Mbrojtësi i Tottenhamit, William Gallas, është i gatshëm ta vazhdojë marrëveshjen me Tottenhamin.Francezi verën e kaluar nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me klubin londinez, ku arriti si lojtar i lirë nga Arsenali, dhe është shndërruar në një prej shtyllave duke ndihmuar të ekipit të arrijë deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Presidenti është duke i udhëhequr negociatat me Gallas. William meriton plotësisht marrëveshje të re, ai luan mirë për ne. Është njeri i mirë dhe djalosh i qetë”, ka thënë Harry Redknapp.
“Verën e kaluar ai mund të kishte shkuar në ndonjë vend tjetër ku do të mund të përfitonte më shumë para, por marrëveshjen të cilën e nënshkroi këtu ishte më e dobët financiarisht se ajo të cilën e kishte te Arsenali”.
“Ai është një prej përforcimeve të sezonit. Luan në mënyrë fantastike dhe ka luajtur po thuajse në të gjitha ndeshjet”, ka shtuar trajneri i Spursave.
Mbrojtësi italian Giorgio Chiellini është i etur të luajë në ndeshjen e sotme kualifikuese kundër Sllovenisë dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të nxjerrë tre pikë të plota.“Kam besim në këtë grup, pavarësisht gjithë atij skepticizmit që është duke rrethuar ekipin kombëtar për momentin. Ne të gjithë e dimë se Sllovenia është një ekip i mirë, por jemi të vendosur të nxjerrim tre pikë të plota gjatë të premtes”, ka thënë Chiellini.
Pas takimit të sotëm në Lubjanë, të vlefshëm për kualifikimet për Euro 2012, Azzurët të martën do të udhëtojnë në Ukrainë për një ndeshje miqësore.
Erjon Bogdani thotë se sfida e nesërme përballë Bjellorusisë do të jetë e vështirë, por megjithatë shpreson për fitore.“Bjellorusia ka një ekip të mirë dhe për ne do të jetë e vështirë për të arritur një rezultat pozitiv. Personalisht, jam optimist se ne do të arrijmë të fitojmë kundër tyre, por duhet të jemi të gjithë si grup në dispozicion të trajnerit”.
“Nuk duhet të harrojmë që përkrah nesh do të jenë edhe të gjithë shqiptarët. Është detyrim për ne fitorja dhe ne do të bëjmë të pamundur ta marrim atë”, ka thënë Bogdani për mediat shqiptare.
Nani thotë se Sir Alex Ferguson nuk i jep rast për lojë të lirë dhe është i detyruar ta thyejë instinktin natyral për të mirën e ekipit.Portugezi këtë sezon është shndërruar në një prej shtyllave të Manchester United dhe është asistuesi më i mirë në Ligën Premier.
“Përpiqem të kënaqem në lojë, por kjo nuk është gjithmonë e mundur, pasi kam përgjegjësi ndaj ekipit. Por diçka e rrugës ka mbetur në mua. Nuk është e lehtë të dëshmohesh te United, pasi Sir Alex nuk më lejon shumë liri dhe nuk mund të bëj shumë dredhi dhe gjëra të cilat i bëj me miqtë”.
“Kur ndeshja është në kontroll, marr rreziqe dhe jam shumë i lumtur nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet”, ka thënë Nani.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, thotë se Javier Pastore nuk është në shitje.Chelsea dhe Manchester City nga Liga Premier, dhe Barcelona e Real Madridi nga La Liga spanjolle, janë duke kërkuar mesfushorin argjentinas.
“Pastore dëshiron të mbetet te Palermo. Ai është një djalosh shumë inteligjent dhe dëshiron të përmirësohet. Ai ka vendosur të mbetet me ne edhe për një vit tjetër”, ka thënë Zamparini për Gazzetta dello Sport.
“Unë tashmë kam refuzuar një ofertë në vlerën e 50 milionë eurove për Pastore. Edhe nëse Chelsea dëshiron të bëjë ofertë këtë vit, ai nuk do të largohet. Barcelona tashmë ka bërë një ofertë dhe u kam thënë se këtë vit ai nuk do të largohet”, ka thënë Zamparini.
Sunderlandi raportohet se është në kërkim të sulmuesit të Arsenalit, Nicklas Bendtner.Daily Star shkruan se Steve Bruce dëshiron një sulmues me emër të udhëheqë sulmin e Sunderlandit, pas shitjes së Darrent Bent te Aston Villa, dhe 23-vjeçari Bendtner është një prej caqeve të tij kryesore.
Dyshja kanë punuar së bashku te Birmingham dhe Bruce beson se ai ka para për të bindur Arsenalin ta shesë lojtarin. Danezi po ashtu është lidhur me disa klube gjermane dhe italiane.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i bindur se do ta mposhtë Chelsean për të transferuar mesfushorin e Milanit, Andrea Pirlo.Daily Star shkruan se Mancini e sheh Pirlon si një zëvendësim ideal për Vieira dhe si një shtyllë kryesore të ekipit.
Pirlo, 31-vjeçar, shihet si një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, por i është kërkuar të përgjysmojë pagën e tij prej 100 mijë funtesh në javë për të vazhduar kontratën.
Lojtari ka refuzuar këtë zvogëlim dhe pritet të largohet gjatë verës. Edhe Chelesa raportohet se po ashtu është i interesuar për Pirlon.
Mediat angleze raportojnë se Liverpooli është duke përcjellë situatën e mbrojtësit Philippe Mexes te Roma.Mbrojtësi francez do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi ende nuk ka nënshkruar marrëveshje të re me Romën, dhe Redsat e shohin atë si një alternativë më të mirë dhe më të lirë se caku tjetër, mbrojtësi i Boltonit, Gary Cahill, shkruan Daily Mail.
Një mbrojtës i qendrës është prioritet për Liverpoolin, pasi Daniel Agger ka dështuar për shkak të lëndimeve, derisa Martin Skrtel dhe Sotirios Kyrgiakos kanë pasur mungesë të qëndrueshmërisë.
Mesfushori i Republikës Çeke, Tomas Rosicky, thotë se Spanja është favorite për ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro 2012, por shton se ata do të luftojnë deri në fund.Rosicky do të shfrytëzojë shansin për t’u hakmarrë ndaj spanjollëve, pas disfatës nga Barcelona me Arsenalin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Nuk mund të them se është një motivim shtesë për mua. Është një ndeshje e madhe për ne, për gjithë ekipin. Spanja është favorite, askush nuk dyshon në këtë, por ne nuk kemi ardhur të humbasim dhe do të luftojmë”, ka thënë Rosicky, siç përcjell Reuters.
Spanja ka tre fitore nga po aq ndeshje dhe kryeson Grupin I me nëntë pikë, derisa Republika Çeke është e dyta me gjashtë pikë.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka përjashtuar mundësinë të punojë për Interin në të ardhmen.Ancelotti thotë se ai kurrë nuk do të bënte atë që bëri Leonardo dhe të transferohet te Interi pas gjithë punës që ka bërë për Milanin.
“Nëse Presidenti Massimo Moratti do të më telefononte në të ardhmen atëherë do të refuzoja ofertën. Unë jam i Milanit. Kam kaluar 13 vite te Milani dhe për mua është e pamundshme të harroj të kaluarën. Nuk do të shkoja te Inter, por i respektoj zgjidhjet e të tjerëve”, ka thënë Ancelotti.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka deklaruar se sezoni do të mund të quhet i suksesshëm vetëm nëse Los Blancos do të jenë në gjendje ta fitojnë një titull.“Për momentin do të thosha se sezoni i Real Madridit merr notën nëntë nga dhjetë, por që të merrni notën dhjetë nga dhjetë, duhet të fitoni një titull”.
“Nuk i besoj Tottenhamit. Ata e eliminuan Milanin kështu që kemi respekt për ta. Sa për Mourinhon, ai merr notën dhjetë. Rezultati flet vet”, u shpreh Casillas.
Robin van Persie pranon se Arsenali nuk ka qenë mjaft i mirë për të fituar një trofe të madh këtë sezon.Topçinjtë u mposhtën nga Birmingham City në finalen e Kupës Carling, u eliminuan nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, dhe ajo që e bëri më keq, ishte eliminimi nga Manchester United në Kupën FA.
“Ne gjithmonë japim më të mirën dhe sigurisht gjithmonë duam të fitojmë. Në disa raste ne kemi qenë shumë afër, por nuk jemi mjaft të mirë dhe ky është realiteti”.
“Është shqetësuese kur humbni, veçanërisht kur jeni shumë afër, por ne duhet të shohim përpara dhe tash na takon neve ta ndryshojmë. Unë besoj në ekipin, Arsenalin dhe veten, dhe jam pozitiv dhe ne do të fitojmë”, ka thënë Van Persie.
Tani për tani mungon vetëm zyrtarizimi, por Arjen Robben mund të konsiderohet lojtar i Interit. Kështu së paku raportojnë mediumet italiane të cilat flasin për akord mes Interit dhe Bayernit të Munichut për firmën e anësorit holandez.Sipas sportevai.it anësori fantastik holandez është ëndrra të cilën Massimo Moratti dëshiron t’ua plotësojë fansave të Interit për sezonin e ardhshëm, ndërsa për bisedimet e zhvilluara në Munich nuk është ditur asgjë deri ditëve të fundit.
Çmimi i kartonit të futbollistit nuk është i fshehtë - 30 milionë euro është shuma të cilën Massimo Moratti është i gatshëm të paguajë për shërbimet e anësorit holandez, por problem pritet të paraqitet me një detaj të vogël, pasi dilema e vetme mbetet kërkesa e Bayernit prej 35 milionë eurosh.
Në letra është edhe një shkëmbim i mundshëm, por sipas të gjitha gjasave Bayerni në fund të sezonit do të pranojë 30 milionë eurot e Massimo Morattit, i cili dëshiron të shmangë interesimin tashmë publik të Manchester United, Manchester Cityt, Barcelonës dhe së fundmi të Milanit.
Me që jemi te Milani, mediumet italiane favorizojnë dukshëm që Robben të kalojë te Interi për shkak të partneritetit që do të krijonte me Wesley Sneijder, i cili dhe pritet të jetë njeriu që do ta ndihmojë Interin për këtë transferim.
Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, ua ka tërhequr vërejtjen të interesuarve për shërbimet e Luka Modric se kroati nuk është në shitje dhe nuk ka ofertë që mund ta bëjë atë ta ndryshojë këtë mendim.“Unë nuk do ta shisja atë për 100 milionë funte. Madje as për një miliardë funte. Ai është lojtari kryesor i këtij ekipi”, theksoi Redknapp.
Ishin mediumet italiane ato që ditëve të fundit po spekulonin për një interesim të mundshëm të kampionit aktual të çdo trofeu në futboll, Interit, për shërbimet e mesfushorit të talentuar kroat
Portieri i pensionuar i kombëtares gjermane, Oliver Kahn, ka tallur rivalin e tij të vjetër, transferin e ri të Arsenalit, Jens Lehmann.“Ne po shohim tani se sa e vështirë po bëhet për disa që të gjejnë një vend të mirë të punës pas pensionimit”.
“Nga perspektiva sportive, ai natyrisht se mund të ndihmojë për disa ndeshje. E gjithë kjo situatë është dëshmi se sa po vuan Anglia për portierë kualitativë”, theksoi Kahn për Bild.
Portieri më i mirë brazilian, Julio Cesar, i ka bërë thirrje asit të Santosit, Ganso, që t’i bashkohet Interit, përderisa gara për të tranferuar 21 vjeçarin ka filluar të intensifikohet.“Ganso kërkohet nga Interi dhe Milani, por ai mund të vijë te Interi”, theksoi Cesar në një konferencë për shtyp.
Edhe Milani edhe Interi janë në garë për Ganson, ndërsa Julio Cesar bëhet tani fytyra e parë prominente braziliane që i bën publikisht ftesë supertalentit brazilian.
Mesfushori i Real Madridit, Esteban Granero, është i bindur se trajneri Jose Mourinho do të qëndrojë në Bernabeu edhe për vitet në vijim.“Ne jemi të bindur se Mourinho do të qëndrojë dhe kjo është ajo që ne të gjithë duam”.
“Ne duam që trajneri ynë të qëndrojë këtu, pasi është mjaft i lumtur. Jam i sigurtë se ai do të qëndrojë me ekipin për një kohë të gjatë pasi vitet e ardhshme janë premtuese”, u shpreh Granero.
















