Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka falënderuar lojtarët e Real Madridit për sjelljen e tyre korrekte ndaj Eric Abidal. Los Blancos treguan mbështetje për Abidal duke mbajtur fanella enkurajimi për mbrojtësin.
Mbrojtësi francez pak ditë më parë është diagnostifikuar me tumor në mëlçi, ndërsa në mes të fjalëve enkurajuese për mbrojtësin francez, nuk kanë munguar as futbollistët rivalë të Real Madridit.
“Abidal është shumë i fortë, operimi shkoi mirë, riaftësimi po shkon si duhet dhe ai ka kërkuar respektim maksimal të privatësisë. Unë dua të falënderoj lojtarët e Real Madridit për sjelljen e tyre dhe të të gjithë atyre që përkrahën Abidalin”, theksoi Guardiola.
Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, nuk ka menduar për shortin e Ligës së Kampionëve, por është shprehur për sfidën e kësaj fundjave ndaj Atletico Madridit, duke kërkuar kështu kujdes të veçantë për sulmuesin urugaian, Diego Forlan.
“Vija e tyre sulmuese është tepër e rrezikshme, ka shumë cilësi. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me Agueron dhe Forlanin”.
“Është me rëndësi të shënojmë golin e parë si mysafir dhe nëse ata shënojnë të parët, atëherë gjërat do të bëhen më vështirë për ne. Por, ne duhet të përgatitemi në rast të ndonjë disavantazhi”.
“Ata kanë përparësinë e të luajturit në shtëpi para tifozëve. Por, Real Madridi po fiton në Vicente Calderon që disa vite. Janë luajtur shumë ndeshje të cilat nuk i ka humbur Reali”, deklaroi Albiol.
Mesfushori i Tottenhamit, Rafael Van der Vaart, mezi e pret rikthimin e tij në Santiago Bernabeu me fanellën e Tottenhamit, pasi skuadra nga Londra Veriore u shortua me gjigantin spanjoll.
“Unë jam i kënaqur me shortin. Unë kam shpresuar që kjo të ndodhë sepse do të jetë fantastik rikthimi në Madrid. Unë kam shumë miq atje dhe do të jetë mirë t’i shoh përsëri. Është ndeshje e madhe. Sfida e parë zhvillohet në udhëtim dhe kjo është mirë për ne”.
“Për mua, Reali është klubi më i madh në botë. Natyrisht, Barcelona është ekipi më i mirë në botë për momentin, por do ta ndjeni historinë dhe atë se sa i madh është klubi me të hyrë në stadium”, ka thënë Van der Vaart.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ua ka kujtuar lojtarëve të tij që të luftojnë deri në frymën e fundit për Scudetton, pasi mendon se ajo është në dorë të tyre.
“Për momentin jemi favoritë për titullin pasi kemi pesë pikë përparësi ndaj Interit”.
“Ne duhet të mbesim në pozitën e parë edhe pas të shtunës dhe më pas duhet të përgatitemi për derbin. Ndeshja ndaj Palermos nuk do të varet nga ajo që u zhvillua ndaj Barit. Do të jetë shumë e vështirë në Sicili, sepse ne do të përballemi me një skuadër të fortë në mesfushë. Është ndeshje e rëndësishme dhe prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Allegri.
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, është shumë i lumtur që ka shmangur një përballje gjigantësh ndaj Rael Madridit apo Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Interi ka pasur më shumë fat se të gjithë në short pasi do të përballet me Schalken.
“Unë do të thosha që jemi më të relaksuar se të gjithë, por do të jemi dyfish më të lumtur kur ta kemi eliminuar Schalken”.
“Ne jemi të qetë pasi ne ishim në gjendje të shmangim ekipet të cilat janë shumë të forta, por nuk mund të relaksohemi ndaj ekipeve më të vogla, pasi ato janë të gatshme për surpriza. Ne duhet ta kuptojmë se të gjitha ekipet që kanë arritur në këtë fazë janë të forta”, deklaroi Paolillo.
Sekretari i Manchester United, John Alexander, beson se Djajtë e Kuq kanë përparësinë e ndeshjes kthyese në shtëpi në sfidën kryesore të çerekfinales së Ligës së Kampionëve që skuadra nga Old Trafford e zhvillon ndaj rivalit nga Liga Premier, Chelseat.
“Kjo do të jetë përballje e mirëpritur për të dyja garat. Të dyja ekipet kanë ende gjasa për ta fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, kështu që tensioni është në rritje e sipër. Ne jemi shumë të kënaqur që do ta luajmë ndeshjen e parë në Stamford Bridge, ndërsa është i pranueshëm fakti që zhvillimi i ndeshjes së dytë në shtëpi përbën përparësi”.
“Shumë ekipe kanë dashur të shmangin përballjen me Barcelonën, kështu që kjo na jep kurajo për të arritur në finalen e Wembleyt”, ka thënë Alexander.
Portieri i Schalkes, Manuel Neuer, është i gatshëm që t’ia prishë planet Interit për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ndjen se Nerazzurët nuk janë të pa mposhtshëm.
“Ne po luajmë ndaj kampionëve aktualë kështu që do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne”.
“Shorti ndaj Interit mund të jetë shenjë e mirë. Schalke ka kujtime të mira ndaj Interit nga finalja e UEFA Cup e vitit 1997. Dhe, të luajmë ndeshjen e parë si mysafir përbën përparësi për ne”.
“Sidoqoftë, Interi ka treguar se jo gjithmonë kjo është gjë pozitive, pasi ata pësuan në shtëpi nga Bayerni, por në udhëtim fituan 3-2”, potencoi Neuer.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e di mjaft mirë se nuk do të ketë kohë dhe hapësirë për të bërë shaka me Shakhtarin, skudër kjo që për teknikun spanjoll kërkon trajtim të veçantë.
“Ne e njohim Shakhtarin dhe ata na njohin neve. Ata janë fizikisht të fortë me lojtarë që kanë përvojë të madhe. Ne kemi pasur vështirësi për t’i mposhtur në Superkupë (para dy vitesh)”.
“Ndeshja kthyese në Ukrainë është hendikep për ne, por tek e fundit është short i mirë, ndërsa në Evropë kështu shkojnë punët”, deklaroi Guardiola.
Sulmuesi legjendar i Real Madridit, Emilio Butragueno, mezi e pret sfidën çerekfinale ndaj Tottenhamit, ndërsa shpreh brenga për fuqinë e londinezëve në fazën ofensive.
“Ne jemi shumë të kënaqur sepse sezonet e kaluara nuk kemi arritur kualifikimin në këtë fazë. Kjo garë është më prestigjioze në Evropë. Pritet të jetë ndeshje fantastike”.
“Tottenhami ka shumë lojtarë të mëdhenj, të mirë në sulm dhe shumë konkurrues. Jam i sigurtë se do të jetë tejet e vështirë për ne. Shpresoj se ekipi ynë do t’ia dalë të fitojë”, deklaroi Butragueno.
Mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi, i është dhënë një suspendim prej tri ndeshjesh në Ligën e Kampionëve, pas bërrylit të përdorur në kapitenin e Shakhtarit, Darijo Srna.
Paneli i komisionit disiplinor të UEFA-s u mblodh për të diskutuar sjelljen katastrofale të De Rossit në sfidën e 1/8-ës së finales ndaj Shakhtarit, ku përdori bërrylin ndaj kapitenit Darijo Srna.
Për këtë arsye, UEFA nuk tregoi aspak mëshirë ndaj mesfushorit italian dhe e dënoi atë me tri ndeshje pezullim nga aktivitetet në garat evropiane për klube.
Mesfushori i Milanit, Mathieu Flamini, është i bindur se Rossonerët janë në gjendje për ta fituar titullin në Serie A.
“Suksesi është në duart tona. Është me rëndësi që të mbesim të fokusuar edhe pas ndeshjes ndaj Palermos, pasi do të takohemi me Inteirn në derbi”.
“Është ndeshje me rëndësi, pasi ne jemi pesë pikë përpara tyre. Ne duhet të mbesim të fokusuar, pasi kemi cilësinë për ta fituar titullin”, u shpreh Flamini.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, ka pohuar për të disatën herë se ai nuk dëshiron të largohet nga klubi spanjoll, përkundër ofertave të shumta nga mbarë Evropa.
“Unë dua të qëndroj te Atletico Madridi sa më gjatë që është e mundur. Unë ndihem shumë mirë këtu. Unë do të tentoj të fitoj tituj këtu sepse kjo është ajo që lojtarët duan të bëjnë. Unë kam nënshkruar kontratë deri në vitin 2014 dhe shpresoj të qëndroj edhe më shumë”.
“Është mirë kur top klubet janë të interesuara për ju. Ka shumë komente dhe spekulime por ato nuk ndikojnë në mua. Unë jam i sinqertë me veten”, deklaroi Aguero.
Ish-mesfushori i Interit, Luis Figo, i cili tash ushtron një rol teknik te kampioni i Serie A, është shprehur i kënaqur me shortin e Ligës së Kampionëve që nxori Nerazzurët përballë gjermanëve të Schalke.
Megjithatë portugezi ka thënë se as kjo sfidë nuk duhet të merret shumë e lehtë, pasi Schalke ka arritur me meritë deri në çerekfinale.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me shortin e Interit por duhet të kemi parasysh se Schalke është një ekip i rrezikshëm dhe Inter ka nevojë të jetë më i kujdesshëm. Ata po dështojnë për momentin, por paraqesin një kërcënim serioz – ata nuk do të ishin në çerekfinale nëse nuk do të ishin të fuqishëm”, ka thënë Figo.
Felix Magath do të rikthehet të drejtojë Wolfsburgin po thuajse dy vite pasi ia solli klubit titullin e kampionit të Bundesligës dhe dy ditë pas ndarjes nga Schalke 04.
Magath u largua nga Wolfsburg pasi mposhti pikërisht Schalken në kampionatin gjerman në vitin 2009, megjithatë që atëherë ish-ekipi i tij ka dështuar të shkëlqejë në Bundesliga dhe tash, pas shkarkimit të Steve McClaren, rreshtohet i parafundit në tabelë.
“Ende nuk është nënshkruar asgjë pasi nuk ka pasur kohë për këtë, por mendoj se unë do të jem atje deri në vitin 2013. Gjithçka shkoi aq shpejt, por unë qëndroj i ulur në veturë tash duke vozitur drejt vendit ku kam festuar suksesin më të madh në karrierën time”, ka thënë Magath për Bild.f
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, është në shënjestër të Manchester United, raportojnë mediat angleze.
Telegraph shkruan se problemet me lëndime të Rio Ferdinand në sezonet e fundit janë bërë një problem shqetësues për Sir Alex Ferguson.
Skoncezi tash ka angazhuar vëzhguesit e tij të përcjellin progresin e Thiago Silva te Milani. Braziliani thuhet se është i lumtur në San Siro, edhe pse shtytja nga United mund ta destabilizojë mbrojtësin në muajt e ardhshëm dhe ai të kërkojë të largohet gjatë verës.
Shqiptari i vetëm i mbetur në garat evropiane, Emir Bajrami, i cili aktivizohet për ekipin holandez Twente, do të ketë përballë spanjollët e Villarrealit në çerekfinale të Europa League.
Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë ekipin portugez Braga përballë atij ukrainas Dynamo Kyiv. Që të dy ekipet u kualifikuan në çerekfinale pasi eliminuan dy ekipe të fuqishme angleze, Liverpoolin, respektivisht Manchester Cityn.
Nga ndeshjet tjera, Porto do të ketë përballë Spartakun e Moskës, derisa Benfica do të jetë përballë holandezëve të PSV Eindhoven.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 prill ndërsa ato të kthimit më 14 prill.
Mesfushori i Milanit, Rino Gattuso, thotë se ai shpresonte që Inter të humbasë nga Bayern Munich gjatë kësaj jave.
Interi bëri një rikthim të mahnitshëm ndaj Bayernit nga disavantazhi 2-1 në pjesën e parë për të fituar me rezultat 3-2 në fund të ndeshjes dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Mirë, të jem i sinqertë, kam bërë tifo kundër tyre. Kur ishim 2-1, mendova se Interi do të pranojë edhe tre ose katër gola të tjerë. Por fakti se Interi kaloi më tej tregon se Serie A nuk është ashtu siç gjithkush dëshiron ta përshkruajë”, ka thënë Gattuso.
Dy rivalët e hidhur të Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester United, do të përballen me njëri-tjetrin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, që është përsëritje e finales së vitit 2008.

Në anën tjetër Real Madridi do ketë përballë befasinë e këtij sezoni, Tottenham, që pasi mposhti Interin për kreun e grupit në fazën grupore, dhe pastaj eliminoi Milanin në 1/8-tën e finales.


Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë sfida më të lehta për dy fituesit e dy viteve të fundit të kësaj gare. Interi do të ketë përballë Schalken derisa Barcelona në çerekfinale do të përballet me Shakhtar Donetsk.


Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, derisa ndeshjet e kthimit më 12 dhe 13 prill


Shorti po ashtu ka përcaktuar edhe sfidat gjysmëfinale. Fituesi i duelit Inter-Schalke do të përballet me fituesin e duelit Chelsea – Manchester United, derisa fituesi i Barcelona-Shakhtar do të ketë përballë fituesin e sfidës Real Madrid – Tottenham. /Telegrafi/


Live:


Nga tetë ekipet e kualifikuara janë tre ekipe angleze, Manchester United, Chelsea dhe Tottenham, nga dy ekipe spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid, dhe nga një ekip gjerman, Schalke, italian, Inter, dhe po një ukrainas, Shakhtar Donetsk.


12:15


Sfida e katërt është: Inter -Schalke


12:15


Sfida e tretë: Barcelona - Shakhtar


12:15


Sfida e dytë çerekfinale: Chelsea-Manchester United


12:14


Sfida e parë çerekfinale: Real Madrid-Tottenham


12:10



Manchester United (Angli)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 16 sezone
Rekordet në LK: 2 tituj (1999, 2008), 3 finale, 6 gjysmëfinale, 12 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 286 ndeshje, 154 fitore, 77 barazime dhe 55 humbje
Trajneri: Alex Ferguson


Real Madrid (Spanjë)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 15 sezone
Rekordet në LK: 3 tituj (1998, 2000, 2002), 3 finale, 5 gjysmëfinale, 9 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 159 ndeshje, 87 fitore, 33 barazime dhe 39 humbje
Trajneri: Jose Mourinho


Barcelona (Spanjë)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 15 sezone
Rekordet në LK: 2 tituj (2006, 2009), 3 finale, 7 gjysmëfinale, 10 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 154 ndeshje, 85 fitore, 41 barazime dhe 28 humbje
Trajneri: Pep Guardiola


Interi (Itali)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 10 sezone
Rekordet në LK: 1 titull (2010), 1 finale (2010), 2 gjysmëfinale, 6 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 95 ndeshje, 46 fitore, 25 barazime dhe 24 humbje
Trajneri: Carlo Ancelotti


Chelsea (Angli)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 9 sezone
Rekordet në LK: 1 finale (2008), 5 gjysmëfinale, 7 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 160 ndeshje, 91 fitore, 47 barazime dhe 33 humbje
Trajneri: Leonardo


Shakhtar Donetsk (Ukrainë)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 6 sezon
Rekordet në LK: 1 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 38 ndeshje, 17 fitore, 3 barazime dhe 18 humbje
Trajneri: Mircea Lucescu


Schalke (Gjermani)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 4 sezone
Rekordet në LK: 2 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 30 ndeshje, 12 fitore, 6 barazime dhe 12 humbje
Trajneri: Ralf Rangnick


Tottenham Hotspur (Angli)


Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 1 sezon
Rekordet në LK: 1 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 8 ndeshje, 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje
Trajneri: Harry Redknapp



12:00


Në shortin provues më herët, kanë dalë këto sfida: Man Utd - Spurs, Chelsea - Shakhtar; Inter - Barca; Real Madrid - Schalke. Por KUJDES kjo ka qenë vetëm provues.


11:59


Edhe Cristiano Ronaldo ka pranuar se Barcelona është rivali më i rrezikshëm në çerekfinale të kësaj gare.


11:58


Didier Drobga deklaroi se ekipi më i frikshëm në Ligën e Kampionëve është Barcelona. Ai po ashtu tha se nuk do të dëshironte që në çerekfinale të përballet me një ekip anglez.


11:57


Ronaldo së fundi deklaroi se ai do të dëshironte të takohet me ish-ekipin e tij Manchester United, ose me Schalke, ku luan ish-legjenda e Realit, Raul.


11:55


Nëse Real Madridi përballet me Barcelonën, dy rivalët do të jenë përballë njëri-tjetrit katër herë brenda 15 ditësh, me dy ndeshje në Ligën e Kampionëve (5/6 prill dhe 12/13 prill), pastaj në La Liga më 17 prill dhe finalen e Kupës së Mbretit më 20 prill


11:54


Shorti është i hapur dhe ekipet nga i njëjti vend mund të luajnë me njëri-tjetrin duke lën mundësitë që kemi edhe sfida si Barcelona – Real Madrid ose Manchester unietd – Chelsea, që do të ishte një përsëritje e finales 2008.


11:53


Finalja e garës më të madhe evropiane do të mbahet në stadiumin Wembley të Londrës më 28 maj.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dëshiron që ish-klubi i tij Manchester United të jetë kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve.
Shorti do të hidhet sot në mesditë dhe ish-anësori i Manchester United shpreson që Reali të ketë përballë liderin e Ligës Premier ose Schalken, sulmuesi i të cilës është ish-legjenda e Madridit, Raul.
“Do të doja të takohem me United ose me Raul, por jo me Barcelonën. Nuk e dua Barcelonën në çerekfinale pasi ata për mua janë ekipi më i fuqishëm. Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë shorti”, ka thënë Ronaldo.
Didier Drogba ka në mendje tre ekipe të cilat nuk dëshiron t’i ketë përballë, në prag të shortit të sotëm për sfidat çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai dëshiron të shmangë dy ekipet rivale angleze, Manchester United dhe Tottenham, si dhe Barcelonën.
“Është vështirë të shkosh në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kur e di se po shkon në një stadium ku shkoni për ndeshje normale të ligës. Në të njëjtën kohë, ne kemi luajtur ndaj Barcelonës aq shumë herë në të kaluarën”.
“Që Anglia të ketë më shumë shanse në këtë garë, do të ishte mirë të kemi një ekip tjetër dhe jo një anglez. Por nëse duhet, do ta bëjmë këtë. Ata janë ekipe të mëdha, andaj do të shohim çfarë do të nxjerrim. Vetëm dua të luaj në çerekfinale dhe të bëj gjithçka për të vazhduar më tej”, ka thënë Drogba.
Chelsea nuk ka frikë nga asnjë ekip i mbetur në Ligën e Kampionëve, thotë Fernando Torres.
Spanjolli mendon se Blutë janë të aftë t’i bëjnë ballë çdo ekipi që do t’i caktohet përpara në shortin e sotëm të ndeshjeve çerekfinale të garës evropiane.
“Në fund të ditës, nëse dëshironi ta fitoni Ligën e Kampionëve, nëse jo në çerekfinale atëherë në gjysmëfinale ose finale, ju duhet të luani kundër ekipeve më të mira në Evropë. Andaj nuk është me rëndësi kundër kujt luajmë”, ka thënë Torres.