Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, u ka sugjeruar zyrtarëve të Ligës Premier që tri javët e fundit në Ligën Premier të luhen në të njëjtën kohë.“Mendoj se ata duhet që të vendosin që tri ndeshjet e fundit të luhen në të njëjtën kohë, jo vetëm java e fundit. Ekzistojnë avantazhe dhe disavantazhe nëse luani më vonë se të tjerët. Nëse luani më vonë se rivalët tuaj dhe ata kanë fituar, atëherë jeni në pozitë më të rehatshme”.
“Psikologjikisht kjo është një ngritje dhe është e vërtetë se kjo mund t’i bie ose Unitedit ose Chelseat, por mendoj se do të ishte mirë që asnjë ekipi t’i mos jepej avantazh. Fundjavët ku ju fitoni dhe rivalët humbasin tani janë absolutisht pivotale”, deklaroi Wenger.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, shpreson se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet nga lëndimi i tij në kofshë për të luajtur në sfidën ndaj Tottenhamit që zhvillohet më 5 prill.“Ne e kemi ditur se Cristiano Ronaldo po shkon në Portugali vetëm për të kryer testet mjekësore te stafi i kombëtares portugeze, për t’i vërtetuar testet e bëra në Madrid, të cilat ishin mjaft të qarta. Shpresoj se ai do të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj Tottenhamit”.
“Duke gjykuar nga mentaliteti që ai ka, ne besojmë se ai do të rikthehet, por do të jetë shumë garë e ngushtë me kohën. Një rikthim sikurse ai ndaj Lyonit për t’i ndihmuar ekipit është gjithnjë i mirëseardhur”, u shpreh Mourinho.
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo ka reflektuar mbi të ardhmen e futbollit brazilian, duke thënë se bartësit kryesor të saj do të jenë dyshja e Santosit, Neymar dhe Ganso, ashtu si ylli i Sao Paulos, Lucas.“Mendoj se ju duhet të fokusoheni në Neymar, Ganson dhe Lucasin: Ata janë tri lojtarë të mëdhenj dhe e ardhmja e tyre është e artë”.
“Nëse ekipet kërkojnë një lojtar atëherë zgjedhja e tyre duhet të jetë Neymar, pasi ai është vetëm 18 vjeç dhe po shënon shumë gola. Lucas është lojtar shumë i shpejtë, ndërsa Ganso lojtar që kontrollon për mrekulli lojën në fushë”, deklaroi Ronaldo.
Sulmuesi spanjoll Fernando Torres e ka bërë të qartë se Stuhia e Kuqe është e uritur për suksese dhe se dëshiron ta fitojë Euro 2012, për t’u bërë ekipi i parë që fiton Botërorin dhe një kampionat evropian me radhë.“Një prej gjërave më të vështira në futboll është të mësosh të fitosh, sidomos kur luani në një kombëtare. Pas shumë kampionateve zhgënjyese, Spanja më në fund ka mësuar të fitojë dhe ne duam të vazhdojmë kështu”.
“Synimi ynë i ardhshëm është Euro 2012. Asnjë ekip nuk ka arritur të fitojë radhazi një Botëror dhe kampionat evropian. Ky është synimi ynë i ardhshëm, pasi nuk ka asgjë më mirë se thyerja e rekordeve”, ka thënë Torres.
Suspendimi prej tri ndeshjesh moslojë për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është masë e tepruar ndëshkuese sipas djalit të presidentit të Milanit, Piersilvio Berlusconi.“Po, tri ndeshje janë shumë. Por, unë po flas këtu si tifoz, pasi do të kisha pasur dëshirë që ai të luante në derbi”.
“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte dush i ftohtë, por ne kemi besim, përkundër faktit se Interi u afrua”, ka thënë Berlusconi.
Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka deklaruar se ai një ditë synon që të bëhet futbollisti më i mirë në planet. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Los Blancos do ta mposhtin Barcelonën.“Unë jam këtu për t’u bërë i suksesshëm dhe për të fituar tituj. Ndaj Barcelonës do të jetë e vështirë, por jam i bindur se do ta mposhtim”.
“Synimi im është që një ditë të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Për këtë po bëj gjithçka dhe po punoj shumë. Mendoj se jam në rrugë të mirë”, u shpreh Ozil.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, mendon se Interi do ta fitojë Skudeton këtë sezon.Nerazzurët janë rikthyer në formë dhe i janë afruar në vetëm dy pikë liderit të tabelës së kampionatit italian, Milanit.
“Interi është favorit për Skudeton, por Milani është ekipi më i fuqishëm. Me Juve, ne e kemi humbur shansin për pozitën e dytë. Neve na mungon fuqia në aspektin e karakterit dhe moralit në momente të këqija. Gigi Del Neri është problemi i fundit. Ai është një punëtor i madh”, ka thënë Buffon
Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo ka dalë në anën e Interit në prag të derbit të qytetit përballë Milanit që zhvillohet vikendin e ardhshëm.Legjenda e futbollit brazilian është një ish-lojtar i Interit dhe Milanit, por kësaj here do të bëjë fito për Nerazzurët.
“Zemra ime është e ndarë, por kësaj here them Inter, ata kanë rizbuluar lojën dhe besimin e tyre. Sapo kam pasur një drekë në Milan dhe kam biseduar me Adriano Gallianin dhe Massimo Morattin,. Leonardo është një klas në vete në menaxhment. Ne të dy kemi një shije për sfidë”, ka thënë Ronaldo.
Daniel Alves është shprehur i ngazëllyer rreth marrëveshjes së re me Barcelonën e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2015.Braziliani, i cili aktualisht ndodhet në Londër në përgatitje për miqësoren e vikendit përballë Skocisë, do ta nënshkruajë marrëveshjen e re më vonë gjatë ditës.
“Nga e dini këtë?”, ka bënë shaka Alves kur është pyetur për kontratën e re. “Kjo tashmë është publikuar?”.
“Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është se unë jam i lumtur dhe dua të shijoj këtë privilegj duke luajtur për një klub të tillë. Kënaqësia që kam është shumë e madhe. Dua të vazhdoj të bëj histori me Barcelonën”, ka thënë Alves.
Ish-ylli i Liverpoolit, Jamie Redknapp, thotë se Luis Suarez është një legjendë në ngritje e Redsave.Ish-kapiteni i Ajaxit ka dëshmuar veten menjëherë, që nga arritja në Anfield në afatin kalimtar të janarit.
“Luis Suarez është një legjendë në ngritje. Harroni Fernando Torres që kishte nevojë për t’u përshtatur pas transferimit. Suarez e ka pasur lehtë që kur ka arritur nga Ajaxi”.
“Mendoj se ai do të dëshmohet si një përvetësim i shkëlqyeshëm për Ligën Premier dhe jo vetëm për Liverpoolin”, ka thënë Redknapp.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se top ekipet në Ligën Premier kanë humbur kualitet këtë sezon.Manchester United, Chelsea dhe Tottenhami janë përfaqësuesit e Anglisë në tetëshen më të mirë të Evropës, derisa janë dhjetë pikë që e ndajnë kreun, ku ndodhet Manchester United, nga pozita e katërt në tabelës e Ligës Angleze, ku ndodhet Manchester City. Jo larg është edhe Tottenhemi, me 14 pikë ngecje në pozitën e pestët.
“Në sezonin tim të parë te Chelsea më është dashur të fitoj dhe të fitoj dhe të fitoj, dhe çdo pikë që humbnit, ishit në situatë të vështirë, pasi top ekipet fitonin shumë. Në disa aspekte, këtë e bëjmë tash në Spanjë. Në këtë moment, Liga Premier, ata humbin shumë pikë. Çdo ekip ka momente të vështira, andaj për mua më duket se top ekipet kanë humbur ca”, ka thënë Mourinho.
Legjenda braziliane Ronaldo i pyetur se cilën skuadër do ta zgjidhte për të luajtur po të ishte dhjetë vjet më i ri, ka deklaruar se do ta zgjidhte Real Madridin para Barcelonës.Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur për të dy klubet rivale të Spanjës, mirëpo siç duket dashuria e tij ka mbetur me Los Blancos.
“Kam pasur një histori të shkëlqyer në Madrid, një nga respekti dhe se është klubi ku kam shënuar më së shumti dhe kam festuar më së shumti”.
“Kam qenë te Barcelona vetëm për një vit. Ishte spektakolare, por u largova nga atje me kushte të këqija dhe iu bashkova Interit. Ende kam respekt të madh për Madridin. Sidoqoftë, Barcelona luan futboll të shkëlqyer dhe ata e kanë atë lojtarin e vogël (Leo Messi) që bën gjëra të caktuara”, ka thënë braziliani për AS.
Ronaldo po ashtu ka shprehur preferencë për teknikat e trajnerit aktual të Realit, Jose Mourinho, duke thënë: “Mourinhon e kam njohur mirë kur ishte te Barcelona si asistent i Bobby Robson dhe ai është një person i shkëlqyer. Nuk kam menduar se do të bëhej trajner, por ishte një befasi e këndshme. Të gjitha rezultatet e tij janë të merituara”.
















