve, me lojtarë të mirë dhe me një lojë shumë të definuar. Ky është vend ku vështirë merr rezultatin që dëshiron, ndërsa është befasuese zhurma e publikut”.
“Sevilla është një prej ekipeve të mëdha në këtë kampionat dhe për këtë arsye ne duhet të luajmë mirë”, u shpreh Guardiola.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se atij nuk i intereson aspak Interi, para duelit ndaj Barit ku Rossonerët kanë rastin për ta zgjeruar epërsinë e tyre ndaj Nerazzurëve në tabelë në shtatë pikë.“Ne duhet ta bëjmë luftën për titull për vete. Kalendari nuk është dhe aq i lehtë, ndërsa ne nuk duhet ta nënvlerësojmë Barin nga pikëpamja mentale, pasi ata janë më të mirë se sa që tregon pozita e tyre në tabelë. Do të jetë me rëndësi të fillojmë fuqishëm”.
“Ibrahimovic është i lodhur që është normale në këtë kohë të vitit, por unë jam i bindur se ky është sezoni i tij më i mirë dhe mendoj se ai do të luajë. Pato është mirë dhe në sulm nuk kemi probleme. Unë kam lëndime në mesfushë (Merkel dhe Flamini), ndërsa në mbrojtje kam Emmanuelsonin e lënduar”, u shpreh Allegri.
Sulmuesi i Real Madridit, njeriu i cili realizoi të dy golat në fitoren prej 2-0 të Realit ndaj Herculesit, Karim Benzema, ka thënë se ai shpreson në një rrëshqitje të Barcelonës të dielën, kur Blaugranët u shkojnë andaluzianëve të Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan.“Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur në kampionat dhe ne do të kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Tani për tani epërsia është vetëm katër pikë dhe unë vërtet shpresoj se Barcelona do të humbasë ndaj Sevillës”.
“Jam me fat pasi kam filluar të shënoj pothuajse nga dy gola për ndeshje dhe kjo falë bashkëlojtarëve të mi”, tha Benzema.
Pasi shënoi golin e fitores ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e FA Cup, Wayne Rooney ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve se të mos e nënvlerësojnë Arsenalin, pasi tani Topçinjt janë më të fuqishëm në kampionat.“Ju nuk e dini se si ata do t’i përgjigjen kësaj krize. Sigurisht se ka qenë javë e vështirë, dhjetë ditë të vështira duke dalë radhazi nga tri gara të ndryshme”.
“Por, ne e dimë se ata do të jenë të freskët për Ligën Premier dhe ata nuk do të fokusohen në garat tjera, sikurse ne. Nga disa aspekte kjo është mirë për ta, por nëse ata duan të fitojnë tituj nuk është mirë për ta”, u shpreh Rooney.
Trajneri i Romës, Vincenzo Montella, ka pranuar se rivali i përbetuar i Giallorosëve, Lazio, është favorit për ta fituar derbin e kryeqytetit italian që zhvillohet pasditën e të dielës.“Është një derbi më shumë i rëndësishëm për ne se sa për Lazion. Ekipi i ka kuptuar gabimet e bëra në Donetsk dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar. Favoriti? Është lehtë të përgjigjemi, ekipi i cili është më lart në tabelë”.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë ndeshje për t’i fituar sërish zemrat e tifozëve dhe unë pres mirëpritje të veçantë. Ekipi ka qenë shumë i mirë, ishte javë e vështirë, por mendoj se ia kemi dalur të jemi të qetë. Unë kam kërkuar nga lojtarët e mi që të hynë në derbi me qetësi mentale në mënyrë që të fokusohen në këtë ndeshje”, deklaroi Montella.
Gjasat e Interit për një kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kanë marrë kahje tjetër, pasi një prej mbrojtësve më stabilë në botë, Lucio, është në dyshim për sfidën kthyese ndaj Bayernit të Munichut në Allianz Arena ku Interi duhet të kthejë disavantazhin prej një goli.Nerazzurët bën të ditur në faqen zyrtare se gjiganti brazilian pësoi një lëndim në barazimin prej 1-1 ndaj Brescias, ndërsa pas testeve të shtunën, Lucio u urdhërua të shkojë drejt e në fizioterapi.
Ende nuk është konfirmuar nga klubi nëse Lucio do t’ia dalë të luajë ndaj Bayernit, por gjasat janë shumë të vogla. Ivan Cordoba, i cili së fundmi ka shfaqur formë katastrofale është një prej opsioneve më të mundshme për Leonardon.
Trajneri i Interit, Leonardo, ndjen se skuadrat nga qyteti i Mançesterit duhet të vazhdojnë të punojnë shumë për të mposhtur Milanon në betejën e qyteteve me kulturën më të madhe futbollistike në Evropë.“Ndoshta Mançesteri do ta rivalizojë Milanon. Por, Manchester City duhet të fitojë diçka për të krijuar një ekip që njerëzit do ta duan ta shikojnë çdo javë. Ndoshta Mançesteri, me dy ekipe të mëdha do të jetë në situatë të njëjtë si Milano, pasi shpeshherë nuk ka ekipe të barabarta në një qytet”.
“Është e vështirë që dy ekipe të jenë të forta nga i njëjti qytet dhe në Milano mendoj se është situatë e tillë. Ndoshta një ditë do ta shohim këtë me Manchester Cityn në ngritje, por mendoj se Mançesteri si qytet është shumë larg Milanos”, deklaroi Leonardo.
Mesfushori i Dortmundit, Mario Goetze edhe publikisht u ka bërë thirrje klubeve të mëdha që të bëjnë ofertë për të, pasi ai është shumë i interesuar për një transferim.“Kush nuk do të dëshironte të luante te një klub si Real Madrid, Barcelona, apo Manchester United?”, theksoi Goetze në përgjigje të spekulimeve për një kalim te United nga Manchester Evening News.
“Sidoqoftë, unë kam kontratë me Dortmundin deri në vitin 2014”, përfundoi Goetze.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është hedhur në mbrojtje të Jose Mourinhos, për komentet e këtij të fundit mbi planifikimin e kalendarit të ndeshjeve.“Real Madridi mbrohet për atë që mendon se nuk është e drejtë apo e pa rregullt dhe Jose Mourinho po e bën saktësisht këtë”.
“Është nder që të njohim arritjet dhe meritat e rivalëve tanë, por ata duhet ta dinë se kur diçka nuk është e drejtë ne do t’i denoncojmë pa rregullsitë”, theksoi Florentino Perez.
Zonja e Vjetër nuk ka regjistruar fitore përballë Cesenas edhe pse fillimisht pati avantazh të dyfishtë. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Dino Manuzzi përfundoi me rezultat 2-2.Pas një aksioni të bukur, Alessandro Del Piero e gjeti për mrekulli Alessandro Matrin, i cili shënoi për epërsinë e bardhezinjve (19’).
Ishte sërish Matri lojtari që dyfishoi epërsinë pas kthimit të topit që Del Piero goditi shtyllën (35’).
Mirëpo ndërhyrjen e Buffon, arbitri e ndëshkoi me penallti dhe nga pika e bardhë realizoi Antonio Jimenez për të ngushtuar rezultatin në 2-1(41’).
Edhe më keq për Juven u bë kur Marco Motta u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (43’), ashtu që mysafirët gjithë pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak.
Pas disa intervenimeve të bukura, Buffon nuk arriti ta mbronte edhe goditjen e Marco Parolos, i cili barazoi rezultatin (81’), për t’ia përkeqësuar punët Juventusit.
Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Herculesit për t’iu afruar më shumë kreut të tabelës.Heroi i Los Blancos ishte Karim Benzema, i cili realizoi nga një gol në secilën pjesë.
Fillimisht ai ngriti epërsinë pas asistimit të Raul Albiol (24’), ndërsa në pjesën e dytë ishte Angel Di Maria lojtari që pasoi në drejtim të francezit, i cili dyfishoi rezultatin (56’).
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet katër pikë pas Barcelonës, që të dielën zhvillon derbin kundër Sevillas.
















