Përfaqësuesja e Gjermanisë ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Kazakistanit, në rrugën drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian, Euro 2012.
Miroslav Klose hapi serinë golave në minutën e tretë, ndërsa me dy golat e tij (25’ dhe 43’), Thomas Mueller vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte lojtari që e zhbllokoi rezultatin, Klose, ai që e mbylli atë, me golin e dytë personal në ndeshje (88’).
Kjo fitore e ngrit Gjermaninë në kuotën e 15-të pikëve dhe është lider i padiskutueshëm i Grupit A.
Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Bjellorusisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2012.
Përballja e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Qemal Stafa” i takoi përfaqësueses kuqezi, e cila fitoi me rezultat 1-0.
Hero i takimit ishte sulmuesi i Rapidit, Hamdi Salihi, i cili në minutën e 62-të ndëshkoi skuadrën mysafire.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngritet në vendin e tretë me tetë pikëve, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë, ndërsa qëndron katër pikë prapa liderit të Grupit D, Francës.
Duke qenë se gjasat e Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve janë shumë të vogla, mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetër planifikon të shesë disa lojtarë në fund të sezonit, për të grumbulluar para për transferimet e reja.
Sipas Corriere dello Sport, arritjet e bardhezinjve pritet të jenë disa nga emrat e tillë, si Michel Bastos (Lyon), Alexis Sanchez (Udinese), Giuseppe Rossi (Villarreal), Neymar (Santos), Jeremy Menez (Roma), Andrea Poli (Sampdoria) etj.
Mirëpo, për ta bërë këtë, Juventusi duhet të grumbullojë para me shitjen e disa lojtarëve kryesorë, e të tillë janë Gianluigi Buffon (që është në interes të Arsenalit, Romës, Manchester Unitedit apo Manchester Cityt) dhe Giorgio Chiellini (për të cilin interesohen Manchester Unitedi dhe Real Madridi).
Andres Iniesta beson se një fitore ndaj Lithuanisë të martën do të ishte e mjaftueshme që Stuhia e Kuqe ta siguronte kualifikimin në Euro 2012.
“Nëse do të mposhtim Lituaninë, kualifikimi do të jetë i siguruar”, theksoi Iniesta për Marca.
“Fitorja ndaj Çekisë ishte me rëndësi. Kundërshtari na vuri në vështirësi me golin e shënuar, por ne arritëm ta rikthejmë rezultatin në pjesën e dytë”, ka thënë Iniesta.
Kapiteni i kombëtares spanjolle, Iker Casillas, nuk dyshon se Fernando Torres do të rikthehet përsëri në formën më të mirë, pasi sipas San Iker, gjithë ajo që i mungon El Ninos është një gol.
“Unë po shoh çfarë po ndodh”.
“Ai po tenton të adaptohet në qytetin e ri, ekipin e ri dhe kur ta shënojë një gol, ai më nuk do të ndalet”, theksoi Casillas pas fitores prej 2-1 ndaj Çekisë.
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka lëvduar David Villan për paraqitjen e tij fantastike ndaj Çekisë, me ç’rast sulmuesi i Barcelonës theu rekordin e Raul, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle.
“Tejkalimi i rekordit të golave të Raul nuk është gjë e lehtë. Villa është djalosh me shumë eksplozivitet para golit”.
“Goli i tyre na dha një sfidë të vërtetë. Na kushtoi me energji, por kemi treguar karakter dhe e rikthyem rezultatin në favor tonin”, tha Del Bosque.
Anësori i Francës, Franck Ribery, ishte i zhgënjyer me paraqitjen e tij në fitoren prej 2-0 ndaj Luksemburgut, ndeshje kualifikuese kjo për Euro 2012.
“Unë nuk e kam luajtur ndeshjen time më të mirë”.
“Ne jemi shumë krenarë që kemi fituar sonte, nuk ishte ndeshje e lehtë. Unë nuk kam luajtur në nivelin tim më të lartë, por qëllimi kryesor ishte fitorja”, theksoi Ribery.
Mesfushori i Italisë, Thiago Motta, është shprehur i kënaqur me golin e fitores të shënuar ndaj Sllovenisë, në sfidën e vlefshme për kualifikim në Euro 2012.
“Unë nuk mund të kërkoja më shumë se sa një gol në paraqitjen time të dytë. Unë duhet të falënderoj para së gjithash lojtarët të cilët më dhanë kurajo dhe pritje të ngrohtë”.
“Ne kemi luajtur futboll të mirë, gjë të cilën e kërkoi trajneri, ta kontrollojmë mesfushën dhe të luajmë me Cassanon, ku ai më pas do të lansonte topa të gjatë. Mendoj se duhet të vazhdojmë kështu, pasi jemi skuadër shumë e fortë, që natyrisht se mund të luajë më mirë, por deri në këtë moment kemi luajtur shumë mirë”, potencoi Motta.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka këmbëngulur që Topçinjt duhet të mbesin të fokusuar në pjesën përfundimtare të sezonit ku ekipi i francezit ka të bëjë me Manchester United në garë për titullin e kampionit.
“Është me rëndësi të mbesim të qetë, të relaksuar dhe të fokusuar. Nuk ka nevojë të nxitohemi, apo të bëhemi nervozë. Kjo është shumë me rëndësi. Çdo vit kemi një pjesë të dytë më të fortë të sezonit. Mendoj se pesë-gjashtë vitet e fundit kemi pasur ekip shumë të ri, i cili u ngrit përgjatë sezoneve. Këtë vit po ndodh njëjtë”.
“Ju duhet po ashtu edhe besim, sepse nëse shikoni të gijthë duke parashikuar fundin e sezonit, askush nuk na llogarit ne si fitues. Kështu që po luajmë më mirë nga sa është pritur, por duam ta kalojmë vijën e finishit”, tha francezi.
Fabio Capello ka pranuar se ai pendohet për mënyrën se si e ka riemëruar John Terryn si kapiten të kombëtares angleze, por ka zbuluar se e kishte të pa mundur ta takonte asin e United, Rio Ferdinand.
“Unë tentova ta takoj atë kur Manchester United luajti ndaj Marseille, por nuk kam mundur. Preferova të bisedoj personalisht dhe jo me telefon. Unë mund ta kuptoj atë dhe pakënaqësinë e tij për këtë”, theksoi Capello.
Rio Ferdinand besohet se është i frustruar me mënyrën se si Fabio Capello, pa asnjë paralajmërim ia fali gabimin John Terryt dhe e emëroi përsëri kapiten të kombëtares angleze.
Vendimi i Lionel Messit për të nënshkruar kontratën e parë profesionale me Barcelonën i ka kushtuar atij një bonus prej një milionë euro më pak dhe rastin për t’u bashkuar me Interin në një kontratë shumë më të mirë, gjithnjë sipas pohimeve të super agjentit Ernesto Bronzetti.
Nerazzurët ishin thjeshtë një telefonatë larg transferimit të futbollistit më të mirë në histori të futbollit në vitin 2004 dhe pas negociatave me Massimo Morattin, Messi zgjodhi të qëndronte në Camp Nou, duke bërë kalimin nga akademia në ekipin e parë me kontratë profesionale.
“Lionel Messi pothuajse ishte lojtar i Interit. Shumë vite më parë, Moratti ishte në ndjekje të Messit. Unë isha në shtëpinë e Messit me babain e tij, ndërsa Messi ishte vetëm 17 vjeçar. Kishte një defekt në kontratë: Ai është dashur të kalojë nga akademia në ekipin e parë me kontratë profesionale edhe pse ai kishte luajtur për ekipin e parë”.
“Moratti më tha të shkoj dhe ta transferoj. Lionel Messi dhe babai i tij kishin një takim me Barcelonën atë pasditë për të dëgjuar ofertën e tyre. Unë mund t’iu garantoj se Moratti bisedoi me Messin dhe babain e tij në telefon. Interi ofroi një milionë euro më shumë se Barcelona. Sidoqoftë, ai vendosi të nënshkruante për katalanasit për shkak se ka ndier që i ka borxh klubit”, deklaroi Bronzetti për Radio Kiss Kiss.
Lionel Messi sot është futbollisti më i paguar në botë me përfitimet e tij në vitin 2010 që llogariten të jenë rreth 31 milionë euro.
David Villa edhe zyrtarisht e ka tejkaluar Raulin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle, pas dygolëshit të shënuar ndaj Çekisë të premtën mbrëma.

‘El Guaje’ nuk ishte parë për 69 minuta në këtë sfidë, deri në momentin kur kaloi dy mbrojtës dhe shënoi në këndin e poshtëm të portierit Cech. Vetëm tre minuta më vonë ai siguroi fitoren dhe tejkalimin e Raul nga penaltia.

Kështu, David Villa ka arritur në shifrën e 46 golave në paraqitjen e tij të 71-të, përderisa për 102 paraqitje Raul shënoi vetëm 44 gola.

Lojtari

Golat

Paraqitjet

1

David Villa

46

71

2

Raul

44

102

3

Fernando Hierro

29

89

4

Fernando Morientes

27

47

5

Emilio Butragueno

26

69

-

Fernando Torres

26

81

7

Alfredo Di Stefano

23

31

-

Julio Salinas

23

56

9

Michel

21

66

10

Telmo Zarra

20

20

Roberto Mancini ka pranuar publikisht se klubit që ai drejton, Manchester Cityt, i mungon historia dhe prestigji.
“City mund të fitojë në të ardhmen, por do të marrë kohë. Gjërat këtu dallojnë me ato te Interi, pasi klubi jonë nuk ka fituar që një kohë të gjatë, përderisa Interi fiton vazhdimisht tituj”.
“Sigurisht se këtu nuk kemi telashe financiare, por nuk ka prestigj te City. Jam krenar që kam arritur të sjell lojtarë shumë të rëndësishem këtu te City”, deklaroi ‘Mancio’.
Interi përballet me probleme të mëdha në mbrojtje para derbit ndaj Milanit, pasi tani në dyshim për sfidën është edhe Andrea Ranocchia i cili është duke e humbur luftën me kohën për t’u riaftësuar për Madonninan vendimtare për Scudetto.
Lucio, Chivu dhe Andrea Ranocchia pritet që të mungojnë në derbin ndaj Milanit, ndërsa në mbrojtje Interi duhet të shfrytëzojë edhe ato pak opsionet e mbetura.
Sipas të gjitha gjasave, Leonardo do të startojë në këtë takim me Maiconin në krahun e djathtë, Nagatomon në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa në qendër pritet të jenë dy futbollistë të pa sigurtë nga e kaluara, Marco Materazzi dhe Ivan Cordoba.
Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka shprehur mbështetjen e tij për spanjollin Fernando Torres, duke thënë se atij i duhet vetëm një gol dhe më pas golat do të vijnë vet.
“Nuk është kjo për shkak se ai është Torres, por për çdo sulmues, është shumë e vështirë kur nuk shënon. Ne të gjithë e shohim Torresin duke punuar shumë, ditë për ditë, djalosh vërtet profesional, njeri aq i sjellshëm me personalitet të mrekullueshëm”.
“Unë jam i sigurtë se, kur të vijë goli i parë, ai do të shënojë edhe shumë të tjerë, sepse Fernando është lojtar i veçantë”, ka thënë Luiz.
Mesfushori i Spanjës, Xavi, ka arritur shifrën e rrallë të 100 paraqitjeve për kombëtaren e tij në sfidën e fituar ndaj Republikës Çeke, ndërsa me paraqitjen jubilare vet mesfushori është shprehur i ngazëllyer.
“Jam i kënaqur me fitoren. Ekipi ka pasur probleme dhe ne punuam shumë”.
“Përgjatë ndeshjes, ne kemi pasur kontrollin dhe në pjesën e dytë u përmirësuam. Ishte ndeshje e vështirë dhe ne nuk kemi pritur gol prej tyre”.
“Jam shumë i lumtur. Unë dua të vazhdoj të luaj. Kam rol të shkëlqyer në ekip dhe duhet ta gëzoj atë”, ka thënë Xavi.
Mbrojtësi i Anglisë, John Terry, ka deklaruar se ai është lindur për të qenë lider i ekipeve ku ai luan, deklaratë kjo e cila vjen ne vazhdën e reagimeve për rikthimin e JT si kapiten i kombëtares angleze.
“Të qenurit lider është diçka me të cilën jeni të lindur. Ju nuk mund t’ua jepni njerëzve. Unë kam pasur shembuj të mëdhenj si Dennis Wise dhe Marcel Desailly, por ju nuk mund t’ua mësoni këtë njerëzve”.
“Drejtimi i skuadrës në një stadium të madh në një ndeshje të madhe – këto janë gjërat për të cilat kam ëndërruar si fëmijë. Unë kam qenë shumë krenar. Të jem në këtë pozitë tani është fantastike për mua, por gjëja kryesore është që t’i marrim tri pikët dhe të jemi në krye të grupit”, ka thënë Terry.
Asi i Juventusit, Alessandro Del Piero, është duke shikuar mundësinë që ta shtyjë pensionimin, pasi mendon se nuk është koha për t’i varur këpucët. Del Piero shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fundjavë, duke marrë lëvdata nga mbarë opinioni.
“Shpresoj të luaj dhe të jem sikurse që jam tani. Shpresoj të jap maksimumin në të gjitha frontet, kështu që një ditë do ta di se kur të them ‘ndal’, por nuk mund ta them këtë tani”.
“Po shikoj në sezonin e ardhshëm, e më pas të shohim. Nuk është e drejtë të bëj projekte afatgjate. Çfarë do të bëj? Nuk e di. Nuk kam menduar për një karrierë si trajner apo drejtor”, deklaroi Del Piero.
Zlatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht nuk do të luajë në derbin vendimtar për Scudetto ndaj Interit më 2 prill, pasi gjykata për arbitrim sportiv ka reduktuar në dy ndeshje suspendimin ndaj suedezit.
Gjykata federale e drejtësisë ka dëgjuar apelin e Rossonerëve për goditjen që Ibrahimovic ia dha Marco Rossit në takimin ndaj Barit, ndërsa dënimi u zvogëlua në dy ndeshje.
Sidoqoftë, me ndeshjen e parë si i suspenduar të tejkaluar, Ibra do të mungojë edhe në derbin ndaj Interit, por do të luajë në ndeshjen vijuese ndaj Fiorentinës.
Klubi më i trofeshëm në botë, Milani, mund të zhvillojë së shpejti një miqësore në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, ndërsa për kundërshtar pritet ta ketë përfaqësuesen e Kosovës.
Lajmin e bën të ditur gazeta Epoka e Re, e cila duke u bazuar në burimet e saj, pohon se biznesmeni i njohur shqiptar, Rrezart Taçi është duke biseduar me drejtuesit e Milanit për mundësinë e zhvillimit të një ndeshjeje miqësore në Prishtinë.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këto bisedime nga FFK-ja apo nga klubi italian, por një gjë është e sigurtë – në Kosovë ka shumë tifozë Rossonerë dhe stadiumi i Prishtinës do të ishte nikoqir i një sfidë plot e përplot tifozë, ndoshta si kurrë më parë.