Barcelona ka bërë të ditur se mbrojtësi Eric Abidal i është nënshtruar me sukses operimit për largimin e tumorit në mëlçi, ndërsa pritet që të lirohet nga spitali pas një jave.Mbrojtësi 31 vjeçar francez i është nënshtruar operimit në BarnaClinic, pjesë e Hospital Clinic de Barcelona, ndërsa thuhet se operimi është kryer me sukses.
Ky operim i vështirë është realizuar nga Josep Fuster Obregon dhe ekipi i tij, të cilët kanë konfirmuar largimin e tumorit.
“Gjatë operacionit, i cili zgjati rreth tri orë, stafi mjekësor ia ka arritur ta largojë tumorin me anë të operacionit laparaskopik pa ndonjë komplikim”.
“Lojtari pritet të largohet nga spitali pas një jave, varësisht nga progresi i tij. Në pajtim me dëshirat specifike të vet futbollistit, klubi kërkon maksimalisht respektimin e privatësisë së tij”, shkruan në komunikatën e klubit Blaugran.
Arsene Wenger dhe Samir Nasri janë dënuar me nga një ndeshje suspendim nga UEFA, pas komenteve të bëra në drejtim të gjyqtarit që drejtoi sfidën kthyese Barcelona-Arsenal, Massimo Busacca.“Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dhe mesfushori Samir Nasri janë suspenduar me nga një ndeshje pas akuzave për sjellje jo të mirë para mediave”.
“Menaxheri i Arsenalit po ashtu është dënuar me 10 mijë euro. Një apel për këtë dënim mund të lansohet brenda tri ditësh”, shkruan në komunikatën e FA.
Arsene Wenger e quajti referimin e Massimo Busaccas në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve si qesharak.
Ylli i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, ka zbuluar se ai nuk mund ta paramendojë veten së luajturi në Europa League në sezonin 2011/2012, duke thënë se fitimi i atij trofeu për atë nuk do të thoshte asgjë.“Unë nuk mund ta paramendoj veten në Europa League vitin e ardhshëm. Kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Do të ishte më mirë të mos luanim fare. Nuk do të thotë asgjë nëse fitojmë Europa League”.
“Ai nuk është titulli të cilin dëshirojnë ta fitojnë lojtarët. Ai nuk është standardi në të cilin dua të luaj”, tha Robben për Bild.
Sipas fjalëve të Robben, gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se ai dëshiron të largohet nga Bayerni, ndërsa destinacioni i ardhshëm i holandezit pritet të jetë Milani.
Sulmuesi anglez, Wayne Rooney, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me një largim nga Manchester United gjatë kësaj vere, duke thënë se ai do ta respektojë kontratën.Mediumet angleze raportuan për prishje të marrëdhënieve të Rooneyt me Sir Alex Ferguson, por duket se nuk ka asgjë të vërtetë në zhurmën e krijuar rreth të ardhmes së reprezentuesit anglez.
“Marrëdhëniet e mia me Sir Alex Ferguson nuk janë prishur. Unë po kënaqem këtu dhe nëse do ta dëshiroja largimin gjatë verës, nuk do ta kisha nënshkruar kontratën. Unë kam nënshkruar kontratë të re dhe do ta respektoj atë”, ka thënë Rooney.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka heshtur të gjitha spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Chelsea apo Milani, duke thënë se ai është shumë i lumtur në Santiago Bernabeu.“Dua të fitoj shumë tituj dhe jam i lumtur që e kam këtë sfidë përpara. Unë jam këtu që shtatë vjet dhe unë kam absorbuar vlerat këtij klubi të madh, duke luajtur pranë legjendave si Zinedine Zidane dhe Raul”.
“Tani unë po e ndaj shiritin e kapitenit me Iker Casillas dhe kam qenë shembull për lojtarët tjerë, të cilët nuk e njohin klubin shumë mirë. Sa për të ardhmen, mund të them se do të qëndroj përjetë te klubi më i mirë në botë”, ka thënë Ramos.
Menaxher i Chelseat, Carlo Ancelotti, është vënë në mbrojtje të bosit të Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili është dënuar të mërkurën me pesë ndeshje suspendim nga FA.“Për mendimin tim, Ferguson gjithmonë është sjellur mirë dhe pesë ndeshje suspendim për të janë shumë”.
“Nuk ka arsye që ai të suspendohet për pesë ndeshje dhe unë nuk mendoj se kjo mund të ndikojë në fuqinë e Manchester United”, tha ‘Carlito’.
Ferguson ishte dënuar pas komenteve të bëra për gjyqtarin Martin Atkinson, i cili referoi ndeshjen e humbur të United ndaj Chelseat.
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka deklaruar se Los Blancos tani duhet të fokusohen në fazat tjera të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit të Lyonit nga kjo garë.“Ky është ekip i ri që po funksionon shumë mirë. Ky ekip ka talent, ka personalitet dhe formë të lartë fizike. Kjo na jep shpresë për të ardhmen. Ne jemi ndër tetë klubet më të mira në Evropë dhe ne duhet të mendojmë për të arritur majen e futbollit evropian”.
“Në pjesën e dytë më duket se kemi përjetuar atmosferë festive në stadium. Ishte fantastike”, tha Valdano.
A do të rikthehet Jose Mourinho në Giuseppe Meazza për t’u përballur me skuadrën e tij të zemrës? A do të hakmerret Barcelona ndaj Interit? Pse kanë frikë skuadrat angleze nga Barcelona? Pse spanjollët dëshirojnë ‘el Classicon’ e hershëm? Pse duhet ta përcjellim Shakhtarin? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni më poshtë dhe...Nesër me fillim nga ora 12:00 kur mbahet shorti i Ligës së Kampionëve për çerekfinalet, në Nyon të Zvicrës. Tetë klubet më të mira të kontinentit do të luftojnë për kualifikimin në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane, panteonit të futbollit, Ligës së Kampionëve.
ProceduraDisa prej pikave kyçe për shortin:
· Shorti është pa vazo. Nuk ka ekip të ranguar më lartë se sa ndonjë ekip tjetër.
· Shorti është i lirë. Në shortet për rrethet e kaluara të Ligës së Kampionëve, ekipeve nga grupi i njëjtë apo shteti i njëjtë u është ndaluar të takohen. Në këtë rreth ata mund të takohen pa ndonjë problem.
· Do të vendoset pjesa e mbetur e garës. Me të zbuluar çiftet e çerekfinaleve, gjysmëfinalet dhe vet finalja do të ‘hartohet’ nga shorti i të premtës. Si pasojë e kësaj, ekipet do të dinë paraprakisht se me cilat ekipet mund të takohen para se ta ngrisin trofeun në finalen e Wembleyt.
Ekipet76 klube nga 52 vende e filluan Ligën e Kampionëve në qershor të vitit 2010, ndërsa tani zbulojmë tetë ekipet më të mira.
Prej këtyre ekipeve, tre janë nga Kampionati Anglez, Spanja përfaqësohet nga ‘dyshja e madhe’, ndërsa Italia ka në çerekfinale kampionin aktual Inter. Gjermania dhe Ukraina kanë po ashtu përfaqësuesit e tyre në këtë rreth.
Njoftohuni me pretendentët kryesorë për titullin e më të mirit:

Barcelona
Më të mirët e botës, më të mirët e të gjitha kohërave, favoritët absolutë – është thënë shumë për këtë Barcelonë e cila është shfaqur me klas të jashtëzakonshëm në të dy ndeshjet ndaj Arsenalit. Së fundmi janë paraqitur disa zëra të cilët pretendojnë se janë të rrezikshëm për Blaugranët – a mund vërtet të ndalen ata?
Schalke
Përkundër faktit se po vuan shumë në Bundesliga, Schalke mbetet në garën më prestigjioze evropiane pas fitores bindëse ndaj Valencias. Trajneri Felix Magath është larguar në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa mbetet të shihet nëse skuadra nga Gelsenkirchen do të jetë aq eksplozive edhe nën trajnerin e ri Ralf Rangnick.
Shakhtar
Shakhtar shokoi Arsenalin në fazën grupore dhe më pas e dogji Romën. Ukrainasit vërtet shkatërruan kundërshtarët e tyre deri në këtë fazë dhe arritën për herë të parë në histori të klubit në çerekfinale. Duke fluturuar në shtëpi me 70 ndeshjet e fundit pa humbje si ogur të mirë, minatorët e Donetskut krenarë nuk pritet të kenë frikë nga askush.
Tottenham
Ndoshta një prej befasive më të mëdha deri tani, me Spursat që kanë shfaqur nivelin e tyre të rrezikshmërisë ndaj gjigantit të Ligës së Kampionëve, Milanit. Duke mos harruar dhe paraqitjen fantastike ndaj Interit në fazën grupore, është e qartë se londinezët nuk kanë frikë nga ëndërrimi.
Inter
Në një finale të ripërsëritur në dy ndeshje, Interi ia ka arritur që me një fitore të pa besueshme prej 3-2 ta tejkalojë Bayernin e Munichut, falë golave në terrenin mysafir. Italianët shfaqën shpirt të jashtëzakonshëm ekipor, por ende ngrihen dyshime mbi mbrojtjen e tyre, e cila duhet të përmirësohet nëse vërtet ata synojnë ta mbrojnë titullin.
Chelsea
Chelsea u kualifikua lehtë në fazën grupore dhe ka pasur punë të lehtë me Kopenhagën, duke u shfaqur dominante në të dy ndeshjet. Në Angli, Chelsea nuk është në formë: madje as blerjet e vlefshme 70 milionë funte: Fernando Torres dhe David Luiz nuk kanë lënë mbresa te ‘Carlito’.
Real Madrid
Rekorderi i Ligës së Kampionëve ia ka dalur që më në fund të dalë nga mizeria prej gjysmëdekade mos kualifikim në Evropë. Por, tani tabuja është thyer dhe Reali është në çerekfinale. Jose Mourinho mund ta ketë bërë, apo të mos e ketë bërë fare diferencën, por ai ka lojtarët për të fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Man Utd
Manchester United ia doli që me një fitore prej 2-1 ta sigurojë kualifikimin në Old Trafford ndaj Marseille. Të pa mposhtur në Evropë, Djajtë e Kuq janë në mes të krizës së lëndimeve, por kanë nivel të shkëlqyer të formës dhe talentit sulmues.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i ka marrë kohë vetes për të lëvduar Samuel Eto’on, duke thënë se shkëmbimi me sulmuesin legjendar të Interit, Zlatan Ibrahimovic, është biznesi më i mirë që ai ka bërë ndonjëherë.“Nuk jam i sigurtë nëse shkëmbimi Eto’o – Ibra është biznesi më i mirë që kam bërë ndonjëherë, por vërtet mendoj se ishte biznes i mirë”.
“Eto’o është fantastik. Nuk dua t’i hy në hak Ibrahimovicit, por për të gjithë ishte marrëveshje fantastike transferimi i Eto’os. Samuel Eto’o është vërtet i jashtëzakonshëm”, tha Moratti.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Stamford Bridge, pas transferimit të Fernando Torresit nga Liverpooli, duke këmbëngulur se ai është i lumtur në klub.“Gjithmonë do të ketë spekulime për të ardhmen time. Unë vazhdoj të them se jam këtu për të dhënë gjithçka dhe është normale që klubi ka transferuar një sulmues tjetër klasi pasi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Është normale që kemi transferuar një lojtar si Torres. Unë dua të them se jam i lumtur këtu dhe prandaj them se jam 100 përqind i përkushtuar ndaj këtij klubi”, deklaroi Drogba.
Schalke ka emëruar Ralf Rangnick për kryetrajner të skuadrës në një kontratë katërvjeçare, bëri të ditur klubi nga Veltins Arena para shortit të Ligës së Kampionëve që mbahet të premtën në Nyon të Zvicrës.“Schalke ka trajner të ri në Ralf Rangnick, i cili do të prezantohet të hënën më 21 mars”.
“52 vjeçari nënshkroi kontratë me Schalken deri më 30 qershor të vitit 2014, ndërsa ndeshja e tij e parë si trajner i Schalkes do të jetë ndaj St Paulit më 1 prill, 2011”, shkruan në komunikatën e Mbretërve të Kaltër.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Rio Ferdinand mund të mos luajë më këtë sezon.Mbrojtësi po ka telashe me lëndimet nga e kaluara, ndërsa tashmë duket të ketë marrë fund sezoni për të. Kapiten i United përkohësisht do të jetë reprezentuesi serb, Nemanja Vidic.
“Rio ka qenë jashtë fushave që disa javë. Ne po e shikojmë situatën si afatshkurtër. Por, ai nuk ka filluar të stërvisë. Ne do të jemi me fat nëse tek në fund do të luajë në disa ndeshje”, u shpreh Ferguson pa e lënë anash edhe suspendimin prej pesë ndeshjesh.
“Kjo është industria e vetme ku nuk mund të shprehesh lirshëm. Sidoqoftë, këtë e kam lënë prapa dhe tani po shikoj përpara. Nuk kam vendosur për të apeluar”, potencoi Fergie.
Disa futbollistë të Barcelonës, duke përfshirë edhe Lionel Messin, i janë nënshtruar doping testit nga UEFA në Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi.Sport njofton se Ibrahim Afellay, Xavi, David Villa, Jeffren, Gerard Pique, Andres Iniesta, Javier Mascherano, Victor Valdes dhe Pinto gjithashtu janë zgjedhur nga organi më i lartë i futbollit evropian për t’iu nënshtruar doping testeve.
Kjo kontrollë e UEFA-s vjen pas akuzave të një radioje spanjolle e cila pohonte se Barcelona kishte lidhje me mjekë të dyshimtë dhe të akuzuar më parë për doping.
Andrea Pirlo raportohet se është vetëm një hap afër largimit nga Milani për t’iu bashkuar rivalit të hidhur, Juventusit, gjatë verës.La Stampa shkruan se Juventus do të nënshkruajë me mesfushorin Rossoner pasi ky i fundit nuk arriti marrëveshje për vazhdim të kontratës me ekipin aktual, që nuk dëshiron të mbulojë kërkesat financiare të lojtarit.
Kontrata e italianit skadon në fund të sezonit dhe ai është lidhur me një largim nga San Siro. Pirlo dëshiron të vazhdojë kontratën, por vetëm nëse Milani i ofron atij një marrëveshje të vlefshme 5 milionë euro në vit.
Megjithatë, Rossonerët kanë refuzuar të plotësojnë këto kërkesa dhe kjo ka joshur interesimin e Juventusit. Zonja e vjetër e sheh mesfushorin si një shtesë të përkryer në ekip dhe tashmë ka kontaktuar me 32-vjeçarin.
Arsene Wenger ka konfirmuar se Jens Lehmann do t’i bashkohet Arsenalit deri në fund të sezonit, por edhe se mbrojtësi Thomas Vermaelen nuk do të luajë më këtë sezon.Portieri gjerman rikthehet në klub në moshën 41-vjeçare për të mbuluar krizën e portierëve në Emirates, pas lëndimit të Wojciech Szczesny dhe me Lukasz Fabianski dhe Vito Mannone po ashtu të lënduar, duke e lënë Manuel Almunian si të vetmin portier me përvojë të gatshëm për lojë.
“Lehmann është stërvitur me ne dhe do të nënshkruajë për pjesën e mbetur të sezonit. Ne nuk kemi mbulesë në Ligën Premier, andaj kjo më shtyri të sjellë sërish Jens. Ai ende nuk ka nënshkruar, por marrëveshja tashmë është arritur”, ka thënë Wenger.
Lehmann, i cili është portieri i fundit që fitoi trofe me Arsenalin kur ngriti Kupën FA në vitin 2005, në fund të sezonit të kaluar u pensionua nga loja aktive pas dy sezoneve të kaluara te Stuttgart, dhe së fundi është lidhur me një rol të përkohshëm në stafin teknik në Emirates.
Tensionet po rriten në kampin bavarez pasi mesfushori Arjen Robben ka kritikuar mbrojtjen për eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Interi.Bayern Munich ishte në avantazh 2-1 në pjesën e parë në ndeshjen e të martës mbrëma, por pësoi dy gola në pjesë të dytë për t’u mposhtur 3-2 nga Interi, ekip i cili u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4-4 por falë më shumë golave të shënuar në udhëtim.
“Diçka si kjo thjesht nuk duhej të kishte ndodhur, të pranosh tre gola në shtëpi. Mbrojtja jonë nuk po i plotëson standardet më të larta për momentin. Mbrojtësit tanë po bëjnë shumë gabime individuale të cilat lehtë mund të parandalohen”, ka thënë Robben për Bild.
Jose Mourinho është i qetë në mesin e euforisë pas kualifikimit të Real Madridit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të parën herë në shtatë vitet e fundit.Portugezi thotë se për një ekip i Real Madridi edhe është e pritur të kualifikohet në çerekfinale, ku megjithatë do të dëshironte të shmangë ish-ekipet e tij, Inter dhe Chelsea.
“Ne jemi Real Madrid, është normale për ne të kualifikohemi për në çerekfinale. Kjo ishte një fitore kundër një ekipi shumë të mirë, mendoj se ne e merituam atë pas një paraqitje të kompletuar, ne luajtëm për të fituar dhe e merituam atë”, ka thënë Mourinho.
Duke folur për shortin që hidhet të premten, 48-vjeçari ka thënë: “Nuk kam ndonjë preferencë sa i takon kundërshtarit të ardhshëm, por do të doja të shmang Interin ose Chelsean, pasi është një vështirësi emocionale të përballesh me njerëzit tu”, ka thënë Mourinho.
Milani është i interesuar në anësorin e Barcelonës, Maxwell.Braziliani iu bashkua Barcelonës dy sezone më parë nga Interi dhe sipas Tuttosport, Milani tash dëshiron ta rikthejë atë sërish në Itali gjatë verës.
Anësori së fundi është shndërruar në zgjidhje të dytë për trajnerin Pep Guardiola, i cili preferon ta angazhojë anësorin tjetër, Adrian.
Milan ishte interesuar për Maxwell edhe në janar, por kishte marrë përgjigje negative nga klubi spanjoll. Megjithatë Rossonerët synojnë të provojnë transferimin sërish në qershor.
Menaxheri i Kopenhagës, Stale Solbakken, thotë se Chelsea mund ta mposhtë Barcelonn këtë sezon në Ligën e Kampionëve.Norvegjezi dhe ekipi danez janë përballur me të dyja ekipet këtë sezon dhe Solbakken mendon se Chelsea ka fuqinë fizike për të ndaluar Barcelonën.
“Barcelona, mendoj, është ca më e fuqishme në këtë moment. Por Chelsea ka avantazh që e ka gjithë atë fuqi fizike në ekip. Ata mund të dominojnë ndaj Barcelonës në zona të caktuara. Kjo mund të jetë avantazhi i tyre”.
“Ata mund të garojnë në Camp Nou pasi janë të fuqishëm dhe i kanë mbytur edhe më herët këtu (në Stamford Bridge) dhe ishin të pafat me golin e Iniestës”.
“Nëse mund t’i ndalojnë ata në Camp Nou... [Blutë] kanë një shans më të mirë se Arsenali, pasi janë një ekip fizik”, ka thënë Solbakken.
Bernd Schuster është duke u folur se mund të marrë nën drejtim Atletico Madridin sezonin e ardhshëm.El Mundo Deportivo shkruan se strategu gjerman është kandidat për të pasuar Quique Sanchez Flores në Vicente Calderon në fund të sezonit.
Drejtori i Atletico, Miguel Angel Gil Marin, së fundi ishte në Stamboll ku Schuster ka qenë në drejtim të skuadrës së Besiktar, para dorëheqjes këtë javë.
Ish-trajneri i Real Madridit, Schuster, edhe në të kaluarën kishte deklaruara ambiciet e tij për të drejtuar Atleticon.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka eliminuar gjasat e Manchester United për të konkurruar për trofeun e Ligës së Kampionëve.Për Messi, Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea janë tre favoritët për të fituar garën evropiane.
“Është e rëndësishme të jesh në Ligën e Kampionëve. Ne kishim një sfidë me Arsenalin që ishte shumë e komplikuar dhe na dha fuqi të madhe për pjesën e mbetur të garës. Ne Real Madrid dhe Chelsea jemi favoritët e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Messi.
Mesfushori i Lyonit, Yoann Gourcuff thotë se ai është i zhgënjyer që ekipi francez nuk ka mundur të mposhtë Realin e Madridin në Ligën e Kampionëve gjatë ndeshjes së mbrëmshme.24-vjeçari thotë se ata kanë dështuar të luajnë futboll grupor dhe i kanë lejuar Realit të luajë lojën natyrale që rezultoi edhe me disfatë 3-0 në Bernabeu.
“Ne dukshëm jemi të zhgënjyer nga kjo disfatë. Ndeshja shkoi shumë shpejt pasi ne u lejuam hapësirë lojtarëve të Real Madridit për të vrapuar. Ne dështuam ta mbajmë topin në fushë, që t’i japim mbrojtjes tonë ca pushim. Ne po ashtu dështuam t’i përfundojmë shanset tona”, ka thënë Gourcuff.
Ylli i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, thotë se ata nuk ia kanë frikën asnjë rivali të mbetur në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se të gjithë janë të vështirë.Real Madridi u kualifikua për në çerekfinale të garës evropiane pasi shkelmoi Lyonin me rezultat 3-0.
“Çdo rival do të jetë i vështirë në çerekfinale. Ne duhet t’i respektojmë të gjithë, pasi ata janë në çerekfinale për një arsye”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo ishte startues në ndeshjen e mbrëmshme, pavarësisht se sapo ishte rikuperuar nga një lëndim.
“Doja të luaj sepse nëse Real Madridi eliminohej, eliminohesha edhe unë. Trajneri më pyeti nëse ndjehem mirë dhe i thash se po. Bisedova me mjekët dhe fizioterapeutët të cilëve iu besoj dhe ata thanë se nuk rrezikoj të lëndohem. Megjithatë mungova për 14 ditë”, ka thënë Ronaldo.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk është i shqetësuar për atë se kënd do ta kenë rival në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.Blutë nxorën një barazim pa gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kopenhagës në Stamford Bridge, por kualifikohen më tej falë fitores prej 2-0 në ndeshjen e parë.
Duke folur për mundësinë e përballjes me një ekip tjetër anglez, Anceloti është shprehur: “Jo, jo, kjo nuk është e rëndësishme. Ne jemi të qetë. Shorti do të vendosë se me cilin ekip do të luajmë”.
“Barcelona? Tash nuk dua të flas asgjë për këtë. Barcelona është ekipi më i rrezikshëm, por nëse duhet të luajmë kundër tyre, do të luajmë”, ka thënë Ancelotti.
Menaxheri i Fulhamit, Mark Hughes, është një kandidat tjetër për të pasuar Louis van Gaal në stolin e Bayern Munich.Daily Mail shkruan se Hughes është një cak i ri i Bayernit dhe është përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve për të drejtuar këtë ekip sezonin e ardhshëm.
Hughes ka një raport të ngushtë me presidentin e Bayernit, Uli Hoeness, që nga koha kur luajti atje për një sezon (1987-88) dhe ka joshur interesimin e gjigantit bavarez me mënyrën si e ka drejtuar Fulhamin këtë sezon.
Dhe si atraksion shtesë për Bayernin është se Hughes do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe mund të arrijë si agjent i lirë.
Juventusi shpreson të përforcojë radhët e veta duke transferuar lojtarë të Chelseat.Daily Mail shkruan se Juventusi ka shtuar interesimin për mbrojtësit e Chelseat, Jose Bosingwa dhe Yuri Zhirkov.
Italianët u përpoqën të nënshkruajnë me 28-vjeçarin Bosingwa edhe dy vite më parë dhe kishin dërguar vëzhgues në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kopenhagës.
Milani dhe Bayern Munich po ashtu janë duke menduar të bëjnë ofertë për të.
Në anën tjetër, mbrojtësi i majtë Zhirkov, 27-vjeçar, është pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm dhe është një mundësi atraktive për Juven për ta sjellë me një çmim të ulur.
















