Skuadra me më shumë tituj në Ligën e Kampionëve, Real Madrid, e ka mposhtur Lyonin me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të kësaj gare, për t’u kualifikuar në çerekfinale për herë të parë pas gjashtë sezonesh.Takimi i parë i zhvilluar në Stade Gerland përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Santiago Bernabeu, Real Madridi kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.
Mbretërit luajtën më mirë në pjesën e parë, edhe pse nuk dominuan bindshëm, megjithatë e menaxhuan më mirë takimin dhe arritën të dalin fitimtarë të fraksionit të parë të lojës.
Pas një superdepërtimi, Marcelo në kombinim me Cristiano Ronaldon, bëri që të thyhet mbrojtja mysafire, dhe braziliani arriti ta mposhtë “të pamposhtshmin”, Hugo Lloris (37’).
Pas golit të parë, Reali pati edhe dy raste tjera të mira përmes Karim Benzemas, të cilit iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje.
Gjysma e dytë e takimit nuk e pati atë dinamizmin e pjesës së parë, mirëpo aty ishte Benzema për të dënuar sërish ish-skuadrën e tij dhe për të shënuar golin e sigurisë për Los Blancos (66’).
Një pasim të Mesut Oezil e shfrytëzoi në mënyrë të mrekullueshme Angel Di Maria, i cili në mënyrë maestrale shënoi golin e tretë për vendasit dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Përkundër barazimit pa gola kundër Kopenhagës, Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë fitores në terren mysafir.Blutë luajtën më mirë në këtë takim edhe pse kishin avantazh nga ndeshja e parë, megjithatë takimi përfundoi pa gola.
Kështu, me rezultat të përgjithshëm prej 2-0, Chelsea vazhdon garën evropiane duke u kualifikuar në çerekfinale.
Asi i Manchester United, Nani, ka sulmuar mbrojtësin e Liverpoolit, Jamie Carragher, pas lëndimit që ky i fundit ia shkaktoi anësorit portugez në sfidën derbi të zhvilluar javë më parë.“Ai erdhi për të më kërkuar falje pas ndeshjes, por nuk isha i kënaqur. Ai më lëndoi për herë të dytë. Vitin e kaluar, ai më la jashtë fushave për dy muaj dhe gjithmonë ishte i ashpër. Nuk jam fare i kënaqur me atë që bëri”.
“Nuk e di se çfarë po mendonte ai. Gjithë ajo që di unë është se ajo ishte gjithçka pos futbollit. Kur e pash këmbën time, unë mendova se jam i mbaruar. Për këtë arsye kam qarë. Nuk e di çfarë ndodhi në kokën time”, ka thënë Nani.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, po lidhet me një kalim të vlefshëm 35 milionë euro gjatë kësaj vere, me klubin nga Liga Premier që është i gatshëm t’ia ofrojë atij një kontratë pesëvjeçare.AS njofton se Roman Abramovich nuk dëshiron të ndalojë së shpenzuari, ndërsa mezi pret të sjellë një mbrojtës të kalibrit të Ramos.
Tentimet e Chelseat pritet të rriten në javët në vijim, pasi Jose Mourinho po heziton t’ia ofrojë spanjollit rinovimin. Si opsion për këtë marrëveshje sportivja madrilene e përmend edhe Kakan.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk ka humbur kohë dhe e ka përgëzuar klubin e tij të zemrës, Interin, për kualifikimin e mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit të martën mbrëma, gjithnjë sipas presidentit Massimo Moratti.“Shorti? Shpresoj se do ta kemi për kundërshtar skuadrën më të fortë, sepse kjo do të na ndihmojë të mbesim të fokusuar”.
“Nuk isha shumë optimist gjatë ndeshjes, por kam pritur gjithçka. Nuk isha dhe aq i befasuar. Isha tejet i ngazëllyer me Leonardon, Eto’on, Cambiasson dhe Sneijderin”.
“Mourinho më telefonoi, ai ishte shumë i lumtur për këtë rezultat ndaj Bayernit. Ai është sportist i vërtet dhe ai na do shumë”, u shpreh Moratti.
Trajneri i Interit, Leonardo, nuk kishte fjalë për ta përshkruar triumfin mbi Bayern Munichun në natën më magjike të këtij sezoni në Allianz Arena, ku Interi realizoi një prej rikthimeve më sensacionale të të gjitha kohërave.“Kjo ndeshje është e pa përshkueshme: vetëm përjetim. Ne fituam dhe ishte fitore me gjithë zemër. Ne u organizuam mirë, shënuam pas tre minutave, por ishte një periudhë ku gjithçka ishte në dorë të Bayernit dhe ne humbëm baraspeshën”.
“Sonte (e martë) gjithçka ishte bërë me zemër. Unë jam aq i lumtur për Pandevin, pasi ishte periudhë e vështirë për të”, deklaroi Leonardo.
Trajneri i Bayernit, Louis Van Gaal, nuk ka mundur t’u besojë syve pasi pa skuadrën e tij të lejojë Interin që të realizojë një rikthim sensacional në Allianz Arena.“Ne bëmë gjithçka në mundësitë tona dhe ishte e pa mundur që ne ta humbnim këtë ndeshje. Përkundër faktit që kemi pasur aq shumë raste, ne nuk kemi mundur të shënojmë më shumë gola dhe kjo e mbajti Interin në lojë”.
“Ata ishin të mirë dhe shfrytëzuan rastet. Ne kemi humbur disa ndeshje vitale këtë muaj”, deklaroi Van Gaal.
Portieri i Interit, Julio Cesar, ishte tejet emocional pas triumfit në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit, duke thënë se ai ka qarë pas golit të shënuar nga Goran Pandev.“Ai gabim ende më frikëson. Unë kurrë nuk kam bërë një gabim të tillë në një ndeshje aq të rëndësishme. Kur kam pranuar gol, thjesht kam kërkuar të kthehem në Milano”.
“Por më pas e mblodha veten dhe besova në rezultat pozitiv. Unë lëvdoj gjithë bashkëlojtarët e mi për punën e mirë të bërë. Kur Pandev shënoi, unë kam filluar të qaj pasi jam person emocionues. Shpresoj se tani e tutje nuk do të bëj gabime”, deklaroi Cesar.
Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, është i bindur se Milani ka cilësinë për t’ia dalë pa shërbimet e superyllit, Zlatan Ibrahimovic, në tre javët në vijim kur Ibra do të mungojë për shkak të suspendimit.“Ibrahimovic është shumë i rëndësishëm për ne. Mugnesa e tij është humbje e madhe për ne. Sidoqoftë, ne kemi kampionë të mëdhenj në skuadër të cilët luajnë shumë mirë”.
“Më pëlqen të luaj me Cassanon. Unë dua të luaj, nuk më intereson nëse Ibra është në fushë apo jo”, ka thënë Pato.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është dënuar me pesë ndeshje suspendim nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pas komenteve bërë për gjyqtarin Martin Atkinson nëpër mediumet britanike.“Komisioni disiplinor ka dëshmi mbi sjelljen jo të mirë të Ferguson dhe pas shqyrtimit të apeleve, FA ka marrë vendim që Ferguson të suspendohet me dy ndeshje dhe duke përfshirë edhe dy ndeshjet tjera suspendim me kusht nga tetori i vitit të kaluar, menaxheri i Manchester United nuk do të qëndrojë në stol për pesë ndeshje”, shkruan në komunikatën e FA.
Kështu, Sir Alex Ferguson i kanë mbetur vetëm 48 orë për ta apeluar vendimin.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se ai mund ta lë në pankinë sulmuesin Fernando Torres për sfidën ndaj Kopenhagës.“Problemi i vetëm është ai është lojtar i ri dhe duhet ta mësojë ende lojën tonë. Ai lëviz shumë dhe ai po ka shumë raste. Ai ka qenë i pa fat shpeshherë, por mendoj se ai do të shënojë”.
“Nuk dua ta zbuloj formacionin. Ndoshta Torres do të pushojë. Dua të bëj rotacione në këtë takim, por nuk kam zgjedhur ende formacionin. Ne kemi të gjithë lojtarët të gatshëm dhe duam të shfrytëzojmë gjithë lojtarët për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe për atë ndaj Manchester Cityt”, ka thënë Ancelotti.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka qenë plot lëvdata për trajnerin e tij Jose Mourinho, duke ua bërë me dije mediave se ai nuk ka asgjë kundër trajnerit portugez.“Ai ka sjellë shumë baraspeshë dhe organizim në fushë, ashtu si në zhveshtore. Ai e di se si t’i menaxhojë gjërat dhe të mos i shkatërrojë lojtarët”.
“Ai është shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejt, ndërsa kjo i bën njerëzit të jenë të ngazëllyer të punojnë me të. Ai di se si të nxjerrë më të mirën nga secili lojtar dhe ai ka shumë karakter, gjithnjë është aty per ne. Është me rëndësi për trajnerin të ketë marrëdhënie të mira me lojtarët e tij, sepse kjo shfaqet në fushë. Ne nuk mund të jemi më të lumtur me të”, u shpreh Ramos.
Portieri i Manchester United, Edwin Van der Saar, ka zbuluar se ai dëshiron ta shmangë Chelesan ose Tottenhamin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shorti i të cilit mbahet të premtën.Shorti do të mbahet të premtën në Nyon, ndërsa portieri holandez shpreson të shmangë ekipet nga Liga Premier, Tottenhamin dhe Chelsean.
I pyetur nëse ai do të preferonte të luante ndaj një ekipi nga Anglia, Van der Saar për TalkSport tha: “Ekip i huaj, definitivisht”.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është ngurrues të flasë për veten si një prej më të mirëve në botë.“Jam shumë i ri dhe e kam gjithë karrierën time para meje. Ndoshta kur të përfundoj, mund të flasim për këtë...”, ka thënë argjentinasi.
Messi po ashtu ka lavdëruar trajnerët me të cilët ka punuar, si Rijkaard dhe Guardiola.
“Kam qenë shumë me fat që jam stërvitur nga teknik të shkëlqyeshëm. Frank Rijkaard më debutoi dhe më ndihmoi të realizoj ëndrrën. Pep (Guardiola) më ka dhënë shumë dhe më ka ndihmuar të përmirësoj lojën time. Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë dhe ai e tregon këtë çdo ditë”, ka shtuar më tej Messi.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është krenar që ka do të arrijë shifrën jubilare prej 300 paraqitjeve për Redsat.28-vjeçari nesër kundër Braga do të luajë ndeshjen e tij të 300-të në fanellën e Liverpoolit, të cilën kurrë nuk e ka menduar se do të ndodhë kur për të parën herë arriti nga Villarreal në verën e vitit 2005.
“Jo, vërtet nuk kam menduar se kjo do të ndodhë. Ishte vështirë ta mendoje pasi ju zhvendoseni në një vend të ri dhe nuk e dini se si do të adaptoheni ose çfarë do të mendojnë njerëzit për ju”.“Jam vërtet krenar për këtë sasi të ndeshjeve dhe nuk është diçka që e kam imagjinuar. Besoj në vete dhe e di se mund të jem një portier i mirë këtu, por të luash 300 ndeshje – mendoj vërtet kam qenë me fat dhe jam shumë krenar për secilën ndeshje që kam luajtur”, ka thënë Reina.
Schalke ka shkarkuar trajnerin Felix Magath dhe atë me efekt të menjëhershëm pas rezultateve të dobëta të Mbretërve të Kaltër në Bundesliga.Bordi i Schalkes mbajti një mbledhje të mërkurën në mëngjes për të shqyrtuar të ardhmen e trajnerit gjerman dhe kjo rezultoi me fatalitet pasi me Schalken në pozitën e dhjetë në Bundesliga, bordit nuk i mjaftoi kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.
“Ne nuk do të komunikojmë arsyet e shkarkimit pasi na pret beteja në gjykatë. Ne jemi të zhgënjyer për largimin e Magath, por ndjejmë se kjo është zgjidhja më e mirë për Schalken”, shkruan në komunikatën e klubit nga Gelsenkirchen.
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, të enjten do ti nënshtrohet kirurgjisë për shkak të tumorit në mëlçi.31 vjeçari u diagnostikua me tumor të martën.
Abidal pranoi shumë mbështetje nga futbollistët që luajnë në Spanjë, madje edhe nga lojtari kryesor i rivalit të madh të Barcelonës, Cristiano Ronaldo, i cili shkruajti një mesazh mbështetës në llogarinë e tij në Twitter.
"Shpresoj se çdo gjë do të shkojë siq duhet me Abidal, dhe ai të kthehet së shpejti", shkroi Ronaldo.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha që ishte një "ditë e pikëlluar" kur Abidal u takua me bashkëlojtarët e tij sot.
Eric Abidal ka qenë lojtar kyç i mbrojtjes së Barcelonës këtë sezonë, me 33 paraqitje dhe ka shënuar golin e parë të tij për këtë klub.
Wayne Rooney është i ngazëllyer me fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Marseille dhe thotë se ata nuk kanë frikë të përballen me Barcelonën në çerekfinale.Manchester United arriti të kualifikohet për në çerekfinale të garës evropiane pas fitores 2-1 ndaj ekipit francez, me të dy golat e shënuar nga Javier Hernandez – Chicharito dhe ekziston mundësia që ata të përballen me Barcelonën në rundin e ardhshëm.
Dhe Rooney thotë se ata janë të gatshëm për cilindo ekip, pasi synimi i tyre është ta fitojnë këtë garë.
“Nëse dëshironi ta fitoni këtë garë ju duhet të luani dhe t’i mposhtni të gjithë. Kushdo që është në rundin e ardhshëm, ne do të jemi të bindur se mund t’i mposhtim”, ka thënë Rooney.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ata janë të befasuar se sa shpejt Javier Hernandez është adaptuar këtë sezon.Chicharito shënoi të dy golat e fitores 2-1 të United ndaj Marseille në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se të gjithë jemi të befasuar. Kur ne e blemë atë ne menduam se ai do të ketë nevojë për ca kohë për t’u adaptuar mbi të gjitha. Ai është adaptuar në pjesën fizike shumë mirë dhe ai i përballon 90 minuta shumë mirë tash”.
“Kjo na ka dhënë neve opsione të shkëlqyeshme pasi ne shikojmë tre sulmues kryesor në Wayne (Rooney), (Dimitar) Berbatov dhe Hernandez. Me formën e Hernandez kështu si është, ne mund të bëjmë ndërrime tash. Rritmi dhe lëvizjet e Hernandez na ndihmojnë. Ai është një goditje e vërtetë. E patë golin e parë, lëvizja e djaloshit ishte fantastike”, ka thënë Ferguson.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mendon se publiku vendas do të jetë një faktor i rëndësishëm në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve përballë Lyonit.Reali pret gjigantin francez në Bernabeu dhe rezultati 1-1 nga ndeshja e parë favorizon spanjollët për shkak të golit në udhëtim. Për të ruajtur këtë rezultat ose madje edhe për të nxjerrë një fitore, kapiteni i mbretërve shpreson në mbështetjen e fuqishme të publikut.
“Ne e dimë se atmosfera në Ligën e Kampionëve është ndryshe dhe ne kemi nevojë për publikun. Momenti më i mirë që mbaj mend nga Liga e Kampionëve ishte Real Madrid – Bayern në të cilën ne duhej të tejkalonim disavantazhin 2-1”.
“Publiku ishte ai që ndihmoi ekipin të kthehet. Ne kemi nevojë për publikun të na mbështesë. Njerëzit duhet të na ndihmojnë dhe, së bashku, të jemi në çerekfinale”, ka thënë Casillas.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e vlerëson ekipin e Barcelonës si më të mirin në Evropë.Nëse Blutë mposhtim Kopenhagën sonte, ata do t’i bashkohen Barcelonës për shortin e ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Barcelona është ekipi më i mirë në Evropë. Por çdo ndeshje është më ndryshe se tjerat. Shpresoj të jemi në short së pari. Nëse duhet të luajmë kundër tyre, duhet të gjejmë mënyrë për të mposhtur ata”, ka thënë Ancelotti.
Trajneri i Marseille, Didier Deschamps, nuk është i impresionuar nga fitorja e mbrëmshme e Manchester United në Ligën e Kampionëve.Chicharito shënoi të dy golat e fitores 2-1 të United ndaj Marseille, që kualifikoi Djajtë e Kuq për në çerekfinale të garës evropiane.
“Mendimi im i parë është pendimi. Ne lejuam t’i humbim shanset dhe tash jemi jashtë. Manchester United nuk është një ekip fantastik dhe ata pësuan lëndime gjatë ndeshjes. Ata nuk ishin në formën më të mirë, por ne nuk mundëm ta shfrytëzojmë këtë”.
“Por ne jemi një ekip i ri, që ende mëson, dhe do të na duhet kohë. Në këtë nivel, detajet e vogla e fitojnë ndeshjen tuaj”, ka thënë Deschamps.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke menduar nëse të rrezikojë duke inkuadruar Cristiano Ronaldon për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve përballë Lyonit.Ronaldo pësoi një lëndim në këmbë vikendin e kaluar dhe nuk është i sigurt nëse do të mund të paraqitet në ndeshjen e sotme, pavarësisht se është përfshirë në ekip. Jose Mourinho tha dje se atij i pëlqen të ketë gjithçka të qartë një ditë më parë, por ende nuk është e ditur nëse Ronaldo do të jetë në ekipin startues.
“Nuk e di nëse ai do të luajë ose jo. Ne do të presim deri në seancën e fundit stërvitore për të vendosur. Nuk jam mjek dhe nuk jam as lojtari, andaj do t’ua lë atyre të vendosin”.
“Nuk më pëlqen të vendos asgjë në momentet e fundit – më pëlqen të kem të qartë gjithçka një ditë më herët. Nuk kam asgjë çfarë të fsheh. Nëse ai është mirë do të luajë. Por duhet të pritni ca”, ka thënë Mourinho.
Goran Pandev, thotë se goli i mbrëmshëm ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve ishte edhe më i rëndësishmi në karrierën e tij.Maqedonasi shënoi në minutë e 87-të për të siguruar kalimin e kampionëve në fuqi të Evropës në çerekfinale të kësaj gare.
“Futbolli është një gjë e çuditshme, dhe unë besoja se ne mund të nxjerrim një rezultat në fund. Ndeshja ishte vendimtare dhe ne luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e dytë. Jam shumë i lumtur për fansat dhe klubin, pasi ata meritojnë të shohin Interin në çerekfinale”.
“Goli ishte më i rëndësishmi në karrierën time, madje edhe më i rëndësishëm se goli në finalen e Kupës Botërore të Klubeve. Ia kushtoj atë familjes time, bashkëlojtarëve, klubit dhe fansave të cilët gjithmonë kanë besuar në mua, dhe ua kam shpaguar”, ka thënë Pandev.
Mbrojtësi i Marseille, Gabriel Heinze, thotë se Manchester United i kishte shfrytëzuar të gjitha shanset para golit, ndërsa ata jo.Marseille u mposht me rezultat 2-1 nga Manchester United në takimin e mbrëmshëm të 1/8-tës së finales Ligës së Kampionëve, ndërsa ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq pranon se ata dhanë maksimumin por dështuan të kualifikohen më tej.
“Kam përjetuar shumë gjëra të bukura këtu. Ne dhamë më të mirën për të nxjerrë fitoren. Ishte ca e komplikuar për ne, kishim shanset tona, por në dy raste, ata e bënë diferencën. Nëse duam të vazhdojmë më tej në këtë garë [në të ardhmen], duhet të shënojmë gola”, ka thënë Heinze.
Drejtori i Bayern munich, Karl-Heinz Rummenigge, thotë se Interi ishte me fat që u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Rummenigge është i zhgënjyer nga eliminimi i ekipit të tij nga Liga e Kampionëve dhe thotë se Nerazzurët shkojnë më tej falë fatit dhe jo sepse janë një ekip më i mirë.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por nuk mund të mbyllnim ndeshjen. Ne kaluam në epërsi 2-1, një rezultat të cilin duhej ta kishim ruajtur më mirë”.
“Në vend të saj ne lejuam Interin të rikthehet. Ekipi më i mirë nuk kaloi më tej. Ai më fat u kualifikua”, ka thënë Rummenigge.
Ai po ashtu ka thënë se arsyeja se pse Louis van Gaal nxori mesfushorin Arjen Robben nga loja ka qenë sepse lojtari ‘nuk është ndjerë mirë’.
















